Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 AIDS, si u krijua arma biologjike prej Tue 17 May 2011, 15:04

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
A ishte "paraqitja" e AIDS-it një aksident i rastësishëm i natyrës apo AIDS është një eksperiment biologjik për të pastruar botën nga homoseksualët, zezakët dhe raca të tjera të padëshiruara?


Qëkur epidemia e AIDS-it u bë zyrtare në qershor të vitit 1981, ka pasur pëshpëritje të vazhdueshme që AIDS është një epidemi e krijuar nga njeriu me një virus (HIV) të ndërtuar gjenetikisht dhe që u përhap në mënyrë të qëllimshme tek homoseksualët amerikanë dhe zezakët e Afrikës për qëllime djallëzore.

Ndonëse shumë njerëz i konsiderojnë këto idera si një mendim paranojak, ka shumë evidenca të cilat mbështesin teorinë që AIDS është një virus i krijuar si armë biologjike. Historia "zyrtare" që paraqitet nga eksperti më i madh sot për sot për AIDS, Robert Gallo, është që virusi fillimisht u shfaq tek majmunët e gjelbër të Afrikës dhe më pas në një mënyrë apo tjetrën kaloi tek qeniet njerëzore duke iu ngjitur zezakëve të Afrikës.

Që në atë kohë, supozohet që është përhapur në Manhatan nëpërmjet lidhjes me Haitin. Duke përsëritur këtë histori me qindra herë, agjencitë qeveritare dhe mediat e kanë kthyer historinë "zyrtare" të majmunit në një fakt. Për disa arsye, ekspertët dhe mediat heshtin për disa fakte që lidhen me AIDS, të cilat nuk përputhen me historinë "zyrtare".

Sipas një teorie konspirative, që fillimisht u botua në “New York Times”, në fillim të viteve 1990, gjurmët e AIDS në Amerikë i gjejmë që tek eksperimentet me Hepatitin B, të cilat u kryen mbi mijëra homoseksualë vullnetarë midis viteve 1978-1981.

Eksperimenti filloi në Manhatan në nëntor të vitit 1978 kur mbi 1 mijë homoseksualëve dhe biseksualëve iu injektua vaksina eksperimentale.

Për t'i bërë rezultatet e eksperimentit të qëndrueshme, personat e zgjedhur duhet të ishin të shëndetshëm, të rinj nën moshën 40 vjeç dhe të shkolluar. Shumica e meshkujve që u zgjodhën ishin të bardhë.

Tre muaj mbas fillimit të eksperimentit në Qendrën e Gjakut të qytetit të New Yorkut, rasti i parë i AIDS u zbulua tek një mashkull i bardhë, i ri dhe homoseksual nga San Francisco.

Një raport i hartuar në gusht të vitit 1981 specifikon rastet e para, në total 26, ku të sëmurët ishin të gjithë homoseksualë, më parë të shëndetshëm. 20 ishin nga Manhatan, 6 nga Los Angeles dhe San Francisco; 25 ishin të bardhë me një moshë mesatare 39 vjeç dhe të gjithë të arsimuar më së miri.

Ky është në esencë profili epidemiologjik i homoseksualëve ndaj të cilëve u injektua vaksina e Hepatitit B. Eksperimenti u drejtua nga Wolf Szmuness, një polak, ish-i burgosur nga rusët në Luftën e Dytë Botërore dhe i çuar në kampet e Siberisë.

Mbas luftës ai kishte studiuar mjekësi në Bashkimin Sovjetik. Më pas kthehet në Poloni ku ka konflikte të forta me komunistët. Në vitin 1969, largohet në Amerikë dhe gjen punë në New York si një teknik laboratori në Qendrën e Gjakut të NY.

Në më pak se një dekadë ai bëhet profesor i Epidemiologjisë në Universitetin e Kolumbisë dhe u caktua me detyrën për studimin e hepatitit tek homoseksualët.

Nëpërmjet lidhjeve që kishte në Departamentin e Shtetit ai u lejua të shkonte në Moskë dhe të mbante konferenca mbi ekspertizën e Hepatitit. Szmuness vdiq në vitin 1982 nga kanceri.

Një dekadë përpara, virologjistët e kancerit ishin shumë të zënë duke mësuar si të transferonin viruset nga një specie tek një tjetër, në mënyrë që të krijonin një virus shkaktues të kancerit që mund të shkatërronte sistemin imunitar.

Qëllimi ishte krijimi artificial i kancerit në laborator. Në këtë mënyrë, virologjistët zbuluan mënyrën se si të krijonin viruse shkatërrimtare që mund të kalonin nga kafsha tek njeriu.

Këto viruse të krijuara nëpërmjet inxhinierisë gjenetike kur u bashkuan me qelizat kanceroze njerëzore, përftuan aftësinë e "kapërcimit të specieve", pra nga kafsha tek njeriu.

Disa nga këta shkencëtarë që realizuan këtë lloj virusi më pas u caktuan në krye të eksperimentit mbi hepatitin tek homoseksualët, të cilët i përdorën këta të fundit si të ishin kavje laboratori.

Virologjistët ishin koshientë të mundësisë që njëri prej këtyre viruseve të rrezikshëm mund të arrinte të dilte nga laboratori i tyre i teknologjisë së lartë. Por sidoqoftë, shkencëtarët ishin të vendosur të provonin efikasitetin e virusit kancerogjen tek kafshët nëse mund të shkaktonte të njëjtën gjë tek njerëzit.

Në vitin 1973, u mbajt një Konferencë e Biologjisë Virale në Kaliforni. Qëllimi ishte që të krijohej një agjenci qeveritare me njerëz të aftë të merrnin masa të duhura nëse ndonjë nga viruset dilte nga laboratori.

Disa vjet më pas, homoseksualët nga New York, San Francisco dhe Los Angeles, të cilët u afruan vullnetarisht për të eksperimentuar vaksinat e hepatitit, u shndërruan në kavjet e shkencëtarëve të qeverisë për të provuar përhapjen e virusit.

Çuditërisht asnjë nga virologjistët se ka përmendur kurrë faktin që AIDS mund të ketë prejardhjen nga një virus laboratori i manipuluar për të kapërcyer speciet.

Teoria e majmunit të blertë është kundërshtuar kohët e fundit nga disa ekspertë virologë, të cilët besojnë se HIV është manipuluar gjenetikisht. Publikut i është thënë që AIDS e ka origjinën në Afrikë vite më parë.

Si provë, ekspertët fillimisht deklaruan që gjaku i vjetër afrikan, i ruajtur në qendrat e dhurimit ishte pozitiv me virusin. Testime të mëvonshme e nxorën këtë teori ose të gabuar ose thjesht një gënjeshtër trashanike.

Fakti është që rastet me AIDS në Afrikë dhe Haiti filluan të shfaqen në të njëjtën kohë kur u raportuan rastet e para tek homoseksualët në Manhatan.

Më pas u kryen disa kërkime tek njerëzit në moshë dhe seksualisht jo aktivë në Kampala, Uganda ku asnjëri prej tyre nuk tregoi shenja të sëmundjes, gjë që provoi faktin se teoria mbi vjetërsinë e sëmundjes në Afrikë ishte thjesht një falsitet.

Në 11 maj të vitit 1987, gazeta "London Times" hapej me një histori që lidhej me programin e vaksinave të lisë në Afrikë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe AIDS në Afrikën Qendrore. Edhe vetë Robert Gallo u detyrua të pranojë që programi i vaksinimit që përfshiu me miliona zezakë, mund të ketë zgjuar virusin e "fjetur" të AIDS-it.

Kjo histori kaq e rëndësishme u censurua menjëherë në Amerikë dhe nuk u paraqit asnjëherë në televizione apo mediat e shkruara.

Ideja e AIDS-it si një eksperiment biologjik nuk është pa precedentë. Gjatë dekadave që kanë kaluar, ka prova të shumta që implikojnë agjencitë qeveritare si shkaktarë të ekspozimit të njerëzve ndaj agjentëve biologjikë nën ombrellën e Shërbimit Shëndetësor Publik Amerikan prej 40 vjetësh (1932-1972).

Historia zyrtare mbi majmunin afrikan nuk jep detaje mbi faktin sesi epidemia heteroseksuale afrikane, u transferua në të njëjtën kohë tek homoseksualët e bardhë në Manhatan apo për faktin sesi ka mundësi që AIDS u shfaq në kohë të njëjtë si në Afrikë ashtu dhe në New York.

Në vitin 1983, përpara se AIDS të përhapej, një doktor i ri i quajtur Robert Strecker, mjek shumë i talentuar dhe me disa diploma në fusha të ndryshme sidomos në atë të patologjisë dhe farmacisë bëri një studim të detajuar duke i shkuar deri në themel historisë së AIDS-it dhe së bashku me të vëllain që ishte një avokat i njohur, hartuan një memorandum urgjent që njihen me emrin "The Strecker Memorandum" dhe që titullohet "Alarmi mbi Sulmin Biologjik".

Ky memorandum iu dërgua organizatave shëndetësore më prestigjioze, të cilat heshtën dhe nuk kthyen asnjë përgjigje. Strecker studioi gjithë raportet e mëparshme për sëmundjet virale dhe për habinë e tij gjeti materiale të pakontestueshme që provonin faktin që AIDS ishte krijuar nga njeriu.

Ai bëri edhe një video për këtë studim ku shpjegon me detaje gjithë historinë fizike dhe atë shkencore të sëmundjes. Në përfundim të kësaj kasete prej 96 minutash, çdokush do të jetë në gjendje të dijë për AIDS po aq sa dinë dhe vetë mjekët virologë.

Ndërsa një nga teoricienët konspirativë, nga më të sulmuarit prej organizatave qeveritare dhe vetë agjencitë sekrete dhe ato të inteligjencës qeveritare, deri sa e vranë në shtator të vitit 2001, William Cooper, ka dhënë një pamje akoma dhe më të frikshme të AIDS-it si një armë biologjike dhe e përdorur enkas për qëllime djallëzore.

Cooper ka qenë ish-pjesëtar i Inteligjencës së Marinës dhe në një pozicion të tillë ka pasur akses në shumë dokumente sekrete që vendosi t'i bënte publike në fund të viteve ‘80 dhe vazhdoi pareshtur për 13 vjet deri sa e ekzekutuan para shtëpisë së tij.

Ai ka dhënë detaje jo vetëm për AIDS, por edhe shumë fakte të tjera komprometuese. Sigurisht që agjencitë qeveritare nuk kanë pranuar asgjë dhe kanë zhdukur menjëherë materialet në fjalë, duke u justifikuar me anë të sigurisë kombëtare.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons