Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per gjera te cilat nuk i kuptoni, klikoni KTU per te par kategorin.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Superliga, Dinamo dhe Apolonia ndahen në barazim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Superliga, Dinamo dhe Apolonia ndahen në barazim

Mesazh nga Vizitor prej Mon 13 Feb 2012, 16:45


Dinamo dhe Apolonia, dy skuadrat që mbyllin renditjen e Superligës, u ndanë në një barazim spektakolar 3-3 në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e fundit të javës së 14-të, zhvilluar të hënën.

Rezultati nuk lë të kënaqur asnjë prej skuadrave, që vazhdojnë të mbeten në situatë tepër të vështirë në renditje. Dinamo kaloi në avantazh e para, në të 13’, nëpërmjet një goli të shënuar nga Arifaj, por pesë minuta më pas, Gërxho barazpeshoi rezultatin për fierakët.

Me shumë futbollistë të rinj në formacion, Dinamo nuk “vonon” të fusë ujë pas, dhe kapiteni Gërxho realizoi një gol të dytë të shkëlqyer, me një goditje në një pozicion tepër të prirët.

Vetëm dy minuta më pas, Kuli barazoi për penallti për vendasit e drejtuar nga Mërgjyshi. Në pjesën e dytë, Rama shënoi në të 52’ për avantazhin e përkohshëm të Apolonisë, por Arifaj barazoi përsëri dhjetë minuta më pas, me një goditje të fortë nga hyrja e zonës së rreptësisë.

Deri në fund, të dy skuadrat krijuan raste të pastra, por asnjëra nuk mundi të realizonte golin vendimtar.

Rezultatet e javës së 14-të
Shkumbini-Bylis 1-1
Kamza-Flamurtari 0-1
Teuta-Tirana 1-2
Tomori-Skëndërbeu 2-4
Pogradeci-Kastrioti 1-1
Laçi-Vllaznia 1-0
Dinamo-Apolonia 3-3

Renditja
1. Teuta 32
2. Tirana 30
3. Skëndërbeu 29
4. Flamurtari 25
5. Kastrioti 24
6. Bylis 19
7. Shkumbini 19
8. Vllaznia 17
9. Laçi 14
10. Kamza 14
11. Pogradeci 14
12. Tomori 11
13. Apolonia 9
14. Dinamo 2

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi