Forumi Kuq E Zi
Serbet rrezonin kishat e shqiptarve e ndertonin kisha të tyre, turiqt rrezonin kisha shqiptare e ndertonin xhamia dhe hamame. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Serbet rrezonin kishat e shqiptarve e ndertonin kisha të tyre, turiqt rrezonin kisha shqiptare e ndertonin xhamia dhe hamame. Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
".....shqiptarët kurrë nuk kanë shkelur mbi tokën e fqinjve të tyre; ndërsa këto të fundit, për shekuj me radhë, nuk kanë pushuar së invaduari nëpërmjet inkursioneve të tyre të përjetshme, propagandës dhe diplomacisë së tyre intensive, në territorin e pellazgëve të lashtë ose të kombit ilirian,
pasardhës të të cilëve janë shqiptarët."
(Fan.S.Noli-Letër drejtuar kryeministrit anglez, Lloyd George, në konferencën e paqes)

Duke u bazuarë ne të gjitha faktet historike, në faktet e krishterizimit të trojeve Arbnore qysh nga koha e përhapjes se fes së krishter, shumë thjeshtë mundemi të nxjerrim ne konkludim se të gjitha kishat ortodokse ne tokat shqiptare nuk janë pronë e Serbisë apo Greqisë por janë pronë e shqiptarve ,prona të dokumentuara të shqiptarve.
Serbet , shumë vonë filluan të egzistojnë si komb.
Kishat ortodokse janë dhe kan qenë dhe do të mbersin pronë e shqiptarve.
Serbet dhe shovenistet tjerë , keto prona i uzurpuan pasi qe ne pjesen dermuese te shqiptarve këto prona mohoheshin dhe nuk u pelqenin si prona te "shqiptarve".
Me kalimin e shqiptarve nga besimi i krishter ne atë islam , keto kisha mbeten sikur të ishin prona te huja e jo të shqiptareve ish-të krishter.
Shtrirja e serbve qoftë nga ana kulturore apo fetare u mundesoj atyre një qendrim shekullorë ne trojet tona autoktone shqiptare.
Serbet rrezonin kishat e shqiptarve e ndertonin kisha të tyre, turiqt rrezonin kisha shqiptare e ndertonin xhamia dhe hamame. MuzhliKisha1
Nese u referohemi burimeve te vjetra historike dhe atyre arkeologjike , ne nuk e kemi fare veshtirë të e verejm dhe të e kuptojmë se keto kisha ortodokse janë të ndertuara para ardhjes se serbeve ne tokat tona.
Ne kishen e Decanit , gjejmë shkrimiet e prifti shqiptar të shkruar ne gjuhen latine dhe se prapë , serbet pohojnë se ato janë kishat e tyre duke harruar se ,këta , krishterimin e moren nga priftat shqiptar , nga vendi ku Shen Pali e predikoj fen e krishtit pra neper iliri.
Qendrat e para të krishtera të themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe përkrahësve të tyre ilirë nga shekulli I deri në shekullin e IV (kur krishterimi u bë fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja(Orikumi), Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra (Scutari, Shkodra), Albanopolis, Lyhnidi (Ohri), etj.
Iliria u bë që në fillim një nga trevat kryesore të përhapjes së fesë së krishterë për vetë lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj, zhvillimin e madh qytetës me kryeqendra të tilla si Durrësi, Apolonia, Shkodra etj "Gjate periudhes 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te kete nen influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja te pergjakeshme."(“On the contribution of the catholics in Albania”, 2000.)
Kisha ortodokse ishte e e administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, e cila kishte në varësi edhe peshkopatën e Beratit.Kjo kishë ishte e angazhuar në mbledhjen e taksave për sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qenë një shërbyese e zellshme në këtë drejtim dhe për ketë ,osmanet (turqit) vendosen parimin fetar si të vetmin që dallonte kombësinë dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe të krishterët greke. Ka shumë të dhëna që edhe disa qarqe ekstremiste helene të patrikanës kishin kohë që e zbatonin këtë parim të pa fe duke kërkuar helenizimin e të gjithë të krishterëve. Kuptohet që si reaksion i kësaj por edhe për zona influence Selia e shenjte solli shumë dergata në Arbëri për të ripërtërire krishterimin me qendër Romen dhe për të rujtur identitetin e përkatesis kombtare.
As Krishterimi e as Roma nuk synoi në asimilimin e popllit shqiptarë gjë e cila dëshmohet edhe për përkrahjen e përdorimit të gjuhës shqipe gjate predikimeve. Këtu duhet kërkuar arsyeja e orientimit perëndimor drejt Romës qofte e princ Dhimitrit më 1208 qofte e Skënderbeut në mesin e shekullit XV.Katolicizmi është qelsi i rujtjes se identitetit te paster shqiptarë.
Predikimi i fes ne menyren e fshehtë nga sundimi truko-islam ndikoj në dobesimin shpirterorë të shqiptarve dhe për ketë u vendos që të mbahet mbledhja e "Kuvendit të Arberit" ose "Koncili i Arberit" në Merqi të Zadrimes më 20 korrik 1703 nën kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI ( Kelmendi) ku u moren shumë vendime të rëndësishme për konsolidimin e kishës katolike në Shqipëri siq ishin ndalimi i fshehjes se përkatësisë fetare , ndalimi i predikimit fshehtas nga priftërinjtë për këta besimtare kriptokristiane etj. Në këtë kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kundër ortodokseve.
Kur jezuitet erdhen në Shqipëri ata i´u përkushtuan shumë shpejt natyres.kultures,arkeologjis dhe tradites shqiptare.Êshtë për të marrë shembull se ne mes të jezuiteve dhe franceskaneve nuk kihste ansjehere polemika apo konkurrenca dhe këta nuk arritën asnjëherë në krize të kishës katolike shqiptare, për më tepër ato kishin bashkuar gjithnjë përpjekjet për të siguruar perkrahes në fuqitë e mëdha si Austria e cila kishte ndikuar pranë portës së larte për të mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar për kishën katolike shqiptare.
Ishim të katolik dhe na donte Evropa.

Por të i ri-kthehemi pak historis së kishave serbe.
Edhe pse ,deri ne vitin 1740 serbet nuk kishin ndonjë Bibel ne gjuhen e tyre , ata do të mundoheshin që kishen ortodokse të tyre të e lidhin me ritin grek ku këtu edhe do të formoheshin serbet si komb, e krejt kjo ishte një mund dhe punë e "dijetarit" Vuk Karaxhiq, perderisa i lartë cekuri benë edhe perkthimin e Dhjates se re.Bibla ne gjuhen serbe për herë të parë përkthehet nga prifti Gavilë Stefanë Vencloviq, i cili ne vitin 1740 kishte përkthyer shkrimet e shenjta në gjuhën serbe popullore.Venkloviqin e gjejmë edhe ne shumë shkrime të tjera të literatures serbe si shkrimtar.
Sa i perket kishave ortodokse shqiptare , Akademik Mark Krasniqi thotë;
“ Historia e Kosovës nuk fillon me Nemanjiqët.Manastirët ortodokse në Kosovë merren sot si “ argumente ” për të treguar “ lashtësinë ” e popullatës serbe në këto vise. Por shkenca e mirëfillt dhe e vërteta historike i hedhë poshtë edhe këto pretendime, sepse këto manastire ( kisha ) sic janë Gracanica ( Prishtinë ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka,Lenishka, në Prizren ) nuk i ka ndërtuar kral Millutin Nemanjiqi në shek. XIV, por ato janë aty shumë mëherët, nga koha e sundimit të Bizantit ( Greqisë ) në këto vise, kurse Millutini vetëm ka bërë në to disameremetime, shtresa e zbukurime." ( “ Rilindja ,” e datës 2 qershor 1990, faqe10 ).
“ Është vertetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe, emri i të cilave është shkruar në to… serbët nuk kanë pasurfare traditë të vetën as në ndërtimtari, as në artin epikturës” (Studiuesi serb Pero Sljepceviq)
Edhe pse, islamizimi i dhunshem i popllit shqiptarë pas ardhjes se sundimit osman ishte i pranishem ne tokat tona , kriptokrishterimi i shqiptarve u ruajt brez pas brezi, mirpo , në qarqet islame të prirë nga osmanlinjet dhe ata shqiptarë që e quanin vetveten me shumë "musliman e turk " sesa shqiptarë, ndikoj që urrejtja ndaj kishave të jetë aq e madhe saqe harruam cdo gjë që ishte e jona , emrin, fisin ,kishen etj dhe për ketë arsye, sundimi i perandoris osmane në tokat toka e shqiptaris, e vonoj rritjen dhe ndjenjen e nacionalizmit ne shoqrin shqiptare.Shqiptaret, si subjekt i Perandoris Osmane ndaheshin ne grupe , duke mos marrë parassysh etnicitetin apo gjuhen por besimin fetar. Ngaqe shumë Shqiptar ishin të besimit musliman ata klasifikoheshin si turq dhe kjo vazhdon deri ne vitet e vona ,saqe në kongresin e Berlinit nga zyrtaret Evropjan , deklarohej haptas se nuk egziston një komb i ashtuquajturë shqiptarë.
Thenja e turqve "ku eshte shpata eshte feja" i referohet pervojave te tyre politike dhe shtypese ,përderisa në shekulli i XVIII kjo ideologji u intensifikua për islamizimin e popllit të krishter në atë islam. Intensifikimi i tillë u rritë për shkak të kërcenimit i cili u paraqit nga luftrat Ruso-Turke.Në ketë kohë ,për shkak të nevojes ushtarake ,turqit e filluan një politikë për islamizim saqe islamizmi i popullates filloj të behet ne menyren ma të dhunshme dhe sensitive,shkak ky që të krijohet një lidheshmeri fetare e të shuhet edhe me shumë ndjenja kombtare.Për të konvertuarit ne islam ishin shumë privilegje të ndryshme,merrnin dhurata dhe tokave u uleshin taksat por sherbimi ushtarak ishte një obligim dhe domosdoshmeri ,shkak i rritjes së numrit ushtarak osman.Turku i deshironte shqiptaret si ushtarë të tij , sepse shumë shqiptar me fam , e deshmuan veten ne luftra neper vendet e ndryshme të botes nen umbrellen e osmanlinjeve.Për ketë arsye , shqiptaret dhe tokat shqiptare quheshin si banor dhe provinca turke.
Te dyshuar nga legjimiteti i subjektit te tyre si të krishter,osmanet deshironin te krijonin nje grup te fort dhe kompakt duke i islamizuarë shqiptarët,por një islamizmim total dhe të perkryer nuk e njofim ne tokat shqiptare.
Edhe pse turqit shkaktonin nje amulli totale ne zhvillimet ekonomike, shumë Shqiptar e shikonin administrimin Turk si nje sens sigurie nga Sllavet dhe Greket dhe duke e harruar se ortodoksizmi nuk është i sllaveve dhe as i grekeve.Të mbushur me urrejtjen islame , duke e mohuar kryq e kishë, shqiptaret filluan të krijojn një urrejtje ndaj kishave ortodokse duke menduarë se për ketë janë duke e ruajtur identitetin e tyre vetem nen frymen e islamit , cka në fakt,nuk është aspak e vertet se identiteti i shqiptarit është ruajtur në këtë menyrë , sepse me islamin ,si e ceka me lartë ose me heret , me islamin ndjenja nacionale ishte filluar të humbet permes shkrirjes ne fen , cka një gjë e tillë nuk ndodhë ne krishterizem, por kur të shuhet ndjenja nacionale, braktisja kulturore dhe arkeologjike ,atehere një popull pa ketë quhet edhe i zhdukur ose nuk egziston.
Për t´u hakmarrur për disfatat e tyre që perandoria kishte pësuar ne luften me Austrin dhe me vendet e krishtera ,ne vitin 1683 njifet si një fillim i luftes së gjatë mes Perandoris Osmane dhe Austris.Lidhja e shejtë përbehej nga të krishteret.Më 12 shator 1683 ushtria osmane u sulmua edhe nga një ushtri prej25 000 vetësh e përbërë nga polakë, ukrainas dhe kazakë e komanduar nga mbreti polak Jan Sobeski.Mbreti polak ndoqi ushtrinë osmane gjatë tërheqjes dhe e theu atë edhe nje herë në Brigjet e Danubit.Kjo disfatë e ushtrisë osmane ngjjalli shpresa për dëbimin e osmanëve nga evropa.por realizimi i kësaj kërkonte bashkimin e forcave të disa sheteteve.Për këtë arsye në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhaj e Shenjtë”,ku në ketë koalicion merrnin pjesë Austria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia.Mirpo, edhe shqiptaret kërkonin një lidheshmeri me boten e krishter .Po në këto vite të këtij shekulli, edhe tek shqiptaret filloj një kërkes për lirimin nga zgjedha turke.Njifet edhe Kuvendi i Dugagjinit (1601 1602) ku këtu kanë marrë pjesë edhe krerë nga Shqipëria e sotme verilindore, ndër ta edhe Andrea Kolëshi dhe Teta Kuka; i pari nga Kolshi i Tejdrinës dhe i dyti nga familja e shquar Kuka e Kukësit dhe e Prizrenit, e njohur qysh në kohën e Skënderbeut.Qëllimi i këtij kuvendi ka qenë organizimi i luftës kundër pushtuesit të huaj turk.
Një organizmim dhe levizje për liri do të organizohet edhe nga Pjeter Bogdani i cili bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane.Në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronistet austriak i cilësonin dhe i quanin "arnautë", d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronistet austriak, kur vdiq,Pjeter Bogdani më 6 dhjetor 1689, nder të tjera shkruajn: "me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë".
Por, serbet si të krishter ne Evropë kishin një mbrojtje më të madhe nga vendet Evropjane dhe fuqitë e medha,perderisa shqiptaret llogariteshin si musliman dhe turq.
Shembull konkret mundemi të marrim Pashallëkun e Beogradit gjatë sundimit Osman i cili ka qenë njësi administrative ushtarake e Sulltanit. Në vitet 1800 ka filluar clirimi i kësaj hapësire dhe ka vazhduar deri më 1875 me që rast janë cliruar dhe pastruar nga raca shqiptare dhe racat tjera ballkanike me përkatësi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera. Nga ky Pashallëk ka filluar krijimi i shtetit serb.Pra , shqiptaret deboheshin , masakroheshin , vriteshin dhe prapë njifeshin si banorë dhe shtatas të "Babes Sulltan" e quditerishtë , pas të gjitha këtyre rrokadave , prapëseprapë, servohen të dhena falso se islami ka mbrojtur identitetin kombetar shqiptar.Serbet rrezonin kishat e shqiptarve e ndertonin kisha të tyre, turiqt rrezonin kisha shqiptare e ndertonin xhamia dhe hamame.
Kur i referohemi të dhenave përsa u përket kishave shqiptare të Kosoves, atehere , duhet medsoemos të kemi parasysh edhe diskutimin më lartë, sepse shumë kisha u rrafshuan nga sunduesi turk dhe cdo gjë që i përkiste shqiptarit u zhduk dhe thuja u eliminua total.Dua të themë se fajin për aneksimin e kishave të vjetra shqiptare e mbanë sundusi turk,ngase nga ai u dogjen dhe u humben shumë fakte historike, arkeologjike që kishin të bejnë me të verteten e popllit me të lashtë, pra popllit ilir.
Profesori i ditur i gjeografisë në Universitetin e Beogradit, serbi Jovan Cvijic, në "The Geographical Reviev of New York", të muajit maj 1918, në artikullin e tij, "Shpërndarja gjeografike e popujve ballkanikë", shkruan: "Shqiptarët, ashtu sikur është e mirënjohur, janë Ilirët antikë. Përpara invazionit të sllavëve të Jugut, ilirët zotëronin pjesën përendimore të Gadishullit, nga Danubi i Mesëm deri në Epir.Epirotasit dhe maqedonasit qenë gjithashtu ilirë.".
"Pushteti mesjetar serb, në viset e pushtuara filloi të organizojë jetën fetare, duke marrë për bazë fenë ortodokse. Kisha ortodokse sllave, duke pasur aspirata të dominimit, fillon asmimilim e popujve të tjerë josllavë, e në radhë të parë të arbërve. Pushtetarët rasianë merrnin masa drastike të persekutimeve e ndëshkimit të atyre, që nuk ishin të fesë ortodokse. Kishat shqiptare filluan t’i përvetësojnë dhe t’i uzurpojnë si të tyre, ose bënë rrënimin e tyre dhe në themelet e tyre ngritnin kishat serbe, si psh. të Banjskës, Decanit, të Gracanicës etj." (Dr Jusuf Osmani)
"Sipas historisë Kishtare mbi Ilirikun mësojmë se serbet edhe pas ardhjes se tyre, shumë vonë pranunan krishtërimin, mësohet se diku rreth shekullit XII, pra me këtë shohim se asnjë ndertim, qoft Kishë apo manastir para këti shekulli nuk ka të bëj asgjë më Kishën Serbe,por që janë ndertime Iliro-Dardane të uzurpuara nga ata. "
Dom Aleksander Tanushi, OFM (Orthodoksizmi dhe sllavizmi element tjetërsimi i Kishave Dardano - Shqiptare)
Për egzistimin e kishave të hershme katolike kemi shumë fakte dhe baza , edhe pse , si lexuam më lartë, ne gurthemelin e tyre ose është ndertuar kisha serbe ose xhamia turke.
I dërguari i Selisë Shenjte në Shqipëri, Shtjefen Gaspri në vitin 1671 na benë me dije se në Shkrel ka kisha katolike shqiiptare, për ketë ai thotë se:
" Shkreli ka Kishen e vet kushtuar Shën Prenës dhe se, kujdesin për këtë Kishë e ka prifti i Rrjollit, At Klementi nga Brindisi."
"Gjatë shekullit IV-VI organizimi kishtar në iliri mori hov të madh sa që dihet se vetëm në Dardani (Kosovë, E.R.) u ngritën 5 deri në 7 ipeshkvi. Në kohën e perandorit Justinian (525-565) fillon një epokë e re në jetën e kishës Dardane. Perandori Justinian e riorganizoi kishën dhe në këtë mënyrë krijoi një provincë të re të pavarur kishtare së cilës i dha një rol të rëndësishëm në këtë pjesë të Perandorisë. Perandori Ilir, Justiniani, gjatë vitit 535 e shpalli novelën e XI-të, me të cilën vendin e vet të lindjes, Justinianën e Parë, e shndërroi në qendër të madhe kishtare me një hapësirë të gjerë të territoreve të Perandorisë ku përfshihen: Dardania, Dacia Mediterania, Dacia Ripensis, Mysia, Prima, Prevalitana, Maqedonia e Panonia Secunda.
Në kuptimin e sotëm gjeografik, Justiniana e Parë nën ekzarkatin e saj kishte Serbinë, Sremin Lindor, Bullgarinë Perëndimore, Maqedoninë Veriore, Kosovën dhe Malin e Zi. Më pas, me invadimin e barbarëve (sllavo-avar) në trevat ballkanike do shihet se aso kohe do ndërronte edhe harta kishtare e Dardanisë. Nga kjo kohë do të shohim se kisha e Dardanisë më vonë do të bëhet gjithnjë element më i fortë krishterizues edhe i ardhësve sllavë në Gadishullin Ballkanik që nga shek. VII-X-të."
(Dr. sc. Enver Rexha:Si u shendrruan kishat katolike shqiptare në kisha ortodokse serbe )
Ardhja e sllaveve ne tokat shqiptare është aq e vonshme sa bjen në konflikt me kohen e ndertimit të kishave serbe të cilat nuk mund të quhen të tyre.
Kisha e Manastirit të Decanit është vepra më e madhe që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro–dalmate e ardhur nga bregdeti.
Duke u bazuarë në të dhenat e zyres noteriale në Kotorr,njoftohemi se franceskani At Vita Kuci-Cuci i ishte rektor dhe kryeprift në kishen e Shën Maris në Kotorr.Po ashtu është ruajtur e dhëna se Atë Vita-Cuci, me 18 skulptorë e gurëskalitës, ndërtoi kishën e Manastirit të Decanit.
"Car Stefan Dushani filloi rindërtimin e kishës së Deçanit. Ai u detyrua të mbante një njësi ushtarake,sepse vendasit (shqiptarët katolikë) nuk lejonin që mjeshtërit të punonin në faltoren e tyre. (S.Riza: "Shqiptarët dhe serbët në Kosovë")
Në të gjitha vendet anekend Shqiperis së madhe , janë shenjat e vorrezave të vjetra shqiptare,kishave të vjetra shqiptare që figurojnë datat e hershme ne kohen e para ardhjes se sllaveve ne tokat shqiptare.
"Deri në vitin 1219 Kisha ortodokse Serbe ishte nën juridiksionin e Kryeipeshkvnisë së Ohrit, por nga ky vit me iniciativën e shën Savës shpallet e pavarur me seli në Zhic të Rashkës."
(Aleksander Tanushi (OFM): Orthodoksizimi dhe sllavizimi element tjetërsimi i kishave dardano-shqiptare)
Me shpalljen e pamvarur të kishes ortodokse serbe , kjo seli nga Rashka do të bartet ne Pejë ku selia e saj ndertohet mbi kishen dardane .
Nga dokumentet papnore të vitit 1204 përmendet ipeshkvnia katolike e Prizrenit (Prisrensis) dhe e Shkupit, kurse në dokumentet e Papës Benediktit XI me 08.XI.1303, në mesin e 5 famullive katolike që gjëndeshin në mbreterinë e Nemanjideve kemi famullin e Trepcës (de Trepza) dhe atë të Graçanicës (de Grazaniza)."(Aleksander Tanushi (OFM): Orthodoksizimi dhe sllavizimi element tjetërsimi i kishave dardano-shqiptare)
Ardhja e përandorisë osmane në trojet Shqiptare për serbet ishte kulminantja e pushtimit të kishave dardane nga Kisha Ortodokse Serbe. Pasi që shqiptaret në masë të madhe u konvertuan në islamizem, serbet okupuan kishat dhe objektet shqiptare të kultit, të cilat sot pa të drejtë janë pronë e trashigimisë dhe kulturës serbe.
:"bizantinëve nuk u interesonte të vinin në pah lidhjet e atij populli me Selinë e Shenjtë, të cilat nuk u dobësuan asnjëherë në atë kohë. Më 29 janar të vitit 1369 bënë betimin vëllezërit Balsha, duke kaluar në Kishën Katolike."
G.Petrotta në "Katolicizmin në Ballkan", (Albania, vëll. I, fashikull III-IV, maj-gusht, 1928)
Me ketë rast të kalimit të vllezerve Balsha ne iritin katolik ,ndikimi sllav në Shqiperi zvogelohet,ndersa mbrojtja e katolicizmit rritet edhe me shumë.
Duke analizuarë me tutje , ne kemi deshmi dhe të dhena të mjaftuara që deshmojnë se ne të gjitha territoret e Shqiperis së madhe , serbet duke rrexuar kisha të krishtera shqiptare, ndertonin mbi to kisha të sllaveve.Shembull marrim edhe manastirin e shenjterve Mhillit dhe Gabrielit të Prizrenit, ku pa asnjë koncensus gjejmë dëshmi të mjaftuara dhe të sakta se :
"Manastiri është ndërtuar mbi një kishë të vjeter Dardane ,dhe ky ndërtimi është kryer aty dikund rreth vitit 1348-1352. Në kompleksin e Manastirit gjendet Kështjella e Epërme, Kisha e Shën Kollit dhe Kisha e Shenjtorëve. "(S.Nenadoviq-Kosova dikur dhe sot )
Edhe pse ndertimet e kishave serbe mbi kishat e vjetra Dardane u kryen ,prapë se prapë ,mozaiket e ndertimit nuk janë të ngjajshme me mozaiket e Serbisë.Të dhanat arkeologjike deshmojnë se Manastiri i shenjtorve Mhill dhe Gabriel të Prizrenit , kan një mozaik të kundert me atë të Serbis
"...mozaiku, që nuk ka ndonjë paralele me ndonjë mozaik në Serbi, vecse më shumë i ngjan mozaikut në pagëzoren e Katedrales Santa Maria të Firencës (J. Drançolli).
Se kjo ka qenë një kishë shqiptare, kemi edhe faktin se ne mbrendesi të Manastirit gjindet i vorrosur edhe Strazimir Balsha.T¨ë mos dalin tash edhe "shqiptaret" e të thonë se edhe ky ishte serb ose të mos thonë serbet se edhe ky ishte i tyre.
"Që nga nga viti 1372 në kishen e këtij Manastiri ruhet edhe varri i kryezotëriut arbëror, Strazimir Balsha " (G. Tomoviq dhe R. Grujiq).
Ndertimtari dhe ripërtrirësi i tempujve të rrezuara sipas kryepeshkopit Danillo është mbreti i serbve Millutini, i cili duke i pervetsuarë kishat e pastaj duke i rrenuar e ri-ndertuarë ai u mundua që themlet e cdo kishe të vjeter Dardane të i fsheh ose të i ndryshoj.Nje veprim të tillë e bëri poashtu në vitin 1307 ku ky e pervetsoi edhe kishen e Shna Prenes në Prizren. Për Millutinin dhe të bemet e tij ,ne librin e S. Nenadoviq (Kosova dikur dhe sot ) lexojmë se :
“ndërtimtar dhe ripërtërirës të tempujve të rrëzuar dhe të rrënuar”.
dhe më shumë “...e ripërtëriu që nga themelet mbreti Stefan Uroshi...” (Po aty )
Që nga themelet po, sepse themelet nuk mund të ndryshohen , ato janë themele të vjetra të kishes ilire dhe për shkak të këtyre fakteve të rujtura neper kishat katolike shqiptare, Serbia cdo here kishen katolike dhe popllin katolik shqiptar e prifterinjet shqiptar i ka trajtuarë si armiqet me të medhej si në vitin 1913 kur kisha orotodokse serbe e shpall kishën katolike shqiptare e në veqanti atë të Mirditës, Abatin dhe priftërinjtë si armikun më të madh të Serbisë,
Eshte koha që serbet të i kujtojnë edhe thenjet e "dijetarit" të tyre Vuk Karaxhiq i cili në librin e tij "Srbi svi i svuda" nder të tjera për shqiptaret thotë:
"... Shqiptarët në këtë drejtim janë shembull më i afërt se sa Hungarezët e Gjermanët; Ata (Shqiptarët) janë të ritit perëndimorë (e mund të ketë ndoshta edhe të ati lindorë), por të gjithë thirren shqiptarë, dhe të themi se në mes veti pakë urrehen, mirëpo para të huajve sillen si vëllezër, po si të ishin të një riti, dhe po të ishte një i ritit turk (mysliman) për një shqiptarë do të mbyste dhjetë turq edhe po qe ai shqiptarë i ritit krishterë, sikurse një shqiptar i ritit krishterë që do ti vriste dhjetë italian për një shqiptarë të ririt turk."
E më mirë të i largohen thenjes së tij :
"Kudo ku gjendet edhe një serb i vetëm, aty duhet të zejë vend edhe shteti serb"

Duke e mohuar të kaluaren, nuk mund të e kesh as të ardhmen!


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
uaaaaaaaaaa ............ropt si serbeve si turqve kurvave


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons