Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Kuriozitete rreth duhanit prej Thu 23 Feb 2012, 17:54

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1856 Ne Walworth, Angli u hap fabrika e pare e cigareve, pronar i se cilas ka qene Robert Golag, nje veteran i luftes se Krimese
.................................................. ..............................
.

1832 Lindin cigarette e para te dredhura dhe mendohet se ato kane ardhur nga ushtaret Egjyptiane, gjate luftes Egjypt-Turqi. Historiane te tjere thone se Ruset dhe Turqit i kane njohur cigaret nga Franca, kurse ajo vet i ka njohur cigaret nga Spanja. Gjithashtu mendohet se ne Sevilje po shpiknin nje lloj cigareje te quajtur 'papalette'.
.................................................. ..............................
......................................

1830 Seegar-et (keshtu jane quajtur atehere) e para kubane u bene te njohura ne Londer. Keto jane shitur nga Robert Lewis ne vitin 1830.
.................................................. ..............................


1600 Duhani u perhap ne Boten e Re. Edhe pse ishte i ndaluar nga vet Papa Klementi VIII, I cili i kercenonte te gjithe ata qe pinin duhan ne vende publike, duhani sa vinte e behej me popullor ne Evrope.
.................................................. ..............................


1596-1645 Michael Feodorovich: nga familja e pare e Romanoveve e deklaroi perdorimin e duhanit si nje mekat vdekjeprures ne Rusi dhe e ndaloi me cdo kusht mbajtjen e tij. Zakonisht perdoruesve ose u priteshin buzet, ose u goditeshin per vdekje. Ne Turqi, Persi, dhe Indi vdekja pershkruhej si nje kure per zakonin.
.................................................. ..............................
.......................................

1595 Publikohet libri i pare, "Tobacco", mbi duhanin.
.................................................. ..............................
......................................

1566-1625 Mbreti James i ne 1604 publikoi librin 'A Counterblast to Tobacco'. Ne te ai e pershkruante bimen e duhanit si nje zbulim te Djallit. Me vone ai ndryshoi mendim, dhe ndihmoi ne rritjen e industrise se duhanit si dhe ne balancimin e taksave.
.................................................. ..............................

1565 Anija e pare tregtare e duhanit mberrin ne Britani.
.................................................. ..............................
.......................................

1552-1618 Zoti Walter Raleigh: mendonte se e beri te njohur duhanin ne Angli.
.................................................. ..............................
.......................................

1542-1591 Richard Grenville (I aferm I Zotit Walter Raleigh): nje tjeter marinar anglez pretenduaes qe beri te njohur cigaret ne Britani.
.................................................. ..............................

1541-1596 Sir Francis Drake: Kapiteni I, i cili i ka rene botes per qark eshte nje nga te paret qe e beri te njohur cigaren ne Angli.
.................................................. ...............................

1532-1595 Sir John Hawkins eshte tregtari i pare anglez qe ka bere tre ekspedita nga Afrika deri ne Karaibe ne vitin 1560 dhe eshte nje nga kandidatet e shumte qe ka sjelle cigaret ne Angli.
.................................................. ..............................

1493 Rodrigo de Jerez eshte duhanpiresi i pare ne Evrope. Nje nga shoket e Christopher Columbos, ai i mesoi botes se Re versionin e cigareve Kubane. Kur u kthye ne vendin e vet ai beri nje gabim te madh dhe ndezi nje cigare ne publik, per kete veprim e futen tre vjet ne burg, duke u bere keshtu viktima e pare ne bote nga lobi anti duhan
.................................................. ..............................

1000 BC Njerezit filluan te perdornin gjethet per te pire dhe per ti pertypur. Pse dhe si cigarja u perdore me pare ne Amerike kete asnje nuk mund ta dije. Duhanpiresit e pare mendohet te kene qene fisi Maya ne ameriken qendrore. Me pas kete e adaptuan edhe vendet e amerikes jugore dhe veriore.
.................................................. ..............................

6000 BC Duhani filloi te rritej ne Amerike. Si vendi i origjines se duhanit njihet vetem Amerika..


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Kuriozitete rreth duhanit prej Thu 23 Feb 2012, 18:56

Infinit

avatar
Princeshe
Princeshe
Duhani vret
Disa fakte interesante rreth duhanit.





Përgatiti: Fidan ALIÇKAJ

Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50 vjeqare shkaku është pirja e duhanit.

- Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit.
- Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në krahasim më ato që nuk pinë duhan.
- Cigarja është armik i vitaminave.
- Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë se sa nga sëmundjet tjera.
- Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata njerëz që përdorin rregullisht duhanin.
- Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.
- Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat nuk pinë.
- Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre është më i zvogëluar.

Çështë pirja pasive e duhanit?

Pirja pasive e duhanit quhet thithja e tymit të duhanit që është përhapur rreth e përqark. Tymi i duhanit përmban 4000 përberës të ndryshëm kimik,shumë nga të cilet janë të dëmshëm për shëndetin e, ndërsa 50 prej tyre e shkaktojnë kancerin.

15% e tymit të një cigareje thithet nga personi që pi duhan ndërsa 85% e tij kalon në ajër.

Një njeri që nuk pin duhan, por që qëndron në një vend të mbyllur ku pihet cigare, për një kohë prej katër orësh merr një sasi nikotine që është barabart më atë që do të merrte nëse do të kishte pirë 10 cigare.

A e dini se?

Nëse e lini duhanin, pas njëzet minutave nga pirja e cigares së fundit e deri pas një viti trupi juaj do të ndjejë një sërë ndryshimesh të dobishme:

1. Pas 20 minutave tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe temperature e duareve dhe këmbëve normalizohen.

2. Pas 8 orëve përmbajtja e dioksid karbonit në gjakë zbret në nivelin normal.

3. Pas 24 orëve pakësohet rreziku i krizave të zemrës.

4. Pas 48 orëve përfundimet nervore fillojnë të rriten, permisohet nuhatja dhe aftësia e shijimit.

5. Pas dy javëve deri në tre muaj përmisohet qarkullimi i gjakut, ndërsa aftësitë funksionuese rriten mbi 30%.

6. Pas një viti rreziku i sëmundjes koronare të zemrës pakësohet dy herë.

Tetë këshilla nga specialistët për ta lënë duhanin

1. Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj.

2. Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigares.

3. Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhani.

4. Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren.

5. Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren.

6. Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan.

7. Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënë ndonje frut.

8. Mjaft me duhanin! Me duhanin që po pin i dogje mushkerit! Lere atë të shpëtosh.

Çfarë ndryshimesh ndodhin tek ata që braktisin duhanin?

Sipas specialistëve, te përsonat që braktisin duhanin ndodhin këto ndryshime:

1. Shtohet oreksi

2. Gjumi do të jetë i thellë i qetë dhe ata nuk do të vuajnë nga pagjumësia

3. Zvogëlohet rreziku i infeksioneve

4. Pakësohet lodhja

5. Shtohet aftësia dhe fuqia për punë

6. Qetësohet sistemi nervor

7. Merr fund dëmi që i shkakton familjes dhe shoqërisë

8. Pakësohet dëshira pë të konsumuar pije alkoolike

9. Nuk ndjehet erë e keqe nga goja etj.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons