Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Infinit


Princeshe
Princeshe
Hebrenjte që u bënë Katolikë
Famullia e kishës katolike e Tiranës ishte famullia më e rëndësishme e Shqipërisë për vetë faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare, diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit. Prej vitit 1938 e deri më 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit, janë vendimtare për të hulumtuar historinë e kësaj periudhe. Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhën ndryshime dramatike si rënia e ish-Mbretërisë së Zogut, pushtimi italian e më vonë nazist, ardhja në pushtet e fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Çlirimtarët e Tiranës dhe Shqipërisë kësaj radhe ishin komunistët e udhëhequr nga PKSH-ja. Po ashtu, periudha e sipërcituar shënon prurjet më të mëdha të hebrenjve nga vendet fqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta antisemite, duke gjetur strehë e mbrojtje tek shqiptarët. Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinani, të titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj që kanë hyrë në Shqipëri para dhe gjatë Luftës.Duke studiuar për këtë qëllim dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova nga disa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetje. Cili ishte roli i famullisë dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?
Për këto le të analizojmë disa dokumente autentike të kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt. 22.VII.1943 të zyrës famullitare të kishës katolike Tiranë, firmosur nga famullitari Dom Shtjefën Kurti, drejtuar zyrës ordinariate të Arqipeshkvisë Durrës thuhet: “Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefen Kurti).Me po atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi - Arqipeshkev.
Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muer ditën 31.7.1943” dhe më poshtë: “Ditën 3 gusht 1943 , Venko Verah kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin 138”. Të dyja shënimet firmosur Dom Shtjefën KurtiSiç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Arqipeshkvia në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu, me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë sakramentin e pagzimit nesër, nata e Rrrshajve, për 5 çifuten te tjerë”Po kështu kemi kërkesën me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, nga famullia e Tiranës për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur në Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur në Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike”
Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve
Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti integritetin e tij dhe çështja e hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme. Shumë vite pas, ende familjet shqiptare ruajnë kujtimet, kanë marrë vlerësimet dhe madje mirënjohjen e atyre që shpëtuan nën mbrojtjen e shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis popujve”. Një prej këtyre familjeve është familja Nosi në Elbasan. Nipi i kësaj familjes Skënder Kosturi sjell kujtimet e nënës së tij Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë. Në këtë familje ka jetuar një hebre, Marko Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka treguar historinë e tij, por edhe vlerësimin për familjen Nosi që e mbajti dhe e mbrojti në çdo rast. Një tjetër rast i njohur për strehimin e hebrenjve është familja Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo familje nuk kanë mbetur dëshmitarë, pasi shumica prej tyre emigruan në mundësinë e parë drejt Amerikës apo vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij tregon se si i strehuan 26 hebrenj, të cilët ruajnë edhe kujtime të bukura nga përpjekjet për t’u fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e Biçakajve u bë baba.
Hebrenjtë e Luftës së Dytë Botërore
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj.Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.
Dëshmitë
Mark Menahemi do të hynte në historinë e familjes Nosi në Elbasan, pasi u mirëprit dhe u strehua tek kjo familje duke ndjekur nga afër edhe arrestimin dhe pushkatimin e Lef Nosit. Në një letër që ai i dërgon familjes Nosi, (pas vitit 1994) fëmijëve të doktor Nosit, Grigorit, Rudit e Vasos, shkruan disa nga peripecitë që hoqën ai dhe të gjithë bashkë në ato ditët para se ta arrestonin Lef Nosin. Ndër të tjera në këtë letër, një kopje të së cilës e ruan djali i Adelinës, Skënder Kosturi, thuhet se: “Në qershor të vitit 1944 gjermanët më ndiqnin meqë kishin marrë informata se unë isha izraelit. Unë ika nga Cërriku në Elbasan dhe u strehova, sipas rekomandimeve, në shtëpinë e familjes Nosi. Në fillim kam jetuar në shtëpinë e tyre, ku jetonin Vasil Nosi me gruan e tij, vëllai i tij, doktor Steliano Nosi, nëna e tyre Eleonora, që u bë edhe nëna ime, dhe kohë pas kohe vinte motra e tyre Adelina Kosturi e martuar në Tiranë dhe në të njëjtin oborr banonte Lef Nosi, i cili ka qenë njeri nga të tre Regjentët e Shqipërisë në periudhën shtator 1943-nëntor 1944. Më vonë, kur gjendja u bë e vështirë, kalova në fabrikën e alkoolit të familjes Nosi jashtë Elbasanit, ku kisha një dhomë dhe çdo ditë dikush nga familja më sillte ushqime. Në këtë kohë arrestohem nga një oficer i Gestapos dhe Vasil Nosi bëri përpjekje maksimale për të më shpëtuar kur ndodhesha në qelitë e burgut të Elbasanit. Transferimi i oficerit më të egër të Gestapos në Tiranë bëri që ai të mundej të më lironte. Ata më pas më strehuan në spitalin e tyre në Llixhat e Elbasanit, ku kujdeseshin për mua. Pas 29 nëntorit 1944, kur komunistët morën pushtetin, unë qëndrova tek Nosët, të cilët më donin shumë dhe më propozuan të qëndroj në Shqipëri dhe të punoj në fabrikë. (Mark Menahemi ishte një inxhinier specialist i disa fushave).
Mbërritja e komunizmit
Në letër ai tregon edhe ditët kur Lef Nosi nuk ishte arrestuar ende dhe ndihmën që i kanë dhënë atij disa njerëz, por edhe tradhtinë e të tjerëve. “Komunistët kërkonin të tre regjentët që ishin në krye të shtetit gjatë okupacionit gjerman për t’i dënuar me vdekje. Vasili m’ u lut për të fshehur xhaxhanë e tij Lefin. Vasil Nosi, Steliano dhe unë vajtëm në shtëpinë e një mësueseje, Fahrie Averiqi, në rrugën e Kavajës në Tiranë, me ndihmën e mikut të tyre Xhemal Farka. Qëllimi ishte që të ndërmjetësonim tek Nako Spiru, që Lefi të dorëzohej vullnetarisht, sepse duke u dorëzuar vullnetarisht, nuk do ta dënonin me vdekje. Unë nuk isha dakord sepse diçka nuk shkonte dhe fatkeqësisht doli fjala ime. Ato ditë Nakoja kishte ikur me shërbim në Moskë dhe atëherë Lefi kërkoi të dorëzohej nëpërmjet nipit të një mikut të vjetër të tij, figurë e shquar e historisë sonë kombëtare. I thashë Vasilit se nuk kisha besim tek ky person, pasi përpara se të merrte grada në ushtrinë partizane, kishte një të kaluar të errët me forca të tjera ushtarake. Pavarësisht nga këto dyshime, rreth orës 9 të mbrëmjes duhet t’ia dërgonin Lefin këtij kapiteni të ushtrisë partizane në shtëpi. E hipën në makinë dhe, me të kaluar urën që të çon tek rruga e Elbasanit, dy burra të rinj u lëshuan me vrap për të na ndaluar. Duke dredhuar nga Kryeministria, tek rruga e Durrësit, e kthyem Lefin në shtëpinë e mësueses. Vasili shkoi vetë dhe e kontaktoi personin në fjalë, i cili i qetësoi dhe i tha t’ia sillte Lefin në shtëpi. “Unë po të pres në shtëpinë pa drita” i kishte thënë. E nxorëm Lefin për së dyti. E përcolla unë dhe personi në fjalë duke kujtuar që unë mund të isha Vasili, më tha: “Mos u bëj merak tani Vasil”. Por, sikurse na tregoi Lefi në birucë, kur venim dhe e takonim, pas gjysmë ore pasi e lamë në atë shtëpi, i kish thënë: “Lef, të kërkojnë tek porta”, ai sa hapi portën, e arrestuan. Të njëjtën mbrëmje u arrestuan edhe Vasil e Steliano Nosin, Xhemal Farkën, por edhe unë megjithëse isha me pasaportë në xhep, të nesërmen në mëngjes duhej të nisesha me një vapor për në Izrael ".
Titull mirënjohjeje nga Izraeli
Dënimi i Marko Menahemit, pse ndihmoi familjen Nosi
Marko Menahemi u dënua me 4 vjet dhe bëri një vit e gjysmë burg. Më vonë shërbeu si pedagog në politeknikumin “17 Nëntori” dhe dha një kontribut të shquar në shumë projekte madhore të shfrytëzimit të rezervave minerale natyrore të vendit tonë. Pas vitit 1990 iu plotësua ëndrra për të shkuar në Izrael në atdheun e tij. Në vitin 1993 organizata Jatt Vashem në Izrael, në shenjë mirënjohjeje për shpëtimin e jetës së Marko Menahemit, i akordoi dr. Steliano Nosit, Vasil Nosit dhe motrës së tyre Adelina Kosturi, titullin e lartë “Të drejtë midis popujve”. Emrat e tyre janë të gdhendur në një pllakë bronzi në Muzeun e Holokaustit në Jatt Vashem si dhe në Washington. Titullin e ka tërhequr nipi i familjes Nosi, Skënder Kosturi. “Ishte viti 1992 kur na erdhi ftesa, nëna ime për shkak të shëndetit nuk shkonte dot dhe vendosa të udhëtoj unë drejt Izraelit. Ishim 14 përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Atje takova Mark Manehamin dhe hebrenj të tjerë të shpëtuar nga shqiptarët. Këtë aktivitet të madh e ka sponsorizuar një milioner amerikan Harvey Serner. Ai gjithashtu sponsorizoi realizimin e një filmi dokumentar për jetën e hebrenjve në Shqipëri. Shqiptarët protagonistë kanë edhe nga një kopje të këtij filmi me tregimet e të mbijetuarve.
Hebrenjtë në Mesjetë
Sipas të dhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në Elbasan hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre në këtë qytet.
Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve të grumbulluara nga Visarion Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse shqiptare, në Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin një sinagogë, e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin “Hani i Shehetilës”. Sipas historianëve dhe arkeologëve, hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i cili mban emrin “Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit.

punoi: K.M "Hasan Tahsini"

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Më 1 nëntor, Yad Vashem-i, Autoriteti Përkujtimor i Martirëve dhe
Heronjve të Holokaustit në Jerusalem, nderoi heroizmin shqiptar të
treguar me angazhimin për shpëtimin e të gjithë hebrenjve
të cilët ose ishin duke jetuar në Shqipëri, ose kërkuan atje strehë
gjatë Luftës së Dytë Botërore, me hapjen se ekspozitës “Besa: Një kod i
nderit – Shqiptarët të cilët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit”.
Kjo ekspozitë e fotografit të Arteve të Bukura, Norman Gershman, një
amerikano- hebraik, dokumenton kurajën dhe dhembjen e shpëtimtarëve dhe
të familjeve të tyre, rreth 65 për qind prej të cilave ishin familje me
besim mysliman dhe 35 për qind familje të besimit të krishterë, katolike
dhe ortodokse, të cilat shpëtuan mbi 2000 hebrenj nga vdekja e sigurt
në duart e fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë.
Siç tha përgjegjësja e ekspozitës së Yad Vashem-it, Yehudit Shendar, në
fjalimin e mbajtur me rastin e hapjes së kësaj ekspozite me 1 nëntor,
Ekspozita e Norman Grshmanit është unik për disa aspekte. “Fotografitë e
tij të ndjeshme vejnë në spikamë një aspekt pak të njohur por të
jashtëzakonshëm të Holokaustit”. Veç kësaj, Shendari tha se ekspozita
sjell në dritë “Rrëfimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë – ku një komb i
tërë, qeveria edhe populli, u vunë në mbrojtje të hebrenjve”.
Ja cila është rëndësia reale e përgjigjes shqiptare ndaj Holokaustit: Jo
vetëm se u shpëtuan të gjithë hebrenjtë, një veprim që e bën Shqipërinë
vendin e vetëm të Evropës që pas luftës kishte numër më të madh
hebrenjsh se sa që kishte para lufte, por shqiptarët i strehuan dhe i
mbrojtën hebrenjtë kudo që ishin edhe jashtë Shqipërisë. Shqiptarët e
bënë këtë kryesisht mbi bazën e Kodit Moral të BESËS, të cilën Avner
Shalev, kryetar i Drejtoratit të Yad Vashem-it, në ceremoninë e 1
nëntorit e përshkroi, si “Vlerë themelore, e njeriut që nënkupton ndihmën për tjetrin, qoftë
edhe me koston e jetës tënde”. Kjo Vlerë e BESËS, ka shtuar më tej
Shalev, “e tejkalon edhe kulturën e arsimimin e nivelit të lartë, e të
cilat nuk kishin arritur dot të çrrënjosnin mizorinë dhe brutalitetin,
jo vetëm në Gjermani por edhe gjetiu në Evropë. Shqiptarët, konkludon
ai, “treguan se çfarë mund të jetë humanizmi kur arrin lartësitë e tij”.
Për Perëndimin, roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve
ka mbetur praktikisht i panjohur edhe sot e kësaj dite, për arsye se ky
rol u gropos për 46 vjet me radhë nga diktatura komunisto-staliniste e
Enver Hoxhës në Shqipëri. Bëmat dhe heroizmat e sakrificës dhe
tolerancës fetare të shqiptarëve u shtypën edhe nga Mareshali Tito në
ish-Jugosllavi (Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe Luginë e Preshevës), ku 3
milionë e gjysmë shqiptarë përjetuan torturën, arrestin, dëbimin dhe
gjenocidin për mbi një gjysmë shekulli.
Lidhje Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan
qëndrojnë plotësisht përkrah parimit dhe shqetësimit të rëndësishëm të
Norman Gershmanit për demonstrimin, pas 11 shtatorit 2007, të faktit se
ekzistojnë myslimanë të cilët i kanë shpëtuar hebrenjtë dhe po kaq shumë
na shqetëson eddhe vazhdimi i mbajtjes nën dry dhe shtrembërimi e shfytyrimi i
historisë e kulturës shqiptare dhe realitetit, veprime këto që e rrezikojnë popullin shqiptar.
Sfidë e vazhdueshme për shqiptarët mbetet nxjerrja në shesh e historisë
së varrosur, me qëllim që të bëhet publik një herë e mirë fakti se
shqiptarët janë myslimanë e të krishterë katolikë e ortodoksë që
vazhdojnë të jetojnë krah përkrah njëri-tjetrit për shekuj me radhë dhe
t’u kundërvihemi prezantimeve të rreme në shtypin sllav dhe evropian për
shqiptarët si një forcë myslimane potencialisht terroriste dhe fundamentaliste në zemër të Evropës.
Megjithëse kjo gjë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes dhe angazhimit të
tij, Norman Gershman, ka dhënë kontribut të rëndësishëm për këtë
angazhim të shqiptarëve nëpërmjet fotografive të tij, të cilat u krijuan
edhe falë ndihmës së profesorit Petrit Zorba dhe Apostol Kotanit në
Shqipëri, pastaj edhe të ndihmës së shpëtimtarit Mustafa Rezniqi dhe
Xhangyle Ilijazi nga Kosova, si dhe të ndihmës së Fondacionit Amerikano – Shqiptar në Nju Jork.
Siç e dëshmon edhe pasqyra e aktivitetit tonë, zbulimi i heroizmit
shqiptar të kohës së Holokaustit filloi gjatë vizitës së kongresistit
Tom Lantos dhe të ish-kongresistit Joe DioGuardi në Tiranë në vitin
1990., një vizitë kjo e para e ndonjë zyrtari amerikan në Shqipëri gjatë
50 viteve të fundit.Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, kongresisti Lantos nxori në podiumin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe e përshëndeti ceremoninë e 1 nëntorit në Yad Vashem.
Në përfundim të fjalimit të tij, ai iu drejtua kryetares së kësaj Dhome,
zonjës Nensi Pelosi me fjalët: “Zonja kryetare, si një i mbijetuar i
Holokaustit nga vdekja e sigurt, po ashtu falë mirësisë së të huajve,
popullit shqiptar i jam pafundësisht mirënjohës për guximin, sakrificën
dhe fisnikërinë e treguar duke e rrezikuar edhe jetën e tyre për të
fshehur e mbrojtur aq shumë hebrenj gjatë njërës ndër orët më të errëta të historisë së kësaj bote.
Më në fund më lumturon fakti që kjo ekspozitë po vë në pah e po nxjerr
në dritë mirënjohjen që e meriton Shqipëria për rolin tejet vital të
qytetarëve të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe po ashtu falënderoj
shumë edhe ish-kolegun e mikun tim Joe DioGuardi dhe Lidhjen Qytetare
Shqiptaro-Amerikane për gjithë atë që kanë bërë për bërjen publike të
kësaj vepre.” (Nga Anglishtja Musli Bazhdaraj; Përg.për botim: Elida BUÇPAPAJ)

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Holokausti mbetet kujtimi me i frikshem dhe me i dhimbshem per 38
familje beratase, qe strehuan rreth 600 hebrenj te perndjekur nga
ushtria gjermane. Dhe po keshtu per Kujtimin, qe ne ate kohe ishte vetem
11 vjec, dhe i eshte dashur t’u rrije prane e te mbroje ne shtepine e
tij dykateshe 18 mysafire te rralle, qe ishin edhe kategoria me e
persekutuar gjate Luftes se Dyte Boterore. Por, viti 1943 do te ishte
nje ankth i vertete per familjen Civeja. Pushtimi i Beratit nga
batalioni gjerman solli edhe friken per masakren e radhes. “U detyruam
te linim qytetin dhe te fshiheshim ne nje fshat aty prane, ku gjendeshin
te afermit tane. Moren edhe mysafiret e larget, ndersa kemi shpetuar
per mrekulli”, shprehet i moshuari, ne nje rrefim per gazeten “Koha
Jone”.

Kujtim Civeja, 72 vjec, nje prej djemve te Qani Civese, rrefen momentet
kur nje pjese e baneses se tij eshte mbushur me hebrenj te perndjekur
nga regjimi nazist. “Ne shtepine tone dykateshe, me tete dhoma, u
strehuan 16 persona, te rritur dhe femije”, thote Kujtimi. Ne moshe te
vogel, ai nuk e kuptonte perse keta njerez te huaj ishin mirepritur ne
banesen e tij. Ndersa sot shprehet se ndihet krenar per vepren qe kreu
atehere babai i tij. Sipas 72-vjecarit, hebrenjte erdhen nga fundi i
vitit 1943 ne Berat. “Pasi biseduan me babane, Qaniun, u vendosen ne
tete dhomat e shtepise dykateshe. Ishin shume te sjellshem dhe korrekt.
Me kujtohet qe shpesh e perdornin ne biseda shprehjen, “jemi ne besen e
nje myslimani”, tregon Kujtimi. Strehimi dhe mbrojtja e 16 qytetareve izraelite ka zgjatur per me se
shtate muaj. “Por, ne nje cast qe do te bombardohej Berati nga ushtria
gjermane, babai se bashku me ne dhe ata u larguam, duke u strehuar ne
nje fshat, te njerezit tane, per disa dite, duke shpetuar ne momentet e
fundit. Kur kryheshin kontrolle nga ana e gjermaneve neper qytet, babai i
udhezonte hebrenjte te visheshin me rroba te vjetra, shqiptarce, pasi
ata gjate gjithe kohes visheshin me rroba te mira dhe europiance”,
deshmon 72-vjecari per persekutimin vitet e fundit te luftes. Me pas,
grupi i hebrenjve, duke ndjere rrezikun e madh, u shperngulen per te
ikur ne drejtim te Greqise. “Me pas nuk arritem te mesonim asgje per
fatin e tyre, edhe pse na thane qe nuk do ta harrojme kur mikpritjen dhe
ndihmen qe na dhate. Kryesori i tyre quhej Jakov, nje tjeter thirrej
Isak, kurse nje prej moshatareve tane kishte emrin Sami, sepse ata
kishin jetuar per pak kohe edhe ne Kosove dhe mesuan te flisnin shqip”,
perfundon Kujtimi rrefimin.

Berati mbledh ambasadoret dhe historianet

Banoret e Beratit kane hapur dyert gjate Holokaustit nazist, duke
mirepritur, strehuar dhe ruajtur 600 hebrenj. Kane qene plote 38
familje, te cilat gjate Lufte se Dyte Boterore pranuan te strehonin ne
banesat e tyre hebrenjte e persekutuar nga pushtimi nazist. Dje, ne nje
konference shkencore me rastin e dites nderkombetare “Berati per
shpetimin e hebrenjve”, ky qytet eshte kthyer ne vemendjen e
historianeve per rolin qe luajti ne mbrojtje te kesaj shtrese te
perndjekur nga regjimi hitlerian. Prezent ne kete jubile edhe ambasadori
i SHBA-ve ne Tirane, John L. Withers dhe diplomatja izraelite, Amira
Aron.Ne prag te 27 janarit, dites nderkombetare te njohur ndryshe si
perkujtimi per Holokaustin (SHoa), nen kujdesin e Bashkise se Beratit,
konsullates se nderit e Izraelit ne Tirane dhe Akademise se Shkencave,
ka nisur punimet konferenca qe eshte zhvilluar ne ambientet e Galerise
se Arteve “Eduart Lear”. Konferenca eshte organizuar ne qytetin e
Beratit, pasi ky qytet eshte i njohur per kontributin dhe mbrojtjen e
hebrenjve. Nga 2264 hebrenj te strehuar ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte
Boterore, 600 prej tyre gjeten strehe dhe mbrojtje ne qytetin e gurte.
Ne konference kane marre pjese akademike, studiues te njohur, historiane
dhe perfaqesues te disa institucioneve nderkombetare me seli ne Tirane.


Seanca e pare e konferences eshte drejtuar nga akademiku, prof. dr.
Jorgo Bulo, ndersa dy te tjerat nga prof. dr. Aleksander Meksi dhe prof.
dr. Sostas Gjakoumis. Bulo tha se, “Shqiperia nuk ka probleme me
ndergjegjen e vete per sa i takon Holokaustit”. Madje, ai shtoi se ne
Shqiperi dhe Berat vihen re elemente te jetes e kultures se hebrenjve.
Konferencen e pershendeti dhe kryetari i Bashkise Berat, Fadil Nasufi.
Ne vijim kane folur ambasadorja e Izraelit, Amira Aron dhe ambasadori i
SHBA-se ne Shqiperi, John L. Withers. Me pas nga ana e Bashkise se
Beratit u jane dhene tituj mirenjohjeje per shqiptaret qe shpetuan
hebrenjte gjate Luftes se Dyte se Boterore. Konferenca ka vijuar me
kumtesat e pergatitura nga studiues dhe historiane, lidhur me aspekte te
historise se hebrenjve ne Shqiperi. Ambasadorja Aron falenderoi
qytetaret beratas per mikpritjen gjate Holokaustit dhe shprehu
mirenjohje per aktin e kryer.
Pakez histori, “Hebrenjte dhe shqiptaret”

Shqiperia dhe populli shqiptar konsiderohen nga opinioni boteror si nje
rast unik ne qendrimin qe mbajten ndaj hebrenjve gjate Luftes se Dyte
Boterore dhe pushtimit fashist, jo vetem duke mirepritur, ruajtur
hebrenjte e shperngulur dhe te ardhur ketu gjate luftes, por edhe duke
mos kallezuar prane autoriteteve pushtuese naziste asnje prej tyre.
Shqiperia u be vendi i vetem qe kishte me shume hebrenj pas lufte se
perpara saj, ndryshe nga fati i miliona hebrenjve te tjere neper Evrope,
qe u ekzekutuan apo perfunduan ne kampet famekeqe naziste te frymezuar
prej filozofise raciste dhe te pastrimit etnik fashist. Asambleja e
Pergjithshme e OKB-se e ka shpallur 27 Janarin si “Diten Nderkombetare
te Perkujtimit te Holokaustit” dhe percaktoi detyrimin e vendeve anetare
per te nderuar kujtimin e viktimave te Holokaustit, si dhe ndermarrjen e
programeve e veprimtarive per te parandaluar akte te tjera te
gjenocidit. Dhe ne vitin 2004, edhe Kuvendi i Shqiperise shpalli 27
Janarin si Diten e Kujteses. Para luftes, Shqiperia kishte vetem 200 hebrenj, qe e kishin deklaruar
etnicitetin e tyre. Ne fund te luftes, Shqiperia kishte 2500-3000
hebrenj te ardhur nga Dalmacia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia,
Bullgaria dhe Greqia. Shqiperia eshte ndoshta vendi i vetem i pushtuar
prej nazifashisteve qe nuk miratoi asnje ligj anti-hebraik gjate luftes.
Hebrenjte erdhen ne Shqiperi nga vendet e Ballkanit ne forme grupimi
kolektiv dhe ne forme individuale. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet
historike-kulturore midis shqiptareve dhe hebrenjve ekzistojne qysh prej
antikitetit. Gjurmet e ketyre lidhjeve jane ruajtur ne arkeologji, ne
etnologji, ne besim e rite, ne histori e kronika dhe ne arkiva.

Sipas studiuesit te njohur shqiptar per kete ceshtje, prof. dr. Shaban
Sinani, kater jane ardhjet me te medha te hebrenjve ne hapesiren
shqiptare dhe te katra lidhen me periudhat me te njohura te rrezikimit
te shpeshte kolektiv te hebrenjve:

Tri grupimet me te medha te hebrenjve te ardhur nga ky rajon per te gjetur shpetim ketu jane:

- 192 hebrenj te Kotorrit (1942, Mali i Zi)

- 350 hebrenj te Dalmacise (Splitit, 1942)

- 500 hebrenj te Serbise, perqendruar ne Kosove (1942)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons