
Një grua në Brazil ka lindur një bebe me dy koka identike. Djali lindi me operacion cezarian në një spital në Anaja, në shtetin verior të Brazilit, Para. Ai peshon 4.5 kilogram. Skanimet kanë treguar se fëmija ka dy koka të formuara në mënyrë perfekte, por ka një zemër dhe të gjithë organet vitale funksionojnë normalisht. Sipas drejtoreshës së spitalit, bebja është në kushte të mira shëndetësore dhe të dy kokat kanë nisur të ushqehen normalisht. Nëna 25 vjeçare, që jeton në një zonë rurale, nuk kishte bërë eko përpara se të lindte dhe ka zbuluar çudinë vetëm pak minuta përpara lindjes. Drejtoresha e spitalit tha se gruaja, që ka edhe tre fëmijë të tjerë, nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë, madje e ka ushqyer beben në të dy gojët me shumë dashuri.