Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 6 Mitet Për Jetëgjatësinë prej Wed 08 Feb 2012, 21:12

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Mosha e vjetër, në fakt mund të jetë e hareshme kur merret me frymën apo dellin e duhur. Mendimi i zakonshëm është që plakja përfshin humbjen e shëndetit, mendjes dhe pavarësisë, ndërsa hulumtimet kanë treguar që njerëzit e vjetër mund lehtësisht të mbeten aktivë dhe të jetojnë jetë të shëndetshme, duke thyer të gjitha mitet e lidhura me të.

Miti nr. 1: Puna e rëndë shkurton jetën!

Sipas Howard Friedman, bashkautor i librit të ri “The Longevity Project”, puna e rëndë apo të punuarit shumë, nuk është problem shëndetësor. Njerëzit e painteresuar, pa ambicie dhe më pak të suksesshëm normalisht kanë rrezik më të madh për të vdekur në moshë më të hershme. Kjo është e bazuar në faktin që disa njerëz kuptojnë që nuk janë në formë pas daljes në pension, veçanërisht nëse puna shton një element të dembelisë në jetët e tyre.

Miti nr. 2: Lumturia e bën dikë të jetojë më gjatë!

Lumturia mund të jetë pasojë e të qenit të shëndetshëm më shumë sesa shkaktare. Mund ta arrini lumturinë duke bërë gjëra që pëlqeni, që mund të jetë duke bërë punën tuaj të preferuar apo duke ndërtuar një marrëdhënie të re. Në anën tjetër, edhe pse pirja e duhanit mund t’ju sjellë lumturi, nuk e favorizon mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Miti nr. 3: Brengosja do t’ju vrasë!

Edhe pse brengosja e pajustifikuar nuk i ka bërë askujt mirë dhe shton stresin e panevojshëm, brengosja normale për shëndetin dhe higjienën ju ndihmon të ndërmerrni veprimin e duhur në kohën e duhur për të bërë jetë më të shëndetshme. Friedman, duke u bazuar në vëzhgimin e tij, mendon që tipat më seriozë të individëve kujdesen më mirë për veten e tyre dhe mbesin të shëndetshëm përgjatë tërë jetës.

Miti nr. 4: Seniliteti dhe mosha e vjetër shkojnë bashkë!

Perceptimi i zakonshëm që njerëzit e vjetër janë të prirë ndaj senilitetit duhet të eliminohet. Një hulumtim i kryer nga shkencëtarët nga Tufts University ka treguar që mungesat në vitamina janë shkaqet kryesore të senilitetit.

Ashtu siç mungesat e vitaminave ndikojnë në rritjen normale të fëmijës, zhvillimi i neuroneve të caktuara tek pleqtë është po ashtu i lidhur me humbjen e këtyre nutrientëve. Shenjat e shpeshta të harresës dhe depresionit tek pleqtë tanë janë të shkaktuara nga reduktimi i niveleve të folateve të tyre. Mungesa e vitaminës B6 çon në neuropatinë periferale, dhe nivelet ulëta të vitaminës B12 çojnë në iluzione dhe lëkundje në disponim gjatë moshës së vjetër. Duke u siguruar që këta nutrientë janë të pranishëm në dietën tuaj në sasi të duhura do ta ndihmoni veten për t’i parandaluar këto probleme.


Miti nr. 5: Kur të plakeni, do të jeni të sëmurë!

Gjatë moshës tuaj të shtyrë, funksionimi i sistemit të imunitetit apo mekanizmi mbrojtës i trupit ka gjasa të ngadalësohet. Kjo është arsyeja që më shumë infeksione vërehen tek njerëzit e moshuar.

Sidoqoftë, një profesor në Johns Hopkins University ka zbuluar që imuniteti është përmirësuar në mënyrë të dukshme kur të moshuarit e pavarur dhe të shëndetshëm janë furnizuar me lëndë ushqyese shtesë. Konsumimi i antibiotikëve dhe shpeshtësia e infeksioneve ishin të ulëta tek këta individë.

Përveç kësaj, disa masa specifike të kujdesit shëndetësor ndihmojnë në minimizimin e sëmundjeve që lidhen me moshën:

• Reduktimi i pirjes së cigares dhe rritja e përmbajtjes së vitaminës C dhe E dhe beta-karoten në ushqim ndihmon në mbrojtjen e kataraktit.

• Pacientët me hipertension mund të marrin shtesa me kalcium dhe magnez. Përveç kësaj, një dietë e pasur me kalium, me përmbajtje të kufizuar të kripës dhe monitorimi i peshës po ashtu ndihmon në minimizimin e hipertensionit në shumicën e rasteve.

• Kanceri mund të parandalohet duke adaptuar një dietë me më pak yndyra, të pasur me fruta dhe perime, fibra, vitamina A, B6, C, E dhe minerale si zinku dhe seleni.

• Reduktimi i sheqernave të thjeshta, konsumimi i shumë fibrave dhe shtesave të kromit është një nga mënyrat më të mira për ta trajtuar diabetin.

Miti nr. 6: Ndryshimet në stilin e jetesës nuk ju ndihmojnë kur të plakeni!

Pirja e cigares dhe një stil i jetesës duke qëndruar ndenjur janë dy vese apo zakone që vështirë përmirësohen. Në vitin 1990, Antonia Novello, drejtuese e Shërbimit Shëndetësor Publik gjatë atij viti ka deklaruar se edhe nëse vendosim të ndalojmë pirjen e cigares në moshë të thyer, ne mund të presim jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Ajo tha se kjo vlen në krahasim me njerëzit që vendosin të vazhdojnë ta pinë cigaren.

Pirja e duhanit mund të ndalet pavarësisht moshës. Nevoja për ta ndalë duhanin kryesisht vjen si kërkesë që të mund të përfitoni nga kjo. Sapo të filloni ta reduktoni tymosjen në baza ditore, tensioni juaj i gjakut dhe pulsi do të kthehen në vlera normale. Kjo do të vijohet nga një rritje në nivelet tuaja të oksigjenit dhe ndryshim në temperaturën e trupit. Pastaj, gjithsesi edhe rreziku i sulmit në zemër do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme. Për rreth 5 vjet, shansi për të vuajtur nga ndonjë mushkëri kanceroze do të jetë përgjysmë më pak nga sa ka qenë më herët, ndërsa për 5 vitet tjera në vazhdim, rreziku për të pasur kancer të mushkërive do të jetë i njëjtë si për dikë që nuk e pi duhanin.

Një stil i jetesës duke qëndruar ndenjur është arsyeja kryesore për komplikimet shëndetësore pavarësisht moshës së individit. Një regjim i rregullt i ushtrimeve do të ndihmojë për të minimizuar rrezikun nga sëmundjet kronike dhe ndihmon në forcimin e muskujve dhe eshtrave.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons