Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë prej Sun 12 Feb 2012, 08:35

Vizitor

avatar
Vizitor

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Whitney Houston, ndërroi jetë në Los Anxhelos në moshën 48 vjeçare.

Policia konfirmoi se ajo “u shua” në dhomën e një hoteli në “Beverly Hills”, ku po qëndronte si e ftuar. Vdekja u zyrtarizua në orët e para të ditës së dielë.

Houston, një prej këngëtareve më të suksesshme të të gjitha kohërave, do të kujtohet veçanërisht për këngë si “Will Always love you” apo “Saving all my love for you”.

E njohur gjithashtu për një betejë të gjatë ndaj varësisë prej substancave narkotike, Houston dyshohet të ketë ndërruar jetë nga një mbidozë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas asaj që raportojnë disa media amerikane, ajo ishte parë për herë të fundit në publik ditën e enjte, tërësisht jashtë forme dhe e dehur. Personi i fundit me të cilin foli këngëtarja ishte e bija, disa orë përpara se një truprojë ta gjente me një puls shumë të dobët në dhomën e saj.

Houston u konfirmua e vdekur pas mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, pavarësisht se ata u përpoqën për 20 minuta me radhë ta mbanin në jetë.

E lindur dhe rritur në Nju Xhersi, Houston nisi të këndonte në kishë dhe klube nate në Nju Jork, përpara se të niste një karrierë modeleje dhe të firmoste një kontratë me një kompani muzikore, që e shndërroi në një prej ikonave të muzikës së viteve 1980-90.

2 Re: Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë prej Sun 12 Feb 2012, 09:06

Vizitor

avatar
Vizitor
Vdes Whitney Houston, fotografitë e ditëve të fundit
Këngëtarja e mirënjohur Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në Beverly Hills, Los Angeles, California. Trupi i pajetë është gjetur nga truproja i saj në hotelin Hilton. Ende nuk njihen shkaqet e vdekjes të këngëtares dhe aktores amerikane. Sipas raportit të policisë nuk janë gjetur shenja krimi në vendngjarje. Whitney Houston prej kohësh vuante nga problemet e varësisë nga droga dhe alkooli. Ditët e fundit këngëtarja është fotografuar teksa ka shkuar për një vizitë tek mjeku në Beverly. Dhe një natë përpara ndarjes nga jeta është parë në gjendje shumë të keqe në një club nate në Beverly Hills. (ar.si/BalkanWeb










3 Re: Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë prej Sat 09 Feb 2013, 16:18

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
cfar spo thon tashi ke tbesojm"vrasje nga mjeku apo thjesht mbidoz"kujt ua jep zoti lekve atyre qe i perdorin kot nvend qe tndihmojn fmijet qe vdesin urie po i perdorin per drog e per lot narkotike


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons