Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 NASA paralajmëron për tragjedi globale prej Sun 05 Feb 2012, 00:29

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

NASA nëpërmjet një email-i top sekret paralajmëron punonjësit e saj që të përgatisin familjarët e tyre për një gjendje emergjence globale, për shkak të termeteve të fuqishëm që priten të godasin planetin tonë, por jo vetëm ato.

Drejtori i NASA-s Charles Boldeni nëpërmjet një video email-i i bën thirrje gjithë punonjësve që të organizohen në mënyrë që të jenë të pergatitur për emergjencën e radhës globale që pritet të godasë Tokën, pasi nëse një punonjës i NASA-s e mbron familjen nga një rrezik i mundshëm, atëherë ai do të jetë i aftë të përballojë ditën e punës që e pret.

Mesazhi i drejtorit të NASA-s është sa i frikshëm aq dhe i pazakontë, lexoni mesazhin e plotë dhe nxirrini vetë përfundimet.

Ja çfarë thotë ai në këtë mesazh :

"Unë dua disa minuta për të folur me ju për Gatishmërinë Emergjente që na pret. NASA është një organizatë unike. Ne jemi e vetmja organizatë në qeverinë federale që është përgjegjëse për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve, jo vetëm këtu në Tokë, por edhe jashtë planetit.

Në përvojën time në menaxhimin e astronautëve, kemi folur gjithmonë për rëndësinë e përgatitjes së familjeve, për pasjen e një programi të posaçëm për mbështetjen dhe mbrojtjen e familjes. Dhe kam frikë se programi ynë nuk është aq i mirë sa duhet të jetë.

Pra, unë kërkoj nga ju të gjithë, nëse banoni në bregun Perëndimor, në bregun Lindor, në zonën e Liqeneve të Mëdha, mendoni për fatkeqësitë natyrore që mund të ndodhin në zonën tuaj, mendoni sic keni bërë gjatë sulmeve të 11 shtatorit, mendoni dicka e cila mund të vijë nga forcat e jashtme dhe bisedoni me familjen tuaj, duhet ta bëni në mënyrë që të përgatiten për ngjarje të paparashikuara.

Hartoni një plan për shtëpinë tuaj. Mendoni për një strategji komunikimi me familjen. Ku mund të mblidheni të gjithë nëse ndodh një emergjencë natyrore dhe ndodheni në pika të ndryshme të qytetit.

Gjëja më e rëndësishme për ne, është që të kryejmë me sukses misionin tonë dhe që njerëzit tonë, familja jonë të jetë e sigurt me qëllim që ju të vini të qetë në punë, dhe në rast tragjedie familjet tuaja të jenë të sigurta.

Pra, unë kërkoj nga ju që të mblidhni familjet tuaja dhe të mendoni mirë se cfarë duhet të bëni në një rast emergjence globale shpresoj që të adaptoni programin e pergatitjes për familjet tuaja, ndërkohë që të gjithë të jemi të qetë që ti bëjmë ballë tragjedisë. Ju e dini se cfarë bëni. Ju e dinië se carë duhet të bëni ju dhe familja juaj në rast emergjence dhe mbi të gjitha, jini të pergatitur.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons