Forumi Kuq E Zi
Alternativa 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Alternativa 3 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Alternativa 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Alternativa 3 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Alternativa 3 Empty Alternativa 3 19/2/2012, 16:43

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Alternativa 3 418497_359059520785589_236304299727779_1269214_1695491130_n
Alternativa 3 eshte nga me te perfolurat midis teoricieneve konspiraciste dhe shkaktoi nje rremuje te vertete kur u ekspozua per publikun ne fund te viteve 70-te.

Se cfare perfaqeson dhe se cfare ka kaq te frikshme ne perberjen e saj ky term, ky do jete objekti i temes se re mbi Teorite Konspirative.

Kur flasim per teorine konspirative ajo qe te bie ne sy eshte jo vetem gama e gjere e problemeve dhe fakteve qe trajton por edhe nje lidhje disi e padukshme e tyre me njera tjetren.

Duket sikur te gjithe keta faktore jane bashkuar nga nje dore misterioze ose jane pjese e pandashme e njera tjetres dhe shkaku qe nuk i shohim apo arrijme te bejme lidhjen e duhur ka te beje me spektrin tone te te kuptuarit te realitetit dhe sidomos te perceptimit te tij.

Nuk eshte veshtire te mohosh nje realitetit kur je papushim i kontrolluar ose nen pushtetin e mediave te kontrolluara.

Secili pertyp dhe informohet per realitetin nga nje numer i madh mediash elektronike, vizuale dhe te shkruara por qe po ti hetosh me kujdes jane si ato fijet e merimanges qe shthuren pashtershmerisht dhe kane te gjitha nje burim.

Pra nje grusht njerezit kontrollon keto mendia, kontrollon informacionin qe jepet prej tyre dhe llogjikisht kontrollon masat qe jane konsumuesit e ketij informacioni.

Cdo gje tjeter qe eshte jo zyrtare apo jo e zakonshme qe nuk paraqitet nga "mjetet publike te informacionit" perben ose herezi ose subjekt injorimi apo venieje ne loje.

Ne nje situate te tille manipulimi mendor i masave eshte dicka e provuar historikisht sic eshte e provuar po ashtu qe te shkulesh rrenjet e nje besimi tradicional mbi dicka eshte shume shume e veshtire dhe mund te fitohet mbi te vetem ne rastet kur e verteta paraqitet lakuriqe.

Ne kete kontekst teoricienet konspirativ trajtojne cdo gje ne perpjeke per te hapur syte e njerezve dhe bere atyre te kuptojne se nuk ka vetem te bardhe dhe te zeze ne kuptimin emfatik por ka edhe "ngjyra te tjera".

Qe mos zgjatem shume me paranteza le te kthehemi tek tema jone. Pra flasim per Alternativen 3.

Ne mes te vitit 1957 u mbajt nje simpozium ku moren pjese shkenctaret me mendjendritur te botes.

Mbas krahasimeve te studimeve te tyre dhe te dhenave aktuale si dhe te perllogaritjeve kohore ata njezeri rezultuan ne nje konkluzion te perbashket qe disa vite mbas vitit 2000, planeti Toke do kaloje momente shume te veshtira si pasoje e rritjes se vrullshme te popullesise dhe shkaterrimit te ambjentit nga dora e njeriut si dhe faktore natyrale qe kane karakter ciklik.

Me pas, ne te njejtin vit, me nje urdher special ekzekutiv te presidentit Eisenhower, shkenctaret e Jasonit u urdheruan te studionin me hollesi keto konkluzione dhe te jepnin rekomandimet e tyre ne perfundim.

Shoqeria Jason ose e ashtuquajtura Jason Society KONFIRMOI zbulimet e shkenctareve dhe ofroi tre rekomandime te cilat u quajten ALTERNATIVA 1, 2 dhe 3.

Perpara se te vazhdoj me shkrimin per Alternativen 3 do me duhet te shpjegoj me pare se cfare eshte Jason Society dhe pse i jepet kaq shume kredit apo atribute qe lidhen direkt dhe me te ardhem e te gjithe njerezimit dhe vete planetit tone.

Jason Society ose shkenctaret e Jasonit e kane marre emrin e tyre nga personazhi i mitologjise greke, shume i njohuri Jasoni i Argonauteve dhe eshte nje krah i shoqerise sekrete Order of the Quest, njera nga shkallet me te larta te Illuminatit. Sidoqofte Jason Society perfaqeson nje grup njerezish qe jane te angazhuar ne kerkimin e te vertetes.

Vetem anetaret e larte te urdherit kane te drejte te behen pjestare te Jason Society te cilet mos harroni qe perbejne berthamen e Komisionit Trilateral dhe atij te Marrdhenieve me Jashte.

Kjo shoqeri perfshihu shkenctaret dhe dijetaret me mendjendritur sot per sot ne bote duke krijuar grupin e famshem te shkenctareve te Jasonit.

Ky grup shkenctaresh pra u formua nga vete Jason Society dhe ju ngarkuan detyra nga kjo shoqeri si dhe nga ata qe kontrollojne fondin qeveritar i cili bashkoi shkenctaret dhe fizikantet me ne ze gjate projektit Manhatan ku u shpik bomba atomike.

Sa per tju dhene nje informacion, deri ne vitin 1987, ky grup kishte ne gjirin e tij 4 shkenctare, mbajtes te cmimit Nobel.

Ky grup mbase eshte i vetmi sot per sot qe njeh shkallen e vertete te zhvillimit teknologjik ne SHBA. Vete fakti qe Jason Society perben eliten e Illuminatit eshte treguesi qe spranon me asnje koment apo detaj te metejshem.

Alternativa 1 paraqiste kete zgjidhje: Shpethimin e disa bombave atomike per te krijuar vrima ne stratosfere nga ku do dilte ne hapesire i ngrohti dhe ajri i ndotur.

Dhe pas kesaj do behej e mundur qe te ndryshohej kultura njerezore nga ajo e nje shoqerie me karakter shkaterrues per ambjentin, ne nje shoqeri me kulture per mbrojtjen e ambjentit. Nga te treja mundesite kjo u gjykua si me pak e qendrueshmja duke patur parasysh natyren njerezore si dhe vete demin qe do shkaktonin shpethimet nukleare.

PRANIA E NJE VRIME NE SHTRESEN E OZONIT MUND TEJETE SI REZULTAT I ASAJ QE ESHTE TENTUAR TE VIHET NE JETE ALTERNATIVA 1, POR KY ESHTE VETEM NJE SUPOZIM.

Alternativa 2 paraqiste kete zgjidhje: Ndertimin e nje rrjeti te gjere qytetesh te nendheshem dhe tunelesh ku do mund te strehoheshin nje numer selektiv i te gjitha kulturave dhe profesioneve ne toke per te mbijetuar dhe percuar me tej rracen njerezore.

Pjesa tjeter e njerezimit do lihej ne siperfaqe per te perballuar fatin e tyre. E dime me saktesi qe keto sisteme te nendheshme jane ndertuar, jane gati dhe presin per te zgjedhurit dhe fatlumet qe do i popullojne.

ALTERNATIVA 3

Kjo eshte alternativa e fundit (supozohet qe ka dhe nje katert) dhe qe jep nje zgjidhje akoma dhe me ekstreme. Shqyrtimi dhe venia ne perdorim e teknologjise konvencionale dhe asaj aliene te perftuar nga diqet e rena ne menyre qe nje grup i caktuar te arrinte te largohej nga Toka dhe te stabilizonin koloni ne hapesire.

Nuk jam ne pozicionin per te konfirmuar apo mohuar faktin e ekzistences se "ngarkesave" me skllever njerezore te cilet do perdoren si punetore krahu si pjese e planit.

Projekti i koduar per Henen i quajtur ADAM ishte i pari qe paraqiste interes i pasuar nga ai ne planetin Mars i koduar me emrin EVA. Tashme jam ne posedim te fotove zyrtare te NASA-s te njeres prej bazave te henes.

Besoj po ashtu qe kolonia ne Mars eshte edhe ajo nje realitet. (Shenim: Ka disa qe sugjerojne se "ngrohja globale" mund te mos jete ashtu sic pretendohet dhe e gjithe paraqitja qe i behet mund te jete thjeshte nje simulim kompjuterik sepse shpesh deklaratat e bera nuk perputhen me variacionet aktuale te temperatures.

Eshte e mundur qe toka po perpiqet te "sheroje" veten e saj? "Ngrohja Globale" mund te jete thjesht nje justifikim per te ligjeruar shumat astronomike qe po shpenzohen ne ndertimin e bazave te nendheshme per qeverine sekrete, te njejta sic jane parashtruar ne Projektet e Alternatives?

Nese kjo eshte e vertete, atehere nuk ka arsye per te shkaterruar kete planet pasi ndotja e ajrit dhe e ujit eshte dicka qe ste con ne rruge tjeter vecse asaj te shkaterrimit te plote te Tokes.)

Si baze ne veprimet e tyre, te treja Alternativat perfshinin Kontrollin e Lindjeve, Sterilizimin dhe shpikjen e mikrobeve vdekjeprurese per te kontrolluar apo ngadalesuar rritjen e popullsise ne Toke. Aids eshte vetem njeri prej ty.

U vendos nga ELITA qe meqe popullata duhet te reduktohet dhe kontrollohet, do ishte ne te miren e njerezimit qe te perpiqej te clirohej nga rracat e "padeshirueshme". Ne menyre specifike u vune ne shenjester zezaket, espaniket dhe homoseksualet. Mesa duket kur ata moren kete vendim, ELITA ishte ne prag te poseidimit te teknologjise se duhur per te zgjidhur mbipopullimin, ushqimi dhe probleme me energjine, madje edhe te vete mundesise per te transportuar nje numer te madh te popullates ne trupa te tjere planetare nese do jete e nevojshme. Por po ndodh e kunderta, ata po insistojne ne variantin e depopullimit sepse vetem ne kete menyre sdo humbasin avantazhet ekonomike dhe pushtetin e tyre i cili sdoe gezojne dot me nese hapin dyert e teknologjise sekrete te cilen e kane nen zoterim prej kohesh.

Themeluesja e aktivisteve pro abortit dhe e programit Planned Parenthood, Margaret Sanger, tradheton veten dhe qellimet e saj te verteta kur tregon devotshmerine ndaj politikes globaliste gjenocidiale dhe intensitetit te te drejtave te gruas, sidomos te atyre jo ariane pa permendur te drejtat kushtetuese per te qene i lire.

Ne referim te programeve qe ndihmojne kujdesin per maternitetin e lire ajo thote: Ne vend qe te ulim apo veme ne shenjester eleminimin e stokeve te cilet jane te demshem per te ardhmen e rracave dhe vete botes, duhet ti edukojme te ulin ata vete kercenimin dominues. Duke ju referuar te famshmit projekt te sajin te quajtur Negro Project ne vitet 1930 ajo synon te rekrutoje fetaret zezake, mjeket dhe lideret politik te komunitetit te zezakeve per te imponuar kontrollin e lindjeve duke u shprehur: Ne nuk duam qe te dali fjala se po perpiqemi te zhdukim komunitetin e negerve. Njeriu i fese eshte me adapti per te percuar idene tone per nje kontroll te mirefillte te popullates me ngjyre.

Lidershipi i perbashket Amerikano-Sovjetik, eleminuan Alternativen e 1 POR URDHERUAN TE FILLONTE PUNA ME ALTERNATIVEN E 2 DHE TE 3, VIRTUALISHT NE TE NJEJTEN KOHE.

Keto jane perfolur shume si zgjidhje interaktive te situates ne te cilen ndodhet njerezimi dhe si te perballohen ndryshimet e ardheshme. Disa nga faktet konfirmojne qe kjo ide erdhi si rezultat i mendimit njerezor sic ka dhe fakte te forta qe ne te jane perfshire dhe sugjerime aliene. Nese kjo eshte thjesht nje veprim per interesa te caktuara dhe paraqitet thjesht si nje zgjidhje efikase per njerezimin, ky fakt do shikohet ne te ardhmen.

Sic e thashe me siper, dyshohet qe Alternativa e 1 te jete tentuar dhe po keshtu e dyte dhe e treta. Qeveria e Shteteve te Bashkuara krijoi strehime te nendheshme sic eshte ai ne Malin Weather, gje qe e eshte e dokumentuar edhe per vete kenaqesine e skeptikeve. Dhe ky fakt nuk po kundershtohet me nga qeveria. Pjese te qeverise, flas ketu per oficere te CIA-s, jane ato qe po i nxjerrin vete keto te dhena dhe i "kullojne" ne publik.

Per me shume, ne kemi virusin e AIDS dhe EBOLA si dhe shume luftera qe po zhvillohen neper bote ku duket qarte putra e CIA-s. Ndonese Alternativa 3 eshte nderrmare, duke qene se popullata nuk mund te ngrihet mbi siperfaqen e planetit, kjo gje smund te provohet, per kenaqesine e skeptikeve. Ka plot te dhena qe e konfirmojne por le te perpiqemi ta bejme sa me te besueshme dhe te provueshme per syte e te gjitheve.

Ka dokumenta qe provojne per fluturimin e perbashket te nje grupi astronautesh rus dhe amerikane qe kryen fluturimin ne Mars ne vitin 1954, shume kohe me pare se publiku i gjere te shikonte perpjekjen e amerikaneve per te vajtur ne Hene. Teknologjia aliene ekziston, sic ekzistojne dhe ata vete . Antigraviteti, sistemi i shtyrjes shume konvencional, energjia e perdorur nuk perbejne me problem per shkencen ilegale dhe teknologjine e qeverise sekrete.

Hena ka qene e para qe eshte okupuar nga humanet si rezultat i implementimit te Alternatives se 3-te. Them okupuar por ne fakt duhet te them eshte ndare midis nesh dhe alieneve te cilet kane patur qendrat e tyre aty prej kohesh. Duke qene se Hena eshte kaq afer me Token, vezhgimi i saj eshte kthyer ne nje argetim te vertete per astronomet amatore te cilet e kontrollojne pareshtur me teleskopet e tyre. Po a mund ti shikojne humanet keto instalime? JO, ata smund ti shikojne sepse ato ndodhen ne ate qe quhet Faqja e Erret e Henes e cila asnjehere nuk i shfaqet Tokes.

Sidoqofte, astronautet qe zbriten ne Hene, dalluan me saktesi gjurme aktiviteti dhe ndertimesh per habine e tyre me te madhe. Impresionet e tyre u transmetuan ne Toke dhe u censuruan menjehere nga NASA duke nderruar valen e transmetimit. Kur ata u kthyen ne Toke, ju mbyll goja me menyrat e njohura te kercenimeve dhe qe nga ajo kohe, asnje nga transmetimet e fluturimeve nuk eshte bere me drejtperdrejte.
Ka te dhena qe edhe kjo Alternative eshte pezulluar mbas marrjes se supozuar te bazave ne Mars dhe Hene nga Retikulianet. Gje qe ka cuar ne hartimin e nje Alternative te 4 per te cilen po punojme te marrim informacionin e duhur.

Ne nje kohe qe ndergjegja e popullates se tokes eshte rritur dhe ka filluar te kuptoje gjerat qe na rrethojne si dhe te pranoje ekzistencen e nje force jo tokesore, asapk paqesore apo dashamirese, eshte detyra jone te paraqesim cdo skenar apo mbrapaskene qe luhet ne kurriz te njerezve te ketij planeti.

Nje grusht njerezish shume te pasur dhe te fuqishem kontrollojne miliardat e popullsise qe eshte sot ne Toke. Ata kane marre mbi vete rrolin e bariut dhe na trajtojne ne si bageti qe e kemi vendin vetem ne thertore. Jane keta njerez qe ne kurrizin tone hartojne plane per te konsoliduar mbijetesen e tyre dhe pushtetin e metejshem.

Jane keta njerez qe na kane shitur tek qenie pa shpirt dhe pa ndjesi njerezore ne shkembim te fuqise qe duan te kene mbi planetin TOke dhe mbi njerezit e tokes. E perseris, detyra jone eshte te paraqesim pa asnje rezerve cdo material apo te dhene qe kemi per te zgjuar me tej ndergjegjen e masave dhe per ti bere te shikojne gjerat ne sy sic jane, larg mashtrimeve te perditshme, larg "shkences" genjeshtare qe eshte vetem per masat, ndersa per eliten ka kohe qe eshte e provuar si e gabuar.

Le ti detyrojme keta te vetquajtur Lidere te pashpirt te ndajne me ne teknologjine qe kane. Energjine e lire pa pagese qe kane shpikur, kurat per pjesen me te madhe te semundjeve. Le ti themi atyre STOP, mos lozin me me jetet tona, familjet dhe femijet tane sepse jemi ne ata qe perbejme kete planet, jo nje turme gangsterash qe sduhet te mbajne nen dhune dhe terrorr 7 miliarde njerez.

Jemi ne kerkim te parreshtur te te vertetes.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons