Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 7 miliardë....nje bote drejt rekordeve prej Mon 31 Oct 2011, 19:55

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Çdo të thotë të jemi 7 miliardë mbi Tokë? Një shifër aq e madhe sa vetëm për ta numëruar do të na duheshin 200 vjet, ditë e natë. Ja disa kuriozitete që nuk i keni lexuar më parë

Është e vështirë të thuhet se kur do të ndodhë kjo, mund të jetë nesër, pasnesër, apo më 31 dhjetor një sekondë para mesnatës. Por, sipas ekspertëve, brenda vitit 2011 popullsia e botës do të arrijë për herë të parë në histori shifrën e 7 miliardëve.

Jo keq për një specie si e jona, që 70 mijë vjet më parë, pas erupsionit të vullkanit Toba, numëronte vetëm 10 mijë individë. Një kufi i arritur falë inteligjencës dhe dëshirës për t’u riprodhuar në miliarda kopje me dëshirën e vetme për të lënë pasardhës dhe për t’iu bindur ligjeve të natyrës.

Por mendojeni mirë... Çdo të thotë të jemi shtatë miliardë? Aq shumë sa edhe për t’i numëruar nuk do ia dilnim dot. Për çdo sekondë mbi Tokë regjistrohen 4.17 lindje dhe 1.8 vdekje, me një rritje neto prej 2.37 personash. Po ashtu, çdo vit popullsia rritet me pothuajse 75 milionë banorë.

Tani jemi rreth 6 miliardë e 900 milionë, por këtë vit ka shumë mundësi të arrijmë në 7 miliardë, sipas shumë parashikimeve të institutit “Population Reference Bureau”. Një rrjedhë që nuk duket se do të ndalë, edhe pse norma vjetore e rritjes globale në të vërtetë është zvogëluar: pasi arriti pikun e 2.19 për qind në mesin e viteve ‘60, është në rënie konstante, dhe sot bota rritet me 1.14% në vit. Ja disa shembuj kuriozitete që nuk i dinit më parë...
Një numër që më mirë të mos e numërosh

Nëse ndonjëherë do të mendoni të numëroni deri në 7 miliardë është më mirë të mos e bëni, sepse do t’ju kushtonte një jetë të tërë. Edhe sikur të nisni numërimin nga një numër dyshifror dhe të vazhdoni pa ndërprerje ditë e natë pa ndaluar kurrë, për të arritur te shifra 7 miliardë do t’ju duheshin më shumë se 200 vjet.
Nuk do ketë stadiume të mjaftueshme për të gjithë

Sigurisht që nuk do të mjaftonte një stadium, sado i madh të jetë ai, të nxërë 100 mijë njerëz si ai i Melburnit, për të mbajtur 7 miliardë njerëz. Por nuk do të ishin të mjaftueshëm as një mijë apo 10 mijë stadiume. Për të mbajtur të gjithë njerëzit e planetit, do të duheshin të pakën 70 mijë, pra një sipërfaqe rreth 84 mijë kilometra katrorë.
Qielli nuk mjafton

Hidhini një sy qiellit me yje në një natë pa re. Sa yje do të shihni? Shumë? Por janë vetëm pak mijëra, nëse i shihni me sy të lirë. Nëse e lidhni çdo yll me një person mbi Tokë, do të keni nevojë për më shumë se 1 milion qiej të tjerë për të arritur në shifrën e 7 miliardëve.
Shëtitje miliardere

Çfarë distance mund të përshkruhej duke bërë 7 miliardë hapa me një gjatësi prej 80 centimetra secili? 5 milionë e 600 mijë kilometra: aq sa mjafton për të bërë xhiron e botës deri në ekuator 140 herë. Për më tepër do të konsumoheshin më shumë se 1300 palë këpucë. Po ashtu me shtatë miliardë hapa mund t’i bihet planetit rreth e përqark 133 herë.
Galaktika

Çfarë distance është 7 miliardë kilometra? Janë me të vërtetë shumë. Ja disa kuriozitete të vogla. Për të mbërritur deri në Hënë duhet të përshkojmë 384.400 km. Marsi është rreth 55 miliardë kilometra larg, Saturni rreth 4 miliardë. Në një largësi prej 7 miliardë kilometrash për 3 miliardë ditë do të arrini te Plutoni.
Ndryshimi

Në vitin 1800 popullsia e botës ishte 1 miliard, 130 vjet më vonë në vitin 1930, ishte 2 miliardë. Ndryshimi ka ndodhur si vijon: 3 miliardë në vitin 1960, 4 në 1974, 5 në 1987, 6 miliardë në 1999-n, 7 miliardë në 2011-n.

Sipas shifrave, në vitin 2045 mund të arrijmë në 9 miliardë. Çdo sekondë në botë lindin 5 individë të rinj dhe vdesin 2. Pothuajse kudo jetohet më gjatë. Në vitin 2010 jetëgjatësia mesatare ishte 69 vjeç, ndërsa në vitin 1960 ishte 53 vjeç. Në vitin 2008 popullsia urbane e kaloi atë rurale dhe aktualisht një qytet i madh ka më shumë se dhjetë milionë banorë.

Në vitin 1975 ekzistonin vetëm tre megapole: qyteti i Meksikos, Tokio dhe Nju Jorku. Sot janë rreth 21 megapole. Në vitin 2050, rreth 70 për qind e popullsisë do të jetojë në zona urbane. Nëse do të ishim të gjithë në këmbë, njëri pas tjetrit do të qëndronim në një zonë me madhësinë e Los Anxhelosit.

Pra nuk është hapësira që në mungon, por shpërndarja e drejtë e burimeve. Me pak fjalë, a do të mjaftojnë burimet? Sipas vlerësimeve të FAO-s, Toka mund të ushqejë deri në 20 miliardë persona. Rreth 5 për qind e popullsisë konsumon 23 për qind të burimeve, 13 për qind nuk ka akses ndaj ujit të pijshëm, ndërsa 38 për qind nuk jeton në kushtet e duhura higjienike.

Rreth 7 miliardë persona në botë mendohet se do të flasin më shumë se 7000 gjuhë dhe do të jetojnë në 194 vende. Popullsia e re do të rritet sidomos në vendet e varfra (sipas hartimeve të “Population Reference Bureau”).

Në 2050-n të rinjtë nga 15 e deri në 24 vjeç do të jenë 53 për qind në Azi dhe Paqësor, 29 për qind në Afrikë dhe 7 për qind në Amerikën Latine, ku janë shumë të vogla mundësitë për të pasur një edukim të mirë dhe mbi të gjitha një punë të mirë. Rreziku është se këtu janë shumë të mira kushtet për paqëndrueshmëri dhe konflikte.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons