Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Urat më të bukura në botë prej Sat 14 Jan 2012, 08:54

Vizitor

avatar
Vizitor

Më poshtë po listojmë disa nga urat me te bukura ne botë.
1.Ura Helix: shtrihet në zonën Marina në Singapor, urë për këmbësore e cila lidh Marinan Jugore me atë Qendrore. Është hapur në 24 Prill 2010. E ndërtuar në trajtën e një spirali ADN-je, ura është simbol i rinovimit dhe rritjes.



Edituar për herë të fundit nga kristina në Sat 14 Jan 2012, 08:55, edituar 1 herë gjithsej

2 Re: Urat më të bukura në botë prej Sat 14 Jan 2012, 08:54

Vizitor

avatar
Vizitor
2. Ura e Bosforit, Turqi: është një nga dy urat të cilat lidhin Detin e Zi me Detin Marmara. Njëra anë shtrihet në pjesën evropiane, në zonën Ortakoy dhe ana tjetër në pjesën aziatike, në zonën Beylerbey. Është hapur më 30 Tetor 1973. Që nga data kur është përfunduar ka qenë një nga katër urat më të gjata të varura në botë, por duke filluar nga viti 2010 radhitet e gjashtëmbëdhjeta.

3 Re: Urat më të bukura në botë prej Sat 14 Jan 2012, 08:56

Vizitor

avatar
Vizitor

3. Ura Henderson Wave, Singapor: në trajtën e një vale ura lidh parkun Mount Faber me parkun Telok Blangah Hill të Singaporit, njihet si ura më e lartë për këmbësore. Ndërsa gjatësia është 274m

4 Re: Urat më të bukura në botë prej Sat 14 Jan 2012, 08:56

Vizitor

avatar
Vizitor

4. Ura Golden Gate, SHBA: një urë e varur e shtrirë në fillim të gjirit San Francisco në Kaliforni, mbi ngushticën Golden Gate. E njohur si ura e shtatë e varur në botë për nga gjatësia, Golden Gate ka një gjatësi prej 2,73 km dhe largësia në mes këmbëve është 1,28km. Ndërsa lartësia arrin në 235 m. Ura e pajisur me gjashtë korsi për kalimin e automjeteve lidh San Franciscon me Marin County.

5 Re: Urat më të bukura në botë prej Sat 14 Jan 2012, 08:57

Vizitor

avatar
Vizitor

5. Ura Millau Viyaduk, Francë: ura e cila mundëson lidhjen në mes Francës dhe Spanjës është ndërtuar mbi lumin Tarn. Ka një gjatësi 2 460 m dhe gjerësi 32 m, qëndron mbi 7 këmbë betorname. Këmbët e Viyaduk janë ndërtuar në lartësi të ndryshe që variojnë nga 77m në 246m.

6 Re: Urat më të bukura në botë prej Sat 14 Jan 2012, 08:57

Vizitor

avatar
Vizitor

6. Ura Gateshead Milenyum, Angli: shtrihet në qytetin Newcastle, mbi lumin Tyne , ndërtimi i saj ka pasur një kosto prej 22 milion paundësh. Ura e cila u hap më 17 Shtator 2001 ka një gjatësi 126 m, gjerësi 8 m dhe një lartësi 50 m.

7 Re: Urat më të bukura në botë prej Sat 14 Jan 2012, 08:58

Vizitor

avatar
Vizitor

7. Ura ne dy kullat binjake, Kuala Lampur-Malajzi: njihet si ndërtesa më e madhe në botë në periudhën mes viteve 1996 -2003 . Ura prej çeliku me një lartësi 170 m lidh katet 41 dhe 42 të kullave. Gjatësia e saj shkon në 58 m, ndërsa pesha e saj është 750 tonë. 1700 biletat për të vizituar urën fillojnë të shpërndahen në mëngjes në orën 8.30 dhe mbarohen brenda 2 orëve. Është ura dykatëshe më e lartë në botë.

8 Re: Urat më të bukura në botë prej Sat 14 Jan 2012, 08:58

Vizitor

avatar
Vizitor

8. Ura Kullë, Angli: është ndërtuar mbi lumin Thames dhe është hapur në vitin 1894. Nga sipër ka dy rrugë për këmbësore, kurse poshtë një rrugë për automjetet, të dyja të lidhura me anë të dy kullave.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons