Forumi Kuq E Zi
Misteri qe fsheh dita qe kemi lindur! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri qe fsheh dita qe kemi lindur! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Misteri qe fsheh dita qe kemi lindur! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Misteri qe fsheh dita qe kemi lindur! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
isteri qe fsheh dita qe kemi lindur! JUA KESHILLOJ TA LEXONI

Data e lindjes dhe misteri i saj
Secila dite e muajit ka vibrimin e vet te vecante numerik, nga i cili varet disponimi yne i gjithembarshem, ritmi jetesor e madje edhe vete jeta. Se a do te jemi ne diten e caktuar te kthjellet apo te vranet, do te ngrihemi apo do te bijme shpirterisht, do ta duam vetveten dhe cdo gje qe na rrethon apo do ta urrejme tere boten, krejt kjo varet nga vibrimet astrale, kozmike ne momentin e dhene. Vibrimi numerik ka ndikim te vecante ne diten e lindjes te secilit prej nesh vecanerisht.
Po qe se jeni te lindur te parin, te dytin apo cilendo qofte dite te muajit, karakteri juaj eshte i kushtezuar, ne nje menyre i parapercaktuar, me numrin e asaj date. Ku dallon numri i ditelindjes suaj nga numri i ciklit tuaj jetesore Numri i ciklit te jetes eshte themelor, numri qenesor i personalitetit tuaj. Numri i ditelindjes suaj ju paraqet te atille sic te tjeret ju shohin. Ky numri i fundit eshte ekuivalenti numerik i ndikimit astrologjik.
Te kuptuarit e vetvetes eshte celesi per forcen kozmike e cila eshte ne ne, force e cila gjithnje rishtas na kthen ne jete, forca jetesore e cila vertet eshte esenca e jetes ne ne si edhe i jetes jashte nesh. Sepse, te tjeret mund ti njohe vetem ai i cili paraprakisht e ka njohur vetveten, por ndodh edhe e kunderta: duke njohur te tjeret, ne ne te njejten mase e njohim edhe vetveten. Veshtrojeni qenien tuaj me syte e te tjereve, qe te mund ti zhvilloni potencialet tuaja me te medha intelektuale dhe shpirterore. Kijeni, me kete rast, parasysh se dita e lindjes suaj eshte e pavarur nga muaji dhe viti ne te cilin jeni te lindur.


Per te lindurit ne diten 1
te cilitdo muaj

Ju i keni te gjitha vetite e nje prijsi; karakterizoheni me guxim, nisjative dhe me aftesite organizative. Keni shpirt aktiv dhe te ndritur, si dhe mendje tejet kreative. Nenshtruar urdhrave, apo vetem zbatimi i urdhrave, per ju eshte e neveritshme dhe e huaj per karakterin tuaj. Jeni kurajoze, te vetedijshem per aftesite tuaja, dhe kurre nuk lekundeni per tju ballafaquar edhe me problemet me te renda jetesore.
Duke qene se jeni koke ne vete, gje qe ketu ka kuptim pozitiv, per ju problemi me i madh eshte si te bashkepunoni me te tjeret, sepse cdo gje e deshironi me tuajen, sipas ideve tuaja. I mjaftoni vetvetes, kurse ne shoqeri dilni vetem nga nevoja. Nuk mund ta duroni askend, edhe pse, shikuar nga jashte, jeni te qete dhe te heshtur e, me kete, edhe plot dashuri e ngrohtesi per te tjeret.

Per te lindurit ne diten 2
te cilitdo muaj

Ja, bashkepunetori i persosur, partner te cilin vetem mund ta deshironi! Roli juaj ne jete eshte qe t'i zbatoni ne jete idete dhe projektet e te tjereve, gje qe nuk do te thote se ju mungon krijimtaria origjinale, por se origjinaliteti juaj qendron ne ate qe t'i gjeni rruget dhe menyrat me te mira per jetesimin e ideve te njerezve me te cilet bashkepunoni.
Per nga natyra jeni te bute dhe te ndejshem dhe kurre nuk nguroni qe t'i tregoni ndjenjat tuaja. Gjithmone jeni te matur, te kujdesshem, jo vetiake dhe, ne cdo moment, plot mirekuptim per te afermit. Edhe pse nuk jeni karrieriste, njerezit mund te krijojne pershtypje te tille, sepse gabimisht mund ta interpretojne gatishmerine tuaj per t'iu ndihmuar te tjereve.
Nuk guxoni t'iu lejoni te afermve qe t'i shfrytezojne, duke i keqperdorur, ndjenjat tuaja fisnike, natyren tuaj jo egoiste!

Per te lindurit ne diten 3
te cilitdo muaj

Popullariteti dhe kontaktet me shume njerez jua marrin kohen e cmueshme. Spirituoziteti dhe sharmi natyror ju ndihmojne te zini shume miq, dhe qe ne cdo shoqeri te jeni ne qender te vemendjes. E doni shoqerine teper, dhe gjithnje perpiqeni qe te jeni sa me zbavites ne secilin rast. Jeni te talentuar gjithanshmerisht, keni talent per shume arte, por asnjerin talent nuk e zhvilloni deri ne fund, pasi qe ngapak jeni hutaq. Ashtu e derdhni energjine tuaj kreative ne banalitete, harxhoheni ne jeten e lehte. Por, jo: njerezit ju duan, dhe gjithkund jeni mysafire te dashur.

Per te lindurit ne diten 4
te cilitdo muaj

Keni ze te mire, jeni te besueshem dhe te sigurt. Supozohet se jeni mjeshter kozmik i cili gjithkund ve themele. Jeten e keni aktive dhe kreative, pasi qe pandalim punoni per te miren e njerezimit. Jeni shume praktike, ndaj keni shume sukses ne punet e natyres materiale dhe praktike.
Kurre nuk i'u ikni detyrimeve, dhe gjithmone e beni ate qe ka qene dashur bere. Kijeni ne mendje se kuadrati eshte simboli i numrit kater: dhe ju me se lehti do te ngriheni shpirterisht brenda kuadratit, po qe se ne ate rast nuk jeni te lidhur me boten fizike.

Per te lindurit ne diten 5
te cilitdo muaj

Per nga natyra jeni shpirt i trazuar, i doni ndryshimet dhe llojllojshmerite, kurse gjithanshmeria juaj rralle haset tek njerezit e tjere. Jeni orator teper i shkathet, dhe ketu gati se jeni te pashembullt. Cdo gje qe beni, karakterizohet me shpejtesi, efikasitet dhe qartesi. Keni shpirt te paqete, bredherites; jeni temperamente dhe sensuale. Jeni te lindur artiste, enderrimtare dhe poete te jetes, por vete jeta per ju eshte art mbi arte. Pese eshte numri i mistikeve, qe do te thote se ju jeni magjistar te lindur, alkimiste, mistike.
Jeni te prirur per ezoteri, magji, mesimet okulte; jetoni per dashuri dhe nga dashuria. Jeni joekzistus si pakgje ne natyre dhe, nguteni nga njera pervoje ne tjetren, duke mbledhur bukurine dhe lengun e cdo gjeje dhe te te gjitha krijesave, qe tere kete ne fund t'ia shtoni urtesise suaj, me te cilen natyra ju ka pajisur. Asgje nuk mund te ju lidhe gjate per nje gje, per nje vend; sepse gjithmone rishtas synoni kah takimet e reja, kah njohjet e reja, udhetimet e reja. Jeni mendjemprehte e jo rralle edhe kritike mjaft te ashper, por per nga shpirti jeni te ngrohte, te bute dhe sensitive.

Per te lindurit ne diten 6
te cilitdo muaj

E tere jeta juaj eshte vargan hapash progresive, meqe nga cdo pervoje nxirrni mesime te dobishme. Ju mesoni ne cdo hap, duke perforcuar karakterin tuaj e duke fuqizuar individualitin tuaj. Jeni shume te dhene pas familjes dhe shtepise, dhe njera nga endrrat tuaja me te dashura eshte qe t'i lumturoni ata qe i doni.
Keni deshire t'i pranoni detyrimet qe priten nga ju, te cilat vertet jane te shumta. Puna dhe harmonia ne jete per ju jane shume te rendesishme, dhe ju e gjakoni rivenien dhe mbajtjen e tyre.
Besoni se dashuria mund te dominoje mbi te gjitha, se me dashuri ngadhenjehet mbi te gjitha, dhe ky besim teresisht ju shperblen dhe ju udheheqe ne jete.

Per te lindurit ne diten 7
te cilitdo muaj

Keni natyre te qete dhe jo te imponueshme, pergjithmone te interesuar per permbajtje me te thella dhe me te fshehta te jetes sesa per manifestimet e saj siperfaqesore. Me te gjitha, lini pershtypjen e personalitetit kreativ serioz dhe studimor. Pak njerez ju njohin ne te vertete, se ju nuk e tregoni zemren tuaj dhe ndjenjat. Jeni te prirur ndaj misticizmit dhe ndaj mesimeve te Lindjes, si dhe ndaj arteve te bukura.
E injoroni boten materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirterorja jane mbi te gjitha. Jeni enderrimtar te medhenje dhe poete te jetes. Shtate eshte numer i mistikeve dhe okultisteve.

Per te lindurit ne diten 8
te cilitdo muaj

Ju jeni misherim i njeriut i cili i zbaton ne veper ligjet e jetes. Tregoni aftesi per shume trajta organizimi, si ne familje ashtu edhe ne shoqeri. Me lehtesi te madhe i beni te gjitha punet e natyres materiale, sidomos ato qe lidhen me fitimin e parase. Kur miqte tuaj jane ne veshtiresi, ata ju drejtohen per ndihme, sepse e dine se ju keni mirekuptim per problemet e te afermve dhe askujt nuk ia mohoni perkrahjen e gjithembarshme. E ndieni nevojen qe te flijoheni per te tjeret, ne radhe te pare per farefisin dhe miqte tuaj.

Per te lindurit ne diten 9
te cilitdo muaj

Ju ju karakterizon ndjeshmeria dhe zemergjeresia, ngrohtesia dhe toleranca. Keni pervoje jetesore tejet te begate dhe horizonte te gjera. Jeni te prirur kah mesimet okulte, magjia, alkimia, spiritualizmi. Mbi te gjitha e cmoni muziken dhe letersine e bukur, ne radhe te pare poezine. Keni per te udhetuar shume, keni per te vizituar shume vende dhe qytete e ne njerin nga ato udhetime do ta takoni edhe personin e endrrave tuaja. Me ate person do te jeni te lumtur, si edhe ai me ju; do ta vazhdoni rrugetimin ne dysh, sepse me te jeni shume te lidhur ne planin kerkimor dhe shpirteror. Nente po ashtu eshte numer magjik, e kjo don te thote dashuri, harmoni, mirekuptim, mesim te fshehte.

Per te lindurit ne diten 10
te cilitdo muaj

Ju jeni qenie e ndryshimeve, alkimist i jetes. Si rralle kush ia dilni qe te keqen ta shnderroni ne te mire, urrejtjen ne dashuri, shemtine ne bukuri. Gjithmone jeni te kthjellet dhe perplot optimizem. Besoni edhe ne te pamunduren; dhe jo vetem se besoni, ju edhe ne veper jeni te atille. Njerezit thjesht jua kane lakmine, madje ngapak edhe ziline per fuqine shpirterore. Dini t'i udhehiqni gjerat, qe te gjithe penjte e fatit t'i mbani ne duart tuaja.

Per te lindurit ne diten 11
te cilitdo muaj

Ju e keni nje terheqshmeri magnetike jo te zakonshme; pasi qe numri 11 merret edhe si zoterues i fuqise. Ju ju karakterizon intuita tejet e zhvilluar dhe gjakimi kah idealet e larta. Nga vecantite e magnetizmit tuaj gati sa shperthen elektriciteti, energjia cudiberese e cila ju ngrite mbi te gjitha problemet jetesore.
Endrrat tuaja nuk jane enderrim i kote, meqe ju edhe idete me te medha i zbatoni ne jete.

Per te lindurit ne diten 12
te cilitdo muaj

Ju ne njerez lini pershtypje mahnitese. Jeni tejet atraktive, si ne dukjen fizike ashtu edhe ne aspektin shpirteror. Jeni te drejte dhe te matur; aksionet tuaja te motivuara jane nga parimet me te larta morale. Jeta shoqerore ka rendesi shume te madhe per ju, e edhe vete jeni tejet aktive ne krijimin e asaj jete.

Per te lindurit ne diten 13
te cilitdo muaj

Ju posedoni aftesi te pakufizuara per pune, edhe pse ne femijeri jeni dukur si te painteresuar per cfaredolloj pune. Ne baze te kesaj shihet se jeni adepte te lindur, meqe dobesite tuaja ia keni dalur qe t'i shnderroni ne mbifuqi, dembeline ne aktivitet, shemtine ne bukuri. Nese jeni te qendrueshem, do te beheni shembull dhe prijes, si i te dedikuarve ashtu edhe i masave te gjera. Njerezit kane per te ju festuar, thjesht do te ju adhurojne. Keni shume talente; jeni te prirur per pikture, muzike, si dhe per artet aplikative. Trembedhjete eshte po ashtu shenje e forte, numer okult.

Per te lindurit ne diten 14
te cilitdo muaj

Ju jeni lajmetari i se vertetes. Genjeshtra, madje edhe kur ka qellim te mire ne vetvete, eshte e huaj per qenien tuaj. Ne ju shfaqet nevoja qe ne bote ta perhapni mendimin tuaj, bindjet dhe idete tuaja. Jeni kritike te jashtezakonshem. Shija juaj e rafinuar dhe profesionaliteti ju sigurojne autoritet te larte tek te gjithe qe ju njohin. Ju karakterizon shpirti i fuqishem dhe kreativ. Imagjinaten e keni shume te zhvilluar dhe pjellore, i doni ndryshimet dhe llojllojshmerine. Dobesia juaj e vetme eshte jeta e embele. Prirja kah udhetimet dhe ndryshimet mund ta pengoje zhvillimin tuaj; per ju eshte me se miri qe te mbeteni ne shtegun tuaj.

Per te lindurit ne diten 15
te cilitdo muaj

Shtepia, familja, miqte nga rrethi i atyre qe i doni, ju pengojne ne njefare menyre, por ne instancen e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyres juridike dhe te arsimimit ju interesojne posacerisht. Mund te jeni orator i shkelqyeshem, ligjerues, shkrimtar apo spiker. Idete tuaja origjinale mund te ju sjellin sukses ne pune, sepse jeni si rralle kush te durimshem, rezistente, te qendrueshem. Bukuria ne trajta te ndryshme eshte shume e rendesishme ne jeten tuaj, prandaj edhe keni vene ekuilibrin ne mes te shqisores dhe shpirterores, konkretes dhe abstraktes.
Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund te ju pengoje ne gjetjen e lumturise suaj personale. Ju me me deshire iu ndihmoni te tjereve, por ruajuni qe joegoizmi juaj te mos e kufizoje dhe pengoje zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirterore. Jini te dashur dhe joegoiste, por jo pertej kufijve te cilet mund t'i perballoni.

Per te lindurit ne diten 16
te cilitdo muaj

Ju jeni spirituoze, te shkathet, te kujdesshem dhe intelektuale. Shkaku i fuqise kolosale te cilen e posedoni e me te cilen jeni ne gjendje te rrenoni muret e paditurise e te problemeve te renda, shpesh nuk keni kohe qe te merreni me marrezine. Pa veshtiresi i zoteroni situatat, por kete askujt nuk ia thoni, sepse jeni te thjeshte dhe te qete per nga natyra. Ne jete ju interesojne gjerat me te thella dhe me te subtile, si edhe cdo gje qe eshte mistike. Keni ndikim te madh magnetik ne njerez, por nuk jeni mjaft te forte qe te distancoheni nga adhuruesit tuaj. Prandaj, ne disa momente jeni tejet te tendosur, dhe cdo nerv e keni te tendosur si teli ne violine. Atehere ju nevojitet relaksimi, si ne planin shpirteror po ashtu edhe ne ate fizik. Tendosja e tepruar mund te ju sjell ne depresion te ciles duhet t'ia preni hovin me kohe.

Për të lindurit në ditën 17
të cilitdo muaj

Ju ju karakterizon ambicioziteti, guximi dhe vitaliteti. Kur me të vërtetë aktivizoheni, dhe kur jepni çdo gjë prej vetes, çdo gjë mund të arrini. Suksesin jua sjellin idetë tuaja origjinale dhe prezentimi i tyre i urtë para të tjerëve. Gjërat i kuptoni më thellësisht se të tjerët, prandaj ngandonjëherë jeni të vetmuar; por kjo aspak nuk ju pengon, pasi që ju lumturinë tuaj e gjeni në botën tuaj personale.
Shpeshherë tërhiqeni në vetmi, nga arsyeja se keni frikë nga njerëzit, edhe pse keni natyrë të shoqërueshme. Droja juaj jo rrallë mund të ju shokojë, sepse jeni mësuar që të jeni prijës, që të gjitha gjërat vetë t'i sinkronizoni. Në ato momente zbuloni se thellë në ju është një qenie më subtile, e cila i'u kundërvihet aktiviteteve tuaja shoqërore. Natyra juaj është lirike, e ndijshme dhe ju, në të vërtetë, nuk jeni ashtu siç të tjerët ju shohin.

Për të lindurit në ditën 18
të cilitdo muaj

Ju jeni njeri i virtyteve dhe thjeshtësisë. Nuk dëshironi që të imponoheni shumë në shoqëri; jeni të qetë dhe të vetmuar. Juve më së tepërmi ju tërheqë natyra sepse ju jeni fëmijë i Nënës Natyrë. Po qe se jeni të qëndrueshëm në rrugën tuaj, mund të bëheni biolog apo botanist i shkëlqyer/shëm/, edhe pse edhe poezinë nuk e keni për të huaj.
E doni jetën, dini t'iu gëzoheni gjërave të vogëla, të zakonshme; besoni se përmbajtjen e jetës e përbëjnë pikërisht ato gjëra të thjeshta, të zakonshme.
Njerëzit nuk ju njohin mirë, shkaku se ju vetë nuk iu tregoheni, së andejmi shpesh jeni enigmatikë, misteriozë për rrethin tuaj. Të jesh në shoqëri me ju ajo është kënaqësi e vërtetë! Ju jeni person tejet të ngrohtë, spirituozë, joimponues. \
Keni kuptim të gjithanshëm për botën, për të afërmit tuaj, për miqtë tuaj, por të afërmit shpesh nuk ju kuptojnë, prandaj, së andejmi, në disa momente, jeni tepër të palumtur. Vuani shkaku i të tjerëve, e kjo nuk do të duhej të ndodhte, sepse bota thjesht është e atillë/ashtu/ siç është, dhe ju si të tillë duhet ta pranoni.

Për të lindurit në ditën 19
të cilitdo muaj

Ju ju karakterizojnë durimi dhe qëndrueshmëria. Para se të sillni çfarëdo vendimi, mendoni gjatë për çdo gjë, e vështroni nga të gjitha këndvështrimet, e peshoni secilën ëpërë dhe çkundërë. Por, kur veçse e pranoni një gjë, atëherë shkoni deri në fund, pavarësisht nga sakrifica dhe pasojat.
Për nga natyra jeni të butë, të qetë dhe emotivë; i ruheni çdo banaliteti. Në secilin njeri e kërkoni dhe e gjeni atë më sublimen, më fisniken; askë për asgjë nuk e gjykoni; jeni tolerantë dhe, në çdo situatë, tregoni mirëkuptim maksimal për veprimin e të gjithëve.
Keni prirje ndaj muzikës, poezisë dhe pikturës, por mbi të gjitha ju magjepsin pikturat e artistëve të hershëm. Ju tërheqin edhe mësimet okulte, ku e shihni çelësin për të gjitha problemet njerëzore.

Për të lindurit në ditën 20
të cilitdo muaj

Ju jeni personi të cilin me kënaqësi e pranon rrethi, edhe pse për nga natyra nuk jeni imponues. Jeni të kthjellët, të qeshur dhe në çdo situatë rrezatoni ngrohtësi dhe dashuri. Nuk i dëshironi spekulimet, nuk teorizoni shumë, pasi që jeni qenie aksioni, që do të thotë: njeri që të gjitha idetë menjëherë i shndërroni në vepër.
Ata të cilët nuk ju njohin mirë, ju marrin si qejfli të mëdhenj, edhe pse ju në esencë jeni diçka krejt tjetër. Ju thjesht i gëzoheni jetës dhe mendoni se jeta është shenjtëria më e madhe. Për ju sikur nuk ka probleme të pazgjidhshme dhe me këtë më së tepërmi i tërhiqni njerëzit. Gati se magjikisht ndikoni në personat e polit të kundërt, e kjo rrjedh shkaku se besoni në vetvete, se jeni, si pak-kush, entuziatë, përplot optimizëm.

Për të lindurit në ditën 21
të cilitdo muaj

Edhe numri 21 merret si numër magjik, pasi që në vete mban dy numra të fuqishëm: 2 dhe 1. Numri 2 është principi material, kurse 1 është simbol i kozmosit, Zotit, energjisë hyjnore. Kështu që ju, me vetë lindjen, jeni të prirur kah magjia, mësimet e fshehta, mistika, okultizmi. Për ju me shumë rëndësi është ekuilibri në mes të materiales dhe shpirtërores, të dukshmes e të padukshmes, së poshtmes dhe së lartmes.
Në jetë do t'i keni shumë mësues, do t'i pranoni shumë mësime, por në fund do ta gjeni rrugën tuaj dhe do të sillni diçka të re në nivelin okult. Në vitet tridhjetë të jetës do ta kuptoni se jeta, vetvetiu, në qoftë se në mënyrë adekuate e kuptoni, është më e madhe se të gjitha artet.
I besoni dashurisë dhe ai besim ka për t'ju mbajtur, madje edhe në krizat më të mëdha, deri në fund të jetës së gjatë dhe të frytshme.

Për të lindurit në ditën 22
të cilitdo muaj

Ju keni frikë nga ndryshimi i papritur. Jeni të pavendosur në sjelljen e vendimit. Shumëçka ju lidhë me botën materiale, prandaj edhe ndiheni të pasigurt në sferat intelektuale dhe shpirtërore.
Ndryshimet e mëdha kah e mira ju presin para fundit të decenies së katërt të jetës. Do të keni sukses në punët që lidhen me shkencat natyrore, pasi që ju jeni dy herë botë tokësore (numri 2 është dy herë shenja juaj).
Nuk besoni shumë në gjërat e padukshme; i përmbaheni besnikërisht asaj që ju sjell begati materiale.
Jeni të lidhur për shtëpinë dhe familjen; në rrethin e të afërmve tuaj e gjeni gëzimin dhe ngrohtësinë e gjithëmbarshme.

Për të lindurit në ditën 23
të cilitdo muaj

Që me lindje jeni të parapërcaktuar për gjëra të mëdha, për ndërmarrje të mëdha në jetë; por, jo: duhet të investoni mjaft angazhim edhe për t'i realizuar idetë tuaja. Jetën nuk do ta keni të lehtë do të keni mjaft probleme materiale por në fund të gjitha vështirësitë do t'i tejkaloni. Fama ju pret në mes viteve tridhjetë dhe katërdhjetë të jetës. Në këtë periudhë do të keni më tepër dashuri, por, njëra, megjithatë, ka për të qenë më e madhe nga të gjitha.
Njerëzit kanë për të gjykuar gabimisht për ju, sepse të gjithë do ta shikojnë vetëm atë të jashtmen, e askush nuk do ta ndjejë natyrën tuaj subtile. Keni shpirt të mrekullueshëm; ju tërheqin të gjitha gjërat e bukura e të lartësuara, derisa për gjërat e shëmtuara i /ikni çdo bisede.

Për të lindurit në ditën 24
të cilitdo muaj

Bota e argëtimit ju tërheqë shumë, pasi që mendoni se vetëm në një botë të tillë shprehet natyra juaj e vërtetë. E doni jetën e lehtë dhe të këndshme, por rrethanat materiale nuk ju lënë që të notoni në ujërat e hedonizmit. Por, jo; ju edhe më tej besoni se nuk ka për të zgjatur shumë kur edhe ylli juaj i fatit do të vezullojë në qiellin e të privilegjuarve.
Në të gjitha rastet, do të kishit mundur ta shijonit lumturinë në estradë apo skenë, si këngëtarë, gjegjësisht si artistë, duke qenë se keni mjaft dhanti dhe prirje kah këto arte, edhe pse edhe artet tjera si poezia dhe piktura nuk ju janë të huaja.
Shpesh jeni të shqetësuar e të trazuar, e që edhe vetë të mos e dini se përse. Kjo vjen nga ajo se ju do të dëshironit shumë më tepër sesa që rrethanat ju lejojnë. Mos fluturoni aq lart, lëshohuni për toke, dhe lumturinë kërkojeni në gjëart e vogëla, në mesin e botës së zakonshme.

Për të lindurit në ditën 25
të cilitdo muaj

Jeta juaj është kërkim i përjetshëm kah e vërteta, pastërtia dhe gjërat e bukura. Për nga natyra jeni mjaft emotivë dhe spirituozë. Lëshoheni në thellësinë e qenies suaj dhe gjeni vendstrehim në vetvete. Më të sigurtit jeni kur të ndodheni në botën tuaj personale, ku asgjë plotësisht nuk mund të ju lëkundë. Keni imagjinatë të bujshme dhe prirje kah artet. Jeni të qetë, të heshtur, të tërhequr në vetvete, enigmatikë për të afërmit tuaj, enigmë e madhe madje edhe për ata me të cilët rrini për çdo ditë.
Rruga të cilën e keni zgjedhur nuk është aspak e lehtë; por, jo: ju jeni rezistentë dhe qëndroni deri në fund. Keni përjetuar shumë zhgënjime në jetë, por edhe më tej besoni në dashuri dhe miqësi. Kurrë, as për një moment, nuk ju humbin nga përceptimi idealet tuaja të larta.
Jeni të kthyer kah mistika, magjia dhe mësimet okulte. Besoni në atë se bota do të jetë gjithnjë e më e mirë; se dashuria është më e fuqishme se urrejtja; se e mira është më e qëndrueshme se e keqja. Shpirti juaj i kthjellët është burim i shëndetit tuaj dhe i energjisë suaj jetësore.

Për të lindurit në ditën 26
të cilitdo muaj

Ju jeni person energjik dhe vital. Me atë energji tuajën në zgjedhë është edhe dëshira juaj për bashkëpunim me të tjerët të cilëve dëshironi t'ua transmetoni/bartni diturinë tuaj të gjithëmbarshme. Veçanërisht jeni të brengosur për lumturinë dhe mirëqenien e familjes suaj dhe të atyre që i doni. Jeni të entuziamuar me punët e mëdha, me ndërmarrjet e rëndësishme dhe ndiheni të lumtur kur mund të merrni pjesë në diçka të madhe. Jeni të dashur, të kujdesshëm; të arsyeshëm; kurrë askë nuk e shfrytëzoni; ndini gëzim të madh kur iu ndihmoni të tjerëve, miqve dhe farefisit. E merrni se pasuria është në dhënie e jo në marrje.
I dëshironi shkencat natyrore, por asnjë trohë më pak nuk ju tërheqin edhe mësimet e fshehta ku e gjeni kuptimin e gjithëmbarshëm të jetës dhe botës.

Për të lindurit në ditën 27
të cilitdo muaj

Jeta, të cilën e bëni ju, përfshin përvoja jetësore të shumta dhe të ndryshme. Jeni person intelektual, emotiv, mendimtar dhe simpatik. Posedoni forcë të madhe të imagjinimit dhe vizuelizimit, prandaj do të kishit mundur të merreshit me arte. Punët lidhur me udhëtimet, anijet, telegrafinë dhe televizionin do të mund të ju sillnin suksese. Ju tërheqin okultizmi dhe misticizmi, dhe mund të bëheni njohës të mëdhenj të këtyre fushave. Hiqjuni jetës dhe të jetuarit asketik, vetmitar; hyni në shoqërinë e njerëzve të zakonshëm, të atyre që ndodhen në vetë burimin /amën/ e jetës.
Në mesin e viteve të tridhjetave e të katërdhjetave të jetës, po qe se i orientoni forcat tuaja si duhet, do t'i zgjidhni problemet e natyrës materiale; mund të bëheni madje edhe biznesmen i suksesshëm me ndihmën e artit.

Për të lindurit në ditën 28
të cilitdo muaj

Jeni me vetënisjativë, sipërmarrës dhe energjikë. I posedoni të gjitha kualitetet e një prijësi, të një personaliteti të jashtëzakonshëm spirituoz. Forcat kozmike janë thellë të mbjella në ju, dhe ju ato i shprehni në punët e natyrës organizative. Jeni kreativë dhe origjinalë, por punët ju shkojnë më mirë kur bashkëpunoni me dikë, sesa kur punoni vetëm, kokë më vete. Jeni tepër të shkathtë që gjërat t'i ktheni kah e mira, kështu që do të kishit mundur të keni sukses në kimi, fizikë dhe në shkencat natyrore.
Mos u bëni së tepërmi të pavarur në aksionet dhe idetë tuaja. Po qe se vetveten e merrni si të mjaftueshëm, për nga natyra, diç më i madh se të tjerët, mund ta humbisni afërsinë kah miqtë dhe të afërmit në familje.



Për të lindurit në ditën 29
të cilitdo muaj

Forca magnetike me të cilën ndikoni mbi njerëzit tjerë, është esenca e veçantisë suaj, e si pasojë e kësaj janë miqtë dhe adhuruesit e shumtë, të cilët i mblidhni rreth vetvetes. Ju, këtë, natyrisht, në mënyrë spontane, e arrini, gjë që shprehet në pozicionin tuaj në familje dhe në shoqëri. Me kënaqësi e pranoni bashkëpunimin, por ai impuls më parë vjen nga koka sesa nga zemra. Keni instikt të lindur për njohjen dhe njohjen dhe mirëkuptimin e njerëzve të tjerë. Fuqia juaj e madhe e përceptimit ju bën qytetarë të botës. Mund të jeni pavetëdijshmërisht të prirur të reflektoni vetitë e të njohurve tuaj. Mos jini tepër të përshtatshëm, por as tepër të vrazhdë. Maturia është mënyra më e mirë e të shprehurit tuaj, nëna e urtisë suaj jetësore.

Për të lindurit në ditën 30
të cilitdo muaj

Për nga natyra jeni të butë, emotivë dhe përplot dashuri për të afërmit. I doni artet:: poezinë, pikturën, muzikën. Jeni të lidhur për familjen dhe natyra juaj e vërtetë vjen në shprehje vetëm në familje. Ata të cilët nuk ju njohin mirë, kanë për të gjykuar për ju gabimisht, pasi që nuk do t'i kuptojnë disa veprime tuajat, pasi që ju jeni personi i cili më shpesh mendon me zemër sesa me kokë.
Posedoni forcë të madhe magnetike dhe kurrë nuk kanë për të ju munguar miqtë, por për ju kjo sikur nuk çon shumë në peshë. Për ju gjëja më e rëndësishme është qetësia në shtëpi dhe mirëqenia në familje. Jeni bashkudhëtar i mrekullueshëm në jetë dhe prind i këndshëm; keni shumë mirëkuptim për të gjitha, por shpesh, shkaku i kësaj, e pësoni, sepse hasni në moskuptim. Mos i dëgjoni këshillat dhe komentet e të tjerëve, veçse kthehuni kah vetvetja dhe të afërmit tuaj; mos e harxhoni kot energjinë tuaj kreative; kini kujdes për shëndetin tuaj personal.

Për të lindurit në ditën 31
të cilitdo muaj

Ju keni ide kreative dhe njohësi me njerëzit adekuatë të cilët mund t'i realizojnë ato. Mund të keni sukses të madh në jetën shoqërore, po qe se asaj i përkushtoheni si duhet. Posedoni forcë të gjykimit të drejtë, forcë për dallimin e të rëndësishmes nga e parëndësishmja. Ndërgjegjshmëria juaj kurrë nuk mbetet e pashpërblyer. Kini pak më tepër kujdes për interesat tuaj personalë. Jo egoizmi juaj mund të ju dërgojë aq larg saqë thjesht ta harroni vetveten. Bashkëpunimi me njerëzit e profesionit ka për të ju sjellë sukses dhe ka për të ju ndihmuar që t'i zgjidhni problemet materiale.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Per te lindurit ne diten 12
te cilitdo muaj

Ju ne njerez lini
pershtypje mahnitese. Jeni tejet atraktive, si ne dukjen fizike ashtu
edhe ne aspektin shpirteror. Jeni te drejte dhe te matur; aksionet tuaja
te motivuara jane nga parimet me te larta morale. Jeta shoqerore ka
rendesi shume te madhe per ju, e edhe vete jeni tejet aktive ne krijimin
e asaj jete.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons