Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Ju mund të harxhoni gjysmën e pagës në serume e kremra, por asnjë nga këto nuk do të ndihmojë më shumë se ushqimi miqësor ndaj fytyrës. Natyrisht, lëkura juaj merr mjaft elemente ushqyese nga racionet që hani, por ja edhe disa që posaçërisht ju ndihmojnë për ta bërë lëkurën e fuqishme, të gjallë.


1. Peshku: peshqit sikur janë salmoni, tilapia dhe kodi janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Dhe kjo është mirë, për shkak se trupat tanë nuk mund të prodhojnë këto lipoide esenciale në mënyrë natyrore. Duke i shtuar omega-3 në racionet tuaja, ju mund të mbështetni barrierat e lëkurës suaj-këto janë shtresat e lipoideve që rrinë mbi yndyrë dhe i nxjerrin irrituesit jashtë. Për më tepër, shumë lloje të peshqve janë të pasur me vitaminë D-derisa dermatologët çdo herë e më shumë po theksojnë shmangien nga rrezet e diellit, ne duhet të mundohemi t'i gjejmë burimet e tjera të kësaj vitamine, që prodhohet gjatë daljes sonë në diell.

Nuk han peshk? Shumë vezë sot janë të forcuara me acide omega-3 dhe prej bimëve mund t'i merrni nga farat e lirit dhe vaji i kësaj bime, arrat, arrat amerikane dhe lajthitë. Dhe vitamina ditore D është ide e mirë për veganët, si dhe për ata që e hanë mishin.

2. Çaji i gjelbër është jo i shtrenjtë, i lehtë të bëhet rutinë dhe njëri ndër antioksidantët më të hulumtuar dhe më të fuqishëm. Pini së paku nga tre filxhanë në ditë për të luftuar plakjen dhe inflamacionin. Disa studime madje sugjerojnë që antioksidantët e çajit të gjelbër e reduktojnë rrezikun nga kanceri i lëkurës. Pra, merre e pije dhe do të kesh lëkurë më të shëndetshme!

3. Brokoli: i pasur me vitamina A, C, dhe K (mes ushqyesve të tjerë të shumtë), kjo bimë bën shumë punë të mirë. Vitamina A e ulë prodhimin e yndyrës, vitamina C është anioksidant i fuqishëm dhe vitamina K mund të ndihmojë ta parandalojë mavijosjen. Pra, çfarëdo që ju shqetëson, kjo bimë mrekullibërëse mund të jetë pikërisht ajo çfarë ju përshkruan mjeku.

4. Shafrani i rremë (Safflower) dhe vaji i lulediellit:
Acidet omega-6, siç janë linoleiku, janë gjithashtu të rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe gjenden në vajin e bimëve të përmendura më sipër. Sikurse omega-3, ata ndihmojnë në parandalimin e lëkurës së thatë dhe inflamacionit; janë po ashtu esencialë për formimin e hormonit të prostaglandisit, që mban të gjitha qelizat e trupit të funksionojnë mirë. Derisa shumë ushqime përmbajnë omega-6, madje nganjëherë në nivele të larta, puna është t'i marrim ato të shëndetshmet e jo të pashëndetshmet, siç janë yndyrat e hidrogjenizuara. Provoni ta fërgoni salmonin apo brokolin në pak yndyrë të shafranit të rremë, vaj të lulediellit dhe dyfisho përmirësuesit e lëkurës suaj.

5. Bajamet. Kur vjen puna të përparimi i mbrojtësve të lëkurës kundër plakjes, inflamacionit, apo madje edhe kancerit të lëkurës, antioksidantët janë aq të rëndësishëm saqë do të shtojmë edhe një në listë: një grusht bajame çdo ditë i shton nivelet e vitaminës E, njëri ndër antioksidantët më të rëndësishëm për studimet e shëndetit të lëkurës. Studimet kanë treguar se marrja e vitaminës E përmes gojës mund të ngritë nivelet e kësaj vitamine të njomësisë në sipërfaqen e lëkurës suaj-lajme të mira për të gjitha ata që kanë lëkurë të thatë. Lëkurë madhështore dhe apetit të mirë!


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons