Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Piramida misterioze nenujore prej Thu 19 May 2011, 19:16

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kjo strukturë është mbytur në fund të epokës së akullnajave, e cila daton rreth 10 mijë vjet më parë dhe që do e bënte këtë strukturë disa herë më të vjetër se ato të Egjiptit.

Një ndërtim misterioz nën detë, që i ngjan thuajse në gjithçka piramidave dhe gjendet në brigjet e Japonisë, ka shkaktuar përplasje dhe debate të forta. A mos është kjo vetëm një formim natyral, një fenomen gjeologjik apo dicka e krijuar prej dorës së njeriut që do të ndryshonte historinë që ne kemi mësuar deri më tani?

Më 1986, një zhytës pranë ishullit të Yonaguni Jima, në cepin jugorë të Japonisë, gjeti ndërsa notonte struktura të çuditshme rreth 25 metra nën detë. Ata dukeshin si struktura me shkallë me tarraca dhe shkallë.

Një nga këto pjesë të kësaj piramide dhe më e madhja pjesë e saj është rreth 600 këmbë e gjërë dhe 90 këmbë e lartë, me të paktën pesë nivele blloqesh gurësh që duket se rrethojnë strukturën. Zhytësit kanë zbuluar në të edhe shumë shenja të tjera që sipas tyre tregojnë se kjo piramidë nënujore është krijuar nga dora e njeriut. Në një nga fotot e bëra në të tregohet një imazh i gdhendur në strukturë që i ngjan një sfinksi, me kokë luani.

Gjithashtu në vend janë gjetur shenja të tjera dhe gdhendje të çudistshme në gurë, të gjitha të dokumentuara, të cilat në një farë mënyre për mbrojtësit e kësaj teori tregon se bëhet fjalë për diçka të ndërtuar nga dora e njeriut.

Masaaki Kimura, një gjeolog marine nga Univeristeti i Ryukyus University në Japoni, ka studiuar dhe shkruar për më shumë se 15 vjet strukturën masive dhe beson që ajo është 5 mijë vjeçare, por është mbytur gjatë një tërmeti të 2 mijë vjetëve të shkuara.

Të tjerë besojnë se kjo strukturë është edhe më e vjetër, përfshi këtu edhe Teruaki Ishii, profesor i gjeologjisë në Universitetin e Tokios që beson se kjo strutkturë është mbytur në fund të epokës së akullnajave, e cila daton rreth 10 mijë vjet më parë dhe që do e bënte këtë strukturë disa herë më të vjetër se ato të Egjiptit.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë librat tonë të historisë duhet të rishihen dhe të merret në konsideratë se një kulturë e Lindjes ëzhtë zhvilluar shumë më herët se sa ajo e Perëndimit (në këtë rast Egjiptit). Është interesant të thuhet se mjaft mjete janë gjetur rreth ndërtimit por edhe në tokë pranë bregut ku është gjetur ajo.

Pranë strukturës së piramidës është zbuluar një skelet njeriu disa këmbë i gjatë dhe njëkohësisht hiroglife të panjohura më parë.

Sidoqoftë jo shumë njerëz janë të gatshëm të pranojnë këtë, mjaft studiues thonë se bëhet fjalë për një shkëmb të krijuar në atë formë natyralisht, prej tërmeteve të një zone të njohur tektonike. Kundërshtimet kanë bërë që ende struktura të mos njihet si vend i vlefshëm arkeologjik. Ndërsa vetëm studime të mëtejshme do të tregojnë nëse ajo është apo jo, piramida më e vjetër në planet.



Ka disa fakte shumë të fuqishme të dala në pah viteve te fundit përsa i përket evolimit të njeriut dhe të zhvillimit të tij në tokë, gjithashtu ka edhe shumë mbetje qytetrimesh të trashëguara nga natyra, të cilat njeriu "modern" nuk arrin dot ti spjegojë, nuk spjegon dot prejardhjen e këtyre qytetrimeve të cilat më shumë për njeriun "modern" mbeten një mister i madh.

Dhe pa dyshim që lind pyetja: Çfarë na kanë fshehur dhe vazhdojnë të mbajnë sekret sektet e ndryshme dhe organizma shtetrore? Ky saiti ketu i përket një grupi njerëzish në Greqi të cilët janë shumë të apasionuar mbas fenomeneve të këtilla, duke i ndjekur ato me shumë vëmëndie, edhe pse në të shumtën e rasteve ato mund të jenë të stisura, por kjo nuk eleminon dhe ato të cilat janë mëse të sakta, vetë personalisht besoj se fuqi të ndryshme ndër vite e shekuj, për interesa të qëllimshme kanë ndikuar shumë në devijimin e së vërtetës.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Piramida misterioze nenujore prej Tue 24 Sep 2013, 07:34

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Piramidat misterioze të Sudanit

Faqja e internetit “Livescience” ka publikuar një artikull mbi zbulimin e 35 monumenteve në Sedeingas të Sudanit të ngjashme me piramidat e egjiptianëve të lashtë. Arkeologu Vinsent Francinji, drejtuesi i ekspeditës jep detaje për ndërtimin e tyre



Faqja e internetit “Livescience” ka publikuar lajmin e zbulimit të 35 piramidave të vogla të rrethuara nga disa varre, të gjetura në nekropolin (varrezë e lashtë) e Sedeingas në Sudan. Ekzistenca e këtyre varreve antike të zbuluara në fund të vitit 2012 i ka befasuar jo pak studiuesit, që mendonin se në një hapësirë aq të vogël nuk mund të kishte aq shumë varre. Në të vërtetë, në një kamp prej vetëm 500 metra katrorësh janë gjetur jo pak, por 35 piramida. Janë ndërtuar 2000 vjet më parë, gjatë epokës Kush, periudhë e cila ka marrë emrin e mbretit që ishte në fuqi. Ky e adhuronte arkitekturën e stilit egjiptian dhe megjithëse epoka Kush përfundoi me vdekjen e mbretit, nuk ndodhi e njëjta gjë me ndërtimin e piramidave, që zgjati për shekuj me radhë.

Përmasat

Megjithatë, këto piramida në miniaturë nuk mund të barazohen me tri veprat madhështore të Gizës, sepse janë më të vogla në përmasa, ndonëse të ngjashme në strukturë. Arkeologu Vinsent Francinji, një ndër autorët e zbulimit, tregon se këto monumente përdoreshin për të mbushur të gjitha boshllëqet e nekropolit të Sedeingas. Më e madhja e tyre është 7 metra e lartë, ndërsa më e vogla, ndoshta për të përkujtuar një fëmijë, 0.75 metra. Sipas Francinjit, e para është e dekoruar me figura shelgjesh lotuese dhe shpendësh të ndryshme. Janë ndërtuar me materiale mjaft të qëndrueshme dhe nga brenda janë të veshura tërësisht me blloqe gëlqerore.

Piramidat e zbuluara ruajnë imazhet e perëndive egjiptiane, si: Isida, perëndesha e pjellorisë, apo Anubi, zoti i të vdekurve. Gjithashtu, ato shfaqin imazhet e disa traditave të lashta, në të cilat populli i drejtonte lutje ndihme dhe adhurimi perëndive. Në pjesën strukturale të harkut të piramidave, njëra plotëson pjesën e brendshme të kupolës. Me shumë mundësi kjo strukturë është ndërtuar në dy kohë, me një kube të realizuar poshtë monumentit dhe të ristrukturuar në një periudhë më të vonë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Piramida misterioze nenujore prej Tue 24 Sep 2013, 07:35

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Në fundin e Detit të Galilesë u zbulua një piramidë misterioze

Në Izrael, në fundin e Detit të Galilesë, arkeologët zbuluan një piramid

Në Izrael, në fundin e Detit të Galilesë, arkeologët zbuluan një piramidë gjigande në formë konike të ndërtuar nga blloqe prej basalti dhe gurë të mëdhenj, të rëndë. Pesha e konstruksionit është rreth 60.000 ton, ndërsa lartësia e saj arrin në 10 metra.

Sipas disa supozimeve, struktura të tilla ndonjëherë përdoreshin për varrime.

Për herë të parë piramida misterioze u pikas në verën e vitit 2003, kur po studiohej deti me anë të hidrolokatorit. Më vonë piramidën u përpoqën ta studionin zhytësit.
Lexo artikullin e plotë: http://albanian.ruvr.ru/2013_04_11/Ne-shtratin-e-Detit-te-Galileut-u-zbulua-nje-piramide-misterioze/


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons