Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Pranie e UFO-ve ne lashtesi dhe ne mesjete prej Sat 14 May 2011, 13:56

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kur hapa kete teme bera nje permbledhje te percipte te disa fakteve dhe fenomeneve qe lidhen me UFO-t dhe me ata qe i pilotojne. Me poshte do shtjelloj cdo gje me detaje duke filluar qe ne kohet e vjetra deri ne ditet e sotme. Kjo pjese e kesaj teme do shoqerohet me foto te shumta per te ilustruar me mire faktet qe ekzistojne per te kaluaren e larget si dhe per te argumentuar me mire temen dhe per te shmangur idete e fallcitetit apo te disinformimit. Fjale mund te thuhen, mund te jene te verteta apo te rreme, por perpara dokumentave historike cdo gje ka vetem nje kuptim Te Verteten
Gjate kerkimeve te shume arkeologjike, studiuesit kane hasur jo vetem te dhena per kerkimet e tyre, civilizime te zhdukura, zhvillime shoqerore te panjohura dhe po ashtu sisteme organizimi sociale qe disa here ose i jane afruar aty te sotme po edhe kane qene me te avancuara ne kuptimin shpirteror dhe atij shoqeror. Ne zbulimet e bera ajo qe i perket temes sone ka dale e rastesishme, diku nje grafik e gdhendur ne gur, diku nje shkrim i lashte, diku nje statuje, diku nje mumje ose nje objekt disa mijera vjecar po qe mund te bente pjese me lehtesi ne teknologjine e diteve te sotme etj. Zbulime te tilla jane bere ne kohen kur arkeologjia mori nje vrull te madh, dmth mesi i viteve 1800 dhe deri ne ditet e sotme. Natyrisht ne ate kohe shume gjera te tilla nuk mund te kuptoheshin dhe nuk mund te behej dot lidhja qe behet tani, por faktet jane aty, mund te shikohen nga te gjithe, mund te preken dhe te dilet vete ne konkluzione. Une smund te shkruaj ketu cdo te dhene nga gjetjet e bera sepse shkrimi do zgjatej shume po do paraqis vetem disa prej tyre per te argumentuar temen qe kam hapur dhe paraqitur faktet qe di.
Shume shpesh ne tekstet e lashta qe i perkasin civilizimeve te vjetra te tokes, te zhdukura ose te transformuara apo perzjera me civilizime te tjera, flitet per mjete fluturuese, per njerez qe zbresin nga qielli me mjete fluturuese te hekurta, per nje rrace superiore qe ka drejtuar njerezimin ne vigjiljen e tij, per teknologjinje e asaj kohe. Ndonese gjuha e perdorur eshte e thjeshte dhe me plot krahasime figurative eshte e kuptueshme dhe te ndihmon per te dale ne konkluzione. Deshmi te tilla i gjejme tek sumeret e lashte, tek indianet e lashte sidomos ne shkrimet e shenjta te tyre Mahabharata, tek egjyptianet e lashte ne shkrimet e tyre dhe ne piramidat. Kohet e fundit eshte zbuluar nje shkrim i lashte ne gjuhen sankrite qe daton rreth 3500 vjet para eres sone. Ky shkrim i perbere nga 250 kapituj ne nje pjese derrmuese te tij cuditerisht flet per menyren e fluturimit te nje disku, menyren e ndertimit nga brenda dhe sidomos kendet dhe levizjet vertikale apo horizontale qe edhe ne ditet e sotme nuk eshte e mundur te realizohen. Si ka mundesi qe 3500 vjet me pare dikush apo disa kishin dijeni per nje gje te tille? Ajo qe eshte shume interesante lidhet me titullin e ketij kapitulli qe eshte Vimana Vidya qe do te thote Shkenca e ndertimit dhe pilotimit te nje anijeje kozmike. Si eshte e mundur qe te njihej nje term i tille ne ate kohe? Po ashtu ne disa nga piramidat jane gjetur tekste qe bejne nje pershkrim interesant te arsyes se ndertimit te piramidave si nje rruge per ne qiell, pra qe njeriu mund te shkoje ne qiell me lehte. Jane pamje murale apo ne papirus te vjetra mbi 5000 vjet qe tregojne mjete fluturuese dhe njerez qe zbresin prej tyre. A mund te jete kjo fantazi? Po ashtu piktura e gjetur ne Itali e gdhendur ne gur qe i perket nje kulture para etruske per vete moshen e saj disaj mijera vjecate dhe qe tregon dy qiene te veshura me kostum kozmonauti. Apo disenjo e famshme qe nga te gjithe quhet austronauti i Palenkos, i pikturuar mbi varrin e mbretit te Majave Pacal,e tempullin e Palenkut ne Meksike dhe qe daton rreth 3000 vjet para eres sone. Apo fytyra e alienit ne nje nga pikturat murale ne nje nga piramidat e Egjyptit. Po bateria e famshme elektrike qe eshte me shume se 500 mije vjet e lashte e gjetur ne nje sedimant karboni. Raste te tilla gjetjesh ka plot, austronauti i famshem i Kievit i gjetur ne nje shpelle ne Kiev qe daton rreth 4000 vjet i lashte, pjata e famshme metalike e gjetur ne Nepal qe supozohet te jete mbi 12 mije vjet e vjeter dhe qe ka te gdhendur nje disk fluturues madje edhe nje alien etj. Pra deshmite apo artifaktet jane te shumta. Ato jo vetem flasin per nje prezence te UFO-ve qe ne kohet e hershme te njerezimit por mbas edhe per nje nderhyrje te tyre direkte ne jeten sociale te asaj kohe. Faktet smbarojne ketu, ato jane te shumta dhe jane gjetur ne te gjitha kulturat e vjetra te tokes. Eshte e pamundur te paraqiten te gjitha ketu sepse do te duheshin shume faqe per te treguar cdo gjetje, rezultat shkencor apo konkluzion. Ato qe permenda jane thjesht nje ilustrim per temen qe kam hapur dhe qe tregon dicka qe nuk ka vend per skepticizem apo dyshim sepse i perket nje te kaluare te larget, eshte e prekshme dhe vizive per te gjithe, pra ska vend per falsitet apo mashtrim.
Me poshte po paraqes disa foto te te artifakteve qe permenda me siper. E para eshte fotoja e gedhendur ne gur ne Italine Veriore dhe qe tregon dy astronautet. E dyta nje skice e mjeteve fluturuese e gjetur ne njeren prej piramidave te Egjyptit dhe e treta eshte austronauti i Palenkut



________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjithashtu persa i perket periudhes se mesjetes, faktet jane me te shumta me te ruajtura madje i gjejme aty ku sna i pret mendja, ne pikturat dhe afresket fetare, ne bazilikatat, kishat, manastiret dhe objektet fetare te kohes, pa harruar grafikat e shumta dhe shkrimet qe jane me te ruajtura dhe me te detajuara. Dhe jo vetem kaq por ka edhe deshmi kolektive qe datojne shekuj te mevonshem deri afer lindjes se shekullit te teknologjise (shek i 19), fakte, pamje, skica dhe deshmi te shenuara qe smund te konsiderohen fallsitete apo sajime sepse ekzistojne neper kisha, libra fetare te ilustruar, piktura kishtare, biblioteka qe ruajen ne arkivat e tyre libra te vjeter te mesjetes etj. Ne kete pjese te shkrimit nuk ka shume per te thene sepse do kalohet ne perseritje po une po ju paraqis disa foto te ndryshme, qe i perkasin vendeve te ndryshme Europiane dhe atyre Aziatike. Per cdo foto do mundohem te jap nje pershkrim te detajuar. Meqe ne seicilen faqe nuk me lejohet te postoj me shume se tre foto une po shkruaj ketu sipar rendimit cdo emer te tyre dhe shpejgimin perkates dhe me pas ndiqini faqet duke kontrolluar renditjen ketu.
1- Fotoja e pare e quajtur Pagezimi i Krishtit i perket nje pikture qe ndodhet ne Muzeun Fitzwilliam ne Cambridge, Angli, e pikturuar ne vitin 1710 nga Aert De Gelder, nje artist fleming dhe duket qarte nje UFO qe ka leshuar disa rreze drite, njesoj sic deshmohet sot nga deshmitare te shume okulare.
2- Fotoja e dyte i perket nje pikture kishtare qe quhet Kryqezimi dhe ndodhet ne Manastirin Visoki ne Decan Te Kosoves. Ky afresk eshte bere ne vitin 1350.
3- Fotoja e trete i perket te njejtit afresk pra Kryqezimit po ne nje pamje nga afer dhe me te detajuar. Madje mund te dallohet qarte qe ai qe piloton mjetin jep e merr me komandat qe ka perpara duareve


4- Fotoja e katert i perket nje pikture me karakter fetar e bere nga Domenico Ghirlandaio (1449-1494) qe quhet Shen Maria dhe Shen Jovani dhe qe eshte pjese e koleksionit Loeser ne Palazzo Vecchio ne Itali. Duket qarte objekti diskoidal ne nje pjese te piktures.
5- Fotoja e peste eshte nje zmadhim dixhital i fotos se katert dhe me i detajuar. Shikoni bariun me qenin ne sfond si ka drejtuar syte nga qielli dhe shikon objektin fluturues
6- Fotoja e gjashte i perket nje pikture ne dru e vitit 1320 dhe mbahet ne muzeun Earls D’Oltremond ne Belgjike. Ne foto duket Mojsiu me librin e tij te famshem te 10 komandamenteve dhe ne sfond qielli eshte i mbushur me UFO

7- Fotoja e shtate eshte marre nga nje afresk qe quhet Kryqezimi i Krishtit qe ndodhet ne Katedralen Svetishoveli, ne Mtskheta, Gjeorgji. Ne te dyja krahet shihen qarte dy UFO.
8- Fotoja e tete ka ne menyre me te detajuar pamjen qe pershkrova me siper, e zmadhuar dhe e treguar me qarte
9- Fotoja e nente i perket nje nje pikture te shekullit te 12 marre nga nje doreshkrim me ilustrime i quajtur Analet Laurisiane, nje doreshkrim me ngjarje historike qe fokusohet me shume tek pushtimi sakson i keshtjelles Sigiburg Castle ne France ne vitin 776. Kryqezoret kishin rrethuar forcat franceze kur ne ate moment shfaqen disa objekte fluturuese dhe forcat saksone te trembura nga ato objekte u larguan duke e lene keshtjellen perseri ne doren e francezeve.

10- Fotoja e dhjete i perket nje pikture te quajtur Lajmerimi e pikturuar nga Carlo Crivelli ne vitin 1486 dhe qe tani ndodhet ne Galerine Kombetare ne Londer. Ne kete pikture duket qarte nje disk fluturues qe ka leshuar nje rreze drite mbi koken e Marise. Po ashtu ne te njejten pikture perverc diskut dhe njerezve qe e tregojne me gisht ka edhe disa shkrime te kriptuara qe nuk jane mundur te deshifrohen nga shkenca e sotme.
11- Ne foton e njembedhjete kemi perseri te njejten pikture po me te zmadhuar dhe me te detajuar.
12- Fotoja e dymbedhjete eshte pjese e nje pikture qe quhet Glorifikimi i Eukaristit e pikturuar nga Bonaventura Salimbeni ne vitin 1600 dhe qe sot ndodhet ne kishen e San Lorenzo ne San Pietro, Montalcino, Itali. Shikoni me vemendje objektin qe duket si nje satelit Sputnik.

13- Ne foton e trembedhjete eshte nje piture e Shen Marise qe i perket shekullit te 14 dhe me ekzaktesisht vitit 1330. Piktura quhet Mrekullia dhe ndodhet ne bazilikaten Notre-Dame in Beaune, Burgandy, France. Ndiqni kursorin e mouse dhe shikoni objektin diskoidal qe ndodhet ne foto.
14- Kjo foto i perket nje tjeter pikture te po te njejtes periudhe qe ndodhet ne te njejten bazilikate dhe qe eshte pjese e te njejtes gjatesi murale. Edhe ne kete foto ndiqni kursorin dhe shikoni UFO qe ndodhet ne sfond.
15- Ne foton e pesembedhjete qe quhet Mrekullia e Debores dhe qe eshte pjese e nje pikture te bere nga Masolino Da Panicale (1383-1440) dhe qe ndodhet ne kishen Santa Maria Maggiore ne Firence, Itali, duket Krishti dhe Maria ne nje lloj reje rrethore e shoqeruar nga nje armate e tere UFO-sh ne sfond.

16- Ne foton e gjashtembedhjete tregohet nje faqe e nje libri te quajtur Prodigiorum Ac Ostentorum Chronicon nga Conrad Lycosthenes (1518-1561) i publikuar ne vitin 1557 ne Bazel te Zvicres dhe qe flet per nje pamje UFO-je ne arabi ne vitin 1479. Aktualisht ky liber ruhet ne Australian Museum Research Library. Brenda se njejtes foto ndodhet edhe nje tjeter pamje UFO-je qe ka ndodhur ne 14 prill 1561 ne Nuremburg te dhe qe eshte pjese e koleksionit Wickiana ne Librarine Qendrore te Zyrihut.
17- Kjo foto i perket nje pikture qe mbahet ne Librarine qendrore te Zyrihut, e bere ne vitin 1569 dhe qe tregon nje ngjarje te ndodhur ne vitin 1566 ne Bazel te Zvicres ku objekte te cuditshme fluturuese ne ngjyre te zeze dhe ne forme rrethore mbuluan qiellin.
18- Fotoja e tetembedhjete i perket nje gravure te shekullit te 17 qe i referohet nje pmaje UFO-je ne Hamburg te Gjermanise ne 4 Nentor te vitit 1697. Sipas komentevet te specialisteve nese njeri prej objekteve eshte Hena atehere objekti tjeter dmth UFO ose eshte shume afer me token ose eshte e permasave shume te medhaja.

19- Ne kete foto qe eshte marre nga nje pikture pa emer dhe me artist te panjohur por qe daton vitin 1002 te eres sone shihet qarte pamja e nje UFO-je e raportuar ne Angers, France ne vitin 842 te eres sone.
20- Kjo foto tregon nje pikture shume te vjeter japoneze qe i perket vitin 900 te eres sone dhe aty duket qarte UFo dhe po ashtu dhe qeniet gri ose alienet qe e pilotojne.
21- Ne keto dy foto qe i perkasin e para Kines dhe e dyta Japonise shihet qarte nje pamje kolektive e ufove ne te paren ndersa ne te dyten shihiet pershkrimi i nje UFO madje edhe nga brenda. Fotoja ne te majte i perket nje pikture qe bere nga Wu You-Run i cili bashke me me shume se 100 persona te tjere ne 28 Shtator te vitit 1890, ndodhej mbi uren Shu Que kur pane nje objekt fluturues qe fluturonte shume ngadale drejt lindjes. Ndersa fotoja ne te djathte eshte marre nga nje liberqe flet per nje ngjarje te ndodhur ne vitin 1803 nga Haratonohama Hitachi, Japoni. Libri i quajtur Ume No Chiri (Pluhuri i Kajsijave) flet per nje anije te panjohur fluturuese qe u pa nga shume deshmitare ne bregun e Haratonohama ne Hitachi no Kuni (Prefektura Ibaragi ) ne Japoni, qe zbriti ne toke dhe u pa qarte nga te gjithe. Ajo ishte ndertuar me nje material metali dhe xhami. Dhe ne te dukeshin shume shkrime te cuditshme. Po te vini re foton aty jane dhene me qartesi disa nga hieroglifet aliene.


22- Kjo foto eshte pak me e vecante se te tjerat dhe i perket nje deshmie te shkruajtur per nje pamje UFO-je ne Westminster, Angli ne 16 dhjetor te vitit 1742. Faqja eshte skanuar nga volumi i 46 i librit Transaksione Filozofike i shkruar ne vitin 1742 menjehere mbas ngjarjes. Kjo foto mund te shoqerohet edhe me nje transkriptim te qarte qe te mundt e lexohet nga anlgishtfolesit po per efekt te vendit dhe qe te perdor hapesiren qe kam ne dispozicion per foto te tjera spo e nxjerr ketu.
23- Kjo foto i perket pamjeve nga nje liber i vjeter ne Sankrisisht "Prajnaparamita Sutra"i perkthyer ne gjuhen tibetjane ne shekullin e 10 dhe qe ruhet ne nje muze te Japonise. Ne pjesen e pare te fotos shikohen e bere me te kuqe, dy ufo ndersa ne pjesen e dyte mbas nje zmadhimi dixhital, ato duken akoma dhe me qarte.
24- Ne foton e fundit paraqitet nje medalje franceze e vitit 1680 dhe duket qarte Ufo-ja ne te.

Me keto foto po e mbyll pjesen e pare te shkrimit per te dhenat qe na vijne nga lashtesia, mesjeta e hershme dhe e vonet si dhe shekujt e fundit perpara zhvillimit te teknologjise. Besoj se materialet e postuara ketu jane te mjaftueshme per te krijuar nje lloj ideje dhe qe te parapergatisni veten per ate qe do shkruhet dhe komentohet me mbrapa.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons