Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ndikimet Jashtëtokësore prej Thu 29 Dec 2011, 00:22

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Me mijëra vjet jashtëtokësorët ​​na bllokojnë aftësitë tona që mund të na çojnë për ti zbuluar dhe për ti dëbuar ata.

Këto bllokime ndikojnë në rrjedhën e energjive tona dhe na bëjnë që ne të sëmuremi.

Një shërim shpirtëror i bërë mirë eliminon sëmundjet dhe gjithashtu largon bllokadën e cila na ka burgosur aftësitë tona paranormale, gjë që ndodh te shumë pacientë të mi.

Në këtë kuptim, shërimi shpirtëror dhe lufta kundër jashtëtokësorëve janë një.

Franz Erdl

Pushtimi ka ndodhur tashmë
Kur kam zbuluar në internetit tekstet të James Bartley, unë u gëzova shumë që më në fund gjeta dikë që kishte arritur saktësisht të njëjtat të vërteta tronditëse që i kishim zbuluar unë dhe gruaja ime.

Bartley është njëri nga qindra amerikanë te rrëmbyer nga jashtëtokësorët. Pas asaj që atij i kishte ndodhur me ta, ai ka punuar mbi këtë çështje me një grup të vogël.

Pjesa më e madhe e punës është bërë nga Barbara Bartholic, e cila kreu seancat të hipnozës me mbi 700 të rrembyer (numri është rritur tashmë) për t'i liruar ata nga traumat e tyre dhe të zbulojë të vërtetën që fshihet prapa këtyre rrëmbimeve . Bartley u shoqërua me këtë punë dhe ka publikuar rezultatet e saja në internet.

Rrëmbimet janë bërë zakonisht nga ata që quhen Gritë. Seancat e hipnozës, megjithatë, tregojnë se Grite ishin ushtarë, ekzekutues të Drakonianëve (Drakot) dhe zvarranikët reptoidë (ose Reptiloidët -Reptot), si duket vijnë nga sistemi Alpha e Dragonëve. E gjithë kjo nuk është shumë e rëndësishme.

Por e rëndësishme, megjithatë është për të kuptuar se të rrëmbyerit kanë marrë një kujtim të rreme (memorje ekrani) rreth rrëmbimit.

Këto kujtime të futura përcjellin një mesazh të përgjithshëm se gjoja alienët duan të ndihmojnë njerëzit, në përmirësimin e trupave fizikë dhe astral të të rrembyerve për t'i përgatitur ata për të kryer disa detyra të veçanta dhe ku të gjitha ndërhyrjet janë bërë vetëm për të mirën tonë.

Kur arrimë një hipnozë shumë të thellë dhe hyjmë në kujtesën e ekranit, përpara na dalin Reptot dhe Drakot dhe qëllimet e tyre të vërteta: abuzim i të rrembyerëve, traumatizimi dhe manipulimir për t'i përdorur ata në drejtim të objektivit të tyre kryesor - nënshtrimin e racës njerëzore.

Artikujt e James Bartley tregojnë në mënyrë të frikshme shkallen e ndikimit repto- drakonik në jetën dhe ndërgjegjen e njerëzimit.

Por edhe nëse dikush fillon të ndjehet keq nga këto informacione, më mirë është te njihet kurthi në të cilën gjendemi se sa në vend të saj ta injorohet kjo nga mosbesimi.

Gruaja ime dhe unë ndjejmë një afinitet të veçantë për tekstet e James Bartley. Neve nuk na kujtohet nëse kemi qenë të rrëmbyer, por ne kemi vuajtur shumë nga ndikimi i Reptove. Ne nuk e dinim ende në atë kohë se çfarë lloj i qenieve ishin ata .

Reptot donin të prishnin marrëdhëniet tona, na vënin në të gjitha projektet tona blloqe betoni, duke parandaluar ndonjë sukses dhe kundër njerëzve që ishin në trajtim.

Me anë të aftësive tona të ndjeshmërisë, ne ishim në gjendje të përcaktonim se ky ishte një plan në shkallë të gjerë i kontrolluara nga dimensioni astral.

Unë kam qenë i teleportuar për disa sekonda në trupin tim astral, nga një ndikim miqësorë që unë nuk e njihja, drejt një selie (qendër) kontrolli të nëndheshëm, e cila përfundimisht më ka hequr çdo dyshim që unë ende e kisha rreth këtij manipulim të madh.

Por në atë kohë, ne nuk kemi gjetur askë që donte të dinte diçka rreth ndikimit të jashtëtokësorëve.

Nga viti 1997 deri 1999 kemi mbledhur informacione rreth asaj se si alienët vendosnin ndikimin e tyre.Por këto tekste kanë mbetur në sirtar, sepse askush nuk donte të dëgjonte për to.Ne fund ne kemi braktisur çdo përpjekje për të zgjuar njerëzit dhe u larguam për jashtë shtetit.

Ne shkuam me qëllim në një vend të botës së tretë, ku njerëzit janë aq të pakënaqur sa që ata mund ta kenë idenë se diçka nuk shkon ashtu si duhet.

Gjermanët në atë kohë ishin shumë shumë mirë dhe nuk ishin të gatshëm të pranojnë informacione aq negative. Natyrisht unë nuk dua që njerëzit të jenë në gjendje të keqe që ata vetë të konstatojnë se diçka është e gabuar.

Por unë mendoj se në ndërkohë, disa nga ju keni ardhur në përfundim se tekstet e Bartley ishin jashtëzakonisht të rëndësishme.

Duke lexuar artikujt e Bartley , unë isha i befasuar nga ato që ai kishte shkruar sepse ishin pikërisht si ato që ishin në sirtar tim. Ai nganjëherë përdorte titujt e njëjtë.

Por Bartley mund të tregojë më tepër përvojë se unë, sidomos në lidhje me rrembimet. Unë nuk jam aspak xheloz, por përkundrazi i lumtur që ky informacion është bërë tani publik.

Tekstet e Bartley janë në gjuhën angleze dhe i kam përkthyer këtu të paktën disa nga pohimet e tij më të rëndësishme.

Pjesë nga "On The March ":

« Këtu është një koleksion i vogël i aftësive të njohura të Reptilianëve:
Reptilianët janë qenie parafizike [përtej fizikes] që mund të ndryshojnë dendësinë e tyre të vibrimit në mënyrë që të veprojnë brenda botës sonë tre dimensionale, brenda dhe jashtë fushës normale të vizionit.

Reptilenët mund të ndryshojnë fushën ëndërrore të njeriut duke instaluar të gjitha llojet e paketimit dhe të programimit, dhe shumë konotacione erotike ose perverse.
Përveç ekipi tonë, unë nuk njoh askë që ka ndonjë njohuri të këtij programi bazë dhe tmerrësisht pushtues të Reptilianëve. "[Ai nuk na njihte.]

Përkufizimi i shprehjes 'gjatësia e jetës' që ne e kuptojmë nuk aplikohet te Reptilianët që jetojnë në normën e tyre dridhëse, mjaft gjatë për të manipuluar në dimensionin tonë një numër të paimagjinueshëm të gjeneratave të popullsisë me një shpirt matricë/ i dhënë gjenetikisht. »

Në një pikë tjetër, ne kemi zbuluar se Reptot kanë ulur ndjeshëm gjatësinë e jetës tonë.

«Reptilianët janë mjeshtra në gjenetikë, të cilët kanë krijuar për nevojat e tyre raca të qenjeve jo-njerëzore [Grite] për të kryer detyra speciale në mbështetje të programeve të caktuara që lidhen drejtpërdrejt me racën njerëzore, duke përfshirë dhe duke mos u kufizuar në manipulimin gjenetik të rrembyerëve dhe po ashtu në shpirtrin e tyre matricë.

Me anë të programit te tyre ata krijojnë njerëz të vet, përmes një lindje me sa duket tejet normale. Këta ushtarë reptiliane janë të kontrolluara në mënyrë që të shkaktojnë mosmarrëveshje, konfuzion dhe dezinformim...

Dr Richard Boylan [mendoj se është një ufolog i njohur] ndër të tjera është krijesë (ushtarë) i një entiteti reptilian. Kjo është absolutisht e sigurtë.

Më kanë humbur emrat e faqeve të internetit të hapura nga njerzitë e Reptilianëve.

Reptot nuk kanë nevojë për anije hapësinore për të udhëtuar. Atyre ju mjafton të krijojnë vetëm një portal të hyrjes në shtëpinë e të rrembyerit me të cilin ata kanë nevojë që të punojnë. Ata në kuptimin e plotë të fjalës hyjnë nëpërmjet kësaj hyrje kohë dhe hapësirë direkt në dhomën tuaj në dendësi të plotë fizike. »

Më vonë në tekst, ai shpjegon se çfarë ndodh gjatë asaj që ai e quan një rrëmbim: Grite kryejnë rrëmbimin dhe manipulimin. Në përgjithësi Reptot nuk paraqiten. Kjo është arsyeja pse ekziston një literaturë e rëndësishëm mbi "Gritë e rrezikshëm." Në fakt mund t'i harrojmë ata.

Një pjesë e të "rrëmbyerit" vazhdon ta ndjejë veten në shtrat, pjesa tjetër (ndoshta trupi energjikë) gjenden në objekte nëntokësore (bilokacion).
Aty, atyre ju japin injeksione dhe vepronjnë në mënyrë të papranueshme.Pjesa që mbetet në shtrat percepton intervenimin e bërë në trup. Më vonë kujtimi i rrëmbimit dhe i manipulimit ndryshohet apo fshihet.
Nga Franz Erdl


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons