Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Femrat dëshirojnë ta ndryshojnë partnerin. prej Sat 11 Feb 2012, 08:05

Vizitor

avatar
Vizitor
Femrat i karakterizon një dëshirë e përbashkët, ndryshimi i partnerit të tyre. Sipas psikiatërve, ky rol është rrënjosur në ndërgjegjen kolektive dhe në një plan më personal, shpesh, gruaja shfaqet si e aftë të menaxhojë jetën në çift dhe familjen. Për të arritur këtë objektiv gruaja është e gatshme të bëhet “copë e çikë”. “Një burrë i zhgënjyer nga gruaja e vet mendohet pak mbi këtë gjë dhe më vonë largohet nga ajo, duke kërkuar diku tjetër një formë kompensimi”, - shpjegojnë disa filozofë. Gratë, në të kundërt, i përballojnë problemet dhe përpiqen t’i korrigjojnë defektet që e bëjnë më pak joshës burrin që duan. Por shpesh, sipas tyre, disa aspekte të vlerësuara në fillim përfundojnë duke mos të të pëlqyer më, kur jeta dhe rutina e bëjnë të zakonshëm imazhin e tij, deri në atë kohë të mitizuar.
Pra ajo që dikur të dukej interesante, sot të lodh. Është e vërtetë që të thërrasësh në gjyq një anë të karakterit do të thotë të vësh në rrezik konceptin e dashurisë ideale që përfshin dhe pranimin e plotë të njeriut që do. Pra, të rrezikosh që ai të të kthejë shpinën. Prandaj preferon të shpresosh se vetë dashuria do t’i rregullojë gjërat, por butësisht. Një shpresë e vakët, që rrallë gjen mbështetje në realitet. Dëshirat e subkoshiencës ngelen kartë e djegur. Duhet kaluar në fazën e veprimit. Po kujdes! Duhet reaguar atëherë kur je e bindur se marrëdhënia juaj është solide, që partneri është aq i mësuar me ty sa të pranojë kritikat.
Pika kyçe nga duhet t’ia nisësh është të dish t’i prezantosh kërkesat. Të flasësh mund të kthehet edhe në një manovër shumë të guximshme. “Burrat, ish-djem të mësuar t’u plotësohen të gjitha dëshirat, e kanë të vështirë të pranojnë se po u vihet në diskutim mendimi”, - nënvizojnë psikiatrit. Sipas këtyre të fundit, për t’u bërë autonomë, meshkujve u është dashur të luftojnë ndaj dashurisë ndërhyrëse të nënës dhe ja ku jeni tani ju, vullneti tjetër femëror që kërkon t’i mësojë një kod të dhënë sjelljeje, me të cilën atij i duhet të merret. Dhe është normale të marrin zjarr konflikte. Sidomos po t’i merrni gjërat me inat. “Kërkesat për të ndryshuar nuk pranohen lehtë. Forma që zgjedh pastaj, mund të duket si fajësim, dhe pse nuk duam. Kush merr një vërejtje mund të bëhet shumë i ndjeshëm përballë teknikave të njëjta që përdornin prindërit dhe të rigjendet në pozicionin e një fëmije”, -shpjegojnë më tej psikiatrit. Sipas specialistëve, ekziston një mënyrë atërore fajësimi: “Nuk bën asnjë përpjekje për t’u kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët. Nuk më ndihmon fare”.

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
i mir ky shkrim por jo te gjitha duan ta bejn dicka te tille


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons