Forumi Kuq E Zi
SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES I Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES I Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES I Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES I Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kronologji e shkurtër e përdorimit të këtij simboli

1-) Aparenca e parë historike: afërsisht në vitin 2300 para erës sonë në disa gdhendje që gjenden në Lagash të Babilonisë (Iraku i sotëm);
2-) E shfaqur në monumente të qytetërimit të Hititëve, 1250 para erës sonë;
3-) E përdorur si simbol kryesor i Perandorisë së Bizantit;
4-) E përdorur nga Sulxhuket (Turqi) në shekullin e 13 të erës sonë;
5-) Për herë të parë shfaqet e dokumentuar në Evrope rreth vitit 1800 të erës sonë (pikturat të cilat e dokumentojnë ketë, ndodhen në një manastir në St.Emmeram/Regensburg të Gjermanisë);
6-) E përdorur për herë të parë si simbol në armatura në Habsburg, 16 mars 1365;
7-) Që nga 1433 është pjesë simbolikes së ushtrisë gjermane;
8-) Që nga shekulli i 15 është e përdorur në Rusi, fillimisht nga Carët e tani nga shteti;
9-) Shqipëria e përdor në flamur dhe e ka simbol kombëtar. Është simboli ynë më i lashtë.


Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si simboli më i lashtë i botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë.
Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?
Këto dhe pyetje të tjera kanë qenë objekt i shumë studimeve të cilët janë bërë në lidhje me të. Një nga këto është ai që shpjegimin në lidhje me simboliken e shqiponjës me dy koka e jep nëpërmjet okultizmit. Le të shohim se si ka ardhur deri në ditët tona simboli ynë kombëtar, por mbi të gjitha le të shohim nëse është vërtet simboli ynë dhe a jemi të sigurt nëse e dimë domethënien e tij?
Për të kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet të shikosh shumë larg në lashtësi. Janë rreth 4300 vjet që na ndajnë që nga gdhendja më e lashtë që tregon një shqiponjë me dy koka (e gjetur në Babiloni).
Në tempullin e vjetër summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase.
Pra, lashtësia e këtij simboli daton që në fillimet e qytetërimeve. Me e veçanta e tij qëndron në përdorjen e elementit të dy kokave. Është pikërisht ky detaj ai që është edhe çelësi i shpjegimit të kuptimit të kësaj embleme të lashtë.
Po si ka mundësi që ky simbol i fuqishëm i botës antike dhe i qytetërimeve më të njohura pagane të qëndronte në të njëjtin rang, të ishte përsëri më i fuqishmi i heraldikes mesjetare, të behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndërsa kisha ortodokse edhe sot e kësaj dite e ka simbol shqiponjën së florinjtë me dy koka) dhe të jetë edhe sot simbol i shumë shteteve, ushtrive e shoqërive?! Për të bëre një lloj krahasimi, ndahet në dy periudha përdorimi i këtij simboli, në erën tonë dhe para erës sonë.
Studiues të ndryshëm të cilët japin shpjegimin në lidhje me ketë simbol, janë dakord në të njëjtën pikë. Ky simbol, në fillimet e erës sonë pavarësisht se u përdor nga mbretër e perandori, qëndroi vetëm si kompozim figurativ pasi kuptimi që fshihte në vetvete, u kamuflua qëllimisht.
Prej kohësh është arritur në përfundimin se ky simbol nuk është shqiponjë me dy koka, ashtu si emërtohet nga e gjithë bota, por është një feniks, një shpend legjendash e mistik i cili në lashtësi ishte qenia më magjike. Për të kuptuar se përse, e nga kush, ky simbol u transformua dhe u emërtua shqiponjë me dy koka duhet të dimë se çfarë simbolizonin këto dy shpendë, shqiponja dhe feniksi në antikitet.

Simboli i shqiponjës gjatë shekujve

Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetën, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi në skeptrin e tij mbante një shqiponjë. Ajo ishte simbol i perëndisë që drejtonte gjithë hierarkinë qiellore (sipas mitologjisë së grekëve të lashtë, të cilët e trashëguan ketë të fundit nga pellazgët.) Për paganët, shqiponja, ajo natyralja (me një koke), ishte një emblemë e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit, ligjit, rregullit dhe dënues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.
Në Enciklopedinë e Kelteve thuhet se: "Shqiponja është emblemë e Zotëve të Qiejve dhe e Diellit që mbyt errësirën. Shqiponja me dy krerë, është simbol i zotëve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithëdije të dyfishtë. Ky është një simbol me origjinë Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe në traditat e Eellsit dhe të Irlandës, por në traditën Kelte shfaqet më rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin të përdorura si simbole kryesore keltiko- druide.
Sipas indianeve të Amerikës, shqiponja është pika nëpër të cilën rrjedh energjia në Botë. Shqiponja gjithashtu kryen "udhërrëfimin eterik mes boteve", ku ajo shndërrohet në udhëheqëse dhe u sjell personave energjinë dhe informacionin për të kaluar në botë të tjera.
Në vitin 102 para erës sonë, konsulli romak Marius, dekretoi që shqiponja me një kokë të bëhej simbol i Perandorisë së Romes (më poshtë do të shohim se përse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjës me dy koka dhe kush e solli atë).
Besohet se flamuri i parë standard i Profetit Muhamed, në shekullin e 7-të të erës sonë, ishte një flamur pa asnjë lloj simbolike në të, kjo për të qenë në kundërshtim me flamurin kombëtar standard të fisit pagan Quraish tribe, Al -Uqaab, i cili kishte një shqiponjë te zeze të vendosur mbi një sfond të bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsideruar si e shenjtë dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka për në qiell.
Shamanët turq të Azisë Qendrore gjatë ritualeve të tyre ndërtonin një shkalle me 7-të ose 9-të stika druri dhe në maje vendosnin shqiponjën. Për ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqërues i shpirtrave në momentin e lënies së Tokës pas vdekjes.
Gdhendjet e gjetura në shkëmbinj në këto zona tregojnë se sa e rëndësishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe për shumë kohe pas pranimit të Islamit. Tougrul Beig (993 - 1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emërtimin metaforik "Shqiponjë". Në heraldiken e mesjetës dhe në atë moderne, shqiponja është simbol i guximit dhe mbahet pikërisht për të treguar një gjë të tillë.

Shikim i shkurtër mbi shqiponjën me dy koka dhe heraldiken

Për të lashtët, shqiponja me dy koka ishte emblemë e ekuilibrit i cili konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka, njëra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin në tërësi, i cili ishte i ndërtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.
Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar në të dyja kokat, të cilat kanë të njëjtin dinjitet. Është emblemë e finalizimit të individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinë absolute. Duke pasur një simbolike kaq të fuqishme, ajo u përdor gjerësisht nga shumë popuj.
Shqiponjat janë të përdorura në heraldikë si në formën e pikturave ashtu edhe në atë të gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë por edhe pjesë të saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë përdorur si simbolika nga shumë vende.Ashtu si luani që konsiderohet mbreti i kafshëve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendëve. Duke qenë se ka një simbolikë kaq të fuqishme, shqiponja është përdorur gjerësisht në të gjithë anët e Globit. Ajo ka ekzistuar paralelisht si simbol me një ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjës (si me një dhe me dy koka) është përdorur më shumë në Evropën Kontinentale sesa në heraldiken angleze. Kur mbretëronte Henry III (1216 - 1272), shqiponja haset vetëm në tre raste. Shpesh shqiponjat (përjashto heraldiken italiane), janë të pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyra të ndryshme nga ajo e trupit. Një shqiponjë mund të jetë e paraqitur me një apo edhe me dy koka dhe të paktën në një rast (në Gjermani) ekziston edhe një variant ku shqiponja është me tre koka. Versioni i thjeshtë, ku dy kokat shohin në drejtime të kundërta dhe shqiponja ka vetëm një trup, është edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat që i janë bërë si p.sh. kryqe, armë, kurora, luanë etj. i përkasin kryesisht periudhës së shekullit të 11-të, periudhe e cila mbahet edhe si lulëzim i heraldikes.
Monedha islamike të periudhës së Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnë në njërën anë shqiponjën me dy koka dhe në anën tjetër yllin e Davidit. Ndërsa shqiponja me dy koka e Bizantit është shfaqur fuqishëm, rreth shekullit të 13 në heraldiken perëndimore.
Një rast i veçantë është edhe përdorimi i emblemës së shqiponjës me dy koka nga heraldika e hebrenjve. Ky është një nga faktet më interesante - veçanërisht sepse bëhet fjale për periudhën e mesjetës. Dihet botërisht që hebrenjtë, nuk kanë preferenca për të tjerët e kësaj botë, pasi konsiderojnë vetën si popull i zgjedhur. Në një dorëshkrim Mahzor ( libër hebre ) të shek. 15-të, i cili ndodhet në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos, tregohet një koleksion armesh, ku një shqiponjë me dy koka shfaqet para të gjitha shenjave të tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishëm i shqiponjës me dy koka të sllavet

Ky simbol, një ndikim të fuqishëm pati edhe në Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka është emblemë shteti në Rusi. Ajo është vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.
Ky simbol u shfaq për herë të parë në Rusi në vitin 1472 me dhënien e të drejtave të fronit për Sofiya Paleolog, për shkak të martesës së saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit të fundit të Bizantit, perandorisë e cila pati shqiponjën me dy koka si simbol kryesor.
Carët rus e konsideronin veten si perandorë të perandorisë së trete, ku e para ishte Roma (në Romë u përdor shqiponja si simbol) ndërsa e dyta ishte Kostandinopoja e më pas Bizanti (po ashtu me shqiponjën me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.
Në gjoksin e shqiponjës më 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi një kalë të bardhe duke vrare një dragua. Ky ishte simboli i triumfit të së mirës mbi të keqen. Këtë ndikim ata e përcollën edhe në vendet e tjera sllave, të cilat kishin qenë pjesë e perandorisë bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka përdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjës dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme të shqiponjës kishin të bënin me rangjet e ndryshme të cilat përfaqësoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve të autoreve të ndryshëm, shqiponja e artë me dy koka, ishte simboli mbretëror.
Kështu me radhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte për rangje me të ulëta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo të përziera) i përkisnin shtresave të tjera, apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas të cilave përdoreshin. Ndër këto klasifikime, vend të veçantë ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkëlqimin e artë të shqiponjës mbretërore, por me hijen që ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja që përdorej në luftë. Shqiponjat e zeza përdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte të bënte me rangun pasi të gjithë mbanin shqiponjë të zeze në beteje.

Simboli i Feniksit, një prej qenieve me mistike

Tregojnë për të emrat e njohur të botës antike latine dhe greke.
Për të parë se ç'lidhje ka simboli i shqiponjës me dy koka me atë të feniksit legjendar, duhet të sqarojmë më parë se çfarë simbolizonte feniksi. Në lidhje me feniksin kanë shkruajtur edhe disa prej emrave më të njohur të antikitetit. Ja se ç'thonë dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:

Ovidi e përshkruan kështu feniksin: "Shumica e qenieve të gjalla lindin nga qenie të tjera, por ekziston një specie e cila riprodhon vetveten. E quajnë feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bimë, por me rrëshire dhe me lëngje pemësh aromatike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, ndërton një fole në maje të një peme arre apo palme.
Në të ai akumulon kanelle dhe gjithfarë lloje bimësh të tjera aromatike nga të cilat nxirren esencat e parfumeve. Ndërton me to një fole në të cilën vendoset dhe ndërsa vdes, nxjerr jashtë frymën e tij të fundit e cila përzihet me erën e bimëve aromatike.
Nga trupi i feniksit që vdiq del një feniks i ri, i destinuar që të jetoje po aq gjatë sa edhe paraardhësi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhësit. Ai merr me vetë hirin e të parit dhe e çon në tempullin e diellit në Heliopolis, në Egjipt. Ai jeton në vetmi."

Herodoti do të shkruante për Feniksin:

"Një shpend tjetër i shenjtë është feniksi. Unë vetë nuk kam parë ndonjë feniks, përveç rasteve kur e kam parë të pikturuar, por është një shpend shumë i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, në intervale që zgjasin afërsisht 500 vjet. Ai është momenti në të cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhësi."
Këtu shihet qartë se feniksi ka të beje me kultin e lashtë egjiptian të diellit. Shpjegimin e këtij simboli dhe lidhjen që ka ky me atë të shqiponjës me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe të Masonerisë. Masoneria është bazuar pikërisht në religjionet e lashta misterioze të Egjiptit dhe të Babilonisë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
EC E MOS TJET SE NE E MBROJTEM EUROPEN NGA PERANDORIA TOROLLAKE ASHTU OSMANE DESHA ME THON E NFUND NA NDAN E NA COPTUNN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons