Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Biografia e filozofeve te shquar! prej Mon 16 May 2011, 16:06

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
CIMERMAN, Johan Georg



CIMERMAN, Johan Georg (ZIMMERMANN, Johann Georg), filozof dhe mjek gjerm. (1728-1795). Në veprën e tij Mbi vetminë është i qartë ndikimi i Rusoit. Është i orientuar ashpër dhe në mënyrë polemike kundër krishterimit si dhe kundër deizmit dhe iluminizmit.

Veprat kryesore: Ober die Einsamkeit (1756); Vom Nationalstolz (1758); Fragmente uber Friedrich den Grossen (3 vëll. 1789).
CIMER, Patricius Benedikt



CIMER, Patricius Benedikt (ZIMMER, Patritius Benedikt), teolog dhe filozof gjerm. (1752-1820). Preo-kupimet themelore filozofike të tij përqendrohen në lidhshmërinë e besimit dhe të diturisë, të teologjisë dhe të filozofisë. Sidomos e përgënjeshtroi ashpër filozofinë e Kantit, duke provuar se sulmet e tij kundër krishterimit medoemos dështojnë, sepse «kri-hterimi qëndron për një shkallë më lartë se filozofia e Kantit».

Veprat kryesore: Philosophische Religionslehre (1805); Philosophische Untersuchung uber den allgemeinen Verfall des menschlichen Geschle-chtes (3 vëll. 1807); Untersuchungen Hber den Begriff und die Gesetze der Geschichte (1817).
CIMERMAN, Robert (ZIMMERMANN, Robert)



CIMERMAN, Robert (ZIMMERMANN, Robert), filozof dhe estet austr. (1824-1898). Profesor në Vjenë dhe Pragë. Sipas Cimermanit, filozofla është hulumtim i idesë me qëllim të vërtetimit të normave për veprimtarinë shkencore,artistike dhe etike. Bazën për të vërtetën, të bukurën dhe të mirën C. e kërkoi vetëm në format dhe jo në realitet. Në punimet estetike kryesore të tij është nën ndikimin e estetikës formale të Herbartit (C. konsideronte se Herbarti është kantist besnik), e cila e kundërshtonte të ashtuquajturën estetikë lëndore të Hegelit (para së gjithash të J. T. Fisherit). Konsiderohet se Cimermani është i pari shkrimtar i rëndësishëm i historisë së estetikës si shkencë filozofike.

Veprat kryesore: Philosophische Propadeutik (1852); Ober das Tragische und die Tragddie (1856); Geschichte der Asthetik als philosophische Wissenschaft (1858); Allgemeine Asthetik als Formwissenschaft (1856); Studien und Kritiken zur Philosophie und Asthetik (2 vëll. 1870).
CIMERMAN, Valter (ZIMMERMANN, Walter)



CIMERMAN, Valter (ZIMMERMANN, Walter), biolog dhe filozof gjerm. (1892 -). Sipas pozitës themelore C. është evolucionist i orientuar në mënyrë natyrore-shkencore.

Veprat kryesore: Grundfragen der Evolution (1948); Evolution (1953); Evolution und Naturphilosophie (1968).

COHER, Rudolf (ZOCHER, Rudolf)



COHER, Rudolf (ZOCHER, Rudolf), filozof gjerm.(1887).Në fillim i afërm me Shkollën neokantiste të Hajdelbergut, ndërsa më vonë u orientua kah ontologjia e shtresave të N. Hartmanit.

Veprat kryesore: Die objektive Geltungslogik und der Immanenzgedanke (1925); Geschichtsphilosophische Skizen (2 vëll. 1933-34); Die phi-losophische Grundlehre(l939); Philo-sophie in Begegnung mit Religion und Wissenschaft (1955); Kants Grundlehre (1959).
CVINGLI, Ulrih (ZWINGLI, Ulrich)



CVINGLI, Ulrih (ZWINGLI, Ulrich), reformator fetar zviceran (1484-1531). Studioi në Bernë, Vjenë dhe në Bazel, në vitin 1506 bëhet magjistër; orientohej sidomos në studimet skolastike, të filozofisë greke, romake dhe hebraike dhe ishte shumë i arsimuar dhe një nga humanistët më të mëdhenj të Zvicrës. Me reforma, për çka ra në konflikt me kishën katolike (duke refuzuar qysh në vitin 1519 t'i paguajë papës rentën vjetore), filloi në Cyrih. U vra në betejën e Kapelës, duke mbrojtur religjionin e ri të reformuar, kurse kufomën ia dogjën dhe hirin ia hodhën.

Në punimet teorike të tij (sidomos në 67 Schlussreden) mbështetet edhe në Shkrimin e Shenjtë dhe kështu hedh poshtë pushtetin absolut të papës, paraqitet kundër luksit dhe plangprishjes së kishës, ishte kundërshtar i beqarisë dhe i nderimit të figurave të shenjta. Ishte njohës i Erazmos dhe i takonte me disa teza teorike të tij rrethit të miqve dhe mbrojtësve të tij. I aferm ishte edhe me Piko dela Mirandolen, kurse në tezat e tij etiko-praktike (ku orientohet gati gjithë veprimta ria e tij) janë të dukshme edhe ndikimet e stoicizmit.

Veprat kryesore:Von Klarheit und Gewissheit der Wortes Gottes (1522); Comentarus de vera et fal
ÇADAJEV, Pjotër Jakovleviç



ÇADAJEV, Pjotër Jakovleviç (CAADAJEV, Pjotr Jakovljevic), filozof rus (1794-1856). Në tetë Letrat filozoHke të tij (të botuara në revistën Teleskop) kritikoi radikalisht rrethanat shoqërore në Rusi, por konsideronte se shoqëria e re nuk mund të themelohet me përmbysjen politike. Në këtë aspekt ai dallohej prej dekabristëve, ndaj të cilëve ishte i afërm. Përveç mendimit progresiv dhe kritik, Ç. në letrat e tij paraqiti edhe një seri tezash mistiko-religjioze. Kuptimin e ekzistimit të popullit rus Ç. e pa në krijimin e një rendi të ri dhe më të përsosur dhe në frymën i ideve të krishtera «të mëshirës së frymëzimeve të fundit dhe më të mrekullueshme», të rendit ideal të përgjithshëm njerëzor dhe «të krijimit të mbretërisë së perëndisë mbi tokë në të cilën do të zhduken të gjitha pabarazitë dhe padrejtësitë shoqërore».
Kryevepra filozofike: Letrat filozofike (posth. 1862).



ÇERÇ, Alonzo (CHURCH, Alonzo)


ÇERÇ, Alonzo (CHURCH, Alonzo), matematikan dhe filozof amer. (1903--). Profesor në Prinston dhe një nga logjicietët kryesorë bashkëkohës të logjikës simbolike. Përveç tjerash, Ç. u përpoq të provojë se nuk mund të zbulohet kurrfarë teknike e përgjithshme e cila do të mundësonte vërtetimin në mënyrë efektive të saktësisë ose provueshmërisë së gjykimit arbitrar aritmetik. Nëpërmjet aplikimit të drejtpërdrejtë të metodës së diagonalizimit ai nuk provoi vetëm se një teknikë e tillë u tregua e pasigurt, por vërtetoi se supozimi mbi ekzistimin e saj shpie në absurditet. Statusi induktiv i llogaritjes efektive përjashton, sipas Ç., çdo arsyetim të plotë të propozimit të tij (të njohur si tezë e Çerçit), mirëpo ai paraqet arsyet që identifikimi të konsiderohet i pranueshëm e që është përforcuar me zbulimin se të gjitha përpjekjet e karakterizimit të nocionit intuitiv u treguan ekuivalent tne noci-onin e rekursivitetit të përgjithshëm. Ndonëse disa (për shembull E. Mendelsoni) mohuan shumë teza të Çerçit, ai me siguri - edhe si drejtor i revistës «The Journal of Symbolic Logic» ndikoi shumë për zhvillimin dhe për-hapjen e logjikës simbolike.

Veprat kryesore: Altemative to Zermelo's Assumption (1927); A Note on the Entscheidungsproblem (1936); Setnantic Analysis (1951); Introducti-on to Mathematical Logic(956.

ÇERMSHEVSKI, Nikolla Gavriloviç


ÇERMSHEVSKI, Nikolla Gavriloviç (CERNJlSEVSKI, Nikolaj Gavriloviç), kritik, letrar dhe estet rus (1828-1889). I takonte grupit të kritikëve dhe të mendimtarëve me orientim materialist të filozofisë revolucionare-demokratike ruse të shekullit XIX (bashkë me Bjelinskin, Hercenin, Dobrolubovin dhe Pisarevin). Preokupimet themelore filozofike gati të të gjithë këtyre mendimtarëve rusë janë të orientuara kryesisht në planin estetik, përkatësisht në fushën e kritikës ideore të veprave letrare dhe artistike të kohës së tyre. Në këtë grup Çernishevski pa dyshim është njohësi më i mirë i filozofisë së atëhershme bashkëkohëse (sidoraos gjermane).

Si kritik letrar Ç. kërkoi që literatura të bëhet armë e luftës dhe e përparimit shoqëror. Në veprën e tij më të njohur estetike «Marrëdhëniet estetike të artit ndaj realitetit» e cila ndikoi dukshëm në teorinë ruse të artit deri në ditët tona, Ç. pohoi se nga përkufizimi «e bukura është jeta» -përkufizim të cilin e konsideronte konstitutiv për gjithë konceptin estetik të tij - del nga fakti se «bukuria më e lartë është pikërisht ajo të cilën njeriu e has në botën e realitetit, dhe jo bukuria që krijohet nga arti». Ç., i cili përpiqet madje ta radikalizojë kritikën kundër Hegelit bërë nga Fojerbahu, dhe i cili vazhdimisht dhe me këmbëngulje thekson se «realiteti është mbi ëndrrat», me pozicionin e vet «materialist», shpesh edhe pa vetëdije për këtë, degradon edhe njeriun dhe artin e tij dhe në këtë aspekt assesi nuk është - si mendojnë disa shumë i afërm me Marksin, por bile është qenësisht i kundërt me të.

Kryevepra filozofike: Marrëdhëni-et estetike të artit ndaj realitetit (1855); (Ndër ne në serbokroatishte u përkthye N. G. Çernishevski: Estetid-ki i knjizevno-krittëki Clanci, '50).

ÇERONI, Umberto (CERRONI, Umberto)


ÇERONI, Umberto (CERRONI, Umberto), filozof dhe jurist ital. (1926-). Si marksist u mor më shumë me çështjet e teorisë së përgjithshme dhe të filozofisë së të drejtës. Redaktoi shumë anuarë (Teoria sovjetike e së drejtës, 1964; Mendimi politik, 1966).

Veprat kryesore: Kanti dhe të the-meluarit e kategorisëjuridike; Marksi dhe e drejta modeme (1962); Teoritë politike dhe socializmi.

ÇEZARINI, Sforca Vidar


ÇEZARINI, Sforca Vidar (CESARINI, Sforza Vidar), filozof ital. (1886-1965). Profesor në Romë. U mor kryesisht me filozofinë e së drejtës. Kritikoi shumë teza të neohegelianëve, duke provuar te këta sidomos të metat e natyrës epistomeologjikojuri-dike.

Veprat kryesore: Principi filosofici di una nuova teoria del diritto (1911); Corso di filosofia del diritto (1942); L'eterna ragion di stato (1952).

ÇIRNHAUS, Ehrenfrid Valter


ÇIRNHAUS, Ehrenfrid Valter (TSCHIRNHAUS, Ehrenfried Valter), filozof gjerm. (1651-1708). Në studimet e tij gnoseologjiko-teorike përpiqet të ndërmjetëspj midis racionalizmit dhe empirizmit. Ai anticipoi, sipas shumë historianëve të filozofisë, disa mendime fundamentale të kriticizmit të Kantit. Çirnhausi dallon tri shkallë të të menduarit filozofik: më poshtë qëndrojnë «filozofët e fjalëve» të cilët janë mashtruar nga gjuha dhe kënaqen me poetizimin konceptual; diçka më lartë janë filozofet që merren me histori, kurse më lartë janë fllozofet e njëmendësisë.

Kryevepra: Medicina mentis ac corporis (1687).

ÇOMSKI, Nouem (CHOMSKY, Noam)


ÇOMSKI, Nouem (CHOMSKY, Noam). linguist dhe filozof amer. (1928 -). Eshtë profesor ordinar i linguisti-kës në Institutin e njohur Masaçusets për teknologji (M.I.T.). Është njëri nga teoricienët më të shquar nga fsuha e linguistikës së përgjithshme, përfaqësues i gramatikës transformative-gjenerative, programi i së cilës me të madhe i tejkalon programet standarde të linguistikës moderne. Ç. e kupton linguistikën si degë të psikologjisë së njohjes, duke e kthyer në kontekstin e psikologjisë dhe të filozofisë. Dhe derisa transformuese konsiderohet çdo gramatikë e cila strukturën e dhënë e shndërron, transformon në një tjetër, kurse gramatikë gjenerative ajo e cila prodhon fjalitë e ndonjë gjuhe, sistemi që e përpunoi Çomski me të drejtë mban të dy këto atribute. Në këtë drejtim, gramatika te ai ka një kuptim më të gjerë sesa ai tradicional, duke përfshirë këtu pos sintaksës edhe mor-fologjinë dhe të gjitha nivelet e tjera të strukturës gjuhësore. ndonëse shpeshherë i mohuar, Ç. me siguri ka luajtur rol të madh për paraqitjen e problemeve të reja, pastaj lidhur me shpjegimin e ri të esencës së gjuhës dhe për afirmimin e trajtimit teorik mbi atë deskriptiv të pastër.

Veprat kryesore: Syntactic Struktures (1957); Current Issues in Linguistic Theory (1964); Aspects of the Theory of Syntex (1965); Cartesian Linguistics (1966);.7bp/cs in the The-ory of Generative Grammar (1966); Language and Mind (1968); Përmbledhja e veprave të N. Ç. është për-kthyer në serbokroatishte në '72 me titull Gramatika i um.

D'ALAMBER, Zhan lë Ron d'


D'ALAMBER, Zhan lë Ron d'(D'ALEMBERT, Jean le Rond d'), filozof franc., fizikan dhe matematikan (1717-1783). Për shkak të talentit të rrallë për matematikë në moshën 23 vjeçare u pranua anëtar i Akademisë së shkencave të Francës. Shpirt i pavarur, i cili në filozofinë e tij bashkon disa tendenca karakteristike të ilumi-nizimit. D'A. i kushtohet shkencës dhe me këtë bëhet sipas fjalëve të tij pikërisht «skllav i lirisë së vet». Është pionier i shumë shkencave ekzakte të shekullit XVIII. D'A. shtroi dhe zgjidhi disa çështje jashtëzakonisht të rëndësishme fizike, astronomike, matematike dhe të tjera (ekuacioni diferencial për vibracionin e telit, precesioni dhe mutacioni në astronomi). Është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të përhershëm të enciklopedisë dhe autor i veprës së njohur Shqyrtimet hyrëse në Enciklopedi, në të cilën jep një paraqitje të përmbledhur dhe të qartë të parimeve themelore të filozofisë së tij. Siç bën pak ose më të madhe tërë iluminizmi, edhe filozofia e D'Alamberit përpiqet të hedhë poshtë çdo metafizikë, duke iu drejtuar përvojës si të vetmit burim adekuat të njohjeve tona. «Të gjitha dituritë tona të drejtpërdrejta reduktohen në ato që i marrim nëpërmjet shqisave; nga kjo del se ne për të gjitha idetë tona u detyrohemi ndijimeve». Në frymën e tendencave të shekullit të ri D'A. e redukton detyrën themelore të filozofisë për zgjidhjen e çështjeve gnoseologjiko-teorike, sepse gnoseologjinë, këtë «fizikë eksperfmentale të shpirtit» e konsideron disiplinë themelore filozofike. Më vonë shprehen më shumë elementet agnostike dhe orientimi pozitivist-scientist i gjithë filozofimit të tij i cili manifestohet në «metodën e re». Kjo metodë është antispekulative, empirike dhe natyrore-shkencore: parimi i kauzalitetit bëhet parim suprem. Filozofia nuk është shkencë mbi substancën ose mbi parimet e përgjithshme të qenies, por aplikimi i mendjes mbi sendet e ndryshme të veçanta, mbi faktet e përvojës. Pikërisht kjo metodë duhet të sigurojë bazat e përgjithshme gnoseo-logjikoteorike për të gjitha shkencat e veçanta.

Në Shqyrtimin hyrës të tij, D'A. studion kushtet e lindjes së shkencës dhe konsideron se këto, në themel, korrespondojnë me shtimin e nevojave njerëzore sikurse edhe me kujdesin e njeriut për vetëekzistim. Të gjitha dituritë i ndau në 3 grupe të mëdha, të cilat u përgjigjen tri aftësive të njeriut: kujtesës i përgjigjet historia, arsyes filozofia, kurse imagjinatës shkathtësitë e bukura.

Iluminist, mirëpo edhe shkencëtar i kabinetit, doktrina abstrakte scientiste e të cilit nuk ka fituar popullarizim të gjerë, empirist dhe agnostik që nuk arrijti të kapërcente dualizmin e themeltë të filozofisë së shekullit të ri, D'A. është përfaqësues tipik i atyre rrymave te shumëllojshme dhe të pasura në mendimin francez për shkak të cilave, pa marrë parasysh të gjitha kundërthëniet ideore dhe reale e quajtën shekullin në të cilin jetoi «shekull filozofik».

Veprat kryesore: Traitë de dyna-mique (1743); Discours prëliminaire de L'Encyclopedie (1751) Mëlanges de littërature, d'histoire et de philo-sophie (1752); Essai sur les ëlëments de philosophie (1759).



DAMASKIO



DAMASKIO, filozof grek (470 -?). Neoplatonist që drejtoi shkollën filozofike të fundit deri në vitin 529, derisa e mbylli Justiniani. Preokupimet themelore të D. synojnë që të ndërmjetësojë me filozofinë e tij ndërmjet unitetit të parë absolutisht të pakuptueshëm dhe të sferës inteligjibile.

Kryevepra: Çështje mbi parimet e para (botuar në latinishte nga J. Kopp në vitin 1826).
DARJES, Joahim Georg



DARJES, Joahim Georg (DARJES, Joachim,Georg), filozof gjerm. (1714-1791). Profesor në Jenë dhe në Fran-kfurt. Kundërshtar i filozofisë së Volfit, i cili mohonte ashpër determinizimin dhe mësimin mbi harmoninë e përcaktuar më parë.

Veprat kryesore: Elementa metaphysica (1743-44); Erste Griinde der philosophischen Sittenlehre (1750); Via ad varitatetn (1755).

DARVIN, Çarls (DARWIN, Charles)



DARVIN, Çarls (DARWIN, Charles), natyralist anglez (1809-1882). Ndikoi shumë në gjithë botëkuptimin e ri natyror dhe shkencor me teorinë e njohur dhe epokale të tij mbi lindjen dhe ndryshimin e llojeve, me të cilën tre-goi evolucionin organik dhe shpjegoi historinë e qenieve të gjalla nga format më të thjeshta të jetës. Nga faktet e ndryshimeve të jetës organike dhe të kushteve të vështira të ruajtjes së llojeve, Darvini paraqiti edhe parimin e seleksionit, të zgjedhjes së më të fuqishëmve në luftë për jetë dhe për ekzistencë (struggle for life). Ky parim, i bartur në mënyrë jokritike në të gjitha fenomenet, dhe sidomos në shoqëri, pati në shumë koncepte evolucioniste dhe filozofike, para së gjithash, në koncepcionet sociologjike (i ashtuquajturi darvinizëm social) shumë ithtarë, madje dhe disa «teoricienë» racistë.

Me problemin e të bukurit Darvini u mor para së gjithash nga aspekti i biologjisë. Njëkohësisht ai theksoi sesi ndenja për të bukurën është jashtëzakonisht e fuqishme edhe te popujt primitivë, dhe kështu është e mbicaktuar edhe ndaj disa nevojave madje edhe themelore vituale. Kështu, te këta edhe rrobat punohen më tepër për shkak të stolisjes sesa për arsye të mbrojtjes dhe nxehtësisë.

Veprat kryesore: On the Origin of Species by Means of Natural Selection (1839); The Variation of Animals and Plants under Domestication (1866); The Descent of Man and Selection in Relation to Sex (1871); The expression ofthe Emotion (1872).

DEBORIN, Abram Moisieviç


DEBORIN, Abram Moisieviç (DEBORIN, Abram Moisijevic), filozof rus (1881-1963). Nga viti 1903 pjesë-marrës në lëvizjen punëtore, kurse nga viti 1928 anëtar i PKBS, dhe akademik (nga viti 1929). Një nga filozofet kryesorë sovjetikë i cili qysh nga viti 1905 bëri luftë kundër mahizmit. Nga viti 1926-1930 ishte kryeredaktor i revistës «Nën flamurin e marksizmit». Shkroi shumë punime nga historia e filozofisë dhe e filozofisë së mar-ksizmit. Në punimin Lenini si mendimtar e karakterizoi Leninin si mendimtar të rëndësishëm, mirëpo në filozofi e konsideronte vetëm nxënës të Plehanovit.

Sipas Deborinit, Plehanovi në përgjithësi dha arsyetimin më të plotë të marksizmit në frymën e Marksit dhe të Engelsit dhe vetëm ai arriti «ta shndërrojë marksizmin në botë-kuptim», kështu që drejtimi i Plehanovit i filozofimit është i vetmi orientim korisekuent në gjithë literaturën marksiste botërore. D. konsideronte se lëndë e vërtetë e filozofisë është para së gjithash metodologjia e përgji-thshme. «Dialektika materialiste si metodologji e përgjithshme duhet të përshkojë të gjitha shkencat empirike konkrete, sepse ajo është të thuash algjebra e shkencës, e cila fut lidhje të brendshme në përmbajtjen konkrete». Divergjencat e mëvonshme në mendi-me ndërmjet nxënësve të Plehanovit, Deborinit dhe L. Akselrodit, krijuan dy fronte në filozofinë sovjetike, kurse lufta ndërmjet «mekanistëve» (në krye me L. Akselrodin) dhe «dialekti-kanëve» (në krye me Deborinin) zgja-tën nga viti 1925-1930. Në rezolutën e KQ të janarit 1931, u kritikuan Deborini e «deborinasit» si «idealistë të menjshevizuar». Kjo kritikë vazhdoi edhe më vonë (Mitini e të tjerë), pavarësisht nga deklaratat «autokritike» të atyre që ishin nën zjarrin e kritikëve të pamëshirshëm (të inspiruar para së gjithash nga J. V. Stalini), kështu që Deborini u tërhoq nga jeta aktive filozofike në mënyrë që nga viti 1956-1960 të botoi një vepër nga historia e doktrinave socialo-politike dhe disa artikuj në revistën «Çështje të fi-lozofisë» siç janë: «Materializmi dhe dialektika në filozofinë e vjetër india-ne», «Teoricien i revizionizmit ba-shkëkohës Fric Stenberg» e të tjerë.
Pavarësisht nga një seri njëanshmërish (para së gjithash të karakterit natyror-shkencor), si dhe të disa te zave dogmatike (për shembull kritika e tij kundër Llukaçit), Deborini është një nga emrat më të rëndësishëm të fi-lozofisë sovjetike, i cili dha shumë analiza origjinale dhe të thella filozo-fike.

Veprat kryesore: Uvod u filozofiju dijalekttëkog materijalizma (Botimi 6, 1931); Ludwig Feuerbach (1923); Shqyrtime nga historia e materializmit e shekullit 17 dhe 18 (bot. 3, 1930); Hegeli dhe materializmi dialektik (1929); Lenini dhe kriza e fizikës më të re (1930); Filozofija dhe marksizmi (përmbledhje artikujsh, bot. 3, 1930); Socialno-politideskie udenia novoga vremeni (1958). Filozofia dhe politika (1961).


DEKART, Rene (DESCARTES, Renë - Cartesius Renatus)


DEKART, Rene (DESCARTES, Renë - Cartesius Renatus), filozof, matematikan dhe fizikan franc. 1596-1650). Pas kryerjes së shkollës së jezuitëve shkoi në ushtrinë e princit holandes dhe pastaj të mbretit të Bavari-së. Udhëtoi nëpër Holandë, Gjermani, Zvicër dhe Itali, «duke studiuar librin e madh të botës», meqë ishte i zhgënjyer nga dituria skolastike dhe i bindur për nevojën e reformës së themeltë të të gjitha fushave shkencore. Në vitin 1629 vendoset në Holandë, në të cilën gjetën strehim nga persekutimet shumë shkencëtarë përparimta-rë. Pasi dëgjoi për dënimin e Galileut, deshi në çastin e dëshpërimit t'i djegë të gjitha dorëshkrimet e veta, mirëpo megjithatë vazhdoi të punojë dhe në mënyrë anonime shtypi disa vepra të tij. Në vitin 1647 edhe në Holandë u ndalua përhapja e kartezianizmit, kurse veprat e Dekartit me vendim u dogjën publikisht. Dekarti iku nga Ho-landa dhe me thirrjen e mbretëreshës së Suedisë - Kristinës shkoi në Shtokholm, ku së shpejti pas një ftohjeje të rëndë vdiq.
Dekarti, «babai i filozofisë së kohës së re», është një nga mendimtarët më të mëdhenj racionalistë të të gjitha kohëve. Pas disa kaptinave kryesisht biografike të cilat në realitet janë teza hyrëse - në pjesën e katërt të Traj-tesës mbi tnetodën të njohur të tij - libër i cili u botua në frengjishte, dhe jo në gjuhën tradicionale latinishte ar-rin te qëndrimi fundamental i tij, problematika dhe zgjidhja e të cilit paraqesin skeletin e tërë filozofisë së tij, kurse më vonë edhe të racionalizmit të kohës së re.

Pakënaqësia ndaj gjithë gjendjes së deriathershme të shkencave shndërrohet në dyshim që përfshin tërë përmbajtjen e vetëdijes. Të gjitha gjërat që kanë hyrë në vetëdijen time si përmbajtje e saj, mund të jenë gjithashtu rezultat i fantazimit dhe i gënjimit të shtrembëruar, sikur është për shembull gënjimi që e përjetojmë në gjumë. Mund të supozoj dhe të përfytyroj se nuk kam trup, se nuk ekziston as bota, as vendi mbi të cilin qëndroj. Për më tepër, mund të dyshojmë edhe në perëndinë dhe të supozojmë se jemi krijuar në një mënyrë e cila do të na gënjente gjithmonë. Gjithçka, çdo përmbajtje mund ta përfytyrojmë: se nuk ka as tokë, as qiell, se jemi pa duar, pa këmbë, pa trup. Mirëpo në të njëjtën kohë kur kështu mendojmë, derisa kështu dyshojmë, e vetmja gjë për të cilën nuk mund të dyshohet është vetë ky dyshim, domethënë mendimi, sepse edhe derisa mendohet se gjithçka është e shtrembër, medoemos ai që mendon është, ekziston: Cogito, ergo sum. Këtu, pra, është zbuluar për të parën herë baza e sigurt, e kjo është ai «fillimi i kulluar» (Hegeli), mbi të cilin më vonë u ndërtua tërë sistemi, këtu është thënë se fryma nuk njeh asgjë, as përpara as më mirë as më qartë nga vetvetja. Rezultati, pra, i skepsës metodike të Dekartit nuk është i njëjtë si te skeptikët, dyshimi, por vërtetësia. Mendimi është pikënisje e botës, esenca e tij dhe mundësia e vetë sigurisë së njohjes. Kjo është ajo formë e çlirimit të njeriut, e cila karakterizohet me pavarësimin mijëvjeçar nga stagnimi spekulativ i filozofisë kishtare dhe e cila në këtë mendim të ri dhe të çliruar, vetvetes i shtron ligjësi që në to për vete të çlirohet vetë.
Por dyshimi megjithatë, për vete dhe në vetvete, flet mbi papërsosurinë. D. me fjalë të tjera pyet nga lind te njeriu mundësia që të mendojë mbi diçka më të përmbaruar sesa që është vetë, ngase të gjitha rrugët e tij çojnë në dyshim, domethënë në papërsosuri. Nga i ka njeriu njohjet e vërteta dhe të përsosura kur vetë është i pa-përsosur? Për ta zgjidhur këtë problem, D. e fut perëndinë, e cila rrënjos brenda nesh idenë e njohjes adekuate, të përsosur dhe absolute. Përfytyrimi i qenies së përsosur nuk mund të dalë nga unë që jam tejet i papërsosur. Njëkohësisht, ndërkaq, sa më e madhe është përsosuria objektive e çdo ideje tanë, aq më i madh duhet të jetë shkaku i saj. D. me këtë në realitet përtërin edhe vërtetimin ontologjik për ekzistimin e perëndisë, sipas të cilit vetë nocioni i qenies më të përsosur përfshin në vete domosdoshmërinë e ekzistimit të perëndisë. Kualiteti the-melor i njohjes së vërtetë, sipas Dekartit, është të jetë e qartë dhe e kuptueshme. Çdo gjë që na jepet në këtë mënyrë është vetë e vërteta. ( O m n e est verum quod valde clare et distincte percipio).

Në ne, sipas Dekartit, ekzistojnë dy shfaqje të vetëdijes: njohja intelektuale përkatësisht kuptimi dhe dashja ose veprimtaria e vullnetshme. Të gjitha të tjerat (perceptimi, dëshirat, kundërshtimi) janë vetëm mënyra të kuptimit ose dashje. Kur përceptojmë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, atëherë me siguri nuk gabojmë. Mirëpo, vullneti që shtrihet mbi çdo gjë dhe të cilin mund ta quajmë të pakufizuar, shpesh zgjerohet edhe përtej asaj që njohim qartë, dhe kjo bëhet shkak i gabimeve tona. Mirëpo, megjithatë, shtrirja e gjerë e vullnetit mbi gjithçka - që i përgjigjet natyrës së tij provon lirinë e vullnetit, ku edhe qëndron madhështia e njeriut. «Nuk lavdërohen automatët që me saktësi kryejnë të gjitha lëvizjet për të cilat janë rregulluar, sepse medoemos i kryejnë kështu, por lavdërohet krijuesi i tyre, që i ka punuar aq saktësisht, ngase nuk i ka thurur sipas nevojës, por me vullnetin e lirë». .

Tezat themelore ontologjike të Dekartit provojnë qartë dualizmin e tij; ekzistojnë dy substanca: materia dhe fryma. Derisa për frymën është karakteristike mendimi, materia reduktohet në shtrirje dhe lëvizje. Ajo që shtrihet nuk mendon, ajo që nuk ka shtrirje, mendon. Në shumë teza të veta (sidomos në fizikë) si mekanicist konsekuent, D. mbrojti edhe mësimin mbi unitetin material të botës. Substanca unike materiale nuk lejon që pranë saj në natyrë të ekzistojë cilado materie tjetër, as çfarëdo që është jomateriale. Andaj, D. nuk pranon ekzistimin e hapësirës së shprazët, «kurse lëvizja e një trupi ose i një korpuskule, nuk mund as të përfytyrohet, sepse çdo lë-vizje supozon lëvizjen reciproke, rrjedhën rrethore të materies». Por këtë materie. sipas Dekartit e ka krijuar perëndia, e cila njëkohësisht edhe e para e vuri në lëvizje. Të gjitha trupat kozmikë dhe sistemi i gjithësisë marrë në tërësi krijohen më tej me anën e proceseve të pastra mekanike: në vetë themelet e formimit të botës qëndroj-në rrymat vorbulluese të materies.

Parimet mekanike të veta D. i zgjeron dhe në kuptimin e jetës, kështu që qenia e gjallë për të është vetëm një automat i komplikuar që u nënshtrohet të gjitha ligjeve mekanike. Në këtë drejtim ai është gjithashtu një nga the-meluesit e fiziologjisë mekanike. Si ndërmjetës midis trupit dhe shpirtit, i cili mundëson ndikimin reciprok të njërës në tjetrën prej këtyre dy substancave plotësisht të ndryshme dhe reciprokisht të pavarura, ekziston, sipas Dekartit, një gjëndër e veçantë, e cila gjendet në mesin ndërmjet të dy hemisferave të trurit. Këtu është edhe vetë vendi i shpirtit.
Përveç zbulimeve gjeniale matematike të veta dhe të njohjes në fushën e fizikës, D. ndikoi dukshëm. edhe në zhvillimin e psikologjisë. Psikologjia e tij e pasioneve është përpjekje e parë e një teorie të ndjejshmërisë, të bazuar në pikëpamjen e tij mbi fiziologjinë dhe teorinë e shpirtrave animale.

Me gjithë kufizimet e tërësishme të kushtëzuara nga gjendja e atëhershme e shkencës, si dhe në përgjithësi nga rrethanat dhe tendencat shpirtërore të kohës në të cilën jetoi, me gjithë tezat e tij vulgaro-mekanike dhe njëanshmërisht racionaliste, filozofia e Dekartit paraqiste një epokë të re në zhvillimin e të menduarit njerëzor. Thelbi i revolucionit filozofik të Dekartit qëndron në pohimin se kurrgjë s'ka të drejtë të ketë një autenticitet të tillë sikurse ë kanë njohjet njerëzore të qarta dhe të kuptueshme. Të gjitha pohimet e tjera duhen reduktuar në këto njohje dhe të vërteta njerëzore, për t'u bërë edhe vetë të vërteta. Duke provuar guximshëm këto njohje si njohje të vetme autentike, D. në studimet e tij njëkohësisht hodhi poshtë paragjykimet mijëvjeçare, besimin në autoritete, në mistikë dhe në gënjeshtra duke ndërtuar mbi themelet e skolastikës së rrënuar, në mënyrën e vet edhe sot të freskët, interesante dhe të gjallë të të menduarit, një filozofi të besimit racional në mundësitë njohëse të njeriut, një filozofi optimiste të ar-syes njerëzore.

Veprat kryesore: Prakticna i jasna pravila rukovodena duhom u istrazivanju istine
(serb.) (1631); Traitë du monde uo de la lumiëre (1633); Rasprava o metodi pravilnog upravljanja umo/ri i trazenja istine u naukama (1637) (serb.) Mëditationes de prima philosophia (1649); Principia philosophiae (1664); Les passions de l'ame (1649); (nuk është e sigurt a është kjo vepër e D.); L'home et traitë de la for-mation du foetus (posth. 1664);




________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Mon 16 May 2011, 16:07

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
DELAKROA, Anri (DELACROIX, Henri)


DELAKROA, Anri (DELACROIX, Henri), filozof franc. (1873-1937). Profesor në Sorbonë. Preokupimet themelore të Delakroas përqendrohen nga studimi i doktrinave të ndryshme mistike dhe hulumtimeve estetike deri te problemet relevante psikolpgjike (para së gjithash të psikologjisë së të menduarit, gjuhës e tjera). Përkundër gjithë orientimit të psikologjisë natyrore-shkencore, «psikologjisë së funksioneve të ulëta të ndiesisë», Delakroa konsideronte se lënda themelore e psikologjisë është studimi i funksio-neve të larta shpirtërore të njeriut. Pavarësisht nga fakti se edhe arti dhe loja janë argëtim, prapëseprapë artin si realizim dhe objektivitet duhet dalluar nga loja.

Veprat kryesore: Essai sur le mysticisme spëkulatif en Allemagne au XIV e siëcle (1900); Etudes d'histoire et de psychologie dy mysticisme (1908); La religion et la foi (1922); La langage et la pensëe (1924); Psicholo-gie de l'art (1927) L'enfant et la langa

DELBEF, Zhozef Remi Leopold


DELBEF, Zhozef Remi Leopold (DELBOEUF, Joseph Remy Leopold),filozof belg. (1831-1896). U mor me matematikë, biologji dhe psikologji. Duke studiuar veçanërisht hipnozën, pohoi se sugjestiviteti është bazë e çdo hipnoze. Disa vepra të tij dhanë impulse edhe për trajtimin matematik të logjikës.

Veprat kryesore: Prolëgomënes philosophiques de la gëometrie (1860); De la psychologie comme science naturelle (1876); Logique algoritmique, essai d'un systëme de signes appliquës a la logique (1877); De l'origine des effets curatifs de l'hypno/me (1877).


DELBOS, Viktor-Etjen-Mari-Zhysten


DELBOS, Viktor-Etjen-Mari-Zhysten (DELBOS, Victor-EtienneMarie Justin), filozof franc. (1862-1916). Profesor i filozofisë në Sorbonë, anëtar i Akademisë. Kryesisht u mor me historinë e filozofisë dhe para së .gjithash me Kantin dhe filozofinë franceze.

Veprat kryesore: La philosophie pratique de Kant (1905); Le spinozis-me (1916); Figures et doctrines de philosophie (posth. 1918); La philo-sophie française (posth. 1919); De Kant aux PostKantiens(poslh. 1940).

DEMBROVSKI, Edvard


DEMBROVSKI, Edvard (DEM-BROXVSKI, Edward), filozof polak (1822-1946). Socialist utopist me orientim demokratik revolucionar. Me pikëpamjet filozofike është përfaqësues i rrymës majtiste të hegelianizmit polak dhe i filozofisë specifike aktiviste.

Veprat kryesore: Disa mendime mbi eklekticizmin (1843); Mendime mbi të kaluaren e filozofisë (1845).


DEMF, Alois


DEMF, Alois (DEMPF, Alois), filozof gjerm. (1891 -). Profesor në Bon, në Vjenë dhe në Munih. Preokupimet themelore të A. Demfit përqëndrohen në kuadrin e studimit të historisë së filozofisë mesjetare. Pikëpamja e tij si «filozofia e filozofisë» përkatësisht si vetëkritika e filozofisë, përfundon në «antropologjinë kritike» specifike, të 'ngjyrosur në formë të krishterë dhe re-ligjioze.

Veprat kryesore: Die Hauptfortnen der Mittelalterischen Weltanschauung (1925); Ethik des Mittelalters (1927); Metaphysik des Mittelal-ters(1930); Kulturphilosophie(1932); Religionsphilosophie (1937); Cristliche Philosophie (1938); Selbstkritik der Philosophie und vergleichende Philozophiegeschichte (1947); Theoretische Antropologie (1950).

DEMOKRITI


DEMOKRITI, filozof grek (rreth 460-370 p.e.r.). Lindi në Abderë të Trakisë; udhëtoi në Egjipt dhe Babiloni dhe një kohë qëndroi edhe në Athinë. Nga shumë vepra të tij të cilat përfshinin të gjitha fushat e interesimit të atëhershëm shkencor («K.y, si duket, për çdo gjë ka medituar» -Aristoteli) janë ruajtur vetëm fragmentet. Shkroi mbi teorinë e njohjes, etikën, fizikën, matematikën, astronominë. Mirëpo mbi të gjitha veprat e tij më shumë dimë nga veprat e filozofeve të tjerë (para së gjithash të Aristotelit dhe të Diogjen Laertit) sesa nga veprat e tij (janë ruajtur 299 fragmente origjinale të Demokritit). Demokriti është përfaqësuesi më i rëndësishëm i atomizmit në filozofinë antike dhe materialist konsekuent.

Doktrina e tij në themel sintetizon filozofinë e eleasve (sidomos të Parmenidit) mbi një qenie të pandarë dhe atë të Herkalitit mbi ndryshimin e pandërprerë të çdo gjëje ekzistuese. Sipas tij, tërë njëmendësia është e thurur vetëm nga atomet dhe nga hapësira e shprazët. Atomet janë thërrmija kuantitativisht më të imta të cilat mund t'i fitojmë duke ndarë materien. Atome ka pafundësisht shumë, janë hapësinore, të pandryshueshme, të pandara dhe elemente të padukshme të çdo gjëje ekzistuese.

Midis tyre dallohen vetëm nga madhësia, forma dhe pozita, ndërsa lëvizja e tyre është e përhershme sikurse edhe vetë ato. Çdo gjë që lind, krijohet me bashkimin e atomeve kurse çdo gjë që zhduket është rezultat i ndarjes së tyre. Veprimi i atomeve njëri në tjetrin zhvillohet nëpërmjet kontaktit dhe goditjes për shkak se atomet më të rënda, që godisin të lehtit, bien më shpejt. Nga lëvizja e atomeve në rreth krijohet vorbulla që është fillim i krijimit të botëve. Botët, sipas D. krijohen dhe zhduken, «shkatërrohen njëra nga tjetra duke goditur njëra tjetrën», domethënë atëherë kur bota më e madhe mund të voglën. Por bota ka pafundësisht shumë - sikurse që ka pafundësisht kombinime të llojllojshme të atomeve-ndërsa prej këtyre botëve vetëm një është kjo botë në të cilën jetojmë.

Sipas Demokritit, tërë të ndodhurit është i determinuar dhe zhvillohet sipas ligjeve të domosdoshme mekanike rigoroze. Meqë gjithë realiteti është i përbërë nga atomet, ashtu edhe çdo gjë është e strukturuar nga një lloj i caktuar i këtyre thërrmijave më të imta; tokën e përbëjnë atomet e rënda, zjarrin atomet e vogla, të rrumbulla-këta dhe të lehta, kurse shpirtin e përbëjnë atomet më të holla dhe më të lëvizshme, të rrumbullakta dhe të lëmu-ara, të cilat janë renditur nëpër gjithë trupin, kështu që pas vdekjes shkaktërrohen.

Në kuadrin e problematikës teorike të njohjes D. mbroi tezën se kualitetet ndijore (për shembull ngjyrat, ngrohtësia, kënaqësia) janë vetëm subjektive dhe relative, kështu që ekzistojnë vetëm për ne dhe jo në vetvete; këto kualitete, pra, nuk janë cilësi të vetë sendeve që ekzistojnë pavarësisht nga ne. Të përceptuarit ndijor, ndërkaq, zhvillohet në mënyrë që «idolet» përkatësisht «figurat e vogla» të vetë sendeve hyjnë nëpërmjet organeve ndijore në shpirt. Këtu për të parën herë është dhënë në mënyrë naive teoria realiste e njohjes, elemen-tet e shutnta të së cilës në esencë ngelin edhe në disa teza të teorisë materialiste të pasqyrimit. Sistemi atomik i Demokritit nuk lë vend për veprimin e perëndive, meqë çdo gjë është rigorozisht kauzale dhe e determinuar me kombinimin e atomeve të ndryshme. Andaj edhe në etikë Demokriti (nga veprat e tij etike janë ruajtur më shumë fragmente) pohoi se njeriu në vete nuk ka shpirt që do të ishte me origjinë transcendente dhe hyjnore. Ndërkaqë, kuptimi i veprimit të njeriut nuk është në arritjen e kënaqësisë trupore të kalueshme, por të arrijë një pasuri sa më të vazhdueshme dhe më të vlefshme të shpirtit, kthjellësinë dhe qetësinë e tij. «Përsosuria e shpirtit korrigjon dobësinë e trupit, mirëpo qëndresa e trupit pa urtësi nuk e bën shpirtin aspak më të mirë». Duke qën-druar kështu në thelb në pikëpamjen intelektualiste sikurse edhe Sokrati, D. në realitet i shndërroi disa teza të veta gnoseologjiko-teorike edhe në kategori etike. Sipas teorisë evolucioniste të Demokritit, nga balta janë krijuar qenie të atilla të cilat kanë jetuar në tokë dhe në ujë, dhe vetëm pas kësaj ato që kanë jetuar vetëm në tokë. Sipas tij, qeniet vazhdimisht ndryshojnë në llojet e tyre: të paaftat për një luftë ekzistenciale duhet të zhduken për t'ua lëshuar vendin llojeve të afta. Vetëtn pas një evolucioni të gjatë, pasi natyra ka kaluar nëpër shumë forma të organizimit të jetës së kafshëve, u shfaq në fund edhe njeriu.

Një nga sistematizuesit më të mëdhenj të kohës në të cilën jetoi (andaj Vindelbandi e vë pranë Platonit dhe Aristotelit), bashkëkohaniku i Anaksagorës por edhe i Sokratit, Demokriti në realitet, duke pasur parasysh pro-blemet të cilat i shqyrtoi, megjithatë i takoi periudhës së parë kozmologjike të mendimit filozofik grek. Andaj problemet dhe filozofia e tij nuk kanë më ndonjë ndikim të qenësishëm në Athinë, e cila preokupimet e veta kryesore filozofike i kishte bartë ekskluzivisht në planin antropologjik. Megjithkëtë, me zgjidhjet e veta të guximshme, Demokriti është padyshim një nga mendimtarët materialistë më të mëdhenj dhe më të gjithanshëm që ka pasur ndonjëherë Greqia.

Veprat kryesore: Fragmentet: Di-els; Die Fragmente der Vorsokratiker. Në gjuhën serbokroate fragmentet e Demokritit janë përkthyer në librin: Atomisti Leukip i Demokrit (1950).



DESOAR, Maks (DESSOIR, Max)



DESOAR, Maks (DESSOIR, Max), filozof gjerm. (1867-1947). Profesor në Berlin, themelues dhe botues i Revistës për estetikë dhe shkencën e përgjithshme të artit që botohet nga viti 1906.

Distinkcioni themelor i Desoarit ndërmjet estetikës dhe shkencës së përgjithshme mbi artin, niset nga supozimi së fusha e estetikës është më e gjerë nga fusha e artit (sepse përfshin edhe natyrën si dhe shumë të dhëna të jetës së përditshme) - por edhe arti përmban në vete një domethënie më të thellë dhe më të madhe se fusha estetike të cilën e përfshin. Arti për shembull formëson përmbajtjen religjioze, politike, sociale, etike e të tjera, kështu që funksioni i tij i njëmendtë në jetën shpirtërore dhe sociale e tejkalon shumë kënaqësinë estetike. Me E. Uticin D. ësht themelues i «shkencës së përgiithshme mbi artin» e cila në një mënyrë të veçantë bashkon disa aspekte të estetikës, të teorisë së disa llojeve të artit dhe të historisë së artit.

Shkenca e përgjithshme mbi artin - ndryshe nga estetika e cila merret me të bukurën - përpiqet të përcaktojë origjinën, thelbin, vlerën dhe raportet reciproke të artit. Përkundër unitetit konceptual, përkundër «konstruktivizmit të dhunshëm» që është pasojë e domosdoshme e insistimit në unitetin e idesë filozofike, shkenca e përgjithshme mbi artin dëshiron të evitojë atë «mbytje të jetës» që është karakteristike për apriorizmin spekulativ. Mirëpo shkenca mbi artin e cila do të duhej të ishte «suazë në të cilën derdhen natyrshëm të gjitha rezultatet e të marrit me art, të arritura në të gjitha anët dhe shpesh krejtësisht në mënyrë të izoluar», me orientinnin e vet në themel shkencor dhe pozitivist, nuk arriti gati në asnjë nga programet e shtruara të veta ambicioze. Misioni gjoja «ndërmjetësues» ndërmjet hulumtimeve estetike dhe empirike, për-fundon shpesh ose në eklekticizmin tipik, ose në ndryshimet e pafundme të tezave qysh moti të njohura dhe shpeshherë banale mbi artin.

Veprat kryesore: Geschichte der neueren deutschen Psychologie (1894); Asthetik und allgemeine Kunstwissenschaft (1906) - Estetika i opca nauka o umjetnosti, përkth. serbokroatisht -; Lehrbuch der Philosophie (1925); Beiträge zur allgemeinen Kunstwissenschaft (1929); Die Rede als Kunst (1940).


DESTYT D'TRASI, Antoan Lui-Klod


DESTYT D'TRASI, Antoan Lui-Klod(DESTUTT DE TRACY, Antoine Louis Claude), filozof franc. (1754-1836). Mori pjesë aktive në shumë ngjarje politike në kohën e revolucionit, ishte anëtar i Konstituantës, anëtar i senatit, për, kurse në vitin 1814 propozoi përmbysjen e Napoleo-nit. Nën ndikimin e Lokut dhe të Kondiakut zhvilloi një filozofi sensu-aliste specifike, mirëpo përpiqet të zbusë disa konsekuenca të saj radika-le. Si argument për ekzistimin real të botës së jashtme, theksoi ndjenjën e rezistencës te lëvizja e bërë me qëllim. Së bashku me Kabanisin, Volneun, Garatin dhe të tjerët, është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të grupit të të ashtuquajturve ideologë. Shkencën e tij mbi idetë të cilën e quajti ideologji dhe e cila është e afërm me psikologjinë specifike gjenetike, përkatësisht «me analizën e inteligjencës së njeriut», përpiqet ta bëjë veçanërisht të dobishme për të ashtuquaj-turën filozofi praktike për politikën dhe për etikën.

Veprat kryesore: Elëments d'idëologie (1801-1815); Logique (1805); Commentaire sur l'esprit des lois de Montesquieu (1819); Tratie de la v-lontë(ms).


DERRIDA, Zhak (DERRIDA, Jacques)


DERRIDA, Zhak (DERRIDA, Jacques), filozof franc. (1930 - ). Profesor në Paris. U përpoq nëpërmjet projek-tit të gramatologjisë dhe jo semiologji-së, e cila vetëm deshifron shenjat duke gjurmuar ndonjë shenjë definitive - të themelonte filozofinë e të shkruarit dhe të ashtuquajturit «ndryshim». Sipas tij, gramatologjia e çliron Janusin, perëndinë me dy fytyra, figurë me shenjë të dyfishtë, ruajtësin e gjuhës të mbyllur pas dyerve të transmisionit gojor, dhe në dobi të perëndisë «më të vjetër» Totit, perëndisë shkrues. Të mendosh mbylljen e përfytyrimit do të thotë, sipas D., të mendosh në mënyrë tragjike, jo si përfytyrim të fatit por si fat të përfytyrimit, domosdoshmërinë e saj të paarsyeshme dhe të pafund.

Veprat kryesore: La Voix et la Phënomëne (1967); L'Ecriture et la Diffërence (1967); De la grammatologie (1968); La Dissëmination (1972); Dispositions (1972); Marges (1972).


DËLËZ, Zhil (DELEUZE, Gilles)


DËLËZ, Zhil (DELEUZE, Gilles), filozof franc. (1925 - ). Profesor i filozofisë në Paris. Është i njohur para së gjithash me studimet e thelluara mbi Niçen. Organizator i simpoziumit mbi Niçen në Rayamonte.

Veprat kryesore: Empirisme et subjectivitë (1935); Nietzsche et la philosophie (1962, përkthyer në gjermanishte në vitin 1976).


DICGEN, Jozef (DIETZGEN, Joseph)


DICGEN, Jozef (DIETZGEN, Joseph), filozof gjerm. (1828-1888). Autodidakt, me profesion lëkurëregjës. Socialdemokrat që ka vend specifik në historinë e mendimit marksist. Në veprën e Dicgenit është i qartë talenti i natyrshëm dhe i freskët, penda e ashpër, entuziazmi për mendimin Marksit, por edhe synimi për ta thjeshtësuar, madje edhe mungësa e njohurisë themelore nga disa fusha të filozofisë, e që si rezultat kemi një konfuzion dhe pseudorevolucionaritet. Si mbrojtës i zjarrtë dhe i sinqertë i progresives në filozofi, Dicgeni, sipas mendimit të disa aderuesve dhe interpretuesve të vet, plotësoi me sukses Marksin, ngase ky, gjoja, nuk krijoi një bazë filozofike më të thellë dhe më të hollësishme e të përpunuar të botëkuptimit të vet. Kjo ambicie e Dicgenit ndërkaq nuk është reale, ngase ai gjithmonë në krahasim me Marksin ka ngelë njëmend në nivelin e diletantizmit filozofik.

Duke luftuar kundër filozofisë idealiste, kundër atyre «fantastëve» që «dëshirojnë» të thuash të krijojnë një frymë të shenjtë, e cila në formë të pëllumbit fluturon mbi mekanikën, ky autodidakt nga Blakenburgu vazhdi-misht dhe ngulmas theksoi se çdo gjë bazohet në sensualitetin e prekshëm dhe se e vërteta mund «të nuhatet» «të shihet» dhe «të dëgjohet». Dicgeni pohoi se «nga rinia e hershme kishte nisur të menditonte mbi nevojën e botëkuptimit të plotë dhe sistematik», dhe «në fund gjeti kënaqësi në njohjen induktive të aftësisë së njeriut për të menduar». Mirëpo rezultatet e filozofimit të tij nuk përputheshin me planet jomodeste të tij, kështu që janë të deplasuara pohimet e dicgenistëve, aderuesve të pakufizuar të filozofisë së tij (E.Unterman, E. Dicgen e të tjerë) se vetëm ai e plotësoi materializmin historik (të cilin e themeloi Marksi) me teorinë e njohjes dhe dialektikën. Kjo, ndërkaq, nuk do të thotë se duhen nënçmuar përpjekjet e këtij autodidakti të vyeshëm që pati pa dyshim dëshira dhe qëllime të mira të ndihmonte për formimin e një logjike dhe filozofie dialektike në baza mate-rialiste. Andaj edhe disa qëndrime polemike të tij, të përjetuara thellë dhe të mbrojtura me afsh, me të cilat sulmon thjeshtë dhe fuqishëm tërë urtësinë e venitur të profesorit të filozofisë idealiste bashkëkohore të kohës së tij.

(«Merrem me filozofi me qëllitn degradimi të kësaj mësueseje të madhërishme», ose «disa shkenca mund të mbesin në kompetencën e ekspertëve, por të menduarit jo»), do të mbesin dokument përparimtar të kësaj epoke.

Veprat kryesore: Das Wesen der menschlichen Kopfarbeit (1869); Br-efe iiber Logik, speziell demokratisch proletarische Logik (1880-83); Das Acquisit der Philosophie (1887); Streifziige eines Sozialisten in das Gebiet der Erkenntnistheroie. Të gjitha veprat i botoi E. Dicgeni, 3 vëll. në vitin 1911.



DIDRO, Deni, (DIDEROT, Denis)



DIDRO, Deni, (DIDEROT, Denis), filozof dhe iluminist franc. (1713-1784). Duke refuzuar, pas shkollimit te jezuitët, ofertën për t'u bërë prift, jetoi si boem letrar, duke siguruar ekzistencën me instruksione dhe përkthime. Së shpejti njihet me Rusoin, D'Alamberin, Holbahun dhe me iluministët e tjerë dhe botoi disa vepra të shtypura në mënyrë anonime kundër fantazimit fetar dhe në përgjithësi anciem rëgimes. I kërcnuar vazhdimisht nga persekutimet dhe burgjet dhe nën mbikëqyrjen rigoroze të policisë, D. megjithkëtë, filloi të bënte përgatitje për botimin e veprës më të madhe të mendimit materialist të iluminizmit francez, të Enciklopedisë së madhe.

Enciklopedia e parë dhe më e njohur franceze është e lidhur në mënyrë të pandashme me emrin e Denis Didroit. Ai shkroi për këtë më shumë artikuj nga fusha e filozofisë, artit dhe e zejeve dhe deri në fund mbeti redaktor i saj dhe kur të gjithë të tjerët u frikësuan nga terrori dhe raprezaljet, ai nuk u dërmua, por vetëm, pas një lufte të vështirë, botoi vëllimin e fundit, pas të cilit u shtypën yetëm shtesat dhe regjistrat. Pavarësisht nga një varg inkonsekuencash dhe bile nga mënyra ezopike e të shprehurit (për të cilën enciklopedistët ishin të detyruar për të evituar ndalimet e shpeshta të botimeve), Enciklopedia, së cilës vulën themelore ia dha Didroja, është kryevepër e vërtetë e frymës progresive ateiste dhe materialiste franceze, e cila dha impulse jashtëzakonisht të rëndësishme dhe frytëdhënëse për zhvillimin e mëtejmë të kulturës evropiane si dhe bazën ideore të atyre aksioneve revolucionare që pikërisht qëndronin para Francës dhe botës. Në Enciklopedi njëmend është paraqitur «pasqyra e përgjithshme e përpjekjeve të mendjes njerëzore të të gjithë popujve dhe ne të gjitha kohët», dhe janë vërtetuar edhe elementet themelore ideore të shkatërrimit të shoqërisë së vjetër dhe provuar nevoja imperative e depërtimit më të guximshëm në drejtim të njohjeve të reja mbi shoqërinë e ardhmërisë.

Në një numër të madh të veprave filozofike, të eseve dhe të observimeve të rëndësishme letrare, D. paraqiti një varg tezash lucide, duke mos krijuar, ndërkaq, kurrë një sistem filozofik të rumbullakësuar dhe të nxjerrë në më-nyrë konsekuente. Duke kaluar rrugën nga deisti te ateisti, D. u bë një nga kritikët më konsekuentë të moralit religjioz, materialist i bindur dhe iluminist. sipas tij, materia është aktive, e përbërë nga thërrmija shumë të imta, me bashkimin mekanik dhe ndarjen e të cilave çdo gjë ndodh në natyrë. Arsyeja dhe njohja bazohen në ndjejshmërinë e përgjithshme të botës materiale. D. e shpjegoi jetën si organizëm në të cilin atomet bashkohen dhe gërshetohen reciprokisht në atë mënyrë sa nuk krijojnë vetëm një strukturë të jashtme, por përbëjnë një tërësi integrale. Në pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e shoqërisë dhe të historisë, D. është iluminist tipik: ai besonte se progresi i njerëzimit varet nga idetë që ndikojnë në zhvillimin e legjislacionit e që përcakton formën "e sundimit të disa vendeve dhe të epokave historike.

Mirësia, akruizmi, aftësia e flijimit, sipas D. nuk mund të imponohen me dresurë, me edukatë. Edukata dhe shteti bile rrënojnë shumë tnë tepër atë që ekziston nga natyra sesa që do të krijonin atë që natyra na refuzon. Po i shtymë ngulmas fëmijët në një drejtim, gati çdo herë do të arrijmë të kundërten, kurse virtytet njerëzore nuk janë fare disa shkathtësi teknike, kështu që këtu nuk ndihmon kurrfarë edukate.

Në një seri esesh estetike brilante D. merret me problemet e përgjithshme të të bukurit (Hulumtimet filo-zofike mbi origjinën dhe natyrën e të bukurit), me çështjet e krijimtarisë dramatike (Paradoksi mbi artistin, Mbi poezinë dramatike), dhe para së gjithash me studimet e rëndësishme të pikturës (Eseu mbi pikturën). Sipas Didrosë, artistikisht e bukur është ajo që përshkruan vetë njëmendësinë na-tyrore, madje në atë mënyrë duke tre-guar ligjin jetësor të brendshëm të fe-nomenit ose të objektit. Vlerësimi estetik i figurës duhet të shqyrtojë mbi pesë elemente të qenësishme: mbi vizatimin, tnbi ngjyrat, mbi hijen dhe mbi dritën, mbi shprehjen dhe mbi kompozimin. D. është energjikisht kundër të pozuarit artificial shkollor dhe akademik dhe kërkon që piktorët të punojnë sipas modeleve.

Në vend të pikturimit artificial të pozave jonatyrore brenda mureve të akademisë, ai i fton piktorët t'i drejtohen jetës: në pijetore, varoshe, në rrugë dhe në sheshe, të shikojnë grindjet dhe rrah-jet e njerëzve të gjallë dhe në këtë ambient të natyrshëm të gjejnë motive për veprat e tyre artistike. Shpirt i lirë, kundërshtar i të gjitha autoriteteve dhe i traditës, ateist i zja-rrtë, luftëtar i pakompromis kundër të gjitha formave të tiranisë, D. në shu-më vepra të tij jeton edhe sot, ndërsa klerikët më se njëqind e pesëdhjetë vjet pas vdekjes nuk mund ta falin e të pajtohen me fjalët e ashpra dhe therë-se që u drejtoi, kështu që edhe në kohën tonë përpiqen të ndalojnë realizimin e veprave letrare të tij dhe përhapjen e ideve filozofike të tij.

Veprat kryesore filozofike: Pensë-es philosophiques (1746); Lettre sur les aveugles (1749); Lettre sur les so-urds et muets (1751); Pensëes sur l'interpretation de la nature (1754); Lerë-ve de d'Alembert (shtypur në vitin 1813); D. botoi edhe shumë artikuj në Encyclopëdie ou dictionnaire raison-në des sciencess, des arts et des mëti-ers( 1751-1772). Në gjuhën serbokro-ate është përkthyer një zgjedhje nga punimet estetike të tij me titull: «O umetnosti» (1954).

DIGBI, Kenelm, (DIGBY, Kenelm)



DIGBI, Kenelm, (DIGBY, Kenelm), filozof, shkrimtar dhe diplomat angl. (1603-1665). U përpoq të bashkonte aristotelizmin me pikëpamjet mekanike dhe idealizmin kontinental, ndonëse konsideronte se filozofia duhet të zhvillohet në themel në traditën e aristotelizmit. U mor edhe me fizikë dhe alkimi dhe konsideronte se shpirti është i pavdekshëm. D. shqyrtoi edhe tezat mbi kalimin mistik të objekteve trupore në ato jotrupore.

Kryevepra: Demonstratio itnmor-talitatis animae rationalis (1664).

DILS, Herman (DIELS, Hermann)



DILS, Herman (DIELS, Hermann), filozof, filolog dhe arkeolog gjerm. (1848-1922). Profesor në Berlin. U mor me historinë e teknikës dhe të medicinës së botës antike, pastaj sidpmos me Parmenidin, Heraklitin, Aristotelin dhe aristotelianët. Ndërkaq, në gjithë botën është bërë i njohur me komentet dhe në përgjithësi me botimin e filozofëve parasokratikë.

Veprat kryesore: Doxographi gra-e

DILTAJ, Vilhelm


DILTAJ, Vilhelm (DILTHEY, Wilhelm), filozof gjerm. (1833-1911). Profesor në Bazel, Kil, Bratislavë dhe nga viti 1881 në Berlin. Preokupimi themelor i shumë veprave të Diltajit është «të themeluarit e diturisë empirike të fenomeneve shpirtërore» dhe të provuarit e të siguruarit metodik të pavarësisë së shkencave shpirtërore përkundra atyre natyrore. Në këtë punë D. përpiqet sidomos të ndriçojë formimin e botës historike në shkencat shpirtërore. «Të kuptuarit» historik është mënyrë fundamentalisht tjetër e njohjes nga shpjegimi i proceseve natyrore. Shkencat shpirtërore përmbajnë në vete një nocion specifik dhe të veçantë të përvojës dhe formohen sipas sistematikës vetjake dhe kritereve vetjake.

D. kundërshton njëkohësisht sekmat apriore të historisë si dhe postulatet metafizike që hipostazojnë kategoritë themelore të ekzistencës njerëzore duke i përjashtuar nga historia. «Fundësia e çdo fenomeni historik qoftë ai ndonjë religjion ose ideal apo sistem filozofik, pra edhe relativiteti i çdo lloji të pikëpamjes njerëzore është fjala e fundit e botëkuptimit; çdo gjë rrjedh në proces, kurrgjë nuk mbetet». Bazën e qenësishme të tërë ekzistencës njerëzore dhe të të ndodhurit e për-bën, sipas Diltajit, jeta dhe koha e saj, jeta që konkretisht shprehet dhe që bëhet e vetëdijshme në strukturat shpirtërore të kohëve të caktuara. Në këtë drejtim, D. trajtohet si iniciator i të ashtuquajturës «filozofi të jetës» në filozofinë gjermane. Hermeneutika metoda specifike e cila duhet ta inter-pretojë historinë në mënyrë që nga kjo të bëhet e qartë ç'është njeriu në realitet, dhe jo të shpjegojë historinë nëpërmjet determinanteve që nuk mund të hyjnë në tërësinë strukturale të saj është bazë metodologjike e të gjitha disiplinave shpirtërore dhe shkencore. D. konsideron se në nocionin e filozofisë nuk përmbahet vetëm ndonjë përmbajtje, por edhe lidhshmëria e saj historike: «Filozofët së pari iu kthyen drejtpërdrejt problemit të botës dhe të jetës... Çdo veprimtriri e gjallë filozofike lind në këtë kontinuitet, kështu që e kaluara filozofike ndikon në secilin mendimtar të veçantë ashtu që ai edhe atje ku dyshon në mundësinë e zgjidhjes së problemeve të mëdha, tne këtë të kaluarën determinohet në qëndrimin e ri të vet. Në këtë mënyrë të gjit-ha qëndrimet e vetëdijes filozofike dhe të gjitha përcaktimet konceptuale të filozofisë në të cilat shprehen këto qëndrime, historikisht janë të lidhura».

Në fushën e psikologjisë D. gjithashtu e kundërshton orientimin naturalist që do të vendos gjurmat kauzale dhe kërkon orientim të ri shpirtëror dhe shkencor të psikologjisë. Me këtë rast është sidomos karakteristike theksimi i karakterit të tërësisë së të gjitha funksioneve, përjetimeve, operacioneve psikike e tjera («struktura», «ndërthurja strukturale»). Ndikimi i madh dhe shpesh frytdhënës i V. Diltajit shihet si në fushën filozofike eminente (Shprangeri, Liti, Rothakeri) ashtu dhe sidomos në fushën e psikologjisë, të të ashtuquajturës «psikkologji të figurës», «të psikologjisë së tërësisë» (F. Krigerit e tjerë). Lidhjet e shumta të tij - në të cilat manifestohet edhe tërë të theksuarit e tepërt dhe njëanshmëria e asaj ndarjeje nga të cilat dolën të gjitha preokupimet filozofike të tij (të cilat, ndërkaq, shpeshherë kanë rezultuar nga konkluzionet jashtëzakonisht lucide) janë të dukshme si në shumë «filozofitë e jetës» ashtu edhe në koncepcionet bashkëkohore fenomenologjike.

Veprat kryesore: Philosophie der Logik und Arithmetik (1931); Ideen uber eine beschreibende und zergliedernde Psychologie (1894): Die Entstehung der Hermeneutik (1900); Der Aufbau der geschichtlichen Welt in den Geisteswissenschaftdoen (1910); Das Leben Schleiermachers (posth. 1922).


DINGLER, Hugo


DINGLER, Hugo, fllozof dhe matematikan gjerm. (1881-1954). Profesor i fllozoflsë në Darmshtat. Më shumë u mor me filozofinë e shkencës dhe është përfaqësuesi më i rëndësishëm i operacionalizmit kontinental.

Veprat kryesore: Philosophie der Logik und Arithtnetik (1911); Geschi-chte derNaturphilosophie(l932); Die Grundlagen der Geometrie (1933); Das System (1933); Das Handeln im Sinne der höchsten Zieles (1935); Die Methode der Physik(1938); Lehrbuch der exasten Naturwisenschaften (1944); Grundriss der methodischen Philosophie (1949).




ABELAR, Pjer


ABELAR, Pjer (ABÉLARD, Pierre), filozof france z (1079-1142). Në Paris dhe Kompjenj dëgjoi ligjeratat e realistit Gijom dë Shampo dhe të nominalistit Roscelini. Herët hapi shkollën e vet dhe në ligjëratat brilante të tij grumbulloheshin nxënësit nga të gjitha viset e Evropës. Duke luftuar në mënyrë të pasionuar kundër irracionalizmit dhe misticizmit (kundërshtari më i ashpër i tij ishte Bernari i Klervosë), përkrah tezën se feja duhet të bazohet para së gjithash në kuptimin racional, se dituria është para religjionit, arsyeja para autoritetit. Në debatin e njohur rreth universalieve mori qëndrim ndërmjetës, duke i konsideruar të njëanshme si tezat e realizmit ashtu edhe të nominalizmit. Diçka universale, e përgjithshme nuk ekziston si reale në vetvete (realizmi), mirëpo nuk është as fjalë boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues - dhe për këtë arsye pikëpamja e tij quhet konceptualizëm) para gjërave të veçanta në intelektin hyjnor, pastaj në këto gjere si grumbull i cilësive të tyre të qenësishme dhe pas gjërave si koncept në arsyen njerëzore. Natyra e së përgjithshmes, pra, nuk qëndron në fjalë (voces) por në kuptimin, në domethënien e tyre, në thënien (sermo - kështu që pikëpamja e Abelarit herëherë quhet edhe sermonizëm).
Në planin etik A., para së gjithash, u përpoq të caktonte çka e formon esencën e së mirës, përkatësisht së keqes. Në këtë gjë konsideron se epërsitë ose të metat trupore nuk duhet të jenë relevante nga aspekti etik, mirëpo edhe shpirti ka disa kualitete të caktuara të cilat, meqë ekzistojnë që nga lindja, gjithashtu nuk janë të qenësishme për moralin. As vetë dëshira për të palejueshmen nuk është mëkatare, por vetëm pëlqim që ajo të realizohet. Kriteret vendimtare për të mirën, përkatësisht të keqen janë qëllimi, pëlqimi dhe vetëdija.


Në veprën Sic et non A. i vë ballë për ballë doktrinat e ndryshme të autoriteteve kishtare dhe tregon guximshëm kundërthëniet e tyre reciproke.


Abelari theksoi edhe kërkesën për drejtësinë sociale dhe u kërcënohet njerëzve të fuqishëm shoqërorë me dënime dhe mundime ferri. Kërkoi gjithashtu reformën e shoqërisë, foli për shfrytëzimin dhe padrejtësitë, për nevojën e mbrojtjes së të varferve. «Në interpretimin e ndërgjegjes si mbështetje më të qenësishme të njeriut A. mbrojti të drejtën e individualitetit të njeriut dhe me këtë theksoi kërkesën se megjjthatë të menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetës» (B.Boshnjak). Koncili në Soason vendosi më 1121 të digjet vepra e tij Teo-logjia e krishterë, kurse Koncili në Sans në vitin 1141 dënoi tërë doktrinën e tij. Abelari për shkak të dashurisë ndaj Eloizës (është e njohur korrespondeca e tyre) është tredhur dhe është detyruar të tërhiqet në manastirin e St.Denis.


Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por më vonë u përdor titulli Hyrje në teologji - introductio - nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, përkatësisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha vep-rat i botoi V. Kuzeni në Paris (1849-1859).


ABANJANO, Nikola (ABANJANO, Nikola (ABBAGNANO, Nicola), filozof ital. (1901-). Një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekzistencializmit në Itali. U doktorua në vitin 1922 me tezën Burimet irracionale të të menduarit. Prof. i filozofisë dhe i pedagogjisë në Napoli, kurse nga viti 1939 është shef i katedrës së historisë së filozofisë në Torino. Ekzistencializmi i tij shpesh u kon-frontua në mënyrë polemike me disa teza të Hajdegerit dhe Jaspersit. Numri më i madh i veprave të tij u kushtohen problemeve të religjionit, të artit dhe të lirisë, çështjeve gnoseologjike- teorike dhe studimeve në fushën e his-torisë së filozofisë.
Përkundra «orientimit nihilist» të Hajdegerit dhe Jaspersit, A. kërkon zgjidhje «pozitive» të problemit të ekzistencës. Me këtë rast ai tregqi perspektivën e re të ekzistencializmit: «Njeriu në çdo rast kërkon të kënaqurit, përmbushjen, stabilitetin, të cilat i mungojnë. Kërkon qenien. Nëse e kërkon qenien atë nuk e posedon, ai nuk është qenie. Të bëhesh i vetëdijshëm për këtë të fundme, të studiosh deri në fund natyrën e saj, është detyrë fundamentale e ekzistencializmit. Por të bëhesh i vetëdijshëm për këtë të fundme ose ta studiosh, nuk do të thotë ta bësh vetëm objekt të spekulimit, por të marrësh ndaj saj qëndrim dhe të vendosësh mbi pasojën. Këtu tregohet qartë perspektiva e re e ekzistencializmit. Ai kërkon nga njeriu preokupim në të fundmen vetjake».


Një nga veprat më të rëndësishme të A. është Struktura e ekzistencës, në të cilën flet mbi njeriun në relacion ndaj qenies. Për të njeriu në esencë është strukturë, formë në të cilën «si-tuata finale» e përpjekjes kah qenia realizon unitetin esencial personal me «situatën fillestare». «Situata finale» është themel dhe justifikim si «mundësi e mundësisë», kurse ky raport njëkohësisht një aspekt probletnatik i ekzistencës. Njeriu me dashjen ekzistenciale mund të pranojë situatën e vet dhe, duke u angazhuar, në të njëjtën kohë realizohet në transcendentimin e vazhdueshëm të vetvetes ndaj qenies. A. konsideron se gabimi i për-bashkët i të gjitha varianteve të filozofëve evropianë të perëndimit të ekzistencës (p.sh. Hajdegerit, Jaspersit, Sartrit, Kamysë e tjerë) është shmangia e plotë e problematikës se vlerave dhe të normatives. Ai konsideron se në konceptin e «mundësisë transcendentale» ka gjetur zgjidhjen adekuate për normativën dhe se me këtë ka evituar relativizmin vlerësor.


Në veprën Arti, gjuha, shoqëria, Abanjano tregoi sesi, në realitet, kontrollohet arti nga rrethi i tij shoqëror dhe si tradita, institucionet dhe interesat klasore ndikojnë në aktivitetin e artit, por njëkohësisht tregoi edhe se si artisti e kontrollon shoqërinë. Arti është gjuha: ai është aktivitet semantik i lirë, i pavarur nga aplikimet e përgjithshme. «Kthimi natyrës», si e kupton A., artin e lidh me realizimin autentik të ekzistencës njerëzore. Njeriu, që me ndjesinë e vet ka një relacion ndaj objektit në botë vihet me anën e artit në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të pastër me ndjesinë që kushtëzon objektet. Me orientimin e tij të tërësishëm në problemet ekzistenciale të njeriut, A. hoqi dorë nga qëndrimi kontemplativ pasiv ndaj artit «në zotërimin e të cilit njeriu mund të kënaqet lirisht» që është karakteristikë për shumicën e estetikave tradicionale. Pavarësisht nga mënyra herë-herë jo e zakonshme e të shprehurit dhe të theksuarit të tepërt të momentit të vetndërdijes emocionale lidhur me «kthimin natyrës», dhe bile edhe pavarësisht nga identifikimi i paarsyeshëm i angazhimit reaksionar dhe revolucionar, A. me futjen e tij të thellë në sferat primare të artit si dhe me tezën se arti, kundruall çdo lloji të relacionit lëndor (në të cilin ekzistenca shkapërderdhet në dobishmëri) është unitet i drejtpërdrejtë i objektit dhe i personalitetit, tregoi qartë mbicaktimin mendor të koncepteve të shumta estetike bashkëkohore.


Veprat kryesore: Principi i metafizikës (1936); Struktura e ekzistencës (1936); Hyrje në ekzistencializëm (1942); Filozofia, religjioni dhe shkenca (1947); Historia e filozofisë (3 vëll. 1946-50); Arti, gjuha, shoqëria (1951); Mundësia dhe liria (1956) - Problemet e sociologjisë (1959); Fjalor i Filozofisë (1960); Njeriu, projekt i shekullit 21. (1980).

ABENDROT, Volfgang ABENDROT, Volfgang (ABENDROTH, Wolfgang), filozof gjerm., sociolog dhe politolog (1906 -) U doktorua në Berlin më 1935, ndërsa nga viti 1937 deri 1941 për shkak të veprimtarisë antifashiste qe internuar në një kamp përqëndrimi. Pas luftës docent në Hale, prof. në Lajpcig, Jenë dhe Marburg. Me orientim marksist, kurse punimet kryesore kanë përmbajtje kritike ndaj kundërthënieve të shoqërisë qytetare.


Veprat kryesore: Wirtschaft, Geselschaft und Demokratie in der Bundesrepublik (1965); Das Grundgesetz (1966); Antagonistische Geselschaft und politische Demokratie (1967).


ABRAHAM, ben David ABRAHAM, ben David (Ibn Daud) filozof çifut (1110-1180). Kundërshtar i fortë i platonistëve të rinj, me shumë teza i afërm me Aristotelin.
Vepra kryesore: Besimi i madhërishëm (Emunah Raah, përkth. gjerm. 1852).


ABT, Tomas ABT, Tomas (ABBT, Thomas) filozof gjerm. (1738-1766). Prof. i filozofisë në Frankfurt, më vonë edhe i matematikës. Moralist i popullarizuar, që i kushton kujdes më të madh edukimit arsimor-pragmatik" dhe më pak distinksionit filozofik eminent.

Veprat kryesore: Vom Tode fiirs Vaterland (1761); Vom Verdienst (1765); Vermischte Schriften (6 vëll. 1768-1790).


Abubakër ABUBAKËR (emri i vërtet Ibn Tofal), filozof arab (rreth 1100-1185). Ithtar i Avempases. Autor i romanit filozofik I gjalli, i biri i të Zgjuarit, në të cilin paraqet zhvillimin intelektual të njeriut që është internuar në një ishull të vetmuar dhe gjendet jashtë të gjitha marrëdhënieve historiko-shoqërore. Në ekstazë, sipas Abubakërit, njeriu bashkohet me perëndinë dhe kështu zhduket ndryshueshmëria dhe shumëkuptimësia e gjërave, gjithçka bëhet një. Bashkimi me perëndinë sjell lumturi ndërsa largimi nga ajo vetëm mundime.

Veprat (ndër të cilat edhe I gjalli, i biri i të Zgjuarit) i botoi dhe i përktheu nga arabishtja Pons Boigues në Saragosë (1900).


ADAMSON, Robert ADAMSON, Robert (Adamson, Robert) filozof angl. (1852-1902). Prof. i filozofisë dhe i logjikës në Mançester, Ebëdin dhe Glasgou. Empirist dhe realist kritik, i cili, duke ndjekur shembullin e Kantit, theksoi nevojën e të veçuarit rigoroz të problemeve gnoseologjike-teorike dhe psikologjike. Ai konsideron se në bazën e teorisë së njohjes qëndrojnë dy parime: 1. Dallimi i përmbajtjes së përfytyrimeve dhe i aktit të paraqitjes bëhet sipas vetë aktit unik të paraqitjes. 2. Fenomenet kanë ekzistencën e tyre dhe mund të njihen plotësisht përmes gjendjes së vetëdijes, së cilës nuk i takon asnjë modus ekzistencial.

Veprat kryesore: On the Philosophy of Kant (1 879); The Development of Modern Philosophy (1903).

ALBELI, Antun Ferdinand ALBELI, Antun Ferdinand , jurist dhe shkrimtar filozofie (Varazhdin 1794--Pozhun 1875). Prof. i Akademisë së shkencave në Zagreb; ligjëroi gjuhën e vjetër greke si dhe të drejtën natyrore dhe të drejtën publike të përgjithshme. Gjithashtu u mor ndër të parët edhe me filozofinë e së drejtës.


Veprat kryesore: Philosophiae jurispraecognita (1830); Philosophiajuris (dorëshkrim).

ADELARI, Bathias ADELARI, Bathias, filozof angl. (rreth 1100). Në mësimin e tij origjinal mbi universaliet përpiqet të pajtojë pikëpamjen e Aristotelit dhe të Platonit. Ajo që është reale në objektet varet nga ajo që na intereson, çka duam të arrijmë me vëzhgimin tonë: ose veçantinë individuale ose atë që është e njëllojshme.

Kryevepra: De eodem et diverso.


ADIKES, Erih ADIKES, Erih (ADICKES, Erich), filozof gjerm. (1866-1928). Prof. i filozofisë në Mynster dhe Tybingen (si trashëgimtar i Kr. Sigvartit). Filozofia e Kantit është bazë e tërë metafizikës së Adikesit, (e cila sipas tij nuk është shkencë). Është njëri nga hulumtuesit më të njohur të Kantit dhe botues i dorëshkrimeve dhe i bibliografisë së tij. Këto hulumtime A. i bëri nëpërmjet argumentimeve të hollësishme filologjike dhe në përputhje me pikëpamjen e tij të përgjithshme se problemet e caktuara të historisë së filozofisë duhen përpunuar në radhë të parë përmes metodës filologjike.


Veprat kryesore: Kants Systematik als systembildender Faktor (1887); Kant contra Haeckel (1901); Kant und das Dirtg an sich ( 1924); Kant als Naturforscher (2 vëll. 1924-25).

ADLER, Alfred ADLER, Alfred, psikolog austr. (1870-1937). Bazë e jetës psikike sipas «psikologjisë individuale» të Adlerit është dëshira për fuqi, vlefshmëri, nam (Geltungstrieb), pastaj ndjenja e inferiqritetit (Minderxvertigkeitsgefiihl) lind nga pamundësia e realizimit të kësaj dëshire fundamentale. Shumë komplekse dhe devijime shfaqen pikërisht duke zmbrapsur këto elemente nga vetëdija në nënvetëdije. Në fillim edhe vetë ithtar i Frojdit, Adleri në vitin 1912 ndahet nga ai dhe krijon shkollën e vet psikologjike.


Veprat kryesore: Die technik der Individualpsychologie (1928); Der Sinn des Lebens (1933)





ADLER, Maks ADLER, Maks (ADLER Max), sociolog dhe filozof austr. (1873-1937). Drejtimi themelor i studimeve të M.Adlerit, përfaqësuesit të rëndësishëm të revizionizmit austromarksist, përqëndrohet në themelimin e sociologjisë në baza gnoseologjike-kritike. Sociologjia ëshlë shkencë kauzale, ndërsa çështjet filozofike fundamentale Adleri i shqyrton në suazën e përpjekjes që ka për qëllim të lidhë kon-ceptimin e Marksit dhe të Kantit. Këtë lidhje, në radhë të parë, ai nuk e kupton si plotësim të Marksit me etikën e Kantit as me tërë filozofinë e tij, por, si pohon, më tepër në kuptimin logjik dhe metodologjik. Një kohë ka qenë deputet i partisë socialdemokrate në parlament.


Veprat kryesore: Marx als Denker (1908); Kant und der Marxismus (1925); Der Marxismus als proletarische Lebenslehre (1922); Das Soziologische in Kants Erkenntniskritik (1925).

ADORATSKI, Vladimir ADORATSKI, Vladimir Viktoroviç, filozof sovjetik (1878-1945), Kreu fakultetin juridik të Universitetit të Kazanit; nga viti 1900 në lëvizjen revolucionare, si bolshevik u persekutua dhe u burgos; shpesh gjendej në emigracion. Prej vitit 1931-1936 drejtor i Institutit të filozofisë së Akademisë Komuniste, prej vitit 1932 është akademik. Më vonë punoi në fushën e teorisë së shoqërisë dhe të së drejtës, të historisë së marksizmit dhe sidomos me biografitë shkencore të Marksit dhe të Leninit. Është redaktor i shumë vëllimeve të veprave të zgjedhura të Marksit. Lenini. vlerësoi lartë punimet e tij dhe veprimtarinë e tij e cilësoi si të «teorikut dhe të propagandistit».


Veprat kryesore: Komunizmi shkencor i Karl Marksit (1923); Mbi teorinë dhe praktikën e leninizmit (1924); Marksi, Engelsi, Lenini dhe Hegeli (1932); Rreth çështjes së biografisë shkencore të Leninit (1933).

ADORNO, Teodor ADORNO, Teodor (ADORNO, Theodor), filozof dhe sociolog gjerman (1903-1969). Njëri nga përfaqësuesit kryesorë të të ashtitquajturit «Rrethi i Frankfurtit», në të cilin bëjnë pjesë edhe A. Shmit, M. Horkhajmer, H. Markuze, J. Habermus, H. Polok dhe të tjerë. Në kohën e Hitlerit si antifashist jetoi në emigracion, kurse më vonë (profesor ordinar i filozofisë dhe i sociologjisë dhe drejtor i Institutit të Studimeve Sociale) në Frankfurt. Një seri çështjesh fundamentale dhe aktuale sociale dhe ideore siç janë çështjet e krizës së Perëndimit bashkëkohor, krizat e shkencave dhe të bazave ideore të tërë jetës evropiane, pastaj problemi i vetëdijes së shtrembëruar dhe të jetërsuar etj., Adorno i përpunon në mënyrë të posaçme, shpesh me një stil të jashtëzakonshëm, me plot kthesa të papandehura, i cili, më në fund, është karakteristik edhe për disa pjesëtarë të këtij rrethi filozofiko-sociologjik (e që shpesh quhet edhe «Rrethi i Adornos»). Në disa faza të zhvillimit të tij dinamik, nganjëherë kontradiktor, A. është jo vetëm shumë i afërt me marksizmin, por edhe vetë shpeshherë me të drejtë pohonte për veten se ishte mendimtar marksist kritik, i cili, ndërkaq, i kundërvihej radikalisht «materializmit ortodoks, vulgar, dogmatik dhe shkencor». Adorno përveç shqyrtimit të problematikës kulturore-historike, gnoseologjiko-teorike dhe sociologjike merret edhe me literaturë, muzikë dhe estetikë të përgjithshme, e gjithashtu edhe kompozon vetë. A. konsideron se muzika nuk është as qenie në vetvete dhe as qenie për subjektin, por kuptimi në muzikë mund të merret vesh vetëm atëherë nëse vërehet aspekti i dhënë intuitiv i drejtpërdrejtë i asaj dhe karakteri i saj simbolik indirekt. A. flet për të meta të ndryshme në të cilat has arti në përgjithësi, dhe pastaj sidomos muzika në botën bashkëkohëse kapitaliste: te publiku pakësohet aftësia e të dëgjuarit; modalitetet stilistike i përcakton shpesh burokracia politike; muzika më e re, format tingëlluese e të cilave marrin vlerën e tyre vetëm në raport me format tradicionale, shpesh jeton në ambientin e autonomisë dhe të lirisë së rreme. Sipas tij, për më tepër, industria kulturore edukon viktimat e veta. Në Teorinë estetike, të botuar pas vdekjes, A. dha një nga veprat e rralla sistematike, të gjithmbarshme nga fusha e estetikës, të shkruar në baza marksiste. Por prapëseprapë, vepra ngeli bukur fragmentare, jo vetëtn për shkak se vdekja e filozofit e bëri të pamundshme kryerjen e plot të saj, por edhe për arsye se fragmenti, sikurse edhe te Benjamini dhe Blohu, mbetet një nga karakteristikat e qenësishme, strukturale të produktrt bashkëkohës artistik, madje edhe atij teorik.


Veprat kryesore: Philosophie der neuen Musik (1949); Minima moralia (1951); Dissonanzcn (1956); Zur Metakn'tik der Erkenntnistheorie (1956); Noten zur Literatur, 1,11, (1958-61); Einleitung in die Musiksoziologie (1962); Moments musicaux (1964); Jargon der Eigentlichkeit (1964); N-gativ dialektik ( 1966); Drei Studien zu Hegel (1968); Asthetische Theorie (1970).


AGRIKOLA, Rudolf AGRIKOLA, Rudolf (AGRICOLA, Rudolf, emri i vërtetë Rolef Hëismans, (Huysmans), humanist holand. (1443-1485). Luftoi kundër skolastikës dhe si njeri tipik rilindës (uomo universale) u mor përveç me filozofi e pikturë edhe me muzikë. Kërkoi të mbretëronte prudantia (urtia), e cila shprehet në gjykime të drejta, dhe eloquentia (gojtaria), e cila do t'i japë kësaj shprehjeje elegancën e nevojshme. Si burime të urtësisë jetësore përmend Aristotelin, Ciceronin dhe Senekën. Logjikisht universale sipas tij është ngjashmëria në shumëfarësi.


Vepra: Opera cura Alardi (2 vëll. botuar më 1539).

Agripa AGRIPA, filozof hel.romak (shek.II ). Nuk është e sigurt asnjë e dhënë biografike e tij. Dihet vetëm se ka qenë ithtar i shkollës më të re skeptike dhe nxënës i Enesidemit nga Knososi. I reduktoi dhjetë tropet skeptike në pesë. Mendimet mbi të njëjtat sende, sipas Agripit janë kontradiktore, të përceptuarit relativ, kurse çdo argumentim sillet rrotull ose niset nga supozime të pavërtetuara. Andaj, sipas Agripit, çdo njohje është e pamundshme.

AGRIPA FON NETESHAJM, Hajnrih AGRIPA FON NETESHAJM, Hajnrih (AGRIPPA VON NETTESHEIM, Heinrich), okulist, mjek dhe filozof gjerm. (1486-1535). Neoplatonist i Renesansës, ithtar i magjisë të cilën e konsideron instrument të përshtatshëm për zotërimin e natyrës. Sipas Agripit, idetë janë në perëndinë dhe sipas tyre perëndia krijoi univerzumin nga asgjëja, domethënë vetëm sipas modelit të ideve të frymës vetjake të vet. Tri botët e përbëjnë gjithësinë; mbretëria e elementeve, bota qiellore e yjve dhe bota inteligjibile e engjëjve. Duke kritikuar dhe përqeshur tezat filozofike, teologjike dhe shkencore të bashkëkohësve të vet, Agripa edhe vetë zhvillon shumë teori fantastike mbi «frymën e gjithësisë», mbi kuptimin hyjnor kabalistik dhe mbi forcat magjike, kështu që te ai gërshetohen pothuaj të gjitha karakteristikat tipike të mistikëve të Renesansës.


Veprat kryesore: De occulta philo-sophia (1510); De vanitate et incerti-tudine esientiarum (1527).

AJDUKJEVIÇ, Kazimjezh AJDUKJEVIÇ, Kazimjezh (AJDUK.I-EWICZ, Kazimierz), filozof polak (1890-1963). Prof. në Varshavë, anëtar i Akademisë së Shkencave, redaktor i revistës «Studia logica». Njëri nga logjicistët polakë më të shquar bashkëkohës të shkollës së njohur të Lavovit-Varshavës. Preokupimet themelore të tij janë problemi i rolit të përvojës në njohjen shkencore si dhe i rolit që në njohje kanë elementet konvencionale të lidhura me gjuhën dhe aparaturën konceptuale të shkencës. A. gjithashtu u mor veçanërisht me çështjen e të themeluarit të qëndrimeve analitike dhe konsideron se vështirësitë kryesore me të cilat u ballafaquam deri tash me rastin e përpjekjeve të përkufizimit të qëndrimit analitik janë të lidhura me tendencën që ky koncept të trajtohet në mënyrë absolute. Disa qëndrime, sipas Ajdukjeviçit, që në një gjuhë të caktuar janë analitike, kërkojnë një mbështetje në rezultatet e përvojës. Problemet e semantikës logjike, të metodologjisë, të klasifikimit të sistemeve aksiomatike si dhe shumë çështje të tjera, A. i shtron për arsye që zgjidhjet e tyre të mund të shfrytëzohen për shumë çështje fundamentale filozofike (siç janë problemi i idealizmit dhe i materializmit, konvencionalizmit dhe empirizmit e tjera). Në veprën e fundit të tij Logjika pragmatike A. kujdes të veçantë i kushton tipeve metodologjike të shkencës.


Veprat kryesore: Mbi metodologjinë e shkencave deduktive (1921); Sprache und Sinn (1934); Das Weltbild und die BegritTsaparatur (1934); Die wissenschaftliche Weltperspektive (1935-36); Gjuha dhe njohja (2 vëll. posth. 1960-1965); Logjika pragmati- A;e(posth. 1965).



________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

3 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Mon 16 May 2011, 16:08

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
AJNSHTAJN, Albert AJNSHTAJN, Albert (EINSTEIN, Albert), fizikan gjerman (1879-1955). Profesor në Cyrih, Pragë dhe Berlin, nga viti 1933 jetoi në SHBA, meqë për shkak të sundimit të tmerrshëm të Hitlerit hoqi dorë nga shtetësia gjermane. Në vitin 1921 fiton Shpërblimin Nobel për fizikë.


Ishte fizikani teorik më i madh i kohës sonë, autor i teorisë së njohur të relativitetit të përgjithshëm dhe special, njeri me koncepte të gjera, pacifist radikal, liberal me pikëpamjet e veta të përgjithshme jetësore. Ajnshtajni dha edhe kritikën më të themeltë dhe më komplete të përfytyrimeve klasike mbi hapësirën dhe kohën (kontraksioni i gjatësisë dhe diletacioni i kohës) dhe me këtë hapi një epokë të re në studimet fizike dhe natyrore-shkencore në përgjithësi.


Duke folur në skicën e vet autobiografike për disa çështje metodologjike dhe parimore të teorisë së relativitetit, A. midis të tjerave, shkruan: «Teoritë konstruktive kanë, përveç aftësisë së adaptimit dhe konkretizimit dhe epërsine se janë të plota; epërsia e teorive të principeve është përsosmëria dhe siguria e bazës. Teoria e relativitetit i takon kësaj kategorie të dytë».


Një varg i tërë i zbulimeve dhe i hipotezave fundamentale të A. Ajnshtajnit kanë rëndësi themelore jo vetëm për zhvillimin e fizikës teorike, por edhe për kozmologjinë dhe kozmogoninë e përgjithshme, ndërsa shumë teza të tij (sidomos për hapësirën dhe kohën) u bënë objekt edhe i diskutimeve të shumta të filozofeve në gjithë botën.


Veprat kryesore : Zur Elektrodynamik bewegter Korper (1905); Grundlage der allgemeinen Relativitatstheorie (1916); The Meaning of Relativiity (1953)

AJZLER, Rudolf AJZLER, Rudolf (EISLER, Rudolf), filozof austriak (1873-1926). Në punimet e veta filozofike pa ndonjë origjinalitet të veçantë (i afërm me Vundtin dhe me disa elemente të «dualizmit spiritualist»), A.është i njohur me një seri veprash filozofike enciklopedike, nga të cilat (veçanërisht Fjalori i nocioneve filozofike i tij) shumë prej tyre luajnë një rol të rëndësishëm kulturor dhe historik.


Veprat kryesore: Leib und Seele (1906); Einfuhrungen in die Erkenntnistheorie (1907); Grundlagen der Philosophie des Geisteslebens (1908); Elemente der Logik (1910); Geschichte der Monismus (1910); Philsophen Lexikon (1912); Handworterbush der Philosophie (1922); Worterbuch der philosophischen Begriffe (3 vëll. bot. 4, 1927-1930); Kant-Lexikon (1930).


AKOSTA, Uriel AKOSTA, Uriel (Gabriel da Costa (1590-1640), filozof çifut. Me guxim mohoi shumë tradita religjioze çifute e përkrahi edhe tezën mbi vdekshmërinë e shpirtit njerëzor. Në Amsterdam ra në konflikt të ashpër si me pushtetin protestant ashtu edhe me sinagogën. I shkishëruar nga bashkësia çifute dhe i përsekutuar gjithë jetën, bëri vetëvrasje.


Kryevepra: (me karakter autobiografik); Exemplar humanae vitae.


AKSELOS, Kostas AKSELOS, Kostas (AXELOS, Kostas), francez i natyralizuar me origjinë greke (1925 -). Iniciator dhe kryeredaktor i revistës «Arguments», e më vonë edhe i bibliotekës së rëndësishme me të njëjtin emër. Duke qenë përfaqësues i marksizmit të caktuar me elemente të theksuara antidogmatike, A. sipas fjalëve të tij, në studimet e veta është i afërt me qarqet rreth përmbledhjes «Argumenti» (Milano), me disa teza të Hajdegerit, Finkut (Frainburg), Markuzes (SHBA), Kollakovskit (Varshavë), pastaj me rrethin e revistës «Das Argument» (Berlin), «Notizen» (Tybingen), «Pra-xis» (Zagreb) dhe «Dialogue» (Anvers).


Tërë aksioni dhe tërë pasioni i njeriut zhvillohen sipas A. si lojë, bile edhe atje ku kjo lojë nuk është e njohur: në mitet, religjionet, poezi, politikë, filozofi, shkencë, teknikë. Loja lidh manifestimet e logosit dhe të praksisit, fjalën dhe veprën, aksionet dhe lëshimet. Më në fund, loja e njeriut realizohet nëpërmjet revolucionit si lojë e revolucionit dhe revolucion i lojës.


Veprat kryesore: Heraclite et la philosophie (1926); Marx, penseur de la technique (1961); Vers la pensëe planetaire (1964); Einfuhrung in ein kiinftiges Denken (1966). Le jeu du monde (1969).



AL, Anaton AL, Anaton (AALL, Anathon), filozof norvegjez (1867-1943). Prof. në Oslo. Motivet dhe temat themelore të filozofimit A. i zbulon në konfliktin ndërmjet kërkesave absolute të krishterimit dhe rezultateve të interpretimit kritik të teologjisë. Është nën ndikimin e dukshëm të Platonit, Loces, Hefdingut si dhe të dramave sociale të Ibsenit. Me gjithë lidhjen e fortë të aspektit shpirtëror, trupor dhe kozmik, prapëseprapë sipas tij uniteti i frymës dhe i materies ka vetëm karakter funksional.

Veprat kryesore: Der Logos (2 vëll. 1896-99); Macht und Pflicht (1902); H.Ibsen als Dichter und Den-ker(1906). Historia e filozofisë antike dhe mesjetare (norvegjisht, 1923).

AKSELROD, Lubov Isakovna AKSELROD, Lubov Isakovna , filozofe ruse (1868-1946). Mori pjesë në lëvizjen revolucionare, emigroi në Francë dhe Zvicër, në vitin 1892 mori pjesë në formimin e grupit «Çlirimi i punës», nxënëse dhe ithtare e Plehanovit. U doktorua me tezën «Tolstois Weltahschauung und ihre Entvvic-klung». Një kohë ishte anëtare e KQ të menjshevikëve, nga viti 1921-23 ligjëroi në Institutin e Profesurës së Kuqe. Kritikoi «ekonomizmin», format e ndryshme të revizionizmit filozofik dhe sidomos neokantistët. Më vonë u kritikua si ithtare e taborrit të filozofëve «mekanistë», si individe që «u bëri koncesione agnosticizmit dhe relativizmit dhe kështu lejoi gabime në frymën e teorisë së hieroglifeve». Sidomos u kritikua në vendimin e KQ të 25 janarit 1934.


Veprat kryesore: Karl Marksi si filozof (1924); Në mbrojtje të materializmit dialektik. Kundër skolastikës (1928); Leon Tolstoi (1928); Dialektika idealiste e Hegelit dhe dialektika materialiste e Marksit (1934).

Alberti Saksonas ALBERTI SAKSONAS (Albert von Sachsen), filozof gjerman dhe natyralist (1316-1390). Rektor i parë i Universitetit të Vjenës (1356) dhe ipeshkëv (1366). Logjika e tij është e orientuar në mënyrë okamistike. Mendonte se Toka sillet, kurse qielli është i palëvizshëm. Për shkak të mësimit të vet mbi domosdoshmërinë natyrore të çdo gjëje si dhe të sjelljes morale, u akuzua për herezi; mirëpo nuk është vërtetuar saktësisht si ka përfunduar procedura e cila ishte ndërmarrë ndaj tij.


Kryevepra: Quaestiones et dicisiones physicales in Aristotelis libros Physicorum (botuar më 1516 në Paris

Alberti I Madh ALBERTI I MADH (Albertus Magnus), filozof dhe teolog gjerm., (1193 ose 1206 -1280). Dominikan, ligjëroi filozofinë në Këln, Hildeshajmë, Strasburg, Paris dhe gjetiu. Ipeshkëv nga viti 1260, i dërguari i papes, predikon luftërat e kryqëzatave. A.M. ndikoi fuqishëm në zhvillimin e filo-zofisë skolastike mesjetare si kundërshtar i Platonit dhe i Augustinit dhe mbrojtës i madh i Aristotelit, të cilin e bën të afërt për rrethin mendor evropian nga burimet dhe komentet arabe dhe çifute. Për shkak të erudicionit të tij të gjerë (u mor përveç me filozofi dhe teologji edhe me matematikë, as-tronomi, fizikë, gjeologji, botanikë, zoologji, alkimi dhe magji), mori titullin doctor universalis. E ndan fushën e teologjisë dhe të filozofisë, kështu që, filozofia në veprimtarinë e tij gjatë viteve më të frytshme ka një qëndrim relativisht më të pavarur ndaj religjionit sesa tek disa skolastikë të vjetër.


Doktrinën e Aristotelit A.M. ia përshtat religjionit të krishterë, duke polemizuar njëkohësisht me interpretimet arabe dhe çifute të Aristotelit. Në vend të nocionit të lëvizësit të parë ai vë qenien e pafundme, ndërsa në vend të së përgjithshmes ai mbron pavdekësinë individuale të shpirtit.


Veprat kryesore: Në Lion më 1655 u botuan të gjitha veprat e tij në 21 vëllime; në vitet 1890-99 botohen përsëri veprat e tij në 38 vëllime në redaktim të A.Borgnetit; De animalibus libri XXVI, botoi H. J. Stadleri në Mynster në vitin 1916.


Aleksandri, Nga Hales ALEKSANDRI, NGA HALES (Alexander of Hales), filozof dhe teolog angl. (1185-1245). Françeskan, prof. i teologjisë në Paris. Njohës i jashtëzakonshëm i tërë filozofisë së Aristotelit të cilën e përdor për qëllime të justifikimit filozofik të teologjisë. Shqyrtimet filozofike të tij janë hartuar sipas skemës trinomike, e cila më vonë u aplikua shumë: në të së pari paraqiten të gjitha argumentet pro dhe kundër (sic et non) të ndonjë zgjidhjeje, dhe vetëm pas kësaj jepet një zgjidhje sistematike e problemit. Lidhur me debatin rreth universalieve A. është realist, i cili pranon ekzistimin e universalieve para sendeve në mendjen hyjnore, kështu që këto janë prototipe hyjnore të të gjitha sendeve. Sipas tyre perëndia e krijoi botën nga asgjëja. U quajt nga bashkëkohësit e tij Doctor irrefragabilis (që nuk mund të hidhet poshtë).


Kryevepra: Summa, 4 vëll. (e pakryer, nuk është e sigurt se A. është i vetmi autor i kësaj vepre).


ALEKSANDRI, Afrodisias ALEKSANDRI, Afrodisias , filozof grek (fundi i shek. II dhe fillimi i shek. III). Prej vitit 198-211 mësoi filozofinë p.eripatetike në Athinë. U përpoq, ndonëse jo gjithmonë në mënyrë konsekuente, të hedhë poshtë çdo mistikë për shpjegimin e botës. Është një nga komentuesit më të njohur të Aristotelit, mirëpo lidhur me disa qëndrime, ai u largua shumë nga ai. Sipas tij e përgjithshmja ekziston vetëm në të menduarit, ndërsa ajo e përgjithësishme është më afër nominalizmit sesa vetë Aristoteli. Duke bërë dallimin, sikurse edhe Aristoteli, ndërmjet funksioneve të larta dhe të ulëta të njohjes, A. insistoi veçmas në tezën se perceptimi është parakusht i domosdoshëm i të menduarit.


Ështrë ruajtur një pjesë e vogël e komenteve të tij të quajtura Egzegeta (interpretues).


ALEKSANDER, Semjuel ALEKSANDER, Semjuel (Alexander, Samuel), filozof anglz. (1859-1938). Prof. i filozofisë në Mançester. Eshtë përfaqësues i metafizikës realiste dhe i një kombinacioni të një lloji të veçantë të empirizmit dhe të apriorizmit gnoseologjiko-teorik, kurse në etikë të një evolucionizmi specifik.
Sipas A. etika mund të kaloj në çështjet metafizike, mirëpo ajo si premisë nuk ka njohjen metafizike ngase metafizika nuk mund ta ndryshoj etikën sikurse nuk mund t'i ndryshojë as aksiomat gjeometrike. Ndonëse në filozofi shpesh përkrah tezat aprioristike spekulative, A. në veprat kryesore të tij estetike është biologjist dhe evolucionist tipik. Ai mendon se mënyra më e mirë e shpjegimit të procesit kri-jues të artistit është të vëzhguarit i instinkteve shtazërore dhe njerëzore ashtu si bëjnë natyralistët. Nga kjo pozitë e kritikon ashpër edhe B.Kroçen, ndonëse në tërësi - dhe sidomos lidhur me tezen mbi të ashtuquajturin instinkt konstruktiv si vendimtar për artistin - është shumë nën nivelin e konceptit estetik të Kroçes.


Megjithëkëtë, mendimi i S.Aleksandrit në tërësi karakterizohet nga një forcë e caktuar e konstruksionit racional dhe sistematik në të cilin, në suazat e tezave të përgjithshme tradicionale, gjenden edhe disa ide të reja dhe origjinale të paraqitura në formë të orientimit neorealist fundamental.


Veprat kryesore: Moral Order and Progress(1889); Space, Time and Deity (2 vëll. 1920); Art and Instinct (1927); Beauty and Other Forms of Va/ue(1933).


ALEKSANDROV, Georgij Fedoroviç ALEKSANDROV, Georgij Fedoroviç , filozof sovjetik (1908 -). Prof. i filozofisë, nga vitit 1946 akademik. Drejtor i Institutit të filozofisë të Akademisë së shkencave (1947-54). Në vitin 1947 u kritikua nga KQ libri i tij Historia e filozofisë evropiane të perëndimit. Është bartës e premive staliniane të viteve 1943 dhe 1947. Është njëri ndër redaktorët e Historisë së filozofisë.


Veprat kryesore: Paraardhësit filozofik të marksizmit (1939). Aristoteli (1940); Dialektika dhe politika ( 1940); Formimi i pikëpamjeve filozofike të Marksit dhe të Engelsit (1940); Mbi teoritë bashkëkohëse borgjeze të zhvillimit shoqëror (1946); Historia e sociologjisë si shkencë (1958); Historia e doktrinave sociologjike të Lindjessë Vjetër (1959).


Alen ALEN (Alain, emri i vërtet Emile-Auguste Chartier), filozof franc. (1868-1951). Eseist, aforist spirituoz gjithmonë aktual, racionalist i pasistematizuar që përgënjeshtron Bergsonin, A. ushtroi ndikim të korisiderueshëm te shkrimtarët francezë dhe intelektualët në përgjithësi. U mor para së gjithash me estetikë dhe pedagogji, mirëpo veprat e tij të shumta mbajnë vulën e improvizimit filozofik dhe të spirituozitetit të gjallë, të angazhimit për zgjidhjen e çështjeve bashkëkoho-
re praktike dhe teorike. Në veprën Propos surle bonheurme një spirituozitet të jashtëzakonshëm zbulon të gjitha momentet, të cilat, në situatat në dukje të përditshme dhe të parëndësishme, mund ta bëjnë të lumtur njeriun.


Në shqyrtimet estetike Aleni dallon artet sipas mënyrave dhe mjeteve të objektivizimit: artet trupore (vallëzimi, poezia, muzika, kënga) dhe artet e objekteve (arkitektura, skulptura, piktura). Mundësitë e formave dhe të ligjeve formale i determinon, sipas tij, në fund të fundit materiali, sepse çdo materie përmban në vete teknikën, kurse pa teknikë arti nuk mund të paramendohet.


Veprat kryesore: Systeme des Beaux Arts (1920); Mars ou la guerre Jugëe (1921); Elëmënt d'une doctrine radicale (1925); Idëe, Platon, Descar-tes, Hegel (1932); Les idëes et les ages (1927); Propos sur l'ëducation (1932), Propos sur le bonheur (1928).


Alen De Lil ALEN DE LIL (Alain de Lille - Alenus ab Insulis), teolog dhe filozof franc. (1120-1203). U përpoq në bazë të tezës së vet t'i nxjerte deduktivisht në mënyrë tejet rigoroze të gjitha shkencat nga parimet e caktuara më të larta, të themelonte një sistem teologjik brenda të cilit logjikisht do të lidheshin llojet e ndryshme të dogmave të krishtera madje edhe misteret. U mor edhe me poezi satirike e shkroi edhe një lloj të veçantë të enciklopedisë së diturive të kohës së vet.


Veprat kryesore: Anticlaudiamus; De planctu naturae; Maximae theologiceae. Në botim të J.P. Migne, Patrologia Latina, lib. 210 (1855).

Alfredus Anglikus ALFREDUS ANGLIKUS (Alfredus Anglicus - Alfredi nga Sarasheli), filozof anglez (rreth vitit 1200). U përpoq të bashkonte konceptin platonian dhe aristotelian të shpirtit.duke e përcaktuar nga njëra anë si jotrupor dhe intelektual, kurse nga ana tjetër si parim i formës ose entelehi të trupit. Konsiderohet si një nga komentuesit e parë skolatikë të Aristotelit. Bëri përpjekje për të lokalizuar funksionet psikike në trup.

Kryevepra: De motu cordis (për herë të parë u botua në Mynster më 1923).

Algazeli ALGAZELI (Gazali, Abu Hamid Mohamed al Chazzali), filozof dhe teolog arab (1059-1111). Bashkoi skepticizmin gnoseologjiko-teorik dhe elementet e reja neoplatonike me të bindurit teologjik, ortodoks, në bazë të të cilit kritikoi tërë filozofinë. Veçanërisht është interesante të hedhurit poshtë radikal të shkakësisë dhe pohimi mbi mosekzistimin e lidhjes së domosdoshme ndërmjet shkakut dhe pasojës. Në këtë drejtim është paraardhës i sistemeve skeptiko-mistike dhe më vonë edhe i sistemeve okazionalistike (Malbranshi e të tjerë).

Veprat kryesore: Reformimi i shkencës mbi religjionin si etikë islamike; Eliksiri i hyjnisë; Destructio philosophorum.


ALIOTA, Antonio ALIOTA, Antonio (Alliota, Antonio), filozof ital. (1881-1964), prof. në Padovë dhe Napoli. Zhvillimi filozofik i tij karakterizohet në fillim nga përvoja relevante psikologjike (gjithmonë nga një theks i pranishëm në jetën shpirtërore), pastaj me kritikën e estetikës së Niçes, për të përfunduar në krishterimin spiritual, sipas të cilit feja është bazë e filozofimit.


Veprat kryesore: Estetika e Kroçes dhe kriza e idealizmit italian (1920); Problemi i perëndisë dhe pluralizmi i ri (1949); Kriza e ekzistencializmit (1951).



Alkindi ALKINDI , (Alkendi), filozof arab (rreth 800-873). Jetoi në Basrah, pastaj në Bagdad, konsiderohet themelues i filozofisë arabe. Ishte erudit dhe shkroi vepra të llojeve të ndryshme shkencore (para së gjithash nga matematika dhe pastaj nga astronomia, medicina e të tjera). Aristotelian konsekuent, përktheu shumë studime të tij, mirëpo në doktrinën e tij janë të qarta edhe disa ndikime të neoplato-nizmit. Theksoi në mënyrë të veçantë rëndësinë e matematikës për themelimin e të gjitha shkencave.


ALKMEONI, Krotonias ALKMEONI, Krotonias, filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist që mësoi se në të gjitha gjërat njerëzore sundon kontradikta. Aspekti qenësor i shpirtit qëndron në lëvizjen e saj të përjetshme dhe në pavdekësinë. Në medicinë përkrahu qëndrimin se shëndeti është ekuilibër i elementeve materiale në trup. U mor edhe me hulumtime empirike, bëri autopsinë e kafshëve, konsiderohet themelues i fiziologjisë. Pohoi se truni me të cilin njeriu dallohet nga kafsha, është qendër e të gjitha funksioneve psikike. Në këtë drejtim shumë teza racionaliste, natyraliste të Alkmeonit janë mohim i mistikës pitagoriane.

ALTUZI, Johan ALTUZI, Johan (Altus ose Althusius Johannes), filozof gjerm. i së drejtës (1557-1638). Një nga teoricienët juridikë të reformacionit që përfaqësoi doktrina të së drejtës natyrore mbi sovranitetin popullor dhe mbi të drejtën e rezistencës. Sipas Altuzit, shteti është «lidhje e përgjithshme popullo-re», në të cilën shumë komuna dhe krahina obligohen se do të «përfaqësojnë, realizojnë dhe mbrojnë të drejtën e pushtetit». Pushteti suprem dhe i patjetërsuar i takon popullit, kurse sunduesin që është vetëm nëpunësi më i lartë në shtet duhet ta zgjedhin përfaqësuesit e veçantë të popullit. Me kontratë përcaktohen rnarrëdhëniet ndërmjet sunduesit dhe popullit, kurse sunduesin që e shkel këtë kontratë nënshtetasit e tij mund ta internojnë ose ta vrasin.

Veprat kryesore: Politica (1603); Dicaeologicae libri III.


ALLEN, Çarlls Grent ALLEN, Çarlls Grent (Allen, Charles Grant), filozof dhe letrar angl. (1848-1899). Zbatoi teorinë evolucioniste në estetikë dhe reduktoi veprimtarinë estetike në instinktin e lojës. Theksoi karakterin pasiv të kënaqësisë artistike. Kënaqësinë estetike e identifikoi ndërkaq me ekonomizimin hedonist: maksimumin e tronditjes me minimumin e përpjekjes. Në disa romane të tij paraqiti pikëpamje të reja mbi moralin seksual dhe paqëndrueshmërinë e tezave të krishtera. Ithtar dhe propagandues i Darvinit.

Veprat kryesore: Physiological aesthetics (1877); The colour sense (1879); Charles Durwin (1885); Force and energy (1888); The Evolution ot' the idea of God (1897); The Womann who did (l895); The British Barbari ans (1896).


ALTYSERI, Lui ALTYSERI, Lui (ALTHUSER, Louis), filozof dhe sociolog franc. (1918 -). Prof. në Paris. Konsiderohet marksist me tendenca strukturaliste të shprehura qartë. A. konsideron se me të ashtuquajturën «prerje epistemologjike» mund të ndahet mendimi i Marksit në dy periudha kryesore, «ideologjike» (para prerjes) dhe shkencore (Marksi «i moshës së pjekur»). Ndërkaq, shumë autorë konsiderojnë se skema e Altyserit përpiqet të ruajë dhe të verifikojë shkencërisht pikëpamjet staliniste, kështu që vepra e tij «Për Marksin» do të ishte më mirë të pagëzohet «Kundër Marksit»


Veprat kryesore: Pour Marx (1965): Positions (1976); Elements d'autocritique ( 1974).


AMARLIKU, Benas AMARLIKU, Benas (Amary de Bene), filozof dhe teolog franc. (? -1207). Teza themelore filozofike e Amarlikut është panteiste: perëndia dhe krijesat janë një, ekziston një identitet ndërmjet krijuesit dhe të krijuares. Nga perëndia, nëpërmjet ideve, lind shumëllojshmëria e gjërave dhe kësaj, që është uniteti më i lartë, i kthehen sërish të gjitha. Perëndia që manifestohet në çdo gjë, gjendet edhe në njeriun, kështu që njeriu «mban në vete qiellin» dhe vullneti i tij, nëse të njohurit është i drejtë, është njëkohësisht edhe i perëndisë. «Perëndia është gjithçka, perëndia dhe krijesa nuk janë të ndryshme; në perëndinë gjenden të gjitha gjërat, perëndia është substanca e përgjithshme». Si heretik u dënua nga Universiteti i Parisit (1202), nga Sinodi i Parisit (1210) dhe nga koncili në Lateran (1215). Sekti i amarlikanëve, ithtarët e tyre, mohojnë institucionet shoqërore dhe proklamojnë lirinë nga obligimet që imponohen nga shoqëria.


AMËLEN, Oktavë AMËLEN, Oktavë (HAMELIN, Octave), filozof franc. (1856-1907). Pro-esor në Bordo, kurse nga viti 1905 në Sorbonë. Kriticizmin e mësuesit të vet Renuvieut, nën ndikimin e Hegelit, e shndërron në sistem idealist të cilin e quan racionalizëm integral (rationalisme integral) ose noodice. Dialektika e tij sintetike e njëmendësisë është formuar në mësimin specifik mbi kategoritë, brenda të cilit vend kryesor ka ideja e relacionit në tri fazat e saj: në tezën, antitezën dhe sintezën. Vetëdija që posedon karakterin sintetik është shkalla më e lartë e realizimit si akt i të menduarit. Të menduarit është akt krijues dhe me këtë njëkohësisht edhe objekt, subjekt dhe sintezë e tyrë.

Veprat kryesore: Essai sur les elëments principaux de la reprësentation (1907); Le systëme de Descartes (1911); Le systeme d'Aristote (1920); Le systeme de Renouvier (1927).



AMONI, Sakas AMONI, Sakas , filozof helenist (rreth 175-242). Mësues i Plotinit, konsiderohet themelues i shkollës neoplatoniane. Mësimet e veta, në të cilat sipas disa burimeve (për shembull të neoplatonistit Hieroklit), u përpoq të pajtonte filozofinë e Platonit dhe të Aristotelit, i përhapi vetëm gojarisht. Disa autorë (për shembull Nemezi) pohojnë se në doktrinën e Plotinit është i dukshëm ndikimi i A.S., sidomos në tezat lidhur me raportin e shpirtit ndaj trupit dhe mendjen.


Anaksagora ANAKSAGORA , filozof grek (rreth 500-428 p.e.r.). Në Athinë, në vitet 30 zhvilloi veprimtari të frytshme filozofike, mirëpo pas akuzës për ateizëm, arriti, në saje të mikut Periklit, të ikë në Lampsak dhe të shpëtojë nga vdekja. Nga vepra kryesore e tij që atëherë mbante titullin e rëndomtë Mbi naty-rën janë ruajtur vetëm disa fragmente, të cilat me siguri janë nga libri i parë i kësaj vepre. A. konsideron, sikurse Empedokli, se në natyrë nuk ka as ekzistencë as zhdukje - ekziston vetëm bashkimi dhe ndarja e grimcave të pandryshueshme të cilat i quajti sperma - e të cilat më vonë Aristoteli i quajti homeomei. Me bashkimin e këtyre grimcave krijohen gjërat e ndryshme, ndërsa cilësia e çdo gjëje kushtëzohet nga ato grimca që dominojnë në përzierjen dhe që për këtë shkak mund të perceptohen. Nga gjendja e parë kaotike, në të cilën në fillim ishin të përziera homeomeritët, lindi kozmosi i rregulluar nëpërmjet mendjes (nus-it), që e vuri në lëvizje masën inerte. Mirëpo pasi u dha impulsi i parë, roli i kësaj mendjeje përfundon dhe çdo gjë pastaj rrjedh në mënyrë mekanike sipas ligjeve kauzale rreptësisht të përcaktuara. Njohje ndijore, sipas Anaksagorës, kemi në saje të ekzistimit të kundërshtisë që kemi në botën tonë të brendshme (p.sh. të ftohtit mund ta ndiejmë vetëm atëherë kur trupi është i nxehtë). Ndërkaq, të vërtetën nuk e njohim me anën e shqisave por nëpërmjet arsyes.


Duke provuar rëndësinë e Anaksagorës në historinë e filozofisë, Aristoteli thotë: «Filozofët para Anaksagorës mund të krahasohen me ata endacakë që i quajmë natyralistë. Sikurse që, duke u kolovitur, gladiatorët mund të japin edhe të goditura të qëlluara, por jo sipas rregullave të shkathtësisë, gjithashtu duket se edhe këta filozofë nuk janë aspak koshientë për atë që flasin». A. është i pari që -duke thënë se mendimi i kulluar është e vërtetë - siguroi këtë koshiencë, kështu që edhe sipas fjalëve të Hegelit ai dukej si «i padehuri midis të dehurëve».

ANAKSARKU, Abderas ANAKSARKU, Abderas filozof grek (? nga mesi i shek. IV p.e.r.). Nxënës i Metrodorit, pasardhës i Demokritit. Përcjellës i Aleksandrit të Madh. Nga veprat e tij janë ruajtur vetëm dy frag-mente.Qëllimi i jetës, sipas Anaksar-kut, është lumturia. Nga Anaksarku me siguri skeptiku Piron mori vesh për doktrinën e Demokritit.

ANAKSIMANDRI, Miletas ANAKSIMANDRI, Miletas , filozof grek (rreth 610-546 p.e.r.). Konsiderohet se është autor i veprës filozofike greke më të vjetër, Mbi natyrën nga e cila është ruajtur një fragment: «Ajo nga e cila krijohen të gjitha gjërat është po ajo ku këto duhet të zhduken, sipas domosdoshmërisë; sepse këto në kohën e caktuar i nënshtrohen dënimit dhe njëra tjetrës i ahmerren për padrejtësinë e vet». (Për këtë fragment, përveç të tjerëve, një studim të veçantë shkroi edhe M. Hajdegeri: «Der Spruch des Anaximander»).


Për filozofinë e Anaksimandrit marrim vesh më shumë nga autorët e mëvonshëm, sidomos nga Aristoteli dhe Simpliciusi. Apejroni i pafund është parim themelor për shpjegimin e të gjitha ndryshimeve në natyrë. Sipas Anaksimandrit, shkakun e parë, përkundër ujit të Talesit dhe ajrit të Anaksimenit, duhet dalluar nga të gjitha gjendjet konkrete të materies. Apejroni është bazë e parë materiale (arhë) kualitativisht e pacaktuar dhe e pakufizuar nga hapësira dhe koha e të gjitha gjërave ekzistuese që, me anën e lëvizjes së amshueshme ndanë nga vetja kundërshtitë dhe kështu kushtëzon lindjen e gjërave të veçanta. Më në fund, e veçanta sërish kthehet në fund të procesit në të përgjithshmen, të pacaktuarën, të pafundmen, në apejron. Nga njëja lind shumësia kurse nga shumësia, njëja. Ekziston krijimi dhe shkatërrimi periodik i botës.


Anaksimandri theksoi veçanërisht domosdoshmërinë e këtij procesi. Njëkohësisht ai konsideron se kthimi i njëjës është drejtësi, kurse ndarja nëpërmjet kundërshtive është padrejtësi. Anticipim i rëndësishëm i shumë teorive bashkëkohore mbi origjinën e llojeve është teza e Anaksimandrit për krijimin e jetës organike në ujë si dhe doktrina e tij mbi zhvillimin e qenieve të gjalla me anën e organizmave të ulëta deri te njeriu. Sipas Anaksimandrit, toka ka formën e cilindrit që gjendet në qendër të botës dhe lirisht rri pezull në ajër. Duke caktuar rendin e planeteve, A. përmend Hënën, Ne-ptunin dhe Veneren.


ANAKSIMENI, Miletas ANAKSIMENI, Miletas , filozof grek (585/4-528/5. p.e.r.) Më sa duket mësoi te Anaksimandri dhe me siguri ky ndikoi shumë në Anaksimenin. Baza e parë e përgjithshme (arhë) e çdo gjëje ekzistuese, sipas Anaksimenit është ajri, i cili është i pakufizuar dhe në lëvizje të përhershme. Kjo materie e pa-fundme, përkatësisht ajri, kalon gjatë ndryshimit të vet në këto shkallë: zjarr - ajër - erëra - ujë - tokë - gurë. Të gjitha këto shkallë krijohen nëpërmjet rrallimit dhe dendësimit; ndërkaq rrallimi është identik me ngrohjen, kurse dendësimi me ftohjen. A. provoi të jepte një shpjegim shkencor natyror të origjinës së gjithësisë dhe ta mënjanonte mitin mbi krijimin hyjnor të botës. Augustini për të pohon se A. ka qenë i bindur se perënditë «nuk e kanë krijuar ajrin, por edhe vetë ata janë krijuar nga ajri».

Kozmosi në esencë është identik me njeriun, ndërsa ajri e bën të mundur këtë unitet. Sikurse shpirti ynë që është ajër dhe si i tillë na drejton ne dhe nga ne krijon unitet, po kështu edhe fryma dhe ajri përfshijnë dhe mbajnë tërë kozmosin» (Diels, fragm.2). Sikurse për Anaksimandrin ashtu edhe për Anaksimenin procesi kozmologjik është periodik.

ANDERSONI, Xhon ANDERSONI, Xhon (ANDERSON John), filozof australian (1893-1962). Lindi, u shkollua dhe e filloi karrierën universitare në Skoci, ndërsa në vitin 1927 kaloi në Universitetin e Sidneit dhe këtu ngeli duke u bërë themelues i shkollës filozofike bashkëkohore më me influencë në Australi. Në fillim ishte idealist absolut, ndërsa më vonë përpiqet të zhvillojë variantin e vet të fiiozofisë empiriko-realiste dhe pluraliste e deterministe. Numrin më të madh të artikujve në të cilët merret me metafizikë dhe epistemologji, pastaj me logjikë, matematikë, estetikë, etikë dhe filozofi politike, i botoi në Australian Journal of Philosophy.


Kryevepra: Studies in Empirical Philosophy (posth. 1962).


ANDRONIKU, Rodosas ANDRONIKU, Rodosas , filozof grek (rreth vitit 70 p.e.r). Peripatetik që përgatiti botimin kritik të veprave të Aristotelit dhe shkroi komentet për etikën, fizikën dhe logjikën e tij. Është filologu më i shquar i shkollës peripetatike së bashku me Aristotelin, filozofinë e të cilit e përkrah tërësisht, duke bërë ndryshime të vogla në krahasim me pikëpamjet e mësuesit. Shkroi komentin edhe për veprat e Teofrastit.


ANËKEN, Arturë ANËKEN, Arturë (HANNEQUIN, Arthur), filozof franc. (1856-1906); Profesor i filozofisë në Universitetin e Lionit. Ishte ithtar i «monizmit kritik». Nocioni fizikal përmban në vete kundërthënien, sepse përveç strukturës së vet atomike - të diskontinuar duhet të plotësojë edhe kontinuitetin. Kuantiteti i diskontinuar (që përbën edhe themelin e matematikës) duhet të përfytyrohet si simbol i kualitetit të kontinuar. Andaj atomi edhe nuk është nocion, por ekzistimi i tij hipotetik është i domosdoshëm në shken-cë.

Kryevepra: Essai crituque sur l'hypothëse des atomes dans la science contemporaine ( 1895).

ANSELMI, i Kenterberit ANSELMI, i Kenterberit , filozof angl. dhe teolog me origjinë italiane (1033-1109). Arqipeshkvi i Kenterberit luftoj kundër mbretërve anglezë për autonominë e kishës. Kundërshtar i përbetuar i nominalizmit dhe realist radikal. Pohoi se para krijimit, bota duhet të ketë ekzistuar në mendimin hyjnor - idetë hyjnore janë modele sipas të cilave është sajuar bota reale. Sikurse artisti që e përfytyron në ide veprën artistike para se të krijojë, ashtu edhe bota ka ekzistuar në ide para se të krijohej. Teologjia qëndron mbi dhe para filozofisë sipas parimit themelor: Credo ut intelligam (Besoj për të njohur).


Në veprën De incarnatione Verbi (Mbi mishërimin e fjalëve), A. thekson se atyre që nuk besojnë, nuk u lejohet fare të bëjnë shqyrtime lidhur me Librin e shenjtë (Biblën). Kjo është e lidhur para së gjithash me nominalistët ose, si i quajti A. «dialektikanë të kohës sonë».


Vërtetimin ontologjik të Anselmit mbi ekzistencën e perëndisë, me të cilin nëpërmjet nocionit të perëndisë deshi të provonte ekzistimin e saj, e mohoi me sukses Gaunilo dhe më vonë Kanti. Sot nuk e pranojnë as të gjithë teologët katolikë.


Veprat: Në botim të J. P. Migne, Patrologia Latina, fashikulli 158-159 (1855).


Antifonti ANTIFONTI , filozof grek (shek. V p.e.r.). Një nga sofistët e parë që për nga mësimi i vet mbi natyrën është i afërt me Empedoklin. Sipas Antifontit, kombinimet më të ndryshme që krijohen nga konflikti i elementeve ndodhin në saje të forcës mekanike dhe jo nga ndonjë forcë qëllimore. Është e njohur doktrina e tij mbi të drejtën natyrore me të cilën angazhohej për barazinë e njerëzve. Ligji naty-ror është i lidhur ngushtë me mirëqenien e çdo individi meqë është ligj jetësor i organizmit të gjallë. Vetëm plotësimi i kësaj të drejte natyrore është e dobishme për jetën, ndërsa shtypja e saj është e dëmshme. Dallimet ndërmjet grekëve dhe barbarëve, të farfërve dhe të pasurve i quante dallime barbare.


Sipas A. ligjeve njerëzore duhet t'u nënshtrohemi vetëm para syve të atyre që i kanë nxjerrë: ndërkaq, kur nuk ka dëshmitarë, duhet të jetojmë ekskluzivisht sipas natyrës, sepse kjo asnjëherë nuk sjell as turp as dënim. Dënimi për cënimin e ligjeve, sikurse edhe vetë ligjet, janë pikërisht paragjykime: prandaj dënimit duhet t'i shmangemi meqë ai është shkelje e ligjeve të cilat, kryesisht, janë nxjerrë arbitrarisht dhe shumë prej tyre janë të kundërta me natyrën.


Veprat kryesore: Nga katër veprat që përmenden me emrin e tij, këto të dyja janë me siguri të tij: E vërteta dhe Mbi harmoninë.




ANTIOKU, Askalonas ANTIOKU, Askalonas , filozof grek (shek. I p.e.r.). Nxënës i Filonit dhe i stoikut Mnesark Mohoi tezat skeptike. Është eklektik që pohoi se nuk ka ndryshime qenësore ndërmjet shkollës peripatetike dhe stoike. Skepticizmin absolut A. nuk e pranon për shkaqe praktike (ngaqë nuk ekziston mundësia që njeriu ta rregullojë jetën në harmoni me arsyen pa bindje të fortë dhe të paluhatshme) dhe teorike (ngaqë në vete është në kundërthënie).


ANTISTENI, Athinas ANTISTENI, Athinas . Filozof grek (rreth 444-365 p.e.r.). Është themelues dhe përfaqësues kryesor i shkollës kinike. Në teorinë e njohjes Antisteni është sensualist. Më origjinale është doktrina etike e tij. Virtyti i vërtet gjendet jashtë çdo gjëje të jashtme dhe sidomos jashtë shoqërisë. Ajo është imanente vetëm ndaj personalitetit autonom të moralshëtn. Pasuria, shëndeti, nderi, kënaqësia - nuk e paraqesin të mirën, sikurse që as sëmundja, varferia dhe vdekja nuk janë një e keqe. Si mësuesi i tij Sokrati, pohon se lumturia e njeriut qëndron në vetë njeriun dhe varet plotësisht nga vullneti i tij. Duke u nisur nga teza se janë të mundura vetëm gjykimet identike (A është A), ai pohon se kundërthënia është e parealizueshme në gjykime. Ekziston vetëm individualja e jo edhe gjenerikja, vetëm sensualja dhe jo edhe e përgjithshmja. «E shoh kalin Por nuk e shoh kalërinë». Në këtë vështrim Antisteni kritikoi edhe mësimin e Platonit mbi idetë.


Në aspektin shtetëror-juridik për Antistenin shtet ideal është ai kozmopolit e kërkonte edhe bashkësinë e grave dhe të fëmijëve. Sipas disa dëshmive, edhe pikëpamjet mbi religjionin i kishte shumë liberale.


ANTONI, Karlo ANTONI, Karlo (ANTONI, Carlo), filozof ital. (1896-1959). Profesor në Romë, i afërm me Kroçen. Përveç problemeve estetike studioi edhe çështjet e përgjithshme të kulturës dhe veçanërisht ato të historicizmit dhe të iracionalizmit.


Veprat kryesore: Mbi historizmin në sociologji (1940); Koment Kroçes (1955); Historizmi dhe antihistorizmi (posth. 1964).


APELT, Ernst Fridrih APELT, Ernst Fridrih , (APELT, Ernst Friedrich), filozof gjerm. (1812-1859) Prof. në Jenë, nxënës dhe ithtar i filozofisë së Frizit. Është më i njohur mësimi i tij mbi induksionin që «mundëson unitetin e njohjes» kështu që është pika ku gjenden «empiria dhe metafizika». Në veprën Die Epochen der Geschichte der Menschheit A. paraqet zhyillimin historik të kulturës për të cilin mendon se ka arritur shkallën më të lartë në botëkuptimin e Kantit dhe të Frizit.

Veprat kryesore: Die Epochen der Geschichte der Menschheit (1845); Die Theorie der Induktion (1854); Metaphysik (1857


APEL, Karl Oto APEL, Karl Oto (APPEL, Karl Otto), filozof gjerm. (1922 -) Prof. në Frankfurt. Themeloi teorinë e njohjes dhe teorinë e shkencës, që në fund të fundit mbështetet në motivet e dimensionit socialo-filozofik dhe antropologjik. Për të, transformimi i filozofisë ka domethënie të njëjtë me transformimin e filozofisë transcendentale, përkatësisht me tregimin e mundësisë së komunikimit në bashkësinë njerëzore me anën e transformimit të subjektit transcendental në subjektin shoqëror. Pikërisht një bashkësi e tillë pushon të jetë objekt dhe bëhet subjekt i njohjes. Ka pikëpamje të afërta me disa teza të «teorisë kritike mbi shoqërinë», pastaj me të Hajdegerit, me disa teori bashkëkohore hermeneutike dhe me kritikat gjuhësore analitike të kuptimit.


Veprat kryesore: Komunikation-sgemeinschaft und die Grundlage der Hermeheutik (1968); Transformacija filozofije (1973); Aspekte und Probleme der Sprachphilosophie (1974); Der Denkweg von Charles S. Pierce (1975); Die Erklaren Verstehen Kontroverse in transcendentalpragmatische Sicht (1979).

APOLONI, Tianas APOLONI, Tianas , filozof grek (fundi i shek. I). Përfaqësues i drejtimit neopitagorian, predikues-mistik. Elementet stoike të botëkuptimit të tij janë të aferta me kozmopolitizmin. Predikoi çlirimin nga pasionet tokësore, nga trupi mëkatar (me të cilat shpirti është i lidhur me zinxhirë) dhe të ngriturit në hyjni nëpërmjet perfeksionimit religjioz e moral. I atribuoi vetes fuqitë mbinatyrore dhe hyjnore.


APTON, Çarlls Barns APTON, Çarlls Barns , (UPTON, Charles Barnes), filozof angl. (1831-1920). Profesor i filozofisë në Oksford. I afërm me filozofinë e Martinos, të cilin përpiqet ta lidhë me disa teza të Loces. Kundërshtar i Th. H. Grinit dhe idealizmit klasik gjerman.


Veprat kryesore: The present Agnosticism and the Coming Theology (1879); Are Ethics and Theology Vitally Connected? (1892); Martineau's Philosophy, a Survey (1905).


ARDIGO, Roberto ARDIGO, Roberto , filozof ital. (1828-1920). Në fillim ishte predikues, kanonik që merrej me probleme teologjike. Duke u përpjekur për vërtetimin dhe argumentimin shkencor të bindjeve teologjike, u njoh me metodat dhe rezultatet e shkencave natyrore bashkëkohëse dhe kështu evoluoi duke u bërë përfaqësuesi më i rëndësishëm i pozitivizmit italian. Nga viti 1881 prof. i filozofisë në Padovë. Shkenca duhet të kufizohet në zbulimin e raporteve të drejta midis fakteve, ndërsa uniteti i tërë realitetit (në të cilin gjithmonë sërish shfaqet procesi i ndarjes së të caktuarës nga e pacaktuarja) assesi nuk mund të kuptohet. Sipas Ardigos, vullneti njerëzor është i lirë vetëm pjesërisht, ndërsa mbi fenomenet fizike dhe fiziologjike sundon kauzaliteti natyror.


Sipas A. etika, në realitet, nuk mund të krijojë forca te njeriu, ajo vetëm ndan në mënyrë kritike forcat reciprokisht të ndryshme duke ndarë të dëmshmen nga ajo që mund të përdoret. Megjithkëtë, A. beson edhe në ekzistimin e bërthamës «së idealitetit shoqëror» te njeriu, d.m.th. të instinkteve që shpien kah veprimtaria altruiste.


Veprat kryesore: Psikologjia si shkencë pozitive (1870); Morali i pozitivistëve (1878); E vërteta (1891); Uniteti i njohjes (1898); Të gjitha veprat u botuan në 11 libra (1882-1918).


AREND, Hanah AREND, Hanah (ARENDT, Hannah) , filozofe, politologe dhe kritike letrare gjerm. (1906-1975). Pas ardhjes së Hitlerit u detyrua të emigronte. Një kohë jetoi në Paris, ndërsa më vonë qe prof. shumëvjeçare e filozofisë politike në universitetet e ndryshme të SHBA. Sipas H. A. politka është sferë e lirisë, në të cilën liria është realitet i gjallë e jo nocion. Andaj njeriu mund të realizojë lirinë e vet vetërn në jetën publike, përkatësisht në politikë. Mirëpo, njëkohësisht për të çështjet politike janë aq serioze saqë nuk mund të jenë objekt vetëm i politikanëve dhe shkencëtarëve. Ajo e sulmoi edhe pozitën tradicionale të varësisë se jetës aktive (vita activa) nga jeta kontemplative (vita contemplativa). Këto janë mënyra diametralisht të kundërta të ekzistencës njerëzore, por jeta të cilën e zgjedh filozofi nuk është superiore (as e nënrenditur as e mbirenditur) mbi jetën e punëtorit politik, si kërkohet prej fillimit të traditës metafizike.


Veprat kryesore: The Origins of Totalitarianism (1951); On Revolution (1963); Vita activa oder vom Tatigen leben (1967); The Human Condition (1973); Men in Dark Times (1973); The Life of the Mind (vëll.11,1978).

ARETINO, Pietro ARETINO, Pietro , letrar, piktor dhe estet ital. (1492-1556). Është i orientuar në mënyrë antiaristoteliane dhe antinormative si dhe në përgjithësi kundër diturisë së padobishme dhe të vdekur nga librat. Për këtë arsye për të bota e ëndrrave vetjake është më e vlefshme se çfarëdo instrukcionesh pedante, ndërsa poeti është ligjdhënës dhe gjykatës i vetvetes.

Burim kryesor për tezat e tij: Pisma (1537-1550).


ARIAN FLAVIE, Nikomedias ARIAN FLAVIE, Nikomedias , filozof grek (shek.II). Mësues i Epiktetit, mësimin e të cilit e paraqiti në shumë vepra, nga të cilat më me rëndësi është Manuali i Epiktetit, e që më vonë në Bizant shpesh është parafrazuar dhe shpjeguar për nevoja të krishterimit. Përveç kësaj vepre që është burimi më i rëndësishëm i mësimit etik të Epiktetit, shkroi edhe Bisedat e Epiktetit në tetë libra (nga të cilët janë ruajtur vetëm katër veprat e para), dhe Homilietë në dymbëdhjetë libra që nuk janë ruajtur. Përveç veprave filozofike shkroi edhe studime historike dhe ushtarake.




________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

4 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Mon 16 May 2011, 16:08

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Aristoteli ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi në Stagirë të Trakisë, nxënës i Platonit. Me ftesën e mbretit të Maqedonisë Filipit bëhet mësues dhe edukator i Aleksandrit (që më vonë u quajt i Madh). Në kohën kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashtë Evropës, Aristoteli u kthye në
Athinë dhe këtu, duke ligjëruar në Lice, shkroi veprat kryesore të tij. Është themelues i shkollës peripatetike në Athinë. I akuzuar për ateizëm ikën nga Athina në Haleks («që athinasit për herë të dytë të mos e fyejnë filozofinë»), ku së shpejti edhe vdes.


Aristoteli hyn në radhën e filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Është mendja sintetike më e rëndësishme dhe në përgjithësi gjeniu më i gjithanshëm i antikës. Duke rishqyrtuar në mënyrë kritike filozofinë e mësuesit të vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi në një sërë veprash kapitale filozofinë e re origjinale dhe grumbulloi njëkohësisht në mënyrë enciklopedike të gjitha rezultatet e rëndësishme të filozofisë së vjetër greke dhe të shkencave të veçanta. Të gjitha fushat deri atëherë të njohura si dhe një sërë fushash të reja të aktivitetit mendor dhe të njohurive njerëzore të disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janë objekt i hulumtimeve gjeniale të Aristotelit.


Logjika e Aristotelit me disa teza të veta themelore ka ruajtur vlerën e vet dhe deri sot ajo merret si model për themelimin e logjikës elemetare, kështu që edhe Kanti mundi të vërtetonte se si logjika e Aristotelit mori një formë aq të përsosur saqë pas saj nuk ka mundur të bëjë një hap përpara, as nuk ka qenë e detyruar të bëjë një hap prapa. Logjika e tij, në radhë të parë, shqyrton çështjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitë), përfundimet dhe argumentet. Nocionet janë esencë ose formë e sendit, njohja e të cilit është qëllim themelor i të menduarit. Nocionet më të larta të gjinisë, që përfshijnë në vëte të gjitha nocionet tjera janë kategoritë. Kategori të tilla, sipas Aristotelit ka dhjetë: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Në veprat logjike të Aristotelit (të grumbulluara më vonë nga nxënësit e tij me titull Organon) janë shqyrtuar hollësisht dhe jashtëzakonisht në mënyrë ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janë parimet e të menduarit, induksioni dhe deduksioni, përkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.


Aristoteli konsideron se ekzistojnë tri parime të përgjitshme të të menduarit: Parimi i identitetit, parimi i kontradiksionit dhe parimi i përjashtimit të së tretës. Kushdo që dëshiron të mendojë në mënyrë konsekuente nuk mund të mendojë në kundërshtim me kuptimin e këtyre tri parimeve, sepse këto nuk janë farë zbulimesh rasti, por vlejnë për vetë njëmendësinë. Përveç shpjegimit të hollësishëm të teori-së së silogjizmit kategorik-asertorik (çka konsiderohet kontribut më i madh i tij në logjikë), në veprat e tij e gjejmë edhe logjikën shumë të ndërlikuar modale si dhe fillimet e shumë teorive logjike të mëvonshme. Dhe ndonëse Aristoteli në themel përpunoi parimet e logjikës rreptësisht formale, prapëseprapë ai nuk i ndau në mënyrë abstrakte format e të menduarit të logjikshëm dhe të drejtë nga vetë qenia. Për të p.sh. edhe kategoritë janë jo vetëm predikatet më të përgjithshme të të menduarit por njëkohësisht edhe përcaktimet më të përgjithshme të çdo gjëje ekzistuese. Logjika për A. nuk është ndonjë qëllim i vetvetes dhe nuk merret me abstraksione boshe, me for-ma «të kulluara» të mendimit, por niset nga sendi real dhe e studion ashtu si shprehet në të menduarit. Lidhur me ketë, Aristoteli në Hermeneutikë tregon se theniet e gjykimit janë në raport të njëjtë sikurse sendet në njëmendësi, kështu që lidhja e nocioneve është tregues i lidhjeve të vetë sendeve. Ndonëse fillimet e logjikës, madje edhe të zgjidhjes së çështjeve të caktuara logjike mund t'i kërkojmë edhe te Sokrati e Platoni, prapëseprapë, Aristoteli përgjithësisht konsiderohet themelues i logjikës si disiplinë e veçahtë. «Filozofia e parë» (ose më vonë e quajtur metafizikë për arsye se në përmbledhjen e veprave të tij është «pas fizikës») studion parimet e fundme, më të larta dhe më të përgjithshme të çdo gjëje ekzistuese, andaj është më-sim mbi shkakun e parë, mbi qenien në përgjithësi. Shkencat e veçanta studiojnë aspektin e caktuar të qënies, por jo edhe qenien në vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet të ekzistojë shkenca e cila duhet të merret me parimet që janë themel për tërë kuptimin dhe njohjen e të gjitha përcaktimeve të veçanta. Pikërisht këto parime i studion metafizika ose filozofia e parë, kështu që objekt i saj i studimit është materia, forma, shkaku i lëvizjes, qëllimi i ekzistimit e të tjera. Kjo disiplinë është njëkohësisht edhe më e vështira, sepse është më abstraktja, por me vetë këtë fakt ajo është edhe shkenca më ekzakte. Shumë teza metafizike të Aristotelit provojnë tendencën realiste-materialiste me të cilën iu kundërvu botës së ideve të Platonit, duke konsideruar se idetë janë imanente për vetë sendet dhe jo modele transcendentale të sendeve. Me një varg argumentesh bindëse dhe spirituoze A. në përgjithësi i hedh poshtë bazat e doktrinës së Platonit mbi idetë. Do të duhej të kishte më shumë ide sesa sënde të veçanta meqë do të duhej të ekzistonin idetë edhe mbi marrëdhëniet e tyre; do të duhej të ekzistonin idetë e drobitjes, kurse kjo është në kundërshtim me vetë përkufizimin e idesë; si mund të ekzistojë veçmas substanca dhe ajo nga e cila përbëhet substanca; në qoftë se në të gjitha idetë qëndron burimi i lëvizjes, atëherë edhe ato lëvizin, ndërsa nëse nuk lëvizin, prej nga atëherë lëvizja e të tjera.


Në njëmendësi, sipas Aristotelit, ekzistojnë vetëm sendet e veçanta, vetëm këto përbëjnë substancën e parë. E përgjithshmja nuk ekziston pranë ose mbi sendet por në to. Nocionet e përgjithshme (gjenerike), që shprehin cilësitë e përbashkëta të sendeve të veçanta vetëm janë substanca të rendit të dytë. Mirëpo edhe e veçanta ekziston pikërisht aq sa realizohet në të e përgjithshmja. Sepse në qoftë se përveç sendeve të veçanta nuk ekziston kurrgjë, atëherë nuk ekziston asgjë që do të mund të arrihej vetëm me njohje, por tërë kuptimi do të varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne në mënyrë ndijore njëmend, për shembull,. nuk vërejmë se ekziston ndonjë shtëpi në përgjithësi pranë shtëpive të veçanta. Mirëpo sendet e veçanta megjithatë manifestojnë unitetin e tyre, dhe kategoritë e mendjes, të cilat tregojnë për këtë, njëkohësisht reflektojnë raportet objektive të vetë sendeve. Substanca bën unitetin e të veçantes dhe të përgjithshmes dhe së këtejmi (në «Metafizikë» 1,3) ajo «përse» reduktohet në nocion, sepse ajo që është vetëm është ngaqë në të realizohet e përgjithshmja. Mirëpo për ta njohur të veçanten dhe për të folur për të mendueshëm, nevojitet të theksohen katër shkaqe: materia, forma, shkaku i lëvizjes dhe qëllimi.


Forma (morfë) me materien e pazhdukur (hyle) përbëjnë tërë ekzistimin. Ndërkaq, materia e pa kurrfarë forme nuk ekziston në njëmendësi (por vetëm në mendime). Qëllimisht lëvizja paraqitet në faktin se forma zhvillohet gjithnjë më shumë në llogari të materiales, deri te mbarimi në «formë të formës», në të menduarit e kulluar që ka vetëm veten për objekt të vet. Materia e pacaktuar është vetëm mundësi e sendit, potencialitet, ndërsa forma është aktualitet, realizim. Mirëpo kundërshtia ndërmjet formës dhe materies gjithmonë është relative. Ajo që është ndaj diçkahit të papërkryer forma, ndaj diçkahit të përkryer është materia. Guri i përpunuar, për shembull, është formë ndaj gurit që gjendet në mal, që nuk është i përpunuar, por është materie ndaj gurit që është murosur në shtëpi. Realizimi i mundësisë, kalimi dhe zhvillimi i formës nga materia bazohet në lëvizje. Çdo lëvizje, ndërkaq, domethënë ajo që lëviz, supozon atë që e vë në lëvizje, dhe kështu në fund e supozon një shkak të fundit, shkakun e palëvizshëm. Të gjitha sendet ndryshojnë, mirëpo duhet të ekzistojë edhe diçka që është shkak i ndryshimit. Ky shtytës i parë, që duhet të jetë i palëvizshëm dhe së këtejmi vetëm një, është formë e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, më e përsosur, hyjni.


Meqë lënda e metafizikës është jomaterialja, qenia e amshueshme, atëherë edhe lënda e fizikës së Aristotelit është ajo që lëviz, domethënë qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnë katër lloje të lëvizjes: lëvizja substanciale (domethënë ekzistimi dhe shkatërrimi), kuantitative (rritja dhe rënia), kualitative (shndërrimi i një materie në tjetrën) dhe lëvizja hapësinore (dornethënë ndryshimi i vendit). Hapësira e pakufi ekziston vetëm potencialisht (për shembull në numërimin) por jo aktualisht, njëmendsisht. Lëvizja në hapësirë është e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetëm qeniet e veçanta krijohen dhe zhduken.
Në veprën e tij «Mbi shpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohë botën e jashtme sikur të mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijat nuk mund të përceptojnë kurrgjë në qoftë se nuk i kanë para vetes objektet e jashtme. Në psikologjinë e Aristotelit ose në shkencën mbi shpirtin dominon mendimi se vetë shpirti është i palëvizshëm, mirëpo njëkohësisht ai vë në lëvizje trupin si formë dhe qëllim të tij të brendshëm dhe substancial, ai është «entelehia e parë» e tij, parim i jetës dhe i organizimit. Ekzistojnë tri lloje të shpirtit: shpirti vegjetativ (që konsiston në aftësinë e të ushqyerit dhe të shumimit), pastaj shpirti animal (që ka edhe aftësinë e sensibilitetit ndijor dhe të vetëlëvizjes në hapësirë) dhe së fundi shpirti njerëzor (që ka aftësinë e të menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, që është e lidhur me aspektin material është tabelë e zbrazët (tabula rasa), mbi të cilën ndijat regjistrojnë thjeshtësisht atë që pranojnë. Kjo mendje është kaluese sikurse edhe individët, ndërsa mendja aktive është e pavdekshme. Fryma aktive në shpirtin njerëzor, fryma që krijon format, që bën çdo gjë (dhe jo që pranon në mënyrë pasive) dhe që i vëren drejtpërdrejt të vërtetat më të larta, është me origjinë hyjnore.


Në parimet etike të tij, A. i kundërvihet rigorizmit idealist të Platonit dhe virtytin e përkufizon si mes ndërmjet dy ekstremeve (për shembull pavarësia dhe dinjiteti i frymës është mes ndërmjet kryelartësisë dhe vetëpëruljes). Pos virtyteve etike (që kanë karakter të vullnetshëm), A. analizoi edhe të ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si është për shembull mençuria). Pikëpamjes së Sokratit dhe të Platonit se ne vazhdimisht dëshirojmë medoemos të mirën, A. kundërvë pohimin se shtytësit dhe instinktet njerëzore, për të arritur të mirën, duhet vazhdimisht të drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet të jenë medoemos të mirë. Në shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqësisë, Aristoteli theksoi tri lloje të miqësisë: miqësinë e dobishme, të këndshme dhe të virtytshme.


Dhe derisa e para manifestohet më shpesh të njerëzit e vjetër, e dyta te të rinjtë, e treta, miqësia e vërtetë në të cilën miku përqafohet për shkak të vetë atij, është karakteristike për moshën e pjekur të mashkullit. Realist dhe racionalist, A. në etikë është edhe përfaqësues i imanentizmit, domethënë i tezës se nga vetë njeriu varet se a do të bëhet i lumtur ose jo, a do të bëhet i virtytshëm apo shpirtlig.


Pikëpamjet politike dhe sociale të Aristotelit themelohen në tezën se njeriu është për nga natyra qenie shoqërore, politike (zoon politikon). Pas analizës së hollësishme të formacioneve politike (monarkisë, oligarkisë, demokracisë e tjera), Aristoteli nxjerr përfundimin se rregullimi më i mirë është republika demokratike e matur. Në shqyrtimet e veta politike dhe shoqërore ai megjithatë e ruan në dimensionin të plotë institucionin e skllavërisë, duke konsideruar se skllevërit janë të domosdoshëm për jetën e «njerëzve të vërtetë», domethënë për pjesëtarët e qytetarëve të lirë. Ndërkaq, për Aristotelin, përsosuria e shtetit nuk bazohet në aspektin teorik, por para së gjithash, në atë empirik. Me fjalë të tjera, ai konsideron se dëshmi e vërtetë për atë nëse shteti është rregulluar mirë qëndron, para së gjithash, në faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet në këtë rregullim shtetëror», domethënë se nuk ka shpërthyer kurrfarë «kryengritjeje që meriton të përmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpërdorim të pushtetit.


Në Poetikën e njohur të tij, Aristoteli përkundër Platonit, çmon lart krijimtarinë e vërtetë artistike të kohës së tij sidomos autorët e mëdhenj të tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotë e krijimtarisë artistike dramatike shprehet në katarsën e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit. Arti që tregon atë që ka mundur të ndodhë (pra, që ka gjasë se ka ndodhur), është «më i rëndësishëm për të se historia që tregon vetëm për atë që njëmend ka ndodhur. Lidhur me këtë, A. tregon ligjësitë e veçanta të sferës estetike të cilat janë të pavarura nga njëmendë-sia historike, kështu që shumë interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnë se, përkundër Platonit që pohonte lidhjen e ngushtë të artit me realitetin politik, Aristoteli është themelues i estetikës si shkencë mbi një veprimtari njerëzore të veçantë dhe autonome që ka normat dhe ligjsitë imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike të tragjedisë greke (uniteti i vendit, i kohës dhe i veprimit) mbi të cilat më vonë u bënë polemika të ashpra ndërmjet teoricienëve francezë dhe gjermanë (Lesingu për shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetëm nevojën për unitetin e veprimit, ndërsa unitetet e kohës dhe të vendit janë të kushtëzuara vetëm nga mundësitë teknike të skenës së atëhershme greke). Klasik është edhe përkufizimi i tij i tragjedisë mbi të cilin u shkruan studime dhe monografi të shumta; «Tragjedia është imitim i veprimit serioz dhe të kryer që ka madhësi të caktuar, me të folur që është elegant dhe i veçantë për secilin lloj në pjesët e veçanta, në personat që veprojnë dhe nuk rrëfejnë, ndërsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikë kryen pastrimin e afekteve të tilla». Shkallën më të lartë të mëshirës e nxitin ato ngjarje në të cilat miku i ka bërë keq mikut, ndërsa më mirë zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bëhet nga mungesa e diturisë, domethë-në në qoftë se faji në tragjedi është pikërisht faj pa faj. Rruga e analizës së veprave artistike e Aristotelit dhe, para së gjithash, e një sërë veprimeve dramatike të kohës së tij, niset nga këto vepra kah përfundimet e përgjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model për ata estetë dhe sidomos për teoricienët dramatikë që kërkojnë burimet e normave estetike në vetë artin.


Me gjithë njoskonsekuencat dhe kundërthëniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhështore e Aristotelit është e pashoqe në tërë antikën jo vetëm për nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmëria e paraqitjes së disiplinave të veçanta, por, para së gjithash, për nga shtruarja e një serë çështjeve fundamentale filozofike, të cilat pikërisht si çështje janë edhe sot aktuale dhe paraqesin vlerë të përhershme të trashëgimit mendor botëror.


Veprat: veprat e Aristotelit mund të ndahen në veprat egzoterike, (kushtuar publikut të gjerë) dhe ezoterike ose akroanetike (të brendshme, përkatësisht vepra për të dëgjuar). Veprat e para egzoterike, që me siguri u shkruan në formë dialogësh, nuk janë ruajtur. Gjithashtu nuk janë ruajtur as të gjitha veprat ezoterike, ndërsa të ruajturat mund të ndahen në këto grupe: i.Veprat logjike të përmbledhura së bashku me titullin O r g a n o n (domethënë vegël), që përmban këto vepra: Mbi kategoritë, Mbi interpretimin, Analitika e parë, Analitika e dytë, Topika dhe Mbi përgënjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencën dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra të tjera që nuk janë relevante ( M eteoro1ogjia , Shtazë-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar. 3. Vepra metafizike është Metafizika (ose filozofia e parë e cila sipas renditjes në anuarin e Andronikut u quajt kështu), 14 libra 4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, të birit të Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxënës i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por më shumë nga vepra e dytë); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (për të cilën nuk dihet a është autentike); 5. Prej veprave politike më e rëndësishmja është P o 1 i t i k a (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetërore (Politike, 158 libra në të cilët paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirëpo për autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika (e cila me siguri ka 2 libra, mirëpo nuk është ruajtur në tërësi). Të gjitha veprat e rëndësishme filozofike të Aristotelit (përveç Fizikës) janë përkthyer edhe në kroatishte




ARKELAU, Athinas ARKELAU, Athinas (ose nga Mileti), filozof grek (shek. V. p.e.r.). Nxënës i Anaksagores, që ndryshe nga mësuesi, konsideronte se ajri është përzierje e parë e materies. Për Arkelaun mendja (nusi) nuk qëndron jashtë botës por është imanent ndaj saj. U mor edhe me problemet etike dhe ndoshta i pari shtroi çështjen mbi origjinën e shoqërisë njerëzore. Sipas tij, ligjet, rregullimet politike, drejtësia ose padrejtësia janë krijime njerëzore dhe nuk ekzistojnë sipas natyrës. Thonë se ka qenë mësues i Euripidit.


ARKESILAU, Pitanas ARKESILAU, Pitanas , filozof grek (315/4-241/4 p.eir.). Themelues i të ashtuquajturës Akademi e mesme, kundërshtar radikal i filozofisë stoike. Mohoi veçanërisht stoikun Zenon dhe masën e tij të vërtetësisë. Në qoftë se nuk ka gjykime kataleptike (të cilat stoikët i konsiderojnë masë të së vërtetës), nëse fshihet dallimi ndërmjet të vërtetës dhe gnjeshtrës, nëse qartësia subjektive nuk është garanci e së vërtetës, atëherë i mençuri round të përcaktohet vetëm për dy rrugë: ose të shkojë pas shumë të paditurve dhe të pajtohet me opinionin e tyre ose të rezervohet nga miratimi, domethënë të abstenojë nga çfarëdo dhënie të gjykimeve (epohë). I mençuri, konsideron Arkesilau, mund të vendosë në këtë dilemë vetëm për solucionin e dytë. Nuk është e sigurt as ajo që Sokrati e mban vetëm të sigurt: di që s'di gjë. Ndonëse në mënyrë skeptike mohoi çfarëdo kriteri teorik të aktivitetit dhe të sjelljes, A. prapëseprapë pranoi kriterin praktik. Çdo veprim duhet të bazohet në probabilitetin racional, mjafton që nëpërmjet zgjedhjes ndërmjet së mirës dhe së keqes të arrihet lumturia.

ARKITA, Tarentias ARKITA, Tarentias , filozof dhe matematikan grek (shek.IV. p.e.r.) Pitagorist, strateg shumëvjeçar i Tarentit, konsideronte se për arritjen e harmonisë shoqërore lypset barazia ekonomike e njerëzve. Te Arkita Platoni studioi filozofinë pitagoriane.




ARNIM, Hans ARNIM, Hans , filozof gjerm. (1859-1931). Prof. në Rostok, Vjenë dhe në Frankfurt. Më shumë u mor me studimin e filozofisë greke dhe sidomos me Platonin dhe Aristotelin.


Veprat kryesore: Die Phiolosophie im Altertum (1909); Platons Jugend dialoge (1914); Die drei Aristotelischen Ethiken

ARNO, Antoan ARNO, Antoan (ARNAULD, Antonie), filozof franc. (1612-1694). Jansenis, kartezianist, u doktorua në Sorbonë (1645). Së bashku me P. Nikolin botoi logjikën e njohur Port Royal, në të cilën në frymën e pkëpamjeve të Dekartit thjeshtësohet logjika aristoteliane skolastike (7 kategori në vend


10, reduktimi i numrit të llojeve dhe i formave të silogjizmave) dhe në të cilën është futur përkufizimi terminologjik, i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të logjikës dhe të aksiomatikës.


Veprat kryesore: De la frëquente communion (1643); La logique de Port Royat (së bashku me Nikolin 1662); Traitë de vraies et des fausses idëes (1683); Reflexions philosophiques et theologiques sur la Nature et la Grace( 1685- 1686).



Arnobie ARNOBIE, retor dhe apologjet i krishterë (vdiq rreth 326). Në moshën pesëdhjetëvjeçare, pasi gjithë kohën luftoi kundër të krishterëve, u bë i krishterë dhe u përpoqë të mbronte të krishterët nga akuzat se ishin fajtorë për mjerimin dhe fatkeqësinë e imperatorisë. I bëri objekt talljeje shumë besime tradicionale, ndërsa veprat e tij janë burim si për kuptimin e mitologjisë romake ashtu edhe për shpjegimin e disa filozofëve (sidomos të skeptikut Karnead). Është kundërshtar i tezës së Platonit mbi paraekzistimin e shpirtit.


Kryevepra: Adversus gentes (Adversus nationes).


ARNOLD, Gjuro ARNOLD, Gjuro (ARNOLD Duro) filozof, pedagog dhe poet (Ivanec, më 1854-Zagreb, më 1941). Prof. i filozofisë dhe i pedagogjisë në Zagreb. Tekstet e tij të logjikës dhe të psikologjisë janë konsideruar një kohë të gjatë manualë standard të shkollave dhe të universiteteve. Në vitin 1896 organizoi seminarin pedagogjik për arsimin teorik dhe praktik të arsimtarëve të shkollave të mesme. Pikëpamjet filozofike të tij janë të afërta me të Loces, të Lajbincit dhe të Herbartit dhe me shumë teza spiritualiste-pluraliste.


Në veprën e vet «Qeniet e fundit», A. konsideron se realiteti është i ndërtuar nga elementet e thjeshta jomateriale të renditura hierarkisht sipas shkallëve të ndryshme të shugurimit, kurse në shkallën më të lartë qëndron perëndia. Të gjithë individët shpirtërorë e dëshirojnë atë nëpërmjet procesit kozmik të persosurisë shpirtërore- frymore.


Veprat kryesore: Etika i povijest (1879); Logika (1888); Zadnja bića (1888); Psihologija (1893).


ARNT, Ernst Moric ARNT, Ernst Moric (ARNDT, Ernst Moritz), poet dhe filozof gjerm. (1769-1860). Në vjershat e tij lavdëroi idenë e unitetit nacional dhe të rezistencës kundër Napoleonit. Në punimet teorike përkrah filozofinë realiste dhe optimiste, lavdëron natyrën, ndërsa në mbivlerësimin e forcës së thjeshtë konsideron se qëndron rreziku më i madh për fatin e Gjermanisë.


Kryevepra: Geist der Zeit, I, II, III, (1804-1813).


ARON, Rajmond Klod Ferdinand ARON, Rajmond Klod Ferdinand (ARON, Raymorid Claude Ferdinand), sociolog dhe filozof franc. (1905-). Prof. i Sorbones nga viti 1956. Interesimi themelor i R. Aronit është filozofia e historisë. A. konsideron se «realiteti historik nuk lejon të shndërrohet në raporte, sepse ai është njerëzor, ndërsa njerëzit, si individë që veprojnë ose të cilët janë viktima, në çdo mënyrë janë qendër e gjallë e tij». A. njëkohësisht paralajmëron se njeriu nuk ngrihet nga relativiteti i përfytyruar deri te marrëdhëniet objektive, transcendentalisht relative, por arrin deri te relativiteti historik: shkencëtari, historiani, shpreh vetveten dhe botën e vet nëpërmjet të së kaluarës, të cilën e ka zgjedhur për vete. Andaj çdo filozofi e historisë, sipas Aronit, do të jetë relative. Në qoftë se historia ka ndonjë rëndësi, atëherë ajo nuk qëndron në progresin e vazhdueshëm, në ndonjë racionalitet dhe ajo i shmanget çdo forme të të vendosurit në skemë. Lirinë në histori nuk e siguron teoria por veprimtaria. Iracionalizmi, për Aronin, do të ishte filozofi e pamohueshme sikur në vete të mos përmbante një kundërthënie themelore: «lracionalizmi kërkon të përgënjeshtrojë vetveten, sepse shfaqet si e vërtetë filozofike, kurse mohon natyrën e kësaj së vërtete». Kritik i disa tezave fundamentale marksiste (sidomos lidhur me realizimin praktik të koncepteve marksiste), A. pavarësisht nga një varg njëanshmërish të relati-vizmit historik dhe të maliciozitetit të kritikave, konsiderohet sot një nga filozofët e rëndësishëm të historisë në Francë, madje edhe në Evropë.


Veprat kryesore: Introduction a la philosophie de l'Histoire (1938); La Philosophie critique de l'Histoire (1938); Le Grand Schisme (9W); Les guerres en chafne (1951); L'Opium des intellectuels (1955); Espoir et peur du siëcle (1957); Les dësilusions du progrës: essai sur la dialectique de la modernitë (1969); D'une Sainte Famitle a l'autre: essai sur le marxisme imaginaire ( 1 969).


ASKLEPIADI, Prusas ASKLEPIADI, Prusas , mjek dhe filozof grek (rreth 124 - rreth 34 p.e.r.). Ithtar i Epikurit, që më shumë se mësuesi i tij theksonte premisat fundamentale sensualiste të çdo njohjeje dhe ia mohonte shpirtit pjesën mendore, duke reduktuar veprimtarinë e tij në receptivitetin sensomotorik. Në medicinë i njohur për shërimet nëpërmjet mjeteve fizikale dhe dietës.


AST, Fridrih AST, Fridrih (AST, Friedrich), filozof gjerm. (1778-1841). Prof. në Munih. U mor, para së gjithash, me filozofinë e historisë dhe me estetikë. Si ithtar i Shelingut bëri përpjekje që në zhvillimin historik të filozofisë të vërtetonte ligjësinë e brendshme mendore të domosdoshme.

Veprat kryesore: Handbuch der Asthetik (1805); Grundlinien der Philosophie ( 1816); Lexikon Platonicum (1834-39).


ASMUS, Valentin ASMUS, Valentin Ferdinandoviç , filozof sovjetik (1894-1975). Porf. i Universitetit të Moskës (nga viti 1939). Autor i shumë punimeve nga historia e filozofisë (sidomos të idealizmit klasik gjerman dhe të filozofisë ruse), nga historia e logjikës dhe e estetikës. Është e njohur edhe Logjika e tij, që ishte tekst standard në fakultetet e shumë vendeve socialiste.

Veprat kryesore: Materializmi dialektik dhe logjika (1924); Shqyrtime nga historia e dialektikës dhe e filozofisë së re (1930); Dialektika e Kantit (1930); Marksi dhe historizmi borgjez (1933); Logjika (1947); Descartes (1956).


Ashari ASHARI , (Ali al-Ashari), filozof dhe apologjet islamik (837-935). Sunin dhe Kuranin si dhe mësimet e tjera fetare islame ortodokse u përpoq t'i themelonte dhe t'i arsyetonte në mënyrë filozofike.

Atenagora ATENAGORA , Athinas, filozof grek, apologjet i krishterë (rreth J70). Në apologjinë e vet drejtuar Mark Aurelit nbrojti të krishterët duke bazuar doktrinën mbi treunitetin hyjnor. Në shumë teza të tij është fare i qartë ndikimi i platonizmit.


AUGUSTIN, Aureli AUGUSTIN, Aureli (Augustinus Aurelius), teolog dhe filozof i krishterë 354-430). Para se të kalonte në krishterim, ai dhjetë vjet i përkiste maniheizmit. Vetëm kur mbushi 33 vjet, pasi sipas fjalëve të tij jetoi si «mëkatar, pagan dhe njeri i shfrenuar», kaloi në krishterim dhe u bë një nga etërit më të famshëm dhe më të njohur të kishës latine të periudhës patristike. Në vitin 391 u bë prift në Hispon, kurse në vitin 396 u zgjodh ipeshkëv. Burim kryesor për kuptimin e rrugës së tij jetësore dhe filozofike janë Rrëfimet e tij.
Filozofia e Augustinit nuk është prezentuar në asnjerën prej veprave të tij si sistem i mbyllur, por analizat mendore të tij shfaqen fragmentarisht dhe periodikisht me rastin e përpunimit të çështjeve të ndryshme, kryesisht të çështjeve teologjike. Orientimi filozofik themelor përqendrohet te Augustini në parimin e vetësaktësisë së brendshme të cilin pikërisht ai e paraqiti i pari në mënyrë të qartë dhe e shtroi si rrugëdalje të filozofisë. Interesi metafizik i A. drejtohet nga sfera e realitetit të jashtëm ndaj jetës së brendshme, e kështu në vend ,të nocioneve materiale, shpirtërore të përgjithshme ose fizike, në plan të parë i vë nocionet psikike si faktorë themelorë të kuptimit të botës. Pikërisht ky orientim kah përvoja e brendshme është karakteristikë qenësore e veprimtarisë së tij. «Kundër akademikëve» që dyshojnë në të vërtetën, konfirmon Augustint - i cili dikur ishte i afërm me pikëpamjet skeptike - të vërtetën parësore, me fjalë të tjera se askush nuk mund të dyshojë se ekziston, me vetë faktin se dyshon (domethënë mendon). «Për mua më e sigurt se çdo gjë tjetër është se ekzistoj. Madje edhe nëse pohon se nuk ekzistoj dhe thua se mashtrohem, pikërisht me këtë pranon se ekzistoj; sepse nuk mund të mashtrohem nëse nuk jam».


A. pasi iu drejtua krishterimit, luftoi në realitet kundër mendimit skeptik akademik, mirëpo megjithatë në shumë teza mbeti i rezervuar në mënyrë skeptike dhe agnostike: «Mos poho më pos kësaj se diçka sipas bindjes sate të duket kështu dhe kështu kurrë nuk do të mashtrohesh». (Contra Academicos).


Çdo gjë që bën njeriu buron nga vullneti i tij i cili është absolutisht i lirë. Vlera qenësore ndërkaq e akteve të vullnetit është e varur para së gjithash nga orientimi i tyre kah perëndia. Ideja e kishës së krishterë - interesat e së cilës Augustini i mbrojti me aq afsh -bazohet sipas tij, në mendimin mbi nevojën e shpagimit të tërë gjinisë njerëzore; mirëpo vetë kjo ide përjashton pikërisht lirinë e përcaktuar të vullnetit të individit. Tërë doktrina mbi predestinacionin (paradestinimin) për shpëtimin ose zhdukjen - të cilën e mbrojti Augustini - u kundërvihet në mënyrë kontradiktore pikëpamjeve të tij mbi lirinë e vullnetit: «Gjithmonë do të mbetet fakt i çuditshëm që i njëjti njeri - i cili filozofinë e tij e themeloi në vetësigurinë e frymës së vetëdijshme të veçantë, i cili nëpërmjet studimit të hollësishëm hyri në thellësitë e përvojës së brendshme dhe zbuloi në vullnetin arsyen e jetës së individit shpirtëror, se, pra, ky njeri konsiderohej i shtrënguar nga interesat e një studimi teologjik me konceptin e shkencës mbi shëlbimin, e cila e vëzhgon veprimin e vullnetit të veçantë si pasojë e caktuar që nuk ndryshon një rrënimi të përgjithshëm ose mëshi-re hyjnore». (V. Vindelband: «Histo-ria e filozotisë»). Në një mënyrë Augustini është edhe iniciator i filozofisë së historisë, sepse në konstruksionin e vet të realizimit të planit të perëndisë, e kuptoi tërë historinë si tërësi - dhe çdo gjë veç e veç merr në të kuptimin vetëm në bazë të kësaj tërësie. Historia ka gjashtë periudha, kurse qëllimi i vërtetë i saj është realizimi i shtetit të perëndisë. Augustini edhe tërë filozofinë greke - ishte i afërt veçanërisht me Platonin - e interpretonte në më-nyrë të krishterë, kështu që nga pragmatizmi religjioz shpesh dhe plotësisht gabimisht shpjegonte dhe shtrembëronte disa teza tç filozofëve grekë.


Për A. e bukur është para së gjithash tërësia, uniteti i tërësisë. Edhe nëse ka objekte të veçanta që janë të shëmtuara, kjo aspak nuk e prish bukurinë e harmonishme unike të gjithësisë. Kozmosi si vepër e perëndisë medoemos është i bukur, ndonëse në të ka edhe gjëra të këqija dhe të shëmtuara. Për Augustinin që me orientimin e vet të tërësishëm filozofik dhe estetik është i orientuar në mënyrë platoniane dhe antiaristoteliane, perëndia nuk është vetëm krijues dhe model i së bukurës, por për më tepër prezenca e bukurisë në një fenomen të veçantë është vërtetim i sigurt se është krijuar nga perëndia.


Augustini shkroi shumë libra dhe ndonëse mbeti gjithmonë i kufizuar nga suazat e përgjithshme të pikëpamjeve teologjike të veta dhe të huaja dhe të paragjykimeve religjioze, prapëseprapë me temperamentin e vet të gjallë, me talentin e rrallë poetik, i bindur sinqerisht në konstruksionet dhe vegimet mbinatyrore, dha disa fa-qe të jashtëzakonshme, të shkruara drejtpërdrejt dhe në mënyrë sugjestive, të cilat hynë padyshim në radhën e literaturës më të bukur të kohës së tij..


Veprat kryesore: Contra Academicos: De besta vita; De ordine; Socioloquia (386); De quantitate animae (387-88); De genesi contra Manichaeos (388/390); Contesiiones. (rreth400): Ispovijedi: De civitute Dei(prej vitit 413 deri 426); Recractiones(rreth 430); Të gjitha veprat J. P. Migne, Patrologia latina 32-47, Paris 1845.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

5 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Wed 06 Feb 2013, 19:39

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Aleksandri, Nga Hales




ALEKSANDRI, NGA HALES
(Alexander of Hales), filozof dhe teolog angl. (1185-1245). Franceskan,
prof. i teologjise ne Paris. Njohes i jashtezakonshem i tere filozofise
se Aristotelit te cilen e perdor per qellime te justifikimit filozofik
te teologjise. Shqyrtimet filozofike te tij jane hartuar sipas skemes
trinomike, e cila me vone u aplikua shume: ne te se pari paraqiten te
gjitha argumentet pro dhe kunder (sic et non) te ndonje zgjidhjeje, dhe
vetem pas kesaj jepet nje zgjidhje sistematike e problemit. Lidhur me
debatin rreth universalieve A. eshte realist, i cili pranon ekzistimin e
universalieve para sendeve ne mendjen hyjnore, keshtu qe keto jane
prototipe hyjnore te te gjitha sendeve. Sipas tyre perendia e krijoi
boten nga asgjeja. U quajt nga bashkekohesit e tij Doctor irrefragabilis
(qe nuk mund te hidhet poshte).


Kryevepra: Summa, 4 vell. (e pakryer, nuk eshte e sigurt se A. eshte i vetmi autor i kesaj vepre).

6 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Wed 06 Feb 2013, 19:40

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ALEKSANDRI, Afrodisias




ALEKSANDRI, Afrodisias ,
filozof grek (fundi i shek. II dhe fillimi i shek. III). Prej vitit
198-211 mesoi filozofine p.eripatetike ne Athine. U perpoq, ndonese jo
gjithmone ne menyre konsekuente, te hedhe poshte cdo mistike per
shpjegimin e botes. eshte nje nga komentuesit me te njohur te
Aristotelit, mirepo lidhur me disa qendrime, ai u largua shume nga ai.
Sipas tij e pergjithshmja ekziston vetem ne te menduarit, ndersa ajo e
pergjithesishme eshte me afer nominalizmit sesa vete Aristoteli. Duke
bere dallimin, sikurse edhe Aristoteli, ndermjet funksioneve te larta
dhe te uleta te njohjes, A. insistoi vecmas ne tezen se perceptimi eshte
parakusht i domosdoshem i te menduarit. eshtre ruajtur nje pjese e vogel e komenteve te tij te quajtura Egzegeta (interpretues).

7 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Wed 06 Feb 2013, 19:40

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ALEKSANDER, Semjuel (Alexander, Samuel), filozof anglz.
(1859-1938). Prof. i filozofise ne Mancester. Eshte perfaqesues i
metafizikes realiste dhe i nje kombinacioni te nje lloji te vecante te
empirizmit dhe te apriorizmit gnoseologjiko-teorik, kurse ne etike te
nje evolucionizmi specifik.
Sipas A. etika mund te kaloj ne ceshtjet metafizike, mirepo ajo si
premise nuk ka njohjen metafizike ngase metafizika nuk mund ta ndryshoj
etiken sikurse nuk mund t'i ndryshoje as aksiomat gjeometrike. Ndonese
ne filozofi shpesh perkrah tezat aprioristike spekulative, A. ne veprat
kryesore te tij estetike eshte biologjist dhe evolucionist tipik. Ai
mendon se menyra me e mire e shpjegimit te procesit kri-jues te artistit
eshte te vezhguarit i instinkteve shtazerore dhe njerezore ashtu si
bejne natyralistet. Nga kjo pozite e kritikon ashper edhe B.Krocen,
ndonese ne teresi - dhe sidomos lidhur me tezen mbi te ashtuquajturin
instinkt konstruktiv si vendimtar per artistin - eshte shume nen nivelin
e konceptit estetik te Kroces.


Megjithekete, mendimi i S.Aleksandrit ne teresi karakterizohet nga nje
force e caktuar e konstruksionit racional dhe sistematik ne te cilin,
ne suazat e tezave te pergjithshme tradicionale, gjenden edhe disa ide
te reja dhe origjinale te paraqitura ne forme te orientimit neorealist
fundamental.


Veprat kryesore: Moral Order and Progress(1889); Space, Time and Deity (2 vell. 1920); Art and Instinct (1927); Beauty and Other Forms of Va/ue(1933).

8 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Wed 06 Feb 2013, 19:40

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ALEKSANDROV, Georgij Fedorovic




ALEKSANDROV, Georgij Fedorovic ,
filozof sovjetik (1908 -). Prof. i filozofise, nga vitit 1946 akademik.
Drejtor i Institutit te filozofise te Akademise se shkencave (1947-54).
Ne vitin 1947 u kritikua nga KQ libri i tij Historia e filozofise evropiane te perendimit. eshte bartes e premive staliniane te viteve 1943 dhe 1947. eshte njeri nder redaktoret e Historise se filozofise.


Veprat kryesore: Paraardhesit filozofik te marksizmit (1939). Aristoteli (1940); Dialektika dhe politika ( 1940); Formimi i pikepamjeve filozofike te Marksit dhe te Engelsit (1940); Mbi teorite bashkekohese borgjeze te zhvillimit shoqeror (1946); Historia e sociologjise si shkence (1958); Historia e doktrinave sociologjike te Lindjesse Vjeter (1959).

9 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Wed 06 Feb 2013, 19:41

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ALEN (Alain, emri i vertet Emile-Auguste Chartier), filozof
franc. (1868-1951). Eseist, aforist spirituoz gjithmone aktual,
racionalist i pasistematizuar qe pergenjeshtron Bergsonin, A. ushtroi
ndikim te korisiderueshem te shkrimtaret franceze dhe intelektualet ne
pergjithesi. U mor para se gjithash me estetike dhe pedagogji, mirepo
veprat e tij te shumta mbajne vulen e improvizimit filozofik dhe te
spirituozitetit te gjalle, te angazhimit per zgjidhjen e ceshtjeve
bashkekoho-
re praktike dhe teorike. Ne vepren Propos surle bonheurme nje
spirituozitet te jashtezakonshem zbulon te gjitha momentet, te cilat, ne
situatat ne dukje te perditshme dhe te parendesishme, mund ta bejne te
lumtur njeriun.


Ne shqyrtimet estetike Aleni dallon artet sipas menyrave dhe mjeteve
te objektivizimit: artet trupore (vallezimi, poezia, muzika, kenga) dhe
artet e objekteve (arkitektura, skulptura, piktura). Mundesite e formave
dhe te ligjeve formale i determinon, sipas tij, ne fund te fundit
materiali, sepse cdo materie permban ne vete tekniken, kurse pa teknike
arti nuk mund te paramendohet.


Veprat kryesore: Systeme des Beaux Arts (1920); Mars ou la guerre Jugee (1921); Element d'une doctrine radicale (1925); Idee, Platon, Descar-tes, Hegel (1932); Les idees et les ages (1927); Propos sur l'education (1932), Propos sur le bonheur (1928).

10 Re: Biografia e filozofeve te shquar! prej Wed 06 Feb 2013, 19:41

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ALEN DE LIL (Alain de Lille - Alenus ab Insulis), teolog
dhe filozof franc. (1120-1203). U perpoq ne baze te tezes se vet t'i
nxjerte deduktivisht ne menyre tejet rigoroze te gjitha shkencat nga
parimet e caktuara me te larta, te themelonte nje sistem teologjik
brenda te cilit logjikisht do te lidheshin llojet e ndryshme te dogmave
te krishtera madje edhe misteret. U mor edhe me poezi satirike e shkroi
edhe nje lloj te vecante te enciklopedise se diturive te kohes se vet.


Veprat kryesore: Anticlaudiamus; De planctu naturae; Maximae theologiceae. Ne botim te J.P. Migne,Patrologia Latina, lib. 210 (1855).

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons