Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Vleresimi i ndotjes se ajrit ne Tirane. prej Sun 05 Feb 2012, 21:53

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nëse vleresimet e bëra në pjesë të tjera të Evropës do të ekstrapolohen në Tiranë, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së popullatës së Tiranës, për shkak të ndotjes së ajrit do të kapërcente 1.5-2 vite jetë për banor. Ndërsa sa I takon parametrave të cilësisë së ajrit në Tiranë, ato paraqiten rreth 3 -4 herë më të larta sesa normat evropiane. Vlerësimet e bëra publik në një takim të sotëm për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Tiranë, i referohen ekspertizës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se “duhet pranuar se tashmë problemi, të paktën ne segmente e periudha të dhëna, ka kapercyer caqet e vlerësimit te cilesuar si ‘shqetesues’. Informacionet qe percjell ISHP, i cili zhvillon prej 35 vitesh monitorimin e cilesise se ajrit ne vendin tone, terheqin vemendjen per nivelet e larta te lendes se grimcuar ne atmosferen e disa qyetetve te medha te vendit, dhe veçanerisht ne qytetin e Tiranes”. Sipas tij, efektet e një gjendje të tillë në shëndetin e popullatës janë të pranishme. Studimet e organizuara prej OBSH dhe ne SHBA e disa vende te Europes, po deshmojne gjithnje e me mire se ekspozimet ne nivele ndotje nen ato te regjistruara neTirane, shoqerohen me efektet serioze ne vdekshmeri, semundshmeri, jetegjatesi dhe ne cilesine e jetës së banorëve. Ndërkohë, në takim u theksua se aktualisht regjistrohen rreth 500 vdekje në vit, nga 400 që disa ishte vite të kaluara, ku ka ndikuar dhe përkeqësimi i cilësisë së ajrit.Të dhënat dhe vlerësimet, dëshmojne perkeqesimin progresiv te gjendjes, për shkak të intensifikimit të transportit, shoqëruar me shumefishim te numrit të makinave brenda periudhave kohore disavjeçare, pra edhe me rritje te shkarkimeve te lendes grimcuar e te gazeve ne mjedisin e Tiranes;
Boom-it të ndërtimeve urbane, qe ka alteruar ne menyren te padesheruar treguesit e cilesise se jeteses duke reduktuar siperfaqen e gjelberuar, rritur sasine e pluhurit ne qarkullim, nderkohe qe infrastruktura rrugore ende eshte larg parametrave qe mundesojne fluksin normal te trafikut, etj; si dhe rritjes së pakontrolluar e numrit te popullsise urbane dhe e dendesise se saj, ç’ka ka rritur se tepermi numurin e personave te ekspozuar, perfshire grate shtatzena, femijet, te moshuarit dhe te semuret me semundje kardiovaskulare, pulmonare, etj.Ndërkaq, zv.ministri i Mjedisit, Taulant Bino, tha se zbatimi i Planit të Veprimit të vitit 2007 edhe në këtë drejtim nisi pozitivisht, por u pengua për shkak të mosbashkëpunimit midis institucioneve, kjo si pasojë e politike.
Qeveria qendrore dhe vendore, tha ai, kanë akuzuar njëra tjetrën për këtë ccështje. Ndërsa theksoi se cilësia e ajrit është problematike nëTiranë, ai propozoi ngritjen e një grupi pune për marrjen e masave dhe të bazuar në strategjitë ndërsektoriale.Nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti, duke pranuar situatën problematike të ajrit në Tiranë tha se një nga sfidat është pikërisht normalizimi i parametrave të ajrit. Ai u ndal tek plani urbanistik, pjesë e të cilit është dhe mbrojtja e mjedisit.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Vleresimi i ndotjes se ajrit ne Tirane. prej Thu 18 Apr 2013, 15:11

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
nuk e kuptojn shumica njerzve se gjith kjo ndotje shkakton pasoja trenda x shendetinn e tyre


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons