Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ne pritje te kontaktit me alienet prej Thu 19 May 2011, 19:13

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Para pesëdhjetë vjetësh Frank Drake – atëherë një astronom i ri i universitetit Cornell – filloi një eksperiment që do kishte rëndësi të thellë për të kuptuarin e njerëzimti të vendit të tij në kozmos.

Ai e ktheu teleskopin radiofonik “Green Bank” të sapondërtuar në Uest Virxhinia drejt Tau Ceti, një yll i ngjashëm me diellin tonë. Qëllimi i tij ishte shumë i thjeshtë: Ai donte të kapte valë nga ndonjë qytetërim alien që mund të ishte duke lulëzuar në planetët e orbitës përreth Tau Ceti.

Drake bashkë me shkencëtare të tjerë kishin kuptuar se në 40 vitet e kaluara transmetimet e fuqizuara të radarëve, radiove dhe televizioneve kishin formuar një guackë gjeruese të rrezatimit elektro-magnetik që po përhapej në hapësirë.

Të kapur nga alienët këto sinjale do u tregonin atyre se njerëzit kishin arritur lavdinë e tyre të plotë intelektuale dhe kulturore. Dhe sigurisht, ajo çfarë ishte e vërtetë për transmetimet tokësore mund të jetë e vërtetë edhe për transmetime të alienëve. Ne duhet të jemi në gjendje t’i dëgjojmë ata ashtu siç ata mund të na dëgjojnë ne.

Ndaj Drake krijoi projektin Ozma – të quajtur sipas mbretërisë së Ozit, një vend ku jetoni qenie ekzotike – dhe në fillim të prillit të vitit 1960 e ktheu teleskopin Green Bank drejt Tau Ceti. Kjo do ishte përpjekja e parë njerëzore për të kapur sinjale radiofonike nga qenie inteligjente përtej sistemit tonë diellor.

Green Bank ishte një lloj observatori artistik edhe pse zor se ishte i pajisur sipas standardeve të ditëve të sotme. “Radiomarrësi ishte pajisur me tuba vakumi, nuk kishte kompjuter dhe kishim vetëm disa regjistrues kasetash me shirit për të regjistruar ndonjë zë alieni nëse mund të kapnim ndonjë”, kujton Drake.

Për gjysmë ore ekipi dëgjoi zhurmat e Tau Cetit – një lloj fishkëllime e vazhdueshme dhe pa kuptim – para se të ndërronin yll duke kaluar tek Epsilon Eridani, një fqinj tjetër që i ngjante diellit tonë dhe që ishte zgjedhur për të qenë shënjestra e dytë.

Kësaj here ato dëgjuan diçka krejt tjetër: Një sërë pulsimesh artificiale e të rregullta vinin nga kufjet. Ekipi mendoi se kishte gjetur thesarin hapësinor që me përpjekjen e parë. “Të jetë aq e thjeshtë”, u habit Drake. Më pas disa rregullime të vogla nxorën në pah të vërtetën. “Transmetimet” nga Epsilon Eridani në faktin vitin nga një bazë e afërt ushtarake.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme në dy muajt që pasuan për të hetuar ndonjë sinjal inteligjent nga dy yjet asgjë e re nuk doli në dritë. Ndaj përpjekja e parë njerëzore për të gjetur alieno përfundoi pa ndonjë ide nëse kishte dikë “atje lart”.

Shkencëtarët nuk dëgjuan gjë atëherë e të themi të drejtën s’kemi dëgjuar gjë deri më sot. Pavarësisht se kemi gjysmë shekulli që përpiqemi të “kapim” ndonjë ET duke drejtuar teleskopë me fuqi të jashtëzakonshme e duke kërkuar ndërmjet miliona frekuencave të ndryshme radiofonike asnjë sinjal s’është kapur deri më sot që mund të na çojë drejt idesë se diku në galaktikën tonë mund të ketë ndonjë formë jetësore përveç kësaj sonës. Gjithçka kemi kapur ka qenë e pandryshueshmja.

Pjesa tjetër është qetësi. Por, pse nuk kemi dëgjuar asgjë nga ET-ja për më shumë se gjysmë shekulli kërkimesh? Ka shumë yje dhe shumë planetë atje larg e me gjasa dhe shumë shtëpi potenciale, në të cilat alienët mund të evoluojnë.

Atëherë pse asnjë prej tyre s’ka mirësjelljen që të prezantohet para nesh? Është pyetje e mirë kjo, një që fillimisht u hodh nga fizikani dhe nobelisti italian, Enrico Fermi, një prej themeluesve të fizikës së kuanteve.

Nëse jeta inteligjente do ishte e zakonshme në univers ne do ishim kontaktuar shumë kohë më parë, argumenton ai. Pavarësisht të gjithave, toka është relativisht e re sipas standardeve astronomike, ndërkohë që qytetërimi alien diku tjetër në univers mund të ketë pasur miliarda vite për t’u ngritur, për t’u forcuar dhe për t’iu paraqitur njerëzimit. “Pra ku janë ata?, pyeti Fermi.

Ky është paradoksi i Fermi-t dhe shkencëtarët ende po përpiqen ta zgjidhin. Pjesa më e madhe e problemit të tyre është tek krijimi bazik i galaktikës tonë, kjo është ajo për të cilën ata ankohen. Rruga e Qumështit është një grup i shquar yjesh në një pjesë jo shumë të veçantë të kozmosit e që përmban rreth 100 miliardë yje, një numër premtues nëse kërkojmë për alienë të çuditshëm inteligjentë.

Gjithsesi, shumë prej këtyre yjeve janë ose shumë të mëdhenj, ose shumë jetëshkurtër, ose shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë për të mbështetur planetët që mund të kenë jetë inteligjente, thonë astronomët. Ndaj gjuetia për banesa të jashtëtokësorëve të mençur është kthyer në një kërkim jo aq sistematik se sa në një gjueti për një gjilpërë planetare në kashtën e galaktikës.

Në fakt, po bëhet gjithnjë e më qartë se astronomët mund të duhet të kërkojnë nëpërmjet spektrit të miliona yjeve përpara se të përplasemi me ndonjë sinjal artificial prej alienëve. Mund të ketë edhe arsye të tjera pse galaktika jonë nuk gëlon nga cicërimat jashtëtokësore.

Jeta jashtëtokësore mund të jetë e zakonshme por rrallë herë evoluon në qenie komplekse, për shembull. Planetët mund të jenë të përshtatshëm për të jetuar, por vetëm njëqelizorët mund të stolisin shkëmbinjtë e tyre. Mund të jetë mundësia që rrethanat që kanë çuar në krijimin e jetës tek ne të jenë aq të pazakonshme sa të na bëjnë ne dhe krijesave të tjera tokësore një eksperiment unik galaktik.

Ky është një argument i parashtruar nga astronomët amerikanë, Peter D. Ward dhe Donald Brownlee. Ose mund të ekzistojë mundësi që alienët të jenë thjesht si ne; të mençur sa duhet për të shpikur teknologjinë, por jo mjaft inteligjentë sa për ta kontrolluar atë.

Ata mund të jenë duke u sjellë përreth galaktikës thuajse me atë shpejtësi që krijojnë teknologjinë. “Mbase një shoqëri që mund të jetë duke ndërtuar një teknologji për udhëtim ndërplanetar duhet të kalojë më parë një periudhe potenciale shkatërrimi, ku kapaciteti teknologjik të tejkalojë kufizimin social apo moral”, thotë Stephen Jay Gould.

Argumente të tilla nuk mbështetën nga astronomët e tjerë gjithsesi. Shkencëtarët e udhëhequr nga Drak, Shostak e Carl Sagan kanë argumentuar se mungesa e të dhënave është shumë ndryshe nga të dhënat për mungesën e ekzistencës së alienëve.

Gjithsesi ka dhe teori të tjera nga këndvështrime të tjera. “Nëse gjejmë civilizime të tjera më të avancuara nga ana teknologjike dhe etike kjo do shkaktonte një problem të madh për krishterimin. Sipas standardeve tona ata do ishin shenjtorë”, thotë Davies.

Profesor Ted Peters, nga Seminari Luteran Paqësor i Teologjisë në Kaliforni raportoi së fundmi se sipas një sondazhi, shumë njerëz fetarë nuk do e kishin problem t’i përshtasnin besimet e tyre me ekzistencën e jashtëtokësorëve të avancuar. Sigurisht, më parë duhet t’i gjejmë ato.

E ky mbetet problemi në fund. Pavarësisht përpjekjeve tona ne s’kemi dëgjuar asgjë deri më sot. “Tani e kuptoj se kjo do jetë shumë e vështirë.

Mund të jenë deri në 10 mijë civilizime në galaktikë, por duke pasur parasysh se galaktika ka 100 miliardë yje kjo do të thotë se duhet të kërkojmë rreth 10 milionë yje para se të kemi ndonjë mundësi reale për të gjetur ndonjë.

E kjo nuk do ndodhë sa të jem unë gjallë. Mund të mos ndodhë dhe në gjeneratën e ardhshme. Por një ditë do i gjejmë. Kam besim për këtë”, thotë Drake.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Ne pritje te kontaktit me alienet prej Tue 24 Sep 2013, 07:36

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Kujdes nga "Alienet".Ato ekzistojne!
Astrofizikanti më i njohur në botë Stefen Hoking, deklaroi në mënyrë të prerë dhe të sigurtë se Alienët ekzistojnë.

Ai thotë se ka argumenta për këtë, por shton se “njerëzimi në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojë lidhje me ta sepse kjo do ishte shkatërruese për planetin tone”.

Houking, i konsideruar si numri një i fizikës në botë, prezanton përmes një dokumentari televiziv që do të shfaqet në “Discovery Channel” mendimet e tij për format e jetës jashtëtokësore. Në një univers me qindra galaksi e miliarda yje është e pamundur që toka të jetë i vetmi vend ku ka jetë.

Britaniku 68 vjeçar, i cili jeton prej disa vitesh në një karrige me rrota dhe që komunikon përmes një sintetizatori vokal, njihet si një prej kozmologëve më të mëdhenj.

“Kontakti me Alienët do të ishtë shkatërrues. Ata do të shfrytëzonin tokën për burimet e saj dhe më pas do ta braktisnin”, thotë Houkins.

Shkencëtari i krahason me zbulimin e Amerikës në vitin 1492, sipas tij alienët mund të kolonizojnë planete me anijet e tyre kozmike.

“Ne përballë tyre jemi tërësisht të pambrojtur. Nëse ndeshni një Alien kujdes! Mund të ketë një virus dhe ju nuk keni asnjë antikorp për t’u mbrojtur”, këshillon Hougins./Botasot/


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Ne pritje te kontaktit me alienet prej Tue 24 Sep 2013, 07:37

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Shkencëtarja: Alienet ekzistojne e ngjajne me kandilet e detit”

Për këtë është e bindur britanikja Maggie Alderin-POcock, që jep versionin e saj mbi jetën jashtëtokësore
Alienët ekzistojnë dhe janë të ngjashëm me kandilët e detit. Për këtë është e bindur një shkencëtare e famshme britanike e hapësirës, doktoresha Maggie Alderin-Pocock mendon për krijesa që fluturojnë përmes reve të metanit, duke futur ushqime kimike nëpër gojët e tyre grykëse. Ndër të tjera, alienet e mbajnë veten lart të varur pëmes disa çantave të ngjashme me qepët dhe komunikojnë nëpërmjet pulsimeve të dritës.

Doktoresha Alderin-Pocock, një nga shkencëtare kryesore të kompanisë hapësinore evropiane Astrium, shpjegon: "Imagjinatat tona janë të lidhura me atë që shohim përreth dhe bindja konvencionale ka qenë se jeta ka nevojë për ujë dhe është bazuar në karbon. Por disa kërkues po bëjnë një punë entuziaste, duke luajtur me ide si ato të jetës së bazuar në forma silikoni. Mund të them se silikoni është direkt pas karbonit në tabelën periodike dhe për më tepër kanë disa ngjasime kimike. Dhe ëshjtë gjerësisht i disponueshëm në Univers. Prandaj ndoshta mund të imagjinojmë edhe struktura të ngjashme të ADN-së, por me silikon".

Mirëpo duhet thënë se alienët, sipas saj, me shumë mundësi do të vdisnin në Tokë, përderisa për ta do të ishte tepër gërryese atmosfera e oksigjenuar e me lagështirë. Ashtu siç nga ana tjetër, edhe njerëzit s'do të mund të mbijetonin dot mbi Titan. Bazuar në zbulimet e fundit e planeteve me orbita yjore, doktoresha gjithashtu beson se qytetërimi inteligjent jashtëtokësor mund të ekzistojë në galaksinë tonë, e njohur si "Rruga e Qumështit". Mirëpo janë shumë larg dhe duket shumë e vështirë të ketë një kontakt me to.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4 Re: Ne pritje te kontaktit me alienet prej Tue 24 Sep 2013, 07:39

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
A i shpëtuan alienët rusët nga meteori i frikshëm? (FOTO)
Një teori ka nisur të qarkullojë në Rusi, sipas të cilës, ka qenë pikërisht një UFO që është përplasur me meteorin që po i drejtohej Tokës, duke minimizuar efektin e përplasjes së tij, që mund të kishte qenë fatal.

Pamjet tregojnë një objekt të vogël, që është në trajektoren e meteorit. Ekspertët thonë se nuk ka pasur asnjë raportim nga ushtria ruse se ka nisur ndonjë raketë për të goditur meteorin.

“Na shpëtoi një UFO,” raportohet në një media.

Meteori shpërtheu në hapësirë me 15 mars me forcën e 30 bombave bërthamore sa të Hiroshimës, duke shkaktuar dëme dhe të plagosur.

NASA përllogarit se meteori peshonte rreth 10 mijë tonë. Ai ka shpërthyer sipër maleve Urale me një forcë të barabartë me 500 kilotonë.

Ata që besojnë tek teoritë konspirative thonë se kohët e fundit janë parë disa UFO mbi Urale. Ata thonë se shpërthimi në ajër ka shpëtuar Rusië e mbarë botën nga katastrofa.



________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons