Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ngrohja Globale prej Sun 05 Feb 2012, 21:55

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojne se ky peroblem behet gjithnje e me shqetesues nga dita ne dite.Ndryshimet e klimes jane te verteta dhe sa vjen e rriten me teper.Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qene perpara evolimit te industrise.Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shpejtesia me te cilen niveli i CO2 eshte rritur.Nga njohurite geologjike te njeriut mbi boten per miliona vite bota kurre nuk ka perjetur nje rritje aq te shpejte.Firma e influences se neriut eshte krejtesisht e dukshme.Ska aspak dyshim qe ne kemi krijuar ndryshime te atmosferes nga djegja e lendeve kimike dhe gazrave.

Evidenca e ngrohjes globale eshte e sakte dhe e panenflehtesushme!

Konsidero:

Qe ne fillim te shekullit te 20'te temperatura e siperfaqes kryesore te tokes eshte rritur rreth 1.1°F (0.6°C).
Gjate 40 viteve te fundit temperatura eshte rritur rreth 0.5°F (0.2-0.3°C).
Ngrohja ne shekullin e 20'te eshte me e madhe nga te gjitha koherat e 400-600 vitet e fundit.
7 nga 10 vitet me te ngrohta te shekullit te 20'te jane ato te 90'tes.
Malet e akullta te poleve jane ne levizje
Akujt ne polin e veriut kane humbur rreth 40% te trashesise se tyre gjate 4 dekadave te fundit.
Niveli global i detrave eshte rritur pothuajse 3 here me shpejt ne krahasim me 3000 vitet e fundit.
Sdudimet e shumta tregojne se bimet dhe kafshet ndryshojne numrin dhe sjelljen e tyre ne baze te ndryshimeve klimatike.
Ashtu siq Bota vazhdon te ngrohet,rritet dhe rreziku qe klima do ndryshoje ne menyre te tille saqe mund te demtoje ne menyre serioze jeten tone.Nderkohe qe nje pjese mesatare e vendeve te globit do behet me e ngrohte disa zona individuale do perjetojne tjeter lloj ndryshimesh te klimes,me rrjedhoja te dryshme per ambientin lokal.


Disa nga keto jane...

Rritje e shpejte e nivelit te detit
Me teper vale te ngrohta dhe thatesire qe rezulton ne shume e me shume
konflikte ne burimet e ujrave.
Me teper mote ekstreme qe krijojne permbytje dhe shkaterrime banesash
Nje potencial te madh ne semundjet dhe vdekjet qe kane te bejne me nxehtesine,gjithashtu nje shtrirje me te gjere te infeksioneve dhe semundjeve qe transmetohet nga insekte dhe mikrobe ne zona ne te cilat me pare nuk kane egzistuar.
Nese ndotja kimike vazhdon pa u marre masa kunder saj,ngrohja globale do kercenoje shendetin,qytetet,bregdetet,dhe te gjithat bukurite natyrore apo krijimet e njeriut.


Ngrohja globale: Armiku Nr. 1

Do të jetë në qendër të dy takimeve botërore të nivelit të lartë
“Mendoj se ka mundësi që deri në pranverë të vitit të ardhshëm të miratohen ligje rreth ngrohjes globale. Miratimi i ligjeve të tilla deri në vitin 2010 është i paevitueshëm”.

Protokolli i Kiotos është marrëveshja e parë ndërkombëtare në përpjekje për pakësimin e gazrave që kanë ndikim në ndryshimet klimatike. Administrata e Presidentit Bush e ka quajtur këtë marrëveshje të padrejtë sepse ajo nuk parasheh që edhe vendet në zhvillim të premtojnë uljen e gazrave të dëmshëm.

Udhëheqës shtetesh dhe përfaqësues nga më shumë se 150 vende do të takohen këtë javë në Nju Jork për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm për të luftuar ngrohjen globale. Më pas Shtëpia e Bardhë do të organizojë një takim të nivelit të lartë me udhëheqësit e vendeve që njihen si ndotësit më të mëdhenj të mjedisit.

Megjithëse e nënshkruan, Shtetet e Bashkuara nuk e ratifikuan kurrë protokollin e Kiotos, traktati global i Kombeve Bashkuara mbi ngrohjen globale. Elliot Dirinxher, drejtor i Strategjive Ndërkombëtare për ndryshimet klimatike pranë qendrës kërkimore “Pew”, tha në një konferencë shtypi këtë javë në Uashington se udhëheqësit botërorë presin që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol drejtues në këtë çështje.

“Ata po vijnë me shumë shpresë. Por, disa prej tyre janë skeptikë dhe dëshirojnë të sigurohen se nisma amerikane nuk do të pengojë përpjekjet për të filluar negociata formale mbi çështjen e ngrohjes globale”.

Protokolli i Kiotos është marrëveshja e parë ndërkombëtare në përpjekje për pakësimin e gazrave që kanë ndikim në ndryshimet klimatike. Administrata e Presidentit Bush e ka quajtur këtë marrëveshje të padrejtë sepse ajo nuk parasheh që edhe vendet në zhvillim të premtojnë uljen e gazrave të dëmshëm.

Presidentja e qendrës “Pew” për Ndryshime Klimatike Globale Eileen Claussen thotë se edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë mandat federal për të ulur gazrat, shumë shtete amerikane kanë ndërmarrë nismat e tyre për uljen e nivelit të këtyre gazrave. Ajo thotë gjithashtu se në kongresin amerikan janë paraqitur për këtë qëllim një numër projektligjesh, të cilët janë përkrahur nga të dyja partitë si dhe nga bizneset amerikane.

“Mendoj se ka mundësi që deri në pranverë të vitit të ardhshëm të miratohen ligje rreth ngrohjes globale. Miratimi i ligjeve të tilla deri në vitin 2010 është i paevitueshëm”.

Me kufizime të tilla vendet në zhvillim do të jenë të detyruara të ndjekin këtë rrugë thotë Elliot Dirinxher i qendrës “Pew”. Ai thotë se me një perspektivë të tillë Shtetet e Bashkuara kanë një rast të mirë për të qëndruar aktive në negociatat ndërkombëtare.

“Kjo, sepse ne duhet të sigurohemi që edhe vendet e tjera me ekonomi të zhvilluara do të bëjnë përpjekje të ngjashme për mbrojtjen e mjedisit. Këtë duhet ta bëjmë edhe për hir të konkurrencës. Pra, mendoj se do ta shohim që është në interesin tonë të luajmë rol udhëheqës për hartimin e një projekt-traktati ndërkombëtar në këtë fushë”.

Dirinxher thotë se shpreson që takimet e javës së ardhshme do të forcojnë angazhimet ndërkombëtare për të luftuar ngrohjen globale dhe do të përgatisin terrenin për marrëveshje shumëpalëshe në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi ngrohjen globale që do të mbahet këtë vit në Bali të Indonezisë.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën në Montrealin kanadez ka arritur një marrëveshje të rëndësishme lidhur me masat për mbrojtjen e shtresës së ozonit. Përfaqësuesit në konferencë nga 191 vende nën patronazhin e programit të Kombeve të Bashkuara për klimën ranë dakord për heqjen dorë nga përdorimi i fluorokarboni më parë nga sa ishte planifikuar. Sipas marrëveshjes, vendet e industrializuara do të ndërpresin përdorimin e lëndës së dëmshme për shtresën e ozonit në vitin 2020, ndërsa vendet në zhvillimin në vitin 2030.

Në protokollin e Montrealit të vitit 1987 ishin parashikuar përkatësisht vitet 2030 dhe 2040. Përfaqësuesja e BE-së në negociata Marianne Wennig tha se marrëveshja është një hap vendimtar në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Qeveria federale gjermane përshëndeti vendimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën të marra në Montreal. Marrëveshjet e arritura në qytetin kanadez janë të rëndësishme për mbrojtjen e shtresës së ozonit tha ministri gjerman i Mjedisit Sigrit Gabriel. Përfaqësuesit në konferencë nga 191 vende nën patronazhin e programit të Kombeve të Bashkuara për klimën ranë dakord për heqjen dorë nga përdorimi i fluorokarboni më parë nga sa ishte planifikuar.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Ngrohja Globale prej Thu 18 Apr 2013, 15:17

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Ngrohja globale njihet edhe si efekti serë për shkak se gazet që
grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serë. Duke e
kllapuar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti sere po ngroh
planetin dhe po kërcënon mjedisin.
Frika aktuale, lidhet me faktin se
ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi të paparë. Modelet
kompjuterike po parashikojnë se deri në fund të shekullit XXI
temperaturat do të rriten me disa gradë (tre gradë). Ndërkohë
shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po rriten
temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj rritjeje. Nëse
temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati më i dukshëm do
të jetë se disa pjesë të akujve polar do të shkrihen duke shkaktuar
ngritjen e nivelit te detit botëror, e cila do të ishte katastrofike për
disa shtete.Ishuj të tërë do të zhdukeshin dhe miliona banorë të tyre
do të duhet të zhvendosen diku tjetër.Përmbytjet do të ndodhin përgjate
brigjeve të deteve në të gjithë botën, duke zhvendosur akoma më shumë
njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime të të mbjellave. Ngrohja globale do të
sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global ujor si dhe nuk
përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do të demostrohen
me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira
të fuqishme, përmbytje, thatësira. Ngrohja globale, nëse nuk do të
kontrollohet do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja
shëndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e këtyre
pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa kostua e parandalimit të
tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët por një
kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë. Në këto
kushte arritja e stabilitetit të klimës duhet të fillojë duke
planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale me karbon të ulët,
pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostua e pasojave do të jetë shumë herë
më e madhe dhe më e papërballueshme. Frika aktuale, lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me një
shpejtësi të paparë. Modelet kompjuterike po parashikojnë se deri në
fund të shekullit XXI temperaturat do të rriten me disa gradë (tre
gradë). Ndërkohë shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po
rriten temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj
rritjeje. Nëse temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati
më i dukshëm do të jetë se disa pjesë të akujve polar do të shkrihen
duke shkaktuar ngritjen e nivelit te detit botëror, e cila do të ishte
katastrofike për disa shtete.Ishuj të tërë do të zhdukeshin dhe miliona
banorë të tyre do të duhet të zhvendosen diku tjetër.Përmbytjet do të
ndodhin përgjate brigjeve të deteve në të gjithë botën, duke zhvendosur
akoma më shumë njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime të të mbjellave.
Ngrohja globale do të sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global
ujor si dhe nuk përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do
të demostrohen me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit:
ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira. Ngrohja globale, nëse
nuk do të kontrollohet do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja
shëndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e këtyre
pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa kostua e parandalimit të
tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët por një
kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë. Në këto kushte arritja e stabilitetit të klimës duhet të fillojë
duke planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale me karbon të
ulët, pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostua e pasojave do të jetë
shumë herë më e madhe dhe më e papërballueshme. Aplikimi i disa
politikave mjedisore synon pakësimin e ngrohjes globale.Përdorimi i
instrumentave ekonomikë siç janë rritja e çmimit të lëndëve djegëse
fosile,taksimi i emetimeve, si dhe inkurajimi i njerëzve për të
ndërmarrë veprime në miqësi me mjedisin krahas politikave për reduktimin
e madhësisë së familjes si dhe përfshirjes së edukimit mjedisor janë
disa nga mënyrat për parandalimin e problemeve që çojnë në ngrohjen
globale.Pa një përpjekje të përbashkët të qeverive, organizmave
ndërkombëtare dhe publikut lufta ndaj ngrohjes globale dhe pasojave të
saj do të jetë e humbur.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons