Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

avatar
Vizitor
I është dashur të ngrihet mbi veten dhe të rrëfejë për diçka që s’e kishte imagjinuar kurrë. Një “thashethemnajë e shëmtuar”, ashtu siç ajo e quan atë rreth djalit të saj vetëm 40-ditësh, ka qarkulluar me shpejtësi këto ditë në Tiranë, duke u shndërruar në bisedën e momentit. Këngëtarja e njohur tregon se ajo është njohur me këtë sajesë vetëm dje dhe është ndier e shokuar kur mori vesh se për djalin e saj po flitej se nuk ishte i shëndetshëm. Jep këtë intervistë, ku rrëfen të vërtetën e saj për fëmijën e saj të parë dhe dashakeqësinë e njerëzve që ndonjëherë kalojnë çdo kufi.

Prej disa ditësh qarkullon në Tiranë një thashethem shumë tronditës në lidhje me shëndetin e djalit tuaj, që sapo ka mbushur 40 ditë nga ardhja në jetë. Kur t’u bë e ditur dhe si u ndjeve?
Unë këtë thashethem e dëgjova vetëm dje dhe kam qenë e fundit që e kam marrë vesh seç kishte filluar të qarkullojë për djalin tim të porsalindur, që sapo ka mbushur 40 ditë nga ardhja në jetë. Ndihem e indinjuar dhe e shokuar njëkohësisht, pasi nuk mund ta imagjinoj se si ligësia e disa njerëzve mund të arrijë deri në këtë pikë. Mund të them nëse deri më sot më është regjur lëkura duke dëgjuar për veten thashetheme nga më të ndryshmet, nuk do ta besoja kurrë që njerëzit të kalonin çdo cak e kufi njerëzor për të sajuar diçka të tillë. Kjo dashakeqësi që ekziston mes njerëzve më ka tronditur dhe vërtet nuk arrij ta kuptoj se çfarë i shtyn persona të tillë të krijojnë një histori kaq monstruoze.
Po njerëzit e tu të afërt kanë qenë në dijeni të këtyre fjalëve më parë, si kanë reaguar?
Njerëzit e mi të afërt e kanë dëgjuar më parë dhe e kanë mohuar, pasi janë ata që e kanë parë djalin dhe që e dinë mirë se është fëmijë plotësisht normal dhe i shëndetshëm. Ata janë kujdesur që të mos ma bëjnë mua të ditur këtë thashethemnajë, që është përhapur me shumë shpejtësi, pasi janë kujdesur të mos shqetësohem për faktin se jam lehonë dhe e ushqej tim bir me gji.
Si shkoi lindja, pasi përveç lajmit që djali juaj Dan erdhi në jetë shëndoshë e mirë, asnjë detaj tjetër nuk u pasqyrua në shtyp…
Duke marrë parasysh që jam lidhur me doktor Halim Kosovën, që në momentin e parë pasi mësova që isha shtatzënë e deri në këto momente që po flasim, mund të them se ka qenë një shtatzëni shumë e qetë dhe e ndjekur në mënyrë rigoroze nga dr. Halimi. Unë e solla në jetë djalin me lindje natyrale, me peshë 3 kg e 300 gr. Çdo gjë shkoi mrekullisht dhe në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” jam ndier si në një hotel me shtatë yje, nën kujdesin e jashtëzakonshëm të doktorit që më sugjeroi të bëja lindje natyrale dhe të mamive që asistuan në lindje dhe që u kujdesën për fëmijën më pas.
Kanë qarkulluar po ashtu fjalë se bashkëshorti juaj ka reaguar me skena dhune, duke thyer xhamin e makinës së dr. Halim Kosovës. I kishit dëgjuar dhe këto?
Po i kemi dëgjuar, madje dhe shumë sajesa të tjera si këto në lidhje me Dr. Halimin. Por të vërtetën e dimë vetëm ne dhe mund të them se djali ynë gëzon shëndet të plotë dhe, në sajë të kujdesit të doktorit, vazhdojmë Edhe sot e kësaj dite të ruajmë marrëdhënie shumë të mirë, madje është kthyer tashmë në raport familjar mes nesh. Nuk e di e kujt ishte gjithë kjo ligësi, por e theksoj që më duket absurde kjo pjellë e fantazisë dashakeqe të një inati pa shkak, qoftë ndaj doktorit apo dhe ndaj meje.
Po dr.Halimi si reagoi ndaj këtij thathethemi, pasi në një farë mënyre mund të ketë ndikuar në prishjen e reputacionit të tij?
Natyrisht që u çudit dhe u shokua, pasi fantazia kishte arritur deri aty sa është thënë se unë kam lindur në Amerikë, pas një konflikti me doktorin etj. si këto. Megjithatë, pavarësisht çfarë janë thënë, unë kam një falënderim të veçantë për të, sepse vërtet ka qenë shumë i kujdesshëm në mbarëvajtjen e shtatzënisë sime.
Ndërkohë ka nga ata që mendojnë se ky thashethem ka dalë nga rrethi i artistëve, dhe të tjerë mendojnë se mund të ketë dalë nga rrethi i mjekëve…
Në fakt, unë s‘di të flas me siguri për këtë, por mund të them se për të sjellë në jetë fëmijën tim të parë, zgjodha mamitë me eksperiencë në vend të “room servile” të hotelerisë më të shtrenjtë (sikurse mund të jetë trendy i momentit). Megjithëse nuk mund të bëj ndryshimin ndërmjet kushteve të spitalit “Geraldina …” me hotelet me disa yje që kam pasur mundësinë të fle jashtë shtetit.
Në momente të tilla, çdokush do të donte të dinte se çfarë i shtyn njerëzit të hapin një thashethem të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë të porsalindur. Keni ndonjë ide?
Nuk di të them se çfarë i shtyn të bëjnë një të tillë. Dua vetëm t’u them këtyre njerëzve se duhet të qetësohen dhe të jetojnë jetën e tyre. Unë kam 12 vjet me bashkëshortin tim, kam krijuar tashmë një familje dhe Zoti më ka falur një engjëll, për të cilin jemi shumë të lumtur. Dëshiroj shumë që njerëzit të shkëmbejnë energji pozitive me njëri-tjetrin. Pas kësaj që ndodhi, mua thjesht do më vinte vërtet keq që kur im bir të rritet, të dëgjojë se çfarë është sajuar për të kur sapo erdhi në jetë. Më vjen keq që im bir, të cilin mezi e kam pritur, ka ardhur në një botë që për fat të keq reflekton shpesh negativitet pa asnjë logjikë. Tashmë këtë sajesë do e konsideroja një lloj hajmalie, që të mos e marrin më sysh tim bir.
Kush po kujdeset për djalin dhe a ke filluar ta nxjerrësh me karrocë? Si po e jeton këtë eksperiencë të parë për ty?
Kujdesem vetë, por edhe me ndihmën e mamasë sime. Patjetër që momentet që dal me djalin janë më të bukurat për mua. Madje, mund të them që e kam nxjerrë në ambiente publike vetëm 10 ditë pasi im bir erdhi në jetë, gjithmonë në kohë me diell.
Ti i dedikove një këngë me titull “Thesari im”, ndërkohë që ishe në garë me kolegët artistë në “Kënga Magjike”. Cilëve prej kolegëve të tu artistë ua ke prezantuar djalin deri tani?
Me Aurela Gaçen takohemi dhe nxjerrim shëtitje dy bebet nga liqeni, unë djalin dhe ajo vajzën 2 muaj e gjysmë, me Rovena Dilon jemi takuar te lokali i saj, Besa Kokëdhimën jemi takuar rastësisht, ndërsa Ardit Gjebreas i kam dërguar foton e djalit.

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
te te rroj me jet djali moj e shpresoj tket bukurin qe ke ti


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons