Forumi Kuq E Zi
Misteri i sferave neper bote prek dhe Shqiperine  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i sferave neper bote prek dhe Shqiperine  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Misteri i sferave neper bote prek dhe Shqiperine  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri i sferave neper bote prek dhe Shqiperine  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteri i sferave neper bote prek dhe Shqiperine  422785_389911214353639_141388129205950_1657141_1552027405_n
Gjeologu Sokol Marku shpjegon se ç'ka ndryshe sfera jona që bën të dyshohet se mund të jetë edhe trup qiellor.
Sipas të dhënave, sferat e Kosta Rikës që janë dhe më të hershmet, kanë në përgjithësi përbërje gramore, ky është një shkëmb magmatik, ngjyrë të errët deri në jeshile të erret dhe me densitet të lartë. Për këto ka dhe një teori të krijimit, sipas të cilës, nuk janë realizuar me gdhendje, por me anë të shkrirjes zbulimi i tyre u bë në vitin 1930 dhe u publikua në vitin 1943. Këto përbëjnë pikënisjen për fenomenin e sfera të ngurta, ose stone ball. Në literature njihen si skulptura të ngurta ose atrifakte çka nënkupton krijimin nga dora e njeriut. Po këto nuk janë të vetmet raste, një tjetër rast që është marrë nën hetim nga Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) është në Afrikë.

Inxhinier Gjeolog Sokol Marku tregon më tej se çfarë ka ndryshe sfera jona që bën të dyshohet se mund të jetë edhe trup qiellor? “Unë nuk mendoj se është trup qiellor, por mendoj se ai paraqet një maket të një trupi qiellor, pra tërësia e disa sferave bashkë ka për qellim ndoshta të japë vendosjen e planeteve dhe të yjeve në univers pak a shumë e ngjashme me gloget e sotme që paraqesin tokën në miniaturë. Hipoteza ime në fakt i përjashton sferat e Kostarikës sepse për atë nuk bej dot një lidhje specifike. Në Bosnje dhe Shqipëri kemi sfera në Banja luka, Visoko, Gziq dhe Visoke distanca Banja luka-Visoko është rreth 130-150 kilometra, Visoko-Gziq rreth 250 km, Gziq-Visoke rreth 130 km mundet të kemi të bëjmë me gurë kilometrike që tregojnë një udhë të njohur nga njerëzit e asaj kohe e cila vjen nga veriu i ballkanit në jug të tij, paralel me bregdetin e Adriatikut, por duhet thënë se në atë kohë, që mund të jetë mbi 3mijë vjet, ultësira perëndimore nuk e ekzistonte”.

Sferat e Bosnjes dhe Kostarikës janë bërë nga dora e njeriut?
Kështu mendohet në radhë të parë sepse ato kanë përmasa gati perfekte. Po të shohim sferën tonë, nga matjet e bëra në dy perimetra edhe kjo rezulton me forme gati perfekte. Në këtë sferë unë mendoj se kam gjetur gjurmë të një ndërhyrjeje njerëzore që mbetet për t’u vërtetuar. Unë kam gjetur në trupin e sferës një shenje në trajtë elipsi me përmasa diku 4cm me 0.5 cm e cila nuk ngjante aspak me prishjet e tjera që ka sfera nga ekzistenca e përqendrimeve hekurore të cilat kanë një seksion të rrumbullakosur. Seksioni i shenjës është në formën e shkronjës “V” gjë që tregon se është bërë me mjet të fortë. Duke parë traditën vendase mendoj se ajo shenjë nuk është bërë në kohët e sotme, sepse po të ishte kështu ndërhyrësi nuk do ishte mjaftuar me kaq, por do e shkatërronte objektin, ose të paktën do shkruante emrin e tij.

Në Kosta Rika
Një nga misteret më të pazakonta në arkeologji u zbulua në deltën Diquis në Kosta Rika. Që nga viti 1930, qindra topa guri janë të dokumentuara, që variojnë në madhësi nga disa centimetra në mbi dy metra në diametër. Disa peshojnë 16 ton. Pothuajse të gjithë ata janë bërë nga granodiorite, një gur i fortë vullkanik. Këto objekte janë skulptura monolite të bëra nga duart e njeriut. Numri i sferave shkon në mbi 300. Ato më të mëdhatë peshojnë shumë tonë. Sot, ato dekorojnë ndërtesa zyrtare të tilla si Legislativa Asamblea, spitale dhe shkolla. Ju mund t’i gjeni në muzeume. Ju mund të gjeni edhe ata si simbole të statusit kudo, duke zbukuruar shtëpitë dhe kopshtet e njerëzve të pasur dhe të fuqishëm. Gurët mund të kenë ardhur nga shtrati i lumit Térraba, aty ku ishin transportuar nga proceset natyrore nga burimet e materialit mëmë në malet Talamanca. Sfera të papërfunduara nuk u gjetën. Ashtu si monolitet e Botës së Vjetër, guroret e Kosta Rikës kanë qenë më shumë se 50 kilometra larg nga vendi i fundit i pushimit i këtyre mistereve.

Kush e solli sferën në Afrikë? Rasti po hetohet nga NASA
Topi i metaltë, i rëndë gjashtë kilogramë, me diametër 35 centimetra, me prejardhje të panjohur, është gjetur afër një fshati në veri të Namibisë, rreth 750 kilometra larg kryeqytetit Ëindhoek. Sipas Paul Ludik, shef i sektorit të mjekësisë ligjore, fshatarët dhe policia nga stacioni më i afërt dëgjuan disa eksplodime jo shumë të forta në një largësi prej rreth tri kilometra, ndërsa pesë ditë më vonë në atë vend gjetën objektin e metaltë. Sipas tij, sfera është e plotë dhe përbëhet nga dy gjysma që ngjiten. Është zbuluar 18 metra larg pikës ku kishte goditur tokën, duke shkaktuar një krater rreth 33 centimetra të thellë dhe rreth 4 metra të gjerë. Kjo sferë është analizuar me kujdes javët e fundit. Pasi autoritetet e Namibisë nuk mundën të sqarojnë prejardhjen e saj, tash është angazhuar edhe agjencia hapësinore amerikane NASA dhe agjencia evropiane e hapësirës ESA. “Ekziston mundësia që ky objekt i rrumbullakët, i cili ra në Namibi, vjen nga ndonjë fluturake hapësinore,” ka pohuar Ludik. Nga media vendase kjo sferë është quajtur jashtëtokësore por ende nuk ka një version dhe një përgjigje nga NASA për këtë.

Në Afrikë, sfera me moshë 2.8 – 3 bilion vjet
Të paktën 200 sfera janë gjetur dhe nxjerrë nga një shkëmb i thellë në minierën e argjendit, Guri i çuditshëm (Ëonderstone) në Afrikën e Jugut. Sferat kanë diametër 25 – 100 mm dhe materiali i tyre është një përzierje çeliku-nikeli që nuk gjendet në natyrë. Disa sfera kanë një lëvozhgë të hollë me trashësi rreth 6 mm që kur hapen janë të mbushura me një material të çuditshëm sfungjeror i cili shndërrohet në pluhur sapo bie në takim me ajrin. Sipas Rëlf Marksit (Roelf Marx), mirëmbajtës tek Muzeumi Klerksdorp i Afrikës së Jugut, enigma rreth këtyre sferave shtohet prej faktit se zari që ai ka në Muzeum rrotullohet vetë rreth boshtit të tij, pavarësisht se është i mbyllur në një kuti xhami e paprekur nga dridhjet. Sipas Rëlfit, këto hutuan edhe shkencëtaret e NASA-s. Këto sfera metalike (të prodhuar) janë nxjerrë prej një shtresë shkëmbi pirofilit, i cili moshën e tij gjeologjike e ka 2.8 – 3 bilion vjet evolim. Shqyrtimi i këtij shkëmbi dhe sferave metalikë në fjalë me teknika të ndryshme radio-izotopike pohoi se mosha e tyre është 2.8 – 3 bilion vjet, domethënë mjaft më herët se ç’njihet njeriu në lashtësi fillestare. Ekzistenca e këtyre nxit mendimin se dikush ose diçka ka pasë qenë mjaft më herët se të njohurit si njerëzit e parë të pagdhendur.

/Gazeta Shekulli/

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons