Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Studiuesit presin përmirësime të mëdha prej satelitit të sapolëshuar nga NASA

Ndoshta sot pyetët veten nëse duhet të merrnit apo jo një ombrellë me vete, para se të dilnit prej shtëpisë. Ndoshta ju menduat nëse rrezet ulravjollcë apo cilësia e keqe e ajrit do të shkaktonin apo jo probleme për t’u konsideruar, nëse ju duhej të qëndronit jashtë gjithë pasditen. Për disa njerëz këto pyetje mund të jenë edhe më serioze, si për shembull, do të ketë ndonjë zjarr apo përmbytje në qytet.

Informacioni për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla vjen nga lart. Studiuesit presin përmirësime të mëdha prej satelitit të sapolëshuar nga NASA që do të vëzhgojë tokën. Ai peshon dy tonë, ka përmasat e një autobusi të vogël, dhe quhet sistemi satelitor kombëtar i mjedisit operues në orbitën polare. Ken Schwer është administrator i projektit që realizoi lëshimin në hapësirë të satelitit me qendër në Mariland. “Për studimet e klimës që do të mundësojë, për parashikimet e detajuara të motit dhe për monitorimin e dukurive të rëndësishme, mbi satelitin kombëtar të mjedisit duhet të shkruhej: Kujdestari i planetit tonë.”

NASA thotë se sateliti do të orbitojë rreth tokës 14 herë në ditë dhe do të vëzhgojë pothuajse gjithë sipërfaqen e saj. Sateliti përmban pesë mjete kryesore që do të monitorojnë lagështinë e atmosferës, trysninë e ajrit, nivelet e ozonit dhe të rrezatimit të tokës, si dhe do të përcjellë pamje infra të kuqe të zjarreve, ndryshimeve të terrenit dhe lëvizjeve të pllakave të akullit. Jim Gleason është shkencëtar që punon gjithashtu në qendrën e fluturimeve të hapësirës Goddard të NASA-s në Mariland. Ai thotë se sateliti kombëtar i mjedisit është i pari që ofron vëzhgime të dobishme si për parashikuesit e motit ashtu edhe për studiuesit e klimës. Ai shpjegon se studimi i motit merret me parashikimet e afërta ndërsa ai i klimës konsideron sjelljet e motit në mënyrë afatgjatë. “Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë mund të sjellë e ardhmja e mjedisit dhe ajo është e lidhur si me motin e ditës së nesërme ashtu edhe me ndryshimet afatgjata të klimës.” Zoti Gleason është specialist i shtresave të ozonit të tokës.

Ai thotë se të dhënat e reja do të ndihmojnë shkencëtarët të vlerësojnë efektshmërinë e politikave të ndërmarra në vitet ’80 për uljen e niveleve të substancave shkatërruese të ozonit në atmosferë. Shkencëtari Mitch Goldberg, i cili punon për Agjencinë Kombëtare Amerikane të Oqeaneve dhe Atmosferës, thotë se sateliti i fundit i lëshuar nga agjencia e tij la tokën në vitin 2009 dhe pritet të punojë për tre vjet. “Sateliti kombëtar i mjedisit është shumë i rëndësishëm për Agjencinë e Oqeaneve dhe Atmosferës, për NASA-n, për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ai përfaqëson një zhvendosje nga operacionet e deritanishme të veçanta të agjencisë tonë dhe satelitët për studime të NASA-s në një platformë të re, e njohur si sistemi satelitor polar i përbashkët. Sateliti do të përcjellë infromacione tejet të rëndësishme dhe të përmirësuara mbi atmosferën, oqeanet dhe terrenin tokësor, që do të mund të përdoren në mënyra të shumëllojshme.” Sateliti kombëtar i mjedisit pritet të punojë për 5 vjet duke mbuluar tërësisht kohën deri në lëshimin e një tjetër sateliti në vitin 2015. Shkencëtarët thonë se sateliti kombëtar i mjedisit do të përmirësojë parashikimin e dukurive ekstreme 5 deri në 7 ditë përpara dhe se ai do të jetë baza e një sistemi global të vëzhgimit.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons