Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ami Toska dhe Ermal Mamaqi do të jenë për herë të dytë çifti moderator i “Dancing With the Stars” në “Vizion Plus”. Personazhet e njohura e marrin shumë seriozisht garën, duke mos i fshehur emocionet e forta për të fituar. Ndërsa Ami dhe Ermali kanë fatin të jenë sërish të pandarë. Ami tregon për sekretet që i bën të funksionojnë si çift edhe në televizion.
Riktheheni për herë të dytë në “Dancing With the Stars”. Duke iu referuar eksperiencës së një viti më parë, për çfarë do kujdeseni në këtë edicion?
Do të kujdesem shumë që të bëj punën time sa më mirë dhe t’i përkushtohem asaj me tërë energjitë e mia, e besoj që kjo do të më shpërblehet në sukses edhe këtë herë.
Ndërkohë që keni munguar në ekran gjatë kësaj periudhe pauze të spektaklit. Cilat kanë qenë angazhimet tuaja, me çfarë jeni marrë?
Angazhimi në televizion me një projekt ose sezon, siç quhet ndryshe, është ajo që unë dëshirova të bëja, dhe prandaj e bëra këtë zgjedhje. Kjo gjë më la kohën e duhur për t’u marrë me angazhimin tjetër që unë kam në biznes. Kjo kohë pushimi më dha frymëmarrje për të reflektuar mbi gjithçka e për të marrë energji të reja për këtë fillim të ri.
Disa menduan se kjo ishte një eksperiencë televizive që nuk do të përsëritej për çiftin tuaj. Si e komenton këtë herë të dytë në “DWS”, është formati që të tërheq vërtet?
“Dancing With the Stars” më pëlqen pa fund dhe mendoj se është formati që mëshkon më shumë. Diçka që vazhdon, pëlqehet nga audienca dhe dëgjon gjithnjë të njëjtën pyetje e interesim nga njerëzit: “Kur do fillojë dancing?”. Kjo do të thotë se ka shkuar mirë dhe unë nuk kam çfarë të komentoj më shumë.
Ke menduar si do të shfaqesh ndryshe në look, veshje, performancë?
Jemi duke punuar dhe ndaj për këto detaje jam ende duke menduar.
Do të kesh më shumë performanca kërcimi gjatë këtij edicioni, do të ketë ndryshime në komunikimin televiziv me Ermalin?
Mendoj se këtë vit “Dancing” për ne do të jetë shumë më i çlirët, si në komunikimin tonë, ashtu edhe në raport me jurinë apo konkurrentët.
Një vit më parë e konsideruat këtë eksperiencë në çift si një mënyrë të re të njohjes mes njëri-tjetrit. Çfarë njohe më shumë te Ermali dhe ai te ti?
Përveç punës individuale të secilit prej nesh për funksionin përkatës në spektakël, ne gjetëm tek njeri-tjetri edhe sensin e bashkëpunimit në një projekt televiziv. E kam thënë më parë, ky është një emocion i rrallë që shumë pak çifte kanë luksin ta përjetojnë, pra të jenë çift edhe në jetë edhe në skenë, e ta eksplorojnë njëri-tjetrin në një hapësirë të paprekur më parë.
Të qenët moderatorë të spektaklit nuk ua lejon shasin të jeni pjesë e VIP-ave në garë. Personalisht do të kishe dashur të bëheshe pjesë e kësaj gare?
Edhe po të mos isha moderatore, nuk do më lejonin përsëri, pasi kam mbaruar shkollën për balet(qesh). Gjithsesi, është shumë argëtuese të qenët aty, është sfiduese, dhe për më tepër të gjithë njerëzit që të rrethojnë janë profesionistë në fusha të ndryshme. Ndaj do ta konsideroja fat të qenët pjesë e atij stafi.
Gjate kësaj periudhe pushimi ke marrë oferta të tjera që të kanë bërë të ndihesh në mëdyshje për vazhdimin e spektaklit edhe këtë vit?
Për sa i përket spektaklit, nuk kam pasur asnjëherë mëdyshjen për të vazhduar thjesht dhe vetëm sepse “Dancing është i zgjedhuri im”! Ndërsa për sa u përket ofertave të tjera televizive, kam pasur dhe madje së shpejti do të shfaqen në ekranet tona.
Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar komentet për jetën tuaj private, një prej të cilave ishte aludimi për shtatzëni. Kur keni plan ta sillni në jetë fëmijën tuaj të parë?
Duke parë, duke bërë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
cift shum simpatik kta tdy


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons