Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Parapsikologjia (fenomenet paranormale) prej Thu 19 May 2011, 18:22

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomenet të ashtuquajtura "paranormale", fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu, por kah fundi i shekullit XIX, dhe në rrjedhë të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë. Fjala "parapsikologji" është formuar në vitin 1889 ( më herët këto dukuri kishin emërtime të ndryshme si: "kërkime psikike" (psychicol research), "metapsikologji", "shqisa e gjashtë", "okultizëm" etj.), dhe nga atëherë gjër më sot, në më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiohen dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute.

Fjala "parapsikologji" rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë "para"- pranë; "psych"- shpirt dhe "logos"- shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave njerëzore, e shpesh i kalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira. Në mesin e shkrimtarëve dhe personalitetve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri gjenden edhe emrat e A. Ajnshtajnit, M. Plonkës, A. Brenksonit, A. Shopenhauerit, J. Gëtes. K. Jungut, I. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor. Një zbulim epokal në këtë lëmë e bëri shkencëtari rus, S. Kilirian (bashkë me të shoqën). Ai para 40 vitesh, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë "aurën", energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla... Ne SHBA është shumë i njohur prof. D. Rein, dhe falë punë së palodhur kërkimore të tij, u zgjërua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe u përfshi në shumë universitete. Në Gjermani janë të njohur: prof. H. Beneder, E. Jance, P. Jordan, filozofi H. Drisch etj. Në Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. O. Lodzh; në Holand, prof. V. Teneat; në Suedi, prof J. Bjenhen; në Francë është i njohur psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sh. Risha etj.

Përveç anëve pozitve që ka për shkencën, parapsikologjia, në qoftë se keqpërdoret, bëhet armë e fortë, me pasoja të paparashikueshme për njerëzimin. Fatkeqësisht, në shumë institute punohet intensivisht për krijimin e një arme psikike ose si e quajnë ndryshe "gjenerator psikotronik". Hipotezat për zhvillimin e armëve psikike definitivisht janë vërtetuar në simpoziumin e dytë "Liritë dhe kufijtë e njeriut", të mbajtur në Francë. Shkencëtarët ukrainas lajmëruan se mund ta krijojnë të ashtuquajturin "gjenerator psikotronik" për kontrollimin e gjendjës psikike të njeriut nga largësia (bëhet fjalë për armën psikike, e cila mundëson që të ndikohet në psikën e ushtarëve, ashtu që ata të përmbushin çdo dëshirë të eprorëve të vetë). Edhe gjenerali amerikan pranë institutin ushtarak për informim, D. Grean e vërteton një mundësi të tillë kur thotë: "Do të ishte e palogjikshme po të mos merreshim me të". Ndërsa në revisten "Millitery revy", autori Xh. Alexander, ekspert ushtarak, shpjegon se sot funksionon një armë e tillë, e cila me forcën e trurit është paralizuese, por mund të jetë edhe vdekjeprurëse, si për individin ashtu edhe për masën...

Disa shkencëtarë mendojnë se këto kërkime janë të pavlera, se njeriu nuk mund të ndikojë në njeriun tjetër nga largësia dhe gjithë diskutimet rreth "gjeneratorit psikotronik" nuk kanë bazë. Mirëpo, me eksperimete të shumta është vërtetuar se, jo vetëm njeriu, por edhe secila qelizë e gjallë posedon forcë për rrezatimin e informatave në largësi. Prof. D. Rajni në librin e tij shkencor "Shpërndarja e shpirtit të njeriut" shkruan: "Është e pikllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë. Kur do ta njohim shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe".

Shumica e parapsikologëve, parapsikologjinë e ndajnë në disa grupe, si: Hipnozë, telepati, telekinezë, bioenergji, spiritizëm, radiestezi etj


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA?



Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.





Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomene të ashtuquajtura “paranormale”, fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu.

Fjala “Parapsikologji” është formuar qysh në vitin 1889, por në rrjedhën e decenieve të fundit është pranuar ndërkombëtarisht. Sot, në vend të fjalës parapsikologji, shumë shpesh e hasim edhe termin më të ri, “Psikotronik”, por që në fakt kanë të njëjtën domethënie. Më herët këto dukuri anglezët i quanin “kërkime psikike” (Psyxhicol resarch), francezët “Metapsikologji”, ndërsa prof. dr. Hans Beneder, nga Universiteti i Freiburgut, e quajti “Der sechste Sinn” (shqisa e gjashtë).
Në mesjetë këto dukuri të pashpjeguara i quanin “magji” dhe ishin të ndaluara. Dënoheshin të gjithë ata që merreshin me to. Që nga shekulli XVI, “për këtë punë të dreqit” u gjet emërtimi më i përshtatshëm: “Okultizëm”. Fjala është marr nga libri i shkrimtares gjermane A. Neteschein. Në këtë libër flitet për forcat e fshehta të materies dhe shpirtit, ndërsa fjala ka prejardhje latine, “Okultus” - sekret, fshehtësi, diçka e fshehtë.

Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë: “para” - pranë, “psycho” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave tona , e shpesh i tejkalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira.

Këto dukuri ekzistojnë që nga lashtësia, por qysh në fund të shekullit XIX, dhe në rrjedh të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë.

Parapsikologjia sot është në gjendje që disa nga ato dukuri, duke u bazuar në prova, t’i dokumentoj në mënyrë shkencore.

Është interesant të shikohen edhe disa enciklopedi të disa shteteve, të cilat bëjnë fjalë për dukurit parapsikologjike. Enciklopedia amerikane, botuar më 1973, jep një artikull mjaftë të zgjeruar nga prof, T. Rini, në të cilin parapsikologjia definohet si pjesë e psikologjisë. Ai jep historikun e parapsikologjisë, ofron shembuj bindës si dhe shpjegime shkencore nga kjo lëmi. Sipas tij, parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me përjetimet dhe sjelljet paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi i ngjarjeve, bioenergjia etj., të cilat janë të pashpjegueshme e lidhën me ligjet e natyrës. Për këtë arsye ato quhen edhe shpesh paranormale, supernormale, pra aludohet se i përkasin anës tjetër, edhe pse në to nuk ka asgjë mbinormale, Në fakt, ato nuk janë asgjë tjetër veçse fenomene të natyrës normale.
Enciklopedia ruse e vitit 1975 jep një artikull trefaqësh, të shkruar nga tre psikologë dhe profesor të universitetit, V. P. Zincenko dhe A. Leontijev, në të cilin thuhet se parapsikologjia bënë gjurmime në lëmin i cila kryesisht studion: 1- Formën e ndjeshmërisë, e cila mundëson aftësinë e marrjes së informatave, të cilat nuk janë të shpjegueshme për shqisat tona organike; 2- Format e përshtatshme të veprimit të krijesave të gjalla në paraqitjet fizike, të cilat zhvillohen jashtë organizmit, pa forcën e muskujve.

Enciklopedia franceze e vitit 1967 shkruan: “Parapsikologjia është disiplinë që studijonë fenomene paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi, parandjeshmëria etj. Shumë mashtrues janë futur dhe e kanë shkatërruar këtë lëmi, të cilës shkencëtarët ia kanë kthyer shpinën, duke e lënë si fushë të hapur për manipulime të sharlatanëve”.

Enciklopedia jugosllave e vitit 1961 shkruan se parapsikologjia është pseudodituri për fenomenet e okultizmit, ndodhitë shpirtërore, të cilat shkenca e sotme nuk mund t’i sqarojë.

Në enciklopedinë shqiptare nuk ka shënime fare për parapsikologjinë!

Sipas shënimeve, sot më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiojnë dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute për parapsikologji, të pavarura ose pranë universiteteve, diku edhe në rang fakultetesh. Në botë, sot, janë botuar me mijëra libra dhe artikuj të shumtë gazetaresk, që flasin mbi këtë lëmi.

Midis shkrimtarëve dhe personaliteteve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri, gjenden edhe emrat e Albert Ajnshtajnit, Moska Plonkes, Anrije Brenksonit, Artur Shopenhauerit, J.V. Gëtes, Kami Flamarit, Karl G. Jungut, I. J. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor. Një zbulim epokal në lëmin e parapsikologjisë e bëri shkencëtari rus, Sejman D. Kilirian (bashkë me të shoqen). Ai kah fundi i viteve të 60, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë “aurën”, energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla.
Parapsikologu amerikan, prof. D. Rajn, në librin e tij shkencor, “Shpërndarja e shpirtit të njeriut” shkruan: “Është e pikëllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë. Kur do e njohim shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe”.

Duke iu falënderuar punës kërkimore të këtij shkencëtari, u zgjerua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe kjo fushë u përfshi në shumë universitete, si p.sh. në universitetet e SHBA-ve, Anglisë, Holandës, Gjermanisë etj. Në Gjermani është i njohur prof. Hans Beneder. Përveç këtij në këtë shtet duhet përmendur edhe tre profesorë: E. Jance, nga Marburgu, prof. P. Jordan nga Hamburgu dhe filozofin H. Drischi, i cili qysh në vitin 1932 shkroi librin për parapsikologjinë.

Në Amerikë, përpos D. Zh. Rajnit njihet dhe psikologu eminent, V. M. Dungel si dhe fiziologu me famë botërore, Kurt Djukas. Në Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. Oliver Lodzh. Në Holandë, udhëheqësi kësaj dege është prof. V. N. Tenacet, ndërsa në Suedi është prof. Jon Bjenhen. Në Francë me parapsikologji u muar, për kohë të gjatë, psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sharl Risha. Kohëve të fundit kjo degë filloi të shtrihet edhe në Evropën Lindore. Në Rusi, shkencëtari më i njohur në këtë drejtim është psikologu, I. I. Vasiljev, i njohur gjithashtu, si hipnotizues me famë botërore, si dhe M. Ryzel, i cili emigroi në SHBA dhe tash punon në Institutin për Kërkime të Natyrës Njerëzore. Janë të njohura fjalët e tij: “Civilizimi i sotëm i largon njerëzit nga jeta e brendshme e tyre”.

Në Austri, para ca kohësh, u paraqit libri i psikologur Georg Grodek, një ndër ithtarët e S. Frojdit dhe themelues i mjekësisë psikosomatike (psikofiziologjike) me titullin e çuditshëm “Libri mbi ES-in”. “ES” në gjermanishte do të thotë: “kjo”, “këtë”. Dr. Grodek-u thotë se trupi nga vetja nuk mund të sëmuret, sepse ai pa psiken është i vdekur. “ES”, që ai e përmend, është forca e cila na shtynë të punojmë, të mendojmë dhe na mundëson të jetojmë të shëndoshë, por njëkohësisht edha na i nxit sëmundjet. Me analiza duhet të zbulohet faktori i konfliktit dhe me largimin e tij të pamundësojmë shkatërrimin e të sëmurit.

Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
SI E KONTAKTOVA UDHËRRËFYESIN TIM SHPIRTËROR?

17 nëntori i vitit 200… do të jetë për mua një ditë e paharruar, e cila, seriozisht vuri në sprovë të gjitha mësimet e gjertanishme në rrugën time të filluar të vetëngritjes shpirtërore. Ajo çfarë përjetova atë ditë, denjësisht më ngjalli dyshimin se mos vallë isha në rrugën e çmendurisë.
Çfarë kishte ndodhur vërtetë me mua atë ditë?!
Një mbrëmje, praktikoja meditimin e zakonshëm rutinor, në qetësinë e plotë mentale, si “flesh” figurë e qartë psikike, m’u parafytyrua pamja e një plaku të moshuar, kokë tullace, me mjekër dhe flokë të varura anash në formë të fijeve të parregullta, që të krijonin përshtypjen se nuk ishin krehur kaherë. Ishte kjo një figure e njohur për mua. Ishte disi, si ajo fotografi e Leonardo da Vinçit nga Libri i Enciklopedisë. Po, po ishte vetë Leonado. Ai i njëjti si nga Enciklopedia. Në parafytyrimin tim, figura u shfaq aq e qartë sikur t’ ishte vërtetë i gjallë. Para se të zhdukej, tek ai regjistrova një buzëqeshje të lehtë që shprehte disponimin e tij miqësor. Këtë veprim e identifikova si porosi: të mos kem fikë dhe se ai është miku im.
Ky parafytyrim zgjati fare pak, mund të thuash vetëm disa sekonda, por rrënjosja e pamjes së plakut në kujtesën time nuk më linte të qetë me ditë të tëra.
Pranoj se në fillim u frikësova. Aq shumë isha frikësuar, saqë më lindën disa dyshime të çuditshme: m’u paraqiten halucinacionet... ndoshta diçka nuk është në rregull me mua... mos vallë kam filluar të çmendem?...
U desh të përmbahem!
Duke i dhënë pandërprerë vetes sugjestione pozitive, me një vetëkontroll të shpejtë, mënjanova këto zëra, të cilat i cilësova si provokacione të EGO-s .
Gjatë disa seancave të ardhshme të meditimit, sërish e kërkova parafytyrimin e Leonardos, por, çuditërisht, përpos disa konturave të paqarta, ai nuk m’u paraqit më si herën e parë.
Këmbëngula që në asnjë mënyrë të mos heq dorë nga ky qëllim. Patjetër duhet provuar një herë, edhe një herë... gjithnjë sa të arrij cakun e duhur. Një ditë, derisa meditoja në qetësi, sërish m’u paraqit qartë figura e kërkuar. Në krahasim me herën e parë, tani Leonardo në parafytyrimin tim qëndroi më gjatë, dhe unë kisha më tepër kokohë që ta analizoja dukjen dhe detajet e mënyrës së paraqitjes së tij.
Me një përqendrim të koncentruar të vëmendjes, vërejta se dalja e kësaj pamjeje psikike gufonte nga një amë, shkëndijë e vogël drite me ngjyrë të verdhë ari, e cila gradualisht rritej, duke u qartësuar si pamje e gjallë fizike. Kuptohet, ishte kjo vetëm një personifikim i figuracionit konkret në psikën time që unë në fakt e përjetoja sikur ajo edhevërtetë të jetë prezentë.
Leonardo më shikonte drejt në sy. Këtë shikim e cilësova si “shikim fascinues”. Pasi m’i kishte ngulitur sytë thellë në rrënjëzën e hundës, nga buzët e tij, që si kontura më të shprehura dallonin prej qimeve të mustaqeve dhe mjekrës, përjetova qetësisht jehonën e fjalëve:
- “Mos u frikëso! Unë jam miku yt i vjetër!”.
Këto fjalë i dëgjova tejet të qarta. Më pastaj, gradualisht, qartësia e figurës filloi të zbehej, duke humbur tërësisht.
Gjatë meditimit të mbrëmjes doja ta takoja sërish. Ashtu edhe ndodhi.Gjersa isha në dhomë, u ula këmbëkryq në tokë dhe me shpinë të drejtë. Duart i kisha në prehër. Ishte kjo një pozitë e zakonshme që e praktikoja rregullisht gjatë seancave të meditimit. Para se t’i mbyllja sytë, këtë herë, përballë vetes vendosa një qiri të ndezur. Flakën reflektuese të saj e fiksova me sy disa minuta. Ritualin me qirinj qëllimisht e futa në praktikën time meditative si risi, sepse më nevojitej asociacioni i pikës shndritëse ngjyrë ari, nga e cila, si shkëndijë në rritje, duhej të paraqitej figura e kërkuar e Leonardos.
Arti i të vepruarit me qiri të ndezur pati sukses. Posa e fiksova me koncentrim disa minuta, mbylla sytë dhe para vetes parafytyrova këtë dritë që në intervale vinte e rritej. Derisa në mendje ndjeja rritjen graduale të formës së flakës, shpejt e dëshirova para vetes pamjen e Leonardos, që m’u shpreh qartë. I ardhur në këtë gjendje, isha plotësisht i qetë dhe e shikoja me vëmendje krijesën e mrekullueshme që paraqitej. Kësaj radhe, çuditërish e pashë edhe me trup. Ishte në mes si një siluetë e mjegulluar në formë vezore. Qëndronte i stepur në vend, duke m’i ngulitur sytë. Pas disa sekondash filloi të lëvizë, së pari dorën e djathtë, duke e drejtuar me gishtin tregues kah qielli dhe, pastaj, ngadalë, me dorën e majtë poshtë, duke treguar me gisht tokën.
U bëra plotësisht vrojtues neutral dhe lejova që gjërat të shkojnë me rrjedhën e vet. Heshtje!
Pas disa sekondash, nga buzët që më buzëqeshnin, dallova fjalët:
“Ashtu siç është lart është edhe poshtë... Ashtu siç është lart, është edhe poshtë...!“
Këtë e kuptova si një porosi, që tentonte të ma jepte.
- Duhet të jetë një porosi e rëndësishme - mendova. U koncentrova edhe më tepër në domethënien e këtyre fjalëve, por, në moment ai u zhduk shpejt nga qartësia e parafytyrimit tim.
Patjetër se duhet të jetë një porosi e rëndësishme.
“Ashtu siç është lart, është edhe poshtë... Ashtu siç është lart, është edhe poshtë...“
Edhe pse e lodha kot mendjen, nuk kisha ide se çfarë dëshironte të më porosiste me këtë gjestikulacion. Gishti tregues lart në drejtim të qiellit dhe gishti tregues i dorës tjetër poshtë, në drejtim të tokës!?
Sido që të jetë, u ndjeva i kënaqur. Pas një muaj tentimesh të njëpasnjëshme, ai përsëri u shfaq i qartë në parafytyrimin tim.
E quajta mik dhe besova se ishte ashtu.
Miku im Leonardo? Udhërrëfyesi im!Në të ardhmen, kontaktet e mia me Leonardon u shpeshtuan dhe përherë ndjeja kënaqësi të veçantë kur e parafytyroja. Ai filloi të bëhet çdo ditë i pranishëm tek unë dhe unë, pa ndonjë vështirësi, shkëmbeja mendime me të. Tek paraqitja e këtij parafytyrimi vetëm një karakteristikë ishte specifike: ai, edhe pse dukej sikur fliste, kurrë nuk e bënte këtë aq gjatë. Fjalët e tij ishin të shkurtra. Rëndomë me: “po”, “jo”, “mirë!”, “tani”, etj. Por, ndonjëherë Leonardo dinte që pyetjeve të mia vetëm t’u buzëqeshte, pa dhënë asnjë përgjigje konkrete.
Duke i vrojtuar me vëmendje në të ardhmen, edhe vetë u binda në praktikë se pohimet apo mohimet e Leonardos si përgjigje ishin tërësisht të sakta. Andaj, më nuk kisha fare arsye të dyshoja në to.
Me kalimin e kohës, fillova seriozisht të merrem me mundësinë e qartësimit racional të domethënies së fenomenit Leonardo, shkaktarin e dukjes së tij në parafytyrimet e mia dhe deshifrimin e porosive që m’i bënte. Konsultova disa literatura profesionale që disponoja dhe i tërë rezultati i këtij hulumtimi përfundonte në vërtetësinë e dyshimit që veç ishte formuar në mua, se unë vërtetë kisha përjetuar halucinacione.
Edhe pse, në njëfarë forme, të gjitha parasimtomat anonin kah diagnoza e ekzistimit të elementeve halucinoze në mua, nuk më kënaqte ky vlerësim. Intimisht isha i sigurt se shfaqja e parafytyrimit të qartë të Leonardos e kishte edhe kuptimin e vetë irracional? Një mëngjes, rrugës, derisa shkoja në punë, papritmas, së pari në mendime, dhe më pastaj, gradualisht duke u qartësuar si parafytyrim, m’u shfaq figura e njohur, e cila më shikonte drejtpërdrejt në sy dhe i buzëqeshur si çdoherë. Për një çast mbretëroi një heshtje e shkurtër dhe më pas ndjeva jehonën e fjalëve: “Unë jam TI në TY, kupton, TI në TY dhe asgjë tjetër...”
U stepa në vend. Pas përsiatjeve të gjata, këto fjalë ishin asociuse, që më mundësuan në mendje ta ndjej zbardhjen e përgjigjes që kaherë e prisja. I ngazëllyer nga ky zbulim, duke trokitur me shuplakën e dorës në kokë, brohorita:
- “ E U R E K A !” Si nuk më shkoi mendja? Leonardo është intuita ime. Po, pra, INTUITA ime e cila ka filluar t’i thejë barrierat e pengesave të EGO-s, duke m’u paraqitur përmes formës së re si një shprehje e fërkimit, mes dëshirës së flaktë që të komunikoj me të, nga njera anë, si pjesë racionale dhe e vetëdijshme e shpirtit, dhe nga ana tjetër, e principeve shprehimoredominuese materiale të rrënjosura në bindjet e mia. Produkti i ri nga ky fërkim, pra, ishte zëri i intuitës sime që fliste përmes Leonardos në mua.
Ndjeva një gëzim të papërshkuar. Së pari, për shkak se klinikish isha normal. Çdo dyshim për mundësinë e ekzistimit të simptomave patogjene halucinoze në mua, ishte tretur. Përgjigjja ishte e qartë dhe racionale: Me Leonardon si ndërmjetësues, unë tanimë kisha tejkaluar barrierat e kontaktit të papenguar të pjesës sime të vetëdijshme me atë të nënvetëdijshme. Zakonisht intuita komunikon me sinjalet e ndjenjës së caktuar si përjetim shpirtëror, por këtë herë, jo edhe rastësisht, me mua komunikonte përmes personifikimit si percepcion fizik. Unë, si krijesë e dualitetit trup - shpirt, në nivelet e caktuara të zhvillimit tim mental, përmes ushtrimeve të pandërprera të teknikave shpirtërore, në ndërtimin e komplikuar të sistemit tim nervor, kam stimuluar aktivizimin e disa qendrave të heshtura funksionale.
Kështu të paktën ishte shpjegimi im. Leonardo, pra, është zëri i potencialit tim të pastër, që në realitetin objektiv shprehet si personifikim përmes ndjenjës së dukjes tredimensionale.
Por, pse kjo figurë misterioze e Leonardo da Viçit me atë pamje sikurse nga një vizatim i tij kur ishte në vitet e moshuara?
Pse pikërisht prototipi i Leonardo da Vinçit nga perioda e renesancë mesjetare? Mu këtij personaliteti, emri i të cilit ishte shënuar me shkronja të arta në historiografinë e mendjes gjeniale njerëzore të të gjitha kohëve?
Nuk më kujtohej të kisha lexuar diç kohën e fundit ose për çfarëdo arsye të isha marrë më me përkushtim me Leonardo da Vinçin, edhe pse, pa dyshim, vërtetë kisha një konsideratë të jashtëzakonshme për veprën e tij të madhe dhe mençurinë e rrallë enciklopedik të cilën e dispononte për kohën e vet.
E lodha gjatë veten me këto mendime të shkakut, por nuk kisha ndonjë përgjigje që do të pranohej si shpjegim adekuat dhe i arsyeshëm...Dhe këtë përgjigje nuk e kam as sot...


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
FSHEHTËSITË E VALLËZIMIT MBI ZJARR

Për vet ecjen mbi zjarr janë shkruar shumë fjalë. Mirëpo, akoma mbetet pyetja e hapur se a do të jenë në gjendje njerëzit e shkencës për “kërcimin fantastik” të bëhen edhe njerëz të njohjes, në kuptimin gnostik dhe iniciatik. Për këtë është e nevojshme shumë më tepër se të merresh thjesht me shkencë, nevojitet transformim apo rilindje metafizike. Në makinerinë e tashme kuantitative të shkencës, që e tëra është e kthyer kah dobitë, shkencëtarët janë, në të vërtet, vetëm njerëz të fuqisë, pak a shumë të vetëdijshëm për këtë dhe me të cilët, si të tillë, manipulohet. Etika e “objektivitetit shkencor” nuk sjell domosdoshmëri kah Urtësia.
Njeriu i përsosur arrin aftësi me zhvillimin e forcës mistike, e cila është e lindur në të. Ajo forcë është e vendosur në pesë organe të njeriut - LATAIF. Me aktivizim e atyre qendrave të fshehta, njeriu fiton aftësi të pabesueshme, madje edhe këmbëzbathur të ecë nëpër zjarr. Ç’është në të vërtet, “vallëzimi mbi zjarr”? Është magji rituale e Lindjes mistike që është bartur edhe në Perëndim para më pak se 100 vjetësh. Në fillim i bëheshin flijime “zotit të zjarrit”, kështu që në Indi para 3000 vjetësh filluan me tentime për ta mposhtur këtë “zot”. Që njeriu këmbëzbathur të kalon “tepihun e prushtë”, të gjatë 4-5 metra dhe me temperaturë prej 900°C, duhet së pari ta përgatit shpirtin. Thash shpirtin, e jo trupin! Si pjesëmarrës i ritualit dhe njohës i magjisë, ndiej përgjegjësi që për këtë dukuri t’ju njoftoj me kompetencë. Përsërisë, tërë rituali bëhet me shpirt e jo me trup. Shpirti është ai abstrakt i amshuar i pafundësisë së jetës, trupi është vetëm instrument i tij - automjet në këtë botë fizike. Pjesëmarrësit e ritualit mblidhen me zemra të “hapura”, të rilindur, të vetëdijshëm që jetojnë jetën shoqërore me penjtë mistik të gërshetuar të kozmosit. Ata duhet të heqin dorë nga qëllimet egoiste. Duhet të pastrojnë shpirtin dhe të përgatiten për atë ecje.
Më herët, për përgatitjen e ecjes mbi prush, ushtrohej tri ditë (tek mjeshtëri ku kam marrë pjesë unë), ndërsa në disa vende të lindjes, nën mbikëqyrjen e mjeshtrit me përvoja të jogës, ky ritual zhvillohej brenda një dite. Ky sistem i përshpejtuar është bartur edhe në Perëndim, e edhe tek ne në Kosovë, ku dy rituale e fundit të ecjes mbi prush, janë praktikuar brenda ditës. Siç thash, duhet të përgatitet shpirti. Armiku më i madh i saj është egoja! Atë ndonjëherë duhet “vrarë” - ngadhënjyer. Më kujtohen fjalët e një urtaku: “Trimëria më e madhe është të ngadhënjesh veten, ejo mijëra armiq”. Nëse pjesëmarrësi i ritualit të zjarrit ngadhënjen mbi egon e vet, atëherë ai merr fitoren edhe ndaj zjarrit. Njëri prej ushtrimeve të domosdoshme është edhe kjo: pjesëmarrësit duhet ta bindin veten se janë më të fortë se zjarri. Një nga një, me zë, përsërisë mantren: “Do të kem sukses! Unë duhet të kem sukses!” Nëse ushtrohet në mënyrë të rregullt, pas përafërsisht gjysmë ore, egoje duhet të tërhiqet edhe njëkohësisht, trupi do të mbulohet me mbështjellësin energjetik - aurën.
Pason pastrimi i shpirtit. Teknika është e thjeshtë: në copëza letra pjesëmarrësit e ritualit “vallëzimi mbi prush” shkruajnë të gjitha ato që u kujtohen gjatë jetës; vetëm ato që mendojnë se kanë vepruar keq, lëngimin nga sëmundjet, etj.
Copëzat e tilla të shkruara, kryesisht me gjëra negative dhe ato që e mundojnë personin, hedhen në zjarr. Kjo është sa i përket flijimit në zjarr, mu sikur në Indinë e lashtë, sepse zjarri duhet “pranuar” flijimin, sakrificën. Flijimi i këtillë gjithsesi është më i mirë nga viktima e gjallë ose trupi juaj, apo jo? Të pastruar në këtë mënyrë dhe me ndihmën e disa ushtrimeve tjera mentale, pjesëmarrësit i afrohen dhe përurojnë ndezjen e zjarrit. Tepihu prej prushi për disa orë bëhet gati për përdorim. Temperatura prej 900.1000°C është e padëmshme për pjesëmarrësit e ritualit. Ata mbahen dorë për dore rreth zjarrit, duke shikuar në të, dhe më zë shqiptojnë matren: “OM”. Në atë moment ata kanë ndjenjën se nëpër trup u qarkullon një energji e këndshme që e largon frikën. Në fund pason finalja: mjeshtri jep urdhrin që të zbathen të gjithë dhe t’i përvjelin këmbëzat e pantallonave deri në gjunjë. I pari ecën mjeshtri. Ndalet para zjarrit me duart lartë, lutet dhe kalon, ku në funt të tepihut të prushtë pret me radhë pjesëmarrësit tjerë që ndjekin lëvizjet dhe lutjet e tij. Pjesëmarrësit e përgatitur në këtë mënyrë, që ngadhënjyen egon dhe frikën, janë të mbështjell me një energji të panjohur, e cila i mbron nga zjarri, të gjithë pas kalimit të shëndosh, pa asnjë djegie. Ndjenja e ecjes mbi prush është fantastike dhe ndjenjë se janë rilindur, se prej vetes kanë shkarkuar qindra kilogram. Çdonjëri pas kalimit ndjehet më i shëndosh, në shpirt dhe trup. Për vet ecjen mbi zjarr janë shkruar shumë fjalë dhe kishte tentime të shpjegimit shkencor, pa marr parasysh shkallën e zhvillimit të aparateve shkencore. Mbetet, kuptohet, pyetja e hapur se a do të jenë në gjendje njerëzit e shkencës për “kërcimin fantastik” të bëhen edhe njerëz të njohjes, në kuptimin gnostik dhe iniciatik. Për këtë është e nevojshme shumë më tepër se të merresh thjesht me shkencë, nevojitet transformim apo rilindje metafizike. Në makinerinë e tashme kuantitative të shkencës, që e tëra është e kthyer kah dobitë, shkencëtarët janë, në të vërtet, vetëm njerëz të fuqisë, pak a shumë të vetëdijshëm për këtë dhe me të cilët, si të tillë, manipulohet.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons