Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Diagnoza e syrit prej Thu 19 May 2011, 18:45

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sot bëhet një luftë e madhe mbi temën e diagnozës së syrit.
Diagnostikuesit e syrit pretendojnë se mund ta gjejnë nga se vuan personi, vetëm duke parë në irisin e syrit të tij.

Ata e ndajnë irisin e djathtë në sektorë dhe irisin e majtë në rrathë, duke pretenduar se çdo organ i trupit lokalizohet në një zonë të syrit, prandaj çdo lloj sëmundjeje mund të hetohet nëpërmjet ndryshimeve që ka shkaktuar sëmundja në fibrat e irisit. Duhet thënë se ka rreth 10 sisteme të ndryshme diagnostikimi.

Duhet thënë gjithashtu se, ka disa lloj sëmundjesh, që kanë një efekt të dukshëm mbi irisin e syrit, si fjala vjen disa forma reumatizmale. Gjithashtu gjendja e përgjithshme e syrit jep informacion të rëndësishëm gjatë diagnostikimit të një sëmundjeje.

Megjithatë, pavarësisht nga këto, specialistët nuk e pranojnë idenë e diagnostikimit me anë të syrit. Ja se si u përgjigj një ofthalmiolog, kur e pyetën mbi këtë çështje: "Po i përgjigjem pyetjes suaj mbi diagnozën e syrit për hir të shkencës mjekësore. Duhet të them së pari se ajo nuk ka asgjë të përbashkët me shkencat ekzakte. Kemi të bëjmë me një konglomerat shprehjesh pseudo shkencore dhe teori pak a shumë supersticioze, për të mos u shprehur më ashpër.

Fjala vjen, disa diagnostikues të syrit pretendojnë se, duke parë në syrin e një personi, mund të gjejnë nëse gjyshi i tij vdiq nga një ishemi cerebrale, ose nëse pacienti vetë do të bëjë vetëvrasje. Disa venë deri atje sa të parashikojnë nëse vetëvrasja do të jetë me gjak, ose pa gjak.

Duke u nisur nga fakti i bazuar nga ana anatomike se, çdo organ i trupit është i paisur me nerva, edhe me të ashtuquajturat "nerva jete", diagnostikuesi i syrit pretendon se, çdo aftësi e mendjes dhe karakteristikë e individit është e vendosur në zona të irisit me anë fibrash korresponduese dhe se, një njollë e irisit, është e mjaftueshme për të provuar se pacienti është frikacak, apo është ziliqar, grykës e të tjera si këto

Diagnoza e syrit i ka burimet tek astrologjia e filloi të përdoret së pari në Kinë. Një seri e tërë provash janë bërë për të kuptuar natyrën e saj dhe ka rezultuar se ajo është krejt e pabazuar.

Shkenca mjekësore e ofthalmiatrisë pranon se shumë sëmundje të zakonshme mund të diagnostikohen me anë të syrit, po ama dihet se, në këtë rast, vetë sëmundja ka pasoja mbi syrin.

Nga gjendja e syrit nuk mund të konkludohet nëse personi është, ose jo i shëndoshë, po brenda disa kufijve, gjendja e përgjithshme e syrit ndihmon diagnostikimin. Është e vërtetë se, duke parë nervin optik, mund të shikohet një pjesë e materies së trurit dhe se, enët e gjakut në sy, janë mjaft të dukshme dhe lejojnë të shihet qarkullimi i gjakut.

Po kjo nuk është njësoj si të kesh gjithë organet e trupit të përfaqësuar në irisin e syrit." Nënshkruar: Prof.Dr.Velhagen

Megjithatë opinioni i ekspertit nuk e zgjidh problemin e diagnozës së syrit. Problemet me të cilat konfrontohemi në punën këshilluese, nuk mund të zgjidhen me argumente të thjeshta mjekësore.

Problemi që del gjatë bisedës me një person që kërkon këshillim, nuk është nëse diagnoza e syrit ofron, ose jo, ndihmë mjekësore, po nëse dëmton, ose jo, besimin e vërtetë kristian. Atyre që më shtrojnë këtë pyetje, mund t'iu përgjigjem në bazë të vëzhgimeve të mia gjatë një kohe të gjatë. Nga sa di unë, disa diagnoza të syrit nuk janë të dëmshme për besimin.

Megjithatë, ekzistojnë forma okulte të diagnozës së syrit, me të cilat jam ndeshur në punën time dhe njerëzit duhet të ruhen prej tyre. Një shëmbull i mirë ilustrues është ai që takova në Alzasë, Francë.

- Gjatë një takimi në Gebweiler, Alzasë, erdhi tek unë një grua dhe me tha se e bija pritej të vdiste brenda disa ditëve. Unë u çudita dhe e pyeta se, si e dinte me kaq siguri. Ajo më shjegoi se, një diagnostikues i syrit nga Strasburgu, i kishte profetizuar se e bija e saj do të vdiste si të lindte fëmijën e pestë. Tani e bija priste të lindte fëmijën e saj të pestë për disa ditë, prandaj po afrohej edhe fundi. I thashë gruas se jeta jonë është në duart e Zotit dhe se diagnostikuesi ishte një profet i rremë që provokonte zëmëratën e Perëndisë. Ç'ndodhi?

Gjatë kohës që kryhej misionimi në atë vend, gruaja lindi fëmijën e pestë dhe megjithatë, gëzonte shëndet të mirë. Gruaja erdhi përsëri e më tha: "Keni për të parë..do të krijohen komplikacione." U nxeha me të dhe i thashë: "Do të ketë komplikacione vetëm nëse nuk hiqni dorë nga këto ide supersticioze."

Si perfundoi historia? Nëna, vdekja e së cilës ishte profetizuar, jeton edhe sot. Megjithatë, ndonëse profecia tërë vrer e diagnostikuesit nuk u realizua, shkaktoi shumë shqetësim dhe ankth të papërshkruar. Nuk ishte diagnostikim, po fall.

Shumë shëronjës dhe praktikantë okultë e përdorin diagnozën e syrit në formë mediumistike dhe jo mjekësore. Kjo do të thotë se, për ta, irisi është mjet për një kontakt medium. Në këtë mënyrë, syri i njeriut shërben si një mjet psikometrik, ashtu si vijat e dorës i shërbejnë një fallxhori si material kontakti, ose si stimulatorë të intuicionit.

Në këtë rast, diagnoza e syrit është një lloj hedhje falli.

Shpesh këta diagnostikues kanë shumë sukses. Vërtet, disa nga ata, me pak, ose pothuaj fare pa njohuri mjekësore, mund të diagnostikojnë sëmundje me një saktësi 100%. Këtu arrijmë tek një problem, që ndonëse mohohet nga racionalistët, ekziston edhe sot. Bota e shkencëtarëve në të cilën jetojmë, është e integruar dhe e mbingarkuar nga një botë medium, e cila drejtohet nga ligje krejt të ndryshme.

Mëndja njerëzore nuk arrin të shikojë lidhjen midis këtyre dy sferave të natyrës, po dishepujt e secilës sferë janë në luftë të vazhdueshme me njëri- tjetrin.

Sfera mediumistike e natyrës është introduktuar nga shumë njerëz e rryma. Kur panteistët thonë se natyra ka një shpirt, këtu ka një grimcë të vërtetë, po kur ky shpirt barazohet me Perëndinë, atëhere natyra bëhet idhull dhe kjo është një formë e apostasisë dhe blasfemisë.

Kur profesor Osty, Hans Driesch dhe Eduard von Hartmann flasin për një shpirt të botës, kemi përsëri një thërmijë të vërtete, po sikurse thamë, nëse qëllimi është ta barazojmë atë me Perëndinë, kalojmë në idhujtari.

Cila është natyra e kësaj sfere mediumistike të natyrës? Dhjata e Re thote se bota është hapësirë e sundimit të Satanait. Nga vetë natyra jonë, ne gjendemi nën autoritetin e errësirës. Personi që vjen tek Krishti për shpëtim, çlirohet prej sundimit të kësaj bote të errët. Kushdo që refuzon ta pranojë Krishtin si Zot të tij, mbetet nën fuqinë e Satanait. Kushdo që me vullnetin e tij i dorëzohet "princit të kësaj bote", ose kushdo që trashëgon një mallkim të tillë nga paraardhësit e tij, në një mënyrë, a në një tjetër, do të shfaqë në jetën e tij pasojat e fuqive të errësirës.

Forcat medium nuk e kanë burimin nga Perëndia, edhe nëse paraqiten si të padëmshme, ose me një petk fetar, apo shkencor. Këtë e provojnë me mijëra raste nga praktikat okulte. Po jap tre raste që lidhen me diagnoza okulte të syrit.

- Një baba vajti bashkë me të birin tek një mjek. Mjeku përdori diagnozën e syrit për të përcaktuar natyrën e sëmundjes. Po shkoi edhe më larg se kaq dhe profetizoi të ardhmen e djalit. Pas kësaj, sëmundja u zhduk. Po jeta fetare e djalit ndryshoi shumë. Ai konstatoi se ishte shumë i shqetësuar, kurdoherë që përgatitej të vente në kishë dhe veçanërisht, gjatë predikimit. Nuk lutej dot më, as këndonte dot hymnet e kishës, derisa e humbi fare besimin. Ndershmëria dhe sinqeriteti që e karakterizonin më parë lidhur me çështje të besimit u zhdukën. Filloi të jepet pas epshesh të ndryshme. Filloi të pijë pa masë alkohol e duhan. Filloi të ketë atake depresioni dhe e mundonin mendime vetëvrasjeje. Arriti deri atje sa të shkatërrohet fare nga nervat. U shërua nga shqetësimet organike, po u ngarkua me komplikacione psiqike.

- Një nënë mori djalin e saj 11-vjeçar dhe vajti tek një mjek që praktikonte diagnozën e syrit. Më vonë djali mori një zhvillim shumë të keq. U bë onanist, cinik me një temperament shpërthyes dhe vazhdimisht zihej. Detyrat e shkollës po ashtu kishin mangësi, lidhja e tij me nënën u keqësua, ndonëse më parë ata kishin pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

- Një grua vajti bashkë me të bijën 16-vjeçare te një magjistar dhe diagnostikues i syrit në Appenzell, Zvicer. Vajzës iu bë një terapi magjike mbi bazën e një diagnoze të syrit. Sëmundja u zhduk, po pas kësaj, karakteri i vajzës ndryshoi shumë. Kishte fobira, perversitete seksuale dhe filloi të ketë depresione. Po e njëjta gjë i ndodhi edhe së motrës, si u kurua edhe ajo nga po ai magjistar. Fëmijët e tjerë të familjes që nuk janë kuruar nga ndonjë magjistar, nuk shfaqin shenja të tilla.

Përvojën time në këtë fushë do ta përmblidhja në dy konstatime:
- Diagnostikuesit e syrit që nuk janë medium, nuk shkaktojnë tek pacientët ë tyre pasoja okulte, po, nga ana tjetër, vlera mjekësore e trajtimit është pothuaj minimale.

- Diagnostikuesit e syrit që janë medium, i ngarkojnë pacientët e tyre nga pikëpamja okulte. Terapitë e tyre janë më të suksesshme.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Diagnoza e syrit prej Sun 22 Sep 2013, 09:18

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Syri i thatë
Prodhimi i lotëve gjatë moshës zvogëlohet edhe për shkak të çrregullimeve të shumta nga inflamacioni dhe stresi që u nënshtrohet aparati i lotëve, andaj edhe rreziku nga tharja e syrit është gjithnjë më i madh, posaçërisht në mesin e popullatës mbi 55 vjeç.

Ass. dr. Afrim Shabani, mr.sci.
oftalmolog
tel. 044 208 307
e-mail: afrimshabani@gmail.com
Megjithatë, therjet e syrit janë tregojnë se kjo sëmundje përfshin dy deri në tri herë më shumë femrat. Hulumtimet kanë treguar se në nivelin normal të hormoneve seksuale mashkullore në gjëndrat e lotëve migrojnë shumë qeliza kompetente imunologjike, numri i të cilave ulet dukshëm sapo të ulet niveli i hormoneve. Në të vërtet, hormonet seksuale mashkullore frenojnë, nëse jo në tërësi, reaksionin e imunitetit dhe të inflamacionit në organizëm. Njohuria mbi atë rol të ndërlikuar të hormoneve androgjenë në aparatin e lotëve do të mund të ndihmonte në zbulimin e natyrës sekrete të sëmundjes së Sjogrenit, çrregullimit të autoimunitetit, i cili, përveç gjëndrave të lotëve, përfshin të gjitha gjëndrat e jargëzimit dhe të mukozës së hundës.

Për këtë qëllim në laboratorë hulumtohet bartja lokale e hormoneve androgjenë dhe rezultatet e para janë optimiste. Rrezik të shtuar nga zhvillimi i sindromës së syrit të thatë kanë të gjitha femrat në periudhën e klimaksit, duke përfshirë edhe ato që gjatë aplikimit të terapisë plotësuese marrin estrogjenë. Grupi më i veçantë i rrezikuar janë femrat të cilat u nënshtrohen hemoterapisë, rrezatimit dhe të sëmurat të cilat vuajnë nga çrregullimi i imunitetit.
Si t’i konstatojmë – Simptomat janë posaçërisht të pakëndshme dhe rezistuese, ndërsa hetohen me ndjenjën e pranisë së trupit të huaj në sy, me djegie dhe me të kruar që shkakton dhembje, me ndjenjën sikur kapaku i syrit kalon nëpër korne në të thatë, me irritacion, skuqje dhe me çrregullime kaluese të kthjelltësisë së shikimit. Duke kaluar dita, çrregullimet bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Te syri i thatë filmi i lotëve nuk është i shpërndarë në mënyrë të barabartë nëpër korne, andaj drita nuk mundet përherë të thyhet në mënyrë të drejtë. Për këtë shkak paraqiten pamje të shtrembëruara dhe të mjegulluara. Infeksioni potencial mund të shkaktojë çrregullime të përmasave më të mëdha.

Si caktohet diagnoza – Me testin e Schirmerit matet prodhimi i lotëve, por jo edhe cilësia e tyre. Përveç shtresës lipide, ujore dhe të gjëndrave, ato përmbajnë shumë antitrupa të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e syrit nga infeksioni. Meqenëse më parë fjala është për rolin e ndërlikuar të barrierës shtresore në sipërfaqen e kornesë, është e nevojshme diagnostika e përgjithshme dhe precize. Rëndësi kyç kanë të dhënat e anamnezës dhe kontrollimi i syrit me biomikroskopi. Gjatë kontrollimit oftalmologu do të përdorë metodën e ngjyrosjes së filmit të lotëve për të parë momentin e paraqitjes së defektit në filmin e lotëve dhe në korne.
Orientimet e përgjithshme
- Vështirësitë e lidhura me prodhimin e lotëve gjatë periudhës së klimaksit janë të lidhura me rrezikun nga infeksioni i syrit i cili mund të rrezikojë të parët.
- Shërimi i syrit të thatë është i kushtueshëm dhe shumë të sëmurë nuk mund të gjejnë lehtësi të kënaqshme me terapinë me medikamente.
- Sindroma e syrit të thatë është njëra nga arsyet kryesore të paraqitjes te oftalmologu.
- Shmanguni ekspozimit në diell dhe bartni syze dielli.
- Kontrollojeni sytë çdo dy vjet nëse bartni syze, d.m.th. çdo pesë vjet nëse nuk i bartni ato.
- Shmanguni përdorimit të pakontrolluar të pikave për sy.
- Qani lirisht, nëse ju liron nga grumbullimi i stresit!
Shërimi – Është mjaft i kushtueshëm, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e shërimit dhe durimin që duhet ta keni. Plotësimi lokal me lot artificialë (mundësisht pa konservanse, në mënyrë që të mos paraqitet alergjia) në të shumtën e rasteve mund të zbusë vështirësitë, por nuk eliminon shkaktarin themelor. Në të vërtetë, antitrupat specifik të cilët i përmbajnë lotët nuk mund të sintetizohen, përkatësisht lotët artificialë nuk janë po aq plotësim cilësor sa lotët natyral. Andaj, shpesh gjatë terapisë patjetër duhet përdorur pikat antibiotike madje edhe ato steroide, të cilat, nëse zbatohen në kohë të gjatë, shkaktojnë probleme anësore, mirëpo patjetër duhet të përdoren për pengimin e reaksionit të inflamacionit. Duke njomur sipërfaqen e kornesë, lotët artificialë normalizojnë balancën e elektroliteve, andaj syri irritohet minimalisht.
Pos shërimit me medikamente, duhet shmangur ajrit të dhomës, të nxehtit të madh, të cilat shpejtojnë avullimin e lotëve, tharëses së flokëve, lokaleve ku ka tym, motit me erëra të mëdha, grimit të tepruar, etj. Sa i përket ushqimit, nënkuptohet hidratizimi i përshtatshëm i organizmit dhe rezultatet e disa hulumtimeve preliminare tregojnë se konsumimi i shpeshtë i peshkut më me yndyrë, siç janë toni dhe salmoni, ndihmon zbutjen e simptomave!? Për mbylljen mekanike të kanaleve përcjellëse të lotëve apo për mbylljen kirurgjike të kornesë vendos oftalmologu në rastet më bizare të zhvillimit patologjik të sëmundjes.
Faktorët plotësues të rrezikut
• Thjerrëzat e buta kontaktuese mund të përkeqësojnë pengesat, sepse në sy veprojnë sikur sfungjeri në ujë.
• Me ndërmarrje kirurgjike të eliminimit të dioptrisë përkohësisht dëmtohen pejzat nervorë, integriteti i të cilëve është i rëndësishëm për fiziologjinë e kornesë dhe syrit në tërësi.
• Përdorimi i aintihipertensivëve, diuretikëve, barnave kardiovaskulare dhe të psikofarmakëve (duke përfshirë andiderpresivët) dhe antihistamikët, gjithashtu mund të përkeqësojnë vuajtjet.

/Telegrafi/


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons