Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Sportet sipas shenjave të horoskopit prej Thu 19 May 2011, 14:08

Vizitor


Vizitor
Dashi

Impulsiv, dinamik, nuk frikësohet, i adhuron garat dhe fitoret. Deshtë
janë të lindur për, pothuajse, të gjitha sportet luftarake, ndaj të
këshillojmë që energjinë tënde të madhe prej dashi ta shpenzosh në
karate, taekwondo, boks ose kikboks. Për dallim nga peshqit, peshoret
ose virgjëreshat, deshve nuk u pengon “era” e mashkullit, i duan
muhabetet e meshkujve në lokalet e veshjes, ndërsa kur humbin inatosen,
por, megjithatë, në fund me armikun e rreptë do të shkonin në pije.

Demi

Përveçse janë fizikisht të fortë, demat kanë edhe një vullnet të paparë
(një eufemizëm për kokëfortësinë). Je i gatshëm që ta mposhtësh çdo
pengesë, edhe po qe nevoja ta bësh këtë një mijë herë. Trajnerët për
shkak të këmbëngulësisë së tij tillë të adhurojnë, por kur nuk dëshiron
ta dëgjosh këshillën e tyre me dëshirë do të ta jepnin një shqelm
by.... Ti vazhdon sipas tëndes! Rezultatet më të mira do t’i arrish në
luftë me kronometrin. Sportet që mund të thuhet se janë krijuar për ty
janë vrapimi në shtigje të shkurtra, vrapimi me pengesa (përgjithësisht
atletika), sikundër edhe noti.

Binjakët

Për binjakët thuhet se janë dyfytyrësh. Kjo është një shpifje e pastër,
në të vërtetë i majti nuk e di se çfarë bën i djathti. Një shaka e
vogël. Ajo që është e mirë te binjakët ka të bëjë me faktin se mund t’i
bëjnë disa punë njëkohësisht, mund të jenë të përqendruar sa në
reagimin trupor, po aq edhe në reagimin mendor. Me siguri se këta dy
komponentë i tërheqin në mënyrë të barabartë. Ja zgjidhja: sporti i
vërtetë për ty është golfi, ose bilardoja. Pak matematikë, një lëvizje
e vërtetë me kërdhokull… dhe kaq!

Gaforrja

Për ty nuk është e sigurt beteja me kronometrin. Gjithçka që kërkon
shpejtësi, vendimi i shpejtë dhe reagimet e përnjëhershme, do ta
shkatërrojnë nevojën tënde të natyrshme për qetësi dhe stabilitet.
Takimi yt me sportin më së shpeshti zhvillohet nëpërmjet të
zgurdulluarit të syve në ekranin e vogël dhe në rastin më të mirë në
monitorin e kompjuterit. Mirëpo, tani është koha për ndryshime.
Kuptohet jo të përnjëhershme. Shpirti i gaforres këtë nuk do të mund ta
përballonte. Natyrës tënde ëndërrimtare më së miri do t’i përgjigjej
tërheqja në një shkretëtirë. Prandaj të këshillojmë që të regjistrohesh
në ndonjë kurs të lundrimit.

Luani

Luanët e duan luftën, shkëlqimin dhe flakërimin. Janë prijës të
shkëlqyeshëm. Nëse tashmë nuk je bërë kapiten i ndonjë ekipi të
futbollit ose të basketbollit, të propozojmë që të shkëlqesh nën
reflektorët e kokenrollit akrobatik. Ky është sporti i vërtetë për ty.
Kërkon koordinim të shkëlqyeshëm, udhëheqje, forcën e duarve për ta
ngritur partneren, buzëqeshjen bindëse për gjyqtarët dhe për publikun,
gjë që është edhe më e rëndësishme. Ndoshta në fillim do të ankohesh
për shkak të veshjes vezulluese, por shpejt do të përfshihesh në
vendimet për ngjyrat dhe dizajnin.

Virgjëresha

Preciz, pedant, krenar për intelektin e tij...këto janë cilësitë që do
ta orientojnë drejt sportit të vërtetë. Sigurisht nuk e do tollovinë,
turmën e cila vrapon këtu-atje (kjo ty të duket shumë e paorganizuar),
polemikat dhe shpjegimet lidhur me atë se kush është më i fortë. Nëse
veç duhet të shpjegohesh mbi diçka, atëherë kjo është më së shpeshti
lidhur me markën e pajisje sportive (e cila duhet të jetë ndër më të
mirat). Sporti i cili nënkupton baltën dhe gjunjët e dëmtuar sigurisht
se nuk është për ty. Për ty janë sportet e bardha, sikundër janë tenisi
ose skerma, por bën edhe shahu (në rast se luan me figura të bardha).

Peshorja

Pjesëtarët e shenjës së peshores janë artistë. A e ndien se shpirti yt
kërkon harmoninë e lëvizjes të shoqëruar me trupin e bukur? Sportet e
vërteta për ty janë: kërcimet në ujë ose patinazhi artistik. E vetmja
gjë që do të mund të të pengonte në rrugën tënde drejt ndonjë medaljeje
është rreptësia dhe qëndrimi tepër kritik ndaj vetes. Meqenëse peshoret
e duan punën ekipore, më së miri do ta kishe nëse do ta zgjidhje ndonjë
sport që përfshin një partnere të bukur (ta zëmë patinazhin në çifte)
dhe shumë thashetheme pas treningut.

Akrepi
Sporti më i mirë për akrepat është seksi. Ose të paktën ndonjë sport në
të cilin do të ndiheshe seksi: për shembull hokeji, ose motokrosi. Më
shumë se sa vetë gara do të eksitojë veshja e gjithë atyre pajisjeve që
do të ta japin ndjenjën e forcës dhe të sigurisë. Përveç pajisjes, të
tërheqin edhe hulumtimet dhe paqartësitë. Për ty sport ideal është
spelologjia, zhytja në errësirë me përplot pajisje mbi vete…

Shigjetari
Ti je një tip i vërtetë sportiv. Ke energji të shumta, di t’i orientosh
drejt, të shoqëron entuziazmi dhe vullneti i mirë. Sportin të cilin e
pranon e çon deri në fund. Ti je nga ata që do t’i mblidhnin të gjitha
të dhënat e mundshme në internet (duke përfshirë edhe barsoletat për
atë sport), që armatosen me literaturë dhe që i nxisin miqtë që t’u
bashkohen. Secila shigjetë e jotja do ta godasë cakun. Shmangi sportet
në të cilat guximi mund të vihet në sprovë (lartësia e madhe,
shpejtësia dhe të ngjashme). Përmbaju sporteve ‘të rëndomta’ ekipore,
nëse do që të kënaqesh vetë dhe njerëzit përreth teje.

Bricjapi

Sikundër edhe bricjapët e tjerë, edhe ty të veçojnë serioziteti,
këmbëngulësia dhe qëndrueshmëria. Nuk je ndonjë tip shumë i
shoqërueshëm, ashtu që disa sporte ekipore nuk janë për ty. Ti duhet të
dalësh në natyrë. Më së miri e ke në bjeshkë! Sportet e vërteta për ty
janë, kroset, vrapimi i orientuar, ose alpinizmi. Mirëpo mos u ngjit
menjëherë në Everest. Nëse nuk je në formë të shkëlqyeshme, bartja e
çantës së mbingarkuar dhe ndezja e muskujve do të ta rrëmbejnë gjithë
kënaqësinë e bjeshkatarisë. Nisja në fillim të vraposh nëpër kodrinat e
vogla rreth shtëpisë, përdori shkallët në vend të ashensorit dhe mos
harro që të shtrihesh së gjati mirë para dhe pas ushtrimeve!
Pavarësisht se do që të djersitesh vetëm, nëse ngjitesh në kodra
gjithsesi merre dikë me vete.

Ujori
Jokonvencional, sharmant, origjinal, i prirë për ekzibicionizëm. Nëse
nuk je nga ata tipa të cilët varen nga adrenalina, sporti yt i vërtetë
është brixhi. Megjithatë, nëse u përket të tjerëve, atëherë vëre
helmetën, mbrojtëset dhe sprovoje veten në trials, paraguajding dhe
planerizëm. Si shenjë e vërtetë ajrore, adhuron të jesh në ajër, t’i
kundërvihesh gravitetit. Kujdes vetëm që liciditeti yt të mos
shndërrohet më marri (lexo: ruaje kokën). Sigurisht se në asnjë sport
nuk do të mund të qëndrosh aq gjatë që t’i arrish disa rezultate,
mirëpo kjo as që është e rëndësishme. Derisa të tjerët, në saje të
këmbëngulësisë, do të fitojnë medalje, ti do t’i përshëndesësh nga lart
duke fluturuar me balon.

Peshqit

Dikush do të thoshte se peshqit janë të lidhur me disa sporte në ujë –
por jo! Peshqit janë aq të ndjeshëm, enigmatikë, të prirë për
komplikime dhe misticizëm, ashtu që është vështirë ta gjesh një sport
që të mos i dëshpëronte. Për këtë më së miri është që ta shtrosh
qilimin të marrësh frymë thellë dhe ta fillosh jogën. Ose pilatesin. Në
këto peshqit mund të jenë aq të suksesshëm sa nga nxënës shpejt bëhen
mësues. Nëse, megjithatë, e urren këtë lloj të ushtrimeve dhe mendon se
nuk është mjaft maço, atëherë provoje veten edhe në shenjëtari ose
shigjetari. Vetëm mos qaj kur të humbësh.

2 Re: Sportet sipas shenjave të horoskopit prej Thu 19 May 2011, 14:08

Vizitor


Vizitor
Luani

Luanët e duan luftën, shkëlqimin dhe flakërimin. Janë prijës të
shkëlqyeshëm. Nëse tashmë nuk je bërë kapiten i ndonjë ekipi të
futbollit ose të basketbollit, të propozojmë që të shkëlqesh nën
reflektorët e kokenrollit akrobatik. Ky është sporti i vërtetë për ty.
Kërkon koordinim të shkëlqyeshëm, udhëheqje, forcën e duarve për ta
ngritur partneren, buzëqeshjen bindëse për gjyqtarët dhe për publikun,
gjë që është edhe më e rëndësishme. Ndoshta në fillim do të ankohesh
për shkak të veshjes vezulluese, por shpejt do të përfshihesh në
vendimet për ngjyrat dhe dizajnin.

3 Re: Sportet sipas shenjave të horoskopit prej Thu 19 May 2011, 17:52

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Luani

Luanët e duan luftën, shkëlqimin dhe flakërimin. Janë prijës të
shkëlqyeshëm. Nëse tashmë nuk je bërë kapiten i ndonjë ekipi të
futbollit ose të basketbollit, të propozojmë që të shkëlqesh nën
reflektorët e kokenrollit akrobatik. Ky është sporti i vërtetë për ty.
Kërkon koordinim të shkëlqyeshëm, udhëheqje, forcën e duarve për ta
ngritur partneren, buzëqeshjen bindëse për gjyqtarët dhe për publikun,
gjë që është edhe më e rëndësishme. Ndoshta në fillim do të ankohesh
për shkak të veshjes vezulluese, por shpejt do të përfshihesh në
vendimet për ngjyrat dhe dizajnin.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

4 Re: Sportet sipas shenjave të horoskopit prej Sun 05 Jun 2011, 18:48

Vizitor


Vizitor
Luani

Luanët e duan luftën, shkëlqimin dhe flakërimin. Janë prijës të
shkëlqyeshëm. Nëse tashmë nuk je bërë kapiten i ndonjë ekipi të
futbollit ose të basketbollit, të propozojmë që të shkëlqesh nën
reflektorët e kokenrollit akrobatik. Ky është sporti i vërtetë për ty.
Kërkon koordinim të shkëlqyeshëm, udhëheqje, forcën e duarve për ta
ngritur partneren, buzëqeshjen bindëse për gjyqtarët dhe për publikun,
gjë që është edhe më e rëndësishme. Ndoshta në fillim do të ankohesh
për shkak të veshjes vezulluese, por shpejt do të përfshihesh në
vendimet për ngjyrat dhe dizajnin.

5 Re: Sportet sipas shenjave të horoskopit prej Fri 19 Apr 2013, 18:14

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Gaforrja

Për ty nuk është e sigurt beteja me kronometrin. Gjithçka që kërkon
shpejtësi, vendimi i shpejtë dhe reagimet e përnjëhershme, do ta
shkatërrojnë nevojën tënde të natyrshme për qetësi dhe stabilitet.
Takimi yt me sportin më së shpeshti zhvillohet nëpërmjet të
zgurdulluarit të syve në ekranin e vogël dhe në rastin më të mirë në
monitorin e kompjuterit. Mirëpo, tani është koha për ndryshime.
Kuptohet jo të përnjëhershme. Shpirti i gaforres këtë nuk do të mund ta
përballonte. Natyrës tënde ëndërrimtare më së miri do t’i përgjigjej
tërheqja në një shkretëtirë. Prandaj të këshillojmë që të regjistrohesh
në ndonjë kurs të lundrimit.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons