Forumi Kuq E Zi
Kanuni i Lekë Dukagjinit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kanuni i Lekë Dukagjinit Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Kanuni i Lekë Dukagjinit prej Wed 11 Jan 2012, 10:23

Vizitor

Anonymous
Vizitor
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT




• Kanuni i Lekë Dukagjinit, vepër e Shtjefën Gjeçovit ribotohet sipas botimit të vitit 1933 shtypur në Shkodër






L I B R I I PARË



K I S H A



Artikull i parë.

PJESA QYTETNORE



KRYE I PARË


Hija e kishës, Vorret, Pronet e pasunija e Kishës, Famullitari, Rrogtari, Puntorija e Kishës

NYE I PARË

Hija e Kishës.

§. 1. Kuptimi i hijes së Kishës

Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokës, në të cillen asht nertue:
a) Kisha b) bana (qela) e famullitarit.

§. 2. Tagari i Kishës

“Kisha ban tym në famulli.”

1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
2.- Kisha ka pjesë në mal, në vrri, nd’ujë e në mulli të kujris së famullis.
3.- Kishës i duhet ba pjesë në giobë të famullis.
4.- Kisha ka tager me ble e me shitë, si edhe me marrë e me mbajtë të falunat, qi i vijnë prej bujaris së bamirve e me i vendue si t’a shofë vetë me udhë.

§. 3. Paperlimsija e Kishës.

“Kisha nuk giobitet.”
„Kisha s’ka peng me kend.“

1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fes e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dale zot, kur kjo hupë ndihmen e tij.
2.- Me bijtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullis, famullia s’mund t’i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa fjalë.
3.- Per çdo mungesi, qi kisha mundet me ba në sy të famullis, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenë ba per shkak të saj.
4.- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve të Bajrakut, as shkon angari nder punë të famullis. Veç se kur famullia dan me ba ndo’i punëper me mbajtë a per me shtue pasunin e kujris së vendit, në të cilin kasha të ket pjesë, kjo, atëherë, asht në detyrë me la pare, me qitë buken e me que puntorin në punë, mbas mndyert qi famullia t’i a u ketë da të gjithve për tym.

§. 4. Ndera e Kishës.

“Kisha shpatë e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishën, dhunon Famullin.”
“Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
“Kishës, mullinit, farkës e tragtores nuk i pritet kush mik.”

1.- Kush dhunon kishën ka detyrë gioben a) kishës, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishën njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ka
3.- Kush vritet a rrihet qa në çë farë-do mndyre koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalë prej hijes së kishës, marre kishës nuk i len; pse kishës si pritet kush mik.
4.- Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës e me i ra kush ndoren kishës, atëherë aj njifet miku i kishës; e me pasë me i a çartë kush ndoren kishës, famullia asht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-)

NYE I DYTË
Vorret.

§: 5.- 1.- Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket punë pa leje të vllaznis a të fisit, të cilit janë vorret, Kanuni i venë detyrë me nxjerrë të deknin prej vorrit të huej.
2.- Me ardhë me ngulë në katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorrete nder të famullis, tuj i a vu detyrë me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.
3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.

NYE I TRETË
Pronet e Pasunit e Kishës.
§. 6. Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme.

1.- Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme e s’mundet kush me vu dorë më’to.
2.- Pronet e pasunija e kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të famullis.
3.- Atë, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e pasunija, famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
5.- Kush vjedhë gjanë e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas kanunit të vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrë me i la gioben kishës për nderë të marre, e gioben famullis per ndore të çartune, pse kisha asht ndorja e famullis
6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka
ba kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ka tagar me e falë.
7.- Me pasë me i ra cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit vjedhsin në famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë vgabimin, me gjith gja të vjedhne.

§.7. Rregullimi i pasunis së kishës

1.- Pronet e pasunin e kishës rregullon Famulltari, e famullija nuk ka tagar me lypë arsye Famulltarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunis së kishës.

2Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit prej Sat 23 Feb 2013, 14:30

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Me vjen keq qe vazhdoni ende te diskutoni per Kanunin, ne shekullin e
21-te.Eshte ky kanun qe po shkaterron perdite shqiptaret.Leka e shkrujti
shekuj me pare dhe qe atehere gjerat kane ndryshuar, nuk jetojme me ne
principata, por ne nje republike dhe eshte me mire te diskutoni per
ligjshmerine ne shqiperi dhe si te forcojme ligjet ne Shqiperi.Keshtu
diskutohet nqs aspironi te hyjme ne BE.Me vjen keq qe shume prej jush qe
diskutoni jetoni ne vende te zhvilluara dhe i shikoni sa mire eshte nje
shtet me ligje te forta, jo me nostalgji nga mesjeta.Turp te analizoni
vlerat e sotme te kanunit.Ai i perket historise se shqiperise dhe
kaq.Tashme ka vdekur.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons