Forumi Kuq E Zi
PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU (pjesa e dytë)	 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU (pjesa e dytë)	 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU (pjesa e dytë)	 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PËRJETIM I PËRSËRITUR -DUKURIA DEJA-VU (pjesa e dytë)	 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qëndron në natyrën e saj enigmatike, por në natyrën enigmatike të vet qenies njeri. Njeriu, siç e dimë edhe shkencërisht, është qenie me aftësi të kufizuara. Pra ai nuk është një specie e përkryer, edhe pse ne kemi dëshirë të mendojmë ashtu. Ai përkufizohet vetëm nga pesë shqisat e tij, dhe përmes tyre e percepton realitetin që e rrethon. Pra, bota që na rrethon nuk është e përkufizura, por të kufizuara jemi vet ne.

Deva-ju nga një këndvështrim pak më tjetër!

Është me rëndësi të theksohet se shumica e eksperimentimeve në këtë drejtim bëhen nën ndikimin e hipnozës. Bile një grup shkencëtarësh nga Anglia, në krye me Psikiatrin A. O’Connor, deklaruan se kanë arritur ta provokojnë përjetimin Deja-vu artificialisht në laborator, dhe atë falë hipnozës. Mirëpo hipnoza, edhe pse e pranuar nga gjiri i shkencës si e vetmja degë nga lëmi i parapsikologjisë, për shumë shkencëtarë skeptik mbetet edhe më tej çështje diskutabile, pasi definicion të plotfuqishëm për të, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Ajo mbetet akoma e definuar si dukuri, mistiko-shkencore. Por në fakt, pavarësisht nga kjo, ndikimi i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, ndaj edhe zbatimi i saj në qarqe të ndryshme, e sidomos në mjekësi është gjithnjë e më i madh.
Hipnoza mund të merret edhe si një urë lidhëse në mes të dukurive shkencore empirike dhe dukurive paranormale, përgjithësisht të karakterit psikik. Dhe kjo lidhshmëri u jep edhe hulumtuesve të parapsikologjisë po aq të drejt në interpretimin e këtyre dukuria, pjesë e së cilës është dhe Deva-ju, sa edhe hulumtuesve shkencor, pavarësisht këndvështrimeve të tyre të kundërta.
Njëra nga teoritë e parapsikologëve për paraqitjen e këtyre përfytyrimeve të çastit nga një situate e panjohur, por të përcjella me ndjenjën e të përjetuarit e asaj situate edhe më parë, pra Deja-vu-s, është edhe fenomeni i “parandjenjës” ose “parashikimit”, që shpesh ndërlidhet me profecitë. Sipas kësaj teorie, ky fenomen dëshmon afinitete mbinatyrore që posedon qenia njeri për parashikimin e ardhmërisë, pra kalimit në një dimension tjetër, i cili për ne është akoma i panjohur. Ne situata të caktuara, ne (dija, shpirti, astrali...) shkëputemi për pak qaste nga realiteti që e perceptojmë përmes pesë shqisave tona, dhe kalojmë në një dimension tjetër, në të cilin, edhe pse për pak sekonda, ne jemi në gjendje të udhëtojmë në ardhmëri dhe ta shohim ose përjetojmë atë.
Teoria tjetër është ajo e dijës më të lartë, të quajtur “Dija kozmike”. Quhet kështu, pasi në të nuk ekzistojnë kufij midis objektivitetit dhe subjektivitetit, prandaj gjithçka ekziston dhe gjithçka është gjithçka. Në këtë rrjet të dimensionit kozmik nuk ekziston objekti i izoluar, p.sh. nuk ekziston vetëm gishti, gishti njëkohësisht është edhe dora, dora është trupi e trupi është gjithë njerëzimi: e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja njëkohësisht. Pra, në këtë “Dije kozmike” gjenden të gjitha njohurit, si për të kaluarën, të tashmen por edhe për të ardhëm. Ata njerëz që kanë arritur përsosmëri në këtë drejtim, që ndryshe quhen edhe njerëz të përndritur, e kanë edhe aftësinë për t’i lexuar, parë apo përjetuar ngjarjet, edhe në të kaluarën por edhe në të ardhëm. Edhe fenomeni i Deva-ju-s, sipas kësaj teorie, është pjesë e “Dijes kozmike”, që neve na paraqitet për pak çaste në situata të caktuara.
Disa të tjerë mendojnë se Deja-vu ka lidhshmëri me dukurinë e telepatisë. Përmes mënyrës telepatike, mendimet e emetuara nga dërguesi që shpërndahen në hapësirë, vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, pranohen nga pranuese me të cilin ai është në lidhje mentale. Valët e emetuara përpunohen nga qendrat përkatëse në tru, ku shndërrohen në mesazhe të cilat, tek pranuesi, krijojnë ndjenjën e njohjes ose përfytyrimin e një situate të përjetuar edhe më parë. Këtë gjendje e përshkruan edhe profesori dhe psikologu i njohur C. K. Jungu, në teorinë e tij të “Sinkronicitetit”. Jungu mendon se përveç lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë. Gjithçka që ndodh në një moment të caktuar përmban karakteristikat e atij momenti. Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dhe pranuesit, janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy, mirëpo tek pranuesi, ajo përmbajte krijon ndjenjën e njohjes së situatës, edhe pse e pa përjetuar kurrë më parë. Kjo teori sqaron edhe fenomenin e lindjes së ideve njëkohësisht te dy persona që përdoret shpesh në biseda të zakonshme si: “ma more fjalën nga goja”.
Temë në vete është edhe teoria e reinkarnimit, pra, “ringjallja” ose e thënë ndryshe “lindje e re në një kohë tjetër dhe trup tjetër”. Reinkarnimi si proces njihet dhe pranohet nga shumë popuj, por për besimtarët e budizmin, reinkarnimi paraqet procesin bazë të ndërtimit të këtij religjioni. Edhe tek kjo dukuri hulumtimet e përgjithshme, bazohen përgjithësisht në eksperimentimet që bëhen më ndihmën e hipnozës, ku mediumi, përmes sugjestioneve dërgohet në kohën para lindjes ku ai e gjen vetën të transformuar në një kohë dhe trup tjetër. Njohja zyrtare e hipnozës nga shkenca bashkëkohore po i kthehet asaj si bumerang, pasi hipnoza si dukuri mistiko-shkencore, tek fenomeni i reinkarnimit me faktet e pamohueshme, po e sfidon tashmë vetë atë. Ka raste kur mediumi, fillon të falsë edhe gjuhë të huaja, për të cilat në përditshmëri nuk ka kurrfarë njohurie. P.sh. kemi rastin e 12 vjeçares nga Berlini J. Markard, e cila pas një traume të rëndë, fillon të flas rrjedhshëm në gjuhën italiane, e të cilën kurrë më parë nuk e kishte mësuar. Ajo deklaronte se quhej Rozeta K. Se kishte lindur në Itali më 1887 dhe kishte vdekur më 1917. Kishte një vajzë që tanimë jetonte në atë shtëpi. Verifikimet vërtetuan saktësinë e vajzës. Në derë u paraqit një grua e moshuar e quajtur Fransea, që ishte e bija e Rozetes e cila, vërtet kishte vdekur më 1917.
Ithtarët dhe besimtarët e kësaj teorie e përshkruajnë edhe talentin e individit, jo si një dhunti, prirje të lindur, por si një dukuri të trashëguar, pra të bartur, nga jetët e kaluar. Edhe fenomeni Deja-vu, për përkrahësit e kësaj teorie, nuk është asgjë e jashtëzakonshme, thjesht, një përjetimit nga jetët e kaluara. Jeta, sipas tyre, nuk fillon me lindjen, dhe as që mbaron me vdekjen. Ajo është një vazhdimësi reinkarnimesh.
Edha pas gjithë këtyre teorive sqaruese shkencore e mistike, çështja e fenomenit Deja-vu mbetet akoma e mbështjell me vellon e misterit - enigmë e pazgjidhur.

Natyra enigmatike e njeriut

Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qëndron në natyrën e saj enigmatike, por në natyrën enigmatike të vet qenies njeri. Njeriu, siç e dimë edhe shkencërisht, është qenie me aftësi të kufizuara. Pra ai nuk është një specie e përkryer, edhe pse ne kemi dëshirë të mendojmë ashtu. Ai përkufizohet vetëm nga pesë shqisat e tij, dhe përmes tyre e percepton realitetin që e rrethon. Pra, bota që na rrethon nuk është e përkufizuar, por të kufizuara jemi vet ne. Ambienti ku frymojmë dhe veprojmë është shumë më i përsosur se sa mendojmë se e njohim ne. Sipas ligjeve të fizikës, realiteti objektiv nuk është asgjë tjetër përpos lëvizjesh të vazhdueshme të llojeve të ndryshme të energjisë. Njeriu, falë organeve shqisore dhe sistemit nervor është në gjendje t’i regjistroj këto lëvizje të energjisë. Kështu që çdo gjë që ne përjetojmë gjatë procesit jetësor, e perceptojmë përmes këtyre pesë shqisave. Mirëpo, të perceptuarit nuk është proces aq i thjesht, përkundrazi, ai është proces shumë më i ndërlikuar, pasi në vete përfshin edhe shumë nënprocese të lloj-llojshme dhe të komplikuara. Dhe pasi qenie njeri është e përkufizuar, ose thënë ndryshe e kushtëzuar, vetëm nga këto pesë shqisat, ajo nuk ka mundësi ta ndjej, shijoj e përjetoj gjithë madhështinë e ambientit që na rrethon, e më këtë edhe të gjitha proceset e ndryshme që zhvillohen në të. Prandaj edhe shumë fenomene, e ndër to edhe dukuria Deva-ju, mbetën mister për kapacitetin e njohurive tona. Mister që provokon edhe debate nga më të ndryshme në lidhje me to.
Dhe për ta sqaruar paksa më mirë përkufizimin shqisor të qenies njeri, po e marrim si shembull vetëm spektrin rrezatues elektromagnetik. Në atë spektër, pjesa e dritës që ne arrijmë ta kapim përmes shqisë së të pamurit, quhet “drita e dukshme”. Dhe kjo “dritë e dukshme”, në atë spektër, është vetëm një prerje tepër e hollë në krahasim me spektrin e përgjithshëm ekzistues që i është e njohur shkencës, së paku, deri më sot. Ajo ka një gjatësi valore prej vetëm 380-750 nanometrash nga gjatësia e përgjithshme elektromagnetike, që është 103 metra tek radiovalët dhe arrin në 10-15 metra tek rrezet kozmike. Edhe pse prerje shumë e vogël, ne, përmes shqisës së të pamurit, arrijmë t’i përjetojmë në mënyrë të vetëdijshme ato ngacmime dhe ta shohim e shijojmë koloritin e mrekullueshme të botës që na rrethon, të ngërthyer në miliarda nuanca nga më të lloj-llojshmet.
Por, rrezet e tjera si ato: ultraviolet, rëntgen, infra të kuqe, mikrovalët, radiovalët etj., për fat të keq, shqisa e të pamurit nuk arrin t’i regjistroj! Por kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Ato në fakt janë, veprojnë, por kufizimi i shqisave tona nuk na mundëson qasje në to. Dhe tek më vonë, kur përmes ndihmës së instrumenteve spektrometrike u bë i mundur regjistrimi i asaj drite të “padukshme” për syrin tonë, u dëshmua njëkohësisht, se ajo që në fakt është e pakapshme për shqisat tona, nuk do të thotë se është çrregullim psikik e as fiksion i marrë.
Shfrytëzimin e këtyre valëve sot e hasim në shumë sfera të jetës, duke filluar nga mjekësia (rrezet rëntgen); radiovalët që na mundësojnë komunikim medial (radioja, TV-ja etj.), e deri tek mikrovalorët, me të cilët është e pajisur pothuajse secila shtëpi.
Por më herët, kur këto rreze nuk ishin të njohura, vetëm ideja për ekzistimin e tyre do e sillte njeriu në pozitë të palakmueshme (injoruese, përqeshëse etj.) para të tjerëve. Dhe atë thjesht, vetëm për faktin që shqisat tona nuk janë të afta t’i regjistroj ato. E njëjta gjë vlen edhe për fenomenet paranormale, pjesë e së cilës është edhe Deva-ju. Merreni me mend se si do i shihnim mrekullitë e natyrës, sikur shqisa jonë e të pamurit të kishte mundësin t’i perceptoj, po e zëmë, edhe rrezet ultraviolet ose rrezet infra të kuqe! Po sikurse edhe shqisat tjera të kishin aftësi më mëdha perceptuese. Po sikur njeriu të posedoj edhe shqisën gjashtë... Natyrisht që shumë, shumë më ndryshe sesa nga këndvështrimi që i shohim ne sot.
Siç u tha edhe më lartë, realiteti objektiv nuk qenka asgjë tjetër vetëm lëvizje e vazhdueshme e lloje të ndryshme të energjisë. Anadaj edhe shtrohet pyetja: a i njohim ne të gjitha llojet e energjisë? Natyrisht, që përgjigja do të jetë JO. Atëherë si mund t’i gjykojmë gjërat që në realitet fare nuk i njohim. Si marrim guxim t’i quajmë pseudodituri këto fenomene? Me çfarë të drejte i ofendojmë të tjerët vetëm pse nuk pajtohen me ligjet ekzistuese të shkencës empirike? Pse vallë nuk mund të pajtohemi me këtë realitet dhe nuk e pranojmë faktin se këto dukuri janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave njerëzore?... Ne jemi shumë të vegjël në skemën e përgjithshme kozmike, jo vetëm si qenie njerëzor, por si planet në përgjithësi. Jemi vetëm si një kokërr rëre në një shkretëtirë të pafund.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DEJA VU

Nje term qe tashme ka hyre ne gjuhen e perditshme e ka fituar atribute origjinale ne cdo gjuhe, per nga thjeshtesia e praktikaliteti. Deja Vu (Dezha-Vy) vjen nga frengjishtja, i tille perdoret dhe ne anglisht qe si ekuivalent me te afert ka “already seen” .

Shqip, dicka a nje dukuri te cilen e kemi hasur me pare.

Gati kushdo e ka provuar nje fenomen te tille, nese ndodh rralle, nuk ka vend per shqetesim. Por episodet e shpeshta, mund te kene rendesi. Termi Déjà vu, aplikohet kundrejt nje besimi te menjehershem e te gabuar qe nje eksperience e re e momentit actual, ka ndodhur me pare..
Eshte nje ndjesi e forte dhe e cuditshme familjariteti, zakonisht me kohegjatesi prej disa sekondash, “mbushje e mendjes” ne vertetesine e saj me pas gati gjithnje e zhgenjyer, qe ne e dime se cdo ndodhe me pas.

Nga perkufizimi, déjà vu nuk ka lidhje me eksperiencat aktuale te perseritura apo me kujtesen, pra interesi qendron : se pse vjen kjo ndjenje?

Nje shpjegim mundshem eshte se ky fenomen vjen nga nje “mase- apo lidhje e shkurter” ne nje kohezgjatje teper te shpejte, e lidhjeve neurologjike. Ku informacioni aktual arrin ne ne ‘depon” e Kujteses perpara se te arrije Vetëdijen.

Eksperienca e vetedijshme e nje kujtese te tille do jete teper e forte, pasi eshte aktuale.

Disa eksperte sugjerojne qe Kujtesa nuk eshte thjeshte nje problem lidhur me nje ngjarje fikse, te stabilizuar, por eshte nje proces rikonstruktimi, nga komponente te ruajtur, e cila perfshin elaborime, shtremberime, e lenje jashte te nje pjese ngjarjesh.

Cdo rithirrje e ngjarjeve eshte thjesht rithirja e kujteses se fundit qe kemi per ato ngjarje. Ndjesia e te njohurit perfshin perputhjen ndermjet nje ngjarje aktuale dhe informacionit te ruajtur, por kjo mund te ndryshoje aq shume nga ngjarja origjinale sa qe ju “e dini” qe se keni provuar kurre me pare.
Psikologet akoma po debatojne rreth Déjà vu-se, e do vazhdojne ne te njejten menyre derisa te dihet me shume rreth mekanizmave te trurit.

Déjà vu qe ndodh shpesh, mund te jete nje simptome e shqetesimeve qe vijne nga demtime ne Tru, si, p.sh.epilepsia e lobit temporal. Pra nese kjo ju ndodh shpesh, do ishte ide e mire te shihni mjekun e te sugjeroni nje ekzaminim neurologjik.

Dr. Lec Shiroka


OK
NDERSA SHPJEGUAR ME THJESHTE DéJA VU OSE PARAMNEZIA qe vjen nga greqishtja para afer dhe mnésis memorje SHPKEGON SENSASIONIN QE KE QENE ME PARE DESHMITAR I DICKAJE OSE E KE PERJETUAR DHE ME PARE NJE SITUATE TE TILLE.
KY IMPRESION PREK 7 NE 10 PERSONA.

PO JUVE JU KA NDODHUR NDONJEHERE???
TE FLASIM E DISKUTOJME SEBASHKU PER EKSPERIENCAT PERSONALE TE DEJA VU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons