Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Sherret që nisin nga Facebook-u prej Thu 26 Jan 2012, 21:15

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Rrjeti social “fytyrë-libër” është kthyer shpesh në arenë sherresh “me libër shtëpie” mes adoleshentëve. Nxehja e parë mes një konflikt fillon virtualisht e më pas të prekurit zbresin në botën reale duke e vazhduar sherrin, këtë herë jo duke goditur tastat e tastierës së kompjuterit, por duke goditur njëri-tjetrin me thika dhe shpesh me armë zjarri.

Sherri i fundit ishte në 18 të këtij muaji ku disa të rinj nga Kashari kanë nisur të shahen në “facebook” e më pas kanë marrë thikat dhe e kanë kaluar këtë histori në realitet. Njëri nga ata është plagosur rëndë, ndërsa dy të tjerët më lehtë.

Sherre të tilla për motive banale ndodhin kryesisht mbrëmjeve pranë ndonjë qendre interneti. Një rast tragjik që ka pasur si zanafillë të njëjtën pikë, është edhe ai i datës 9 shkurt 2010.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz ku autori B. Muçeku 18-vjeçar, nxënës i vitit të katërt në gjimnazin e këtij qyteti, i cili vrau me thikë një 22-vjeçar. Motivi: i kishte ngacmuar motrën në “facebook”.

Në fillim u mendua se ishte një krim në grindje e sipër, por gjithçka u sqarua kur trupi i R. Dishmemës u dërgua në morg, ndërsa Muçeku me pranga në polici. Ai pranoi autorësinë e krimit duke u shfajësuar se vrasjen e kishte kryer pasi 22-vjeçari i kishte ngacmuar motrën në “facebook”.

Ndonëse e reja nuk kishte treguar personalisht, vetë autori duke pasur akses në profilin e së motrës, lexoi disa komente në fotot e saj. Fjalë që nuk i pëlqyen dhe, për më tepër, i kishin lexuar edhe miqtë e tyre të përbashkët në këtë profil.

Një tjetër histori e ngjashme është edhe ajo e ndodhur në Farkë, Tiranë. Dy kushërinj ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe përdorën fjalë fyese në profilet përkatëse në “facebook”.

Duke ditur moshën që mund të bëjë çudira dhe hatara, më të rriturit tentuan të shuajnë sherrin. U takuan në një lokal të lagjes, por pas disa minutash tentative për të sqaruar e gjetur fajtorët, shpërtheu zënka mes të rriturve, ndërsa dy adoleshentët aq kërkonin për sherrin.

Tragjedia arrin kulmin në rastin e juristes 32-vjeçare Aurora Trashani. Vajza kishte njohur një djalë nëpërmjet rrjetit social dhe pikërisht prej tij do gjente edhe vdekjen. Ajo u qëllua 60 herë me thikë dhe më pas, banesës ku jetonte iu vu flaka për të mbuluar gjurmët.

Sipas hetuesve, ngjarja u zbardh gradualisht pasi u futën në profilin e saj në “facebook”. Aty panë se ndërmjet Trashanit dhe një djali që jetonte në Gjermani, kishte pasur konflikte. E reja nuk jeton më dhe shkak u bë një njohje e gabuar në rrjetin social.

Dhe si shumicën e frymëzimeve të këtyre sherreve, edhe këtë herë në mes është femra. Në 13 gusht të vitit të kaluar në orën 2:45 të natës ka plasur një sherr në lagjen “Komuna e Parisit” ku kanë marrë pjesë 15 adoleshentë, dhe shkaku kanë qenë disa fyerje që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në rrjetin social “facebook”, pasi kishin ngacmuar të dashurat e njëri-tjetrit.

Facebook mund të çojë në divorc!

Në jo pak raste faqja sociale po kthehet në shqetësim shoqëror. Kjo duket edhe nga konfliktet mes çifteve të të rinjve. Nëse një adresë elektronike mbetet thuajse krejtësisht personale, faqja “facebook” mundëson akses edhe për të tjerët, jo vetëm miqtë, por edhe miqve të miqve… Çifte të rinjsh shpesh kalojnë me imtësi faqet e njëri-tjetrit, të shtyrë nga interesi, por edhe dyshimet e xhelozisë.

Ajo çfarë gjejnë, mund të jetë një shkak për të nisur një konflikt. Nëse shohin që bashkëshorti ose bashkëshortja ka në listën e miqve ish-të dashurin ose të dashurën, ky mund të jetë një motiv për të nisur debate. Po ashtu komentet që bëhen publike mund të interpretohen në forma të ndryshme. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur “fajtori facebook” ka nxitur dyshime bashkëshortore që kanë sjellë divorcin.

Ka edhe të mira…

Joshja kryesore e rrjetit më të suksesshëm social, padyshim ka qenë mundësia që të jepte për të rilidhur kontaktet me miq e të afërm të larguar, shokë të vjetër e të rinj. Por me kalimin e kohës, ndodh e njëjta gjë që ndodh në jetën reale, në gjimnaz, universitet apo në punë: “Miqtë” dhe “shokët” fillojnë të seleksionohen dhe mbeten vetëm ata me të cilët vërtet të lidh diçka.

Ndërsa ana tjetër e medaljes është më dramatike: Teprimi me “facebook”-un dhe qëndrimi nonstop para kompjuterit apo celularit shndërrohet në neurozë, fiksim dhe, në fakt, bën efektin e kundërt. Sepse të shkëput nga miqtë dhe jeta e vërtetë.

16 shtator 2009

Një adoleshent është plagosur me thikë nga moshatari i tij në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”, në Tiranë. Sherri mes dy 14-vjeçarëve kishte nisur pas disa fyerjeve në “Facebook” dhe më pas ka përfunduar në thika. Adoleshenti R. Elezi ka dalë jashtë rrethimit të shkollës dhe është kthyer me një thikë, duke plagosur nxënësin E. P.

28 janar 2010

Një sherr i nisur në “Facebook” mes dy gjimnazisteve ka përfshirë në konflikt edhe familjarët e tyre në një shkollë të Farkës në Tiranë, të cilët kanë shkuar për të zgjidhur problemin mes nxënësve, por janë përfshirë edhe vetë, duke u goditur me grushte. Protagonistë të ngjarjes kanë qenë vëllezërit e nxënësit B.Topçiu, që kanë plagosur kushërinj të gjimnazistit G. Mustafa.

9 shkurt 2010

Bukurosh Muçeku, 18 vjeç, nxënës i vitit të katërt në gjimnazin e Kamzës, ka vrarë duke qëlluar me thikë një emigrant i cili i kishte ngacmuar motrën në Facebook. Viktima Robert Dishmema, 22 vjeç, i cili sapo ishte kthyer nga Greqia, është qëlluar për vdekje nga adoleshenti, i cili ka pranuar autorësinë duke thënë se Dishmema i ka ngacmuar motrën në Facebook.

29 prill 2011

Ngjarja në shkollën “Lapraka e Re”, në Tiranë, ka ndodhur pas një zënke mes dy shokëve të klasës, në rrjetin social të “Facebook”. I dëmtuari, 15-vjeçari Olsi Belba, ka debatuar në “Facebook” me bashkëmoshatarin e tij dhe, sipas deklarimeve që shoku tjetër i klasës ka dhënë në polici, Belba i ka sharë motrën.

Sipas tij, debati fillimisht ka nisur me shaka, duke shkëmbyer batuta të ndërsjella në profilet e tyre të “Facebook”-ut, derisa situata është tensionuar, kur i dëmtuari i ka sharë motrën shokut të klasës. Më pas, ky i fundit ka lajmëruar për ndihmë dy kushërinjtë e tij më të mëdhenj, Kreshnik Ferrollarin, 22 vjeç dhe Fatjon Hysën, 21 vjeç, duke u ankuar se Olsi e kishte ofenduar nga nderi i motrës.

6 mars 2011

Ngjarja e bujshme për juristen e Autoritetit të Konkurrencës, Aurora Trashani, ka si zanafillën rrjetin social. Ajo u vra nga një person të cilin e ka njohur në “Facebook”, disa kohë para 2 shkurtit 2011, kur 32-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e saj në Tiranë. Gjatë kryerjes së veprimeve për zbardhjen e vrasjes së Trashanit, është arritur të gjenden një numër mesazhesh të shkëmbyera mes saj dhe autorit të vrasjes në postën e rrjetit social.

Mesazheve e shkëmbyera mes të dyshuarit dhe viktimës në “Facebook”, Trashani pak ditë para vrasjes, i kishte komunikuar personit tjetër se donte të shkëpuste marrëdhënien me të. Pasi ka marrë këtë lajm, i dyshuari ka ardhur në Shqipëri nga Gjermania dhe mbrëmjen e 1 shkurtit rreth orës 09:30, ka shkuar në banesën e Aurora Trashanit. Aty dyshohet se mes viktimës dhe vrasësit ka nisur një debat, i cili ka përfunduar me vrasjen e 32-vjeçares. Të nesërmen ajo u gjet pa jetë, ndërsa banesa ishte djegur.

13 gusht 2011

Një grup adoleshentësh janë përfshirë në një sherr masiv teksa ndodheshin në një qendër interneti, në zonën e Tiranës së Re. Sipas policisë, 15 persona kryesisht të moshave 13, 14 dhe 15-vjeçare janë përleshur me njëri-tjetrit, fillimisht në lokalin ku ndodheshin e më pas janë zhvendosur jashtë. Nga përplasja fizike kanë mbetur të plagosur dy protagonistët kryesorë, edhe i dëmtuari, edhe autori.

Sherrit mes 15 adoleshentëve kanë qenë disa fyerje që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në rrjetin social “Facebook”, pasi kishin ngacmuar të dashurat e njëri-tjetrit. Nga këqyrja në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një tullë që kanë shërbyer si mjetet e krimit.

18 janar 2012

Një konflikt që ka si zanafillës rrjetin social “Facebook” ka shkaktuar një përplasje fizike mes disa të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur në Kashar. Si pasojë Andi Hyka, 19 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë ndërsa dy të tjerë kanë marrë disa dëmtime të lehta nga përplasja fizike.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons