Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:35

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe.

Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive.

Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Mu për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore…

Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin,lavdinë …

Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit.

Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë.

Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme.

Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre…

1. ZEUSI

Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLOMPIT.

Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.

Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..

Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj…

Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm.

Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.

Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.

Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.

Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES.

Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër - EVROPA.

2. HERA

Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen.

Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.

Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritte dhe kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.

Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.

3. ATENA

Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.

Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumë t tjerë.

Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë.

Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.

4. POSEJDONI

Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.

Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.

Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean.

Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.

5 DEMETRA

Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi.

Tek mitologjia Romake, asaj i përshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nëna e FEFERSONES, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur nga marrëdhëniet e saja jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale.

6. APOLONI

Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.

I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA.

Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.

Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.
Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.

Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA.

7. ARTEMIDA

Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.
E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit.
Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.

Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.

Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.

8. HERMESI

Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.

Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.

Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ...

9. AFRODITA

Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.

Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.

Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore.

Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët.

Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.

10. ARESI

Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotat tjerë.

Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore.
Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.

11. HEFESTI

Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë. Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.

Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.

Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden edhe AGLEJA dhe HARI.

12. HESTIA

Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA.
Ka qenë motra e Zeusit.

Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.

Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë
Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës.

DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES.

Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:35

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Zeusi


Zeusi ose Deus, Zdeus, apo Das, Zas ne dialektet Dorike e Beotike, Din dhe Tan, ose Tiin, Dis, ne dialektin e Kretes, eshte Perendia me e larte e Panteonit Olimpik dhe tempulli i tij me i lashte ndodhej ne Dodone (mali i rrufeve/Baba Tomori/Dodona - Berat). Quhet edhe ai, si te gjitha perendit e tjera “Pellazgjik” ose ndryshe Ati i Perendive dhe i njerezve, por kjo eshte me teper nje shprehje, nje hiperbole poetike.
Sipas nje legjende Zeusi eshte femija e pare, kurse sipas te tjereve, femija i fundit i Kronosit dhe Demetres. Ira, Poseidoni, Estia dhe Plutoni jane vellezrit e tij. Eshte sunduesi i qiellit dhe s’andejmi ose nga maja e Olimpit, ku ka fronin e tij shekullor, leshon rrufete e tij te tmerrshme kunder kundershtareve. Ne Greqin klasike Zeusi merr ne mendimin e filozofeve dhe te poeteve nje dimension te ri dhe behet “arsyeja” e gjithesis,mendja qe ka vene rregull ne cdo gje. Eskili tek “Ptolemeu” thote se” Zeusi – kushdo qe te jete – eshte force qe harmonizohet me logjiken dhe vepron ne baze te drejtesise. Analiza etimologjike e emrit Zeus do te na tregoje se si,shume kohe para Eskilit,ai identifikohej me dijen me te larte,me ate qe me vone filozofet do ta quajn “mendja” ose me vone “arsyeja” e se si akoma dhe shume kohe me pare identifikohej me Diellin.
Ka shume hipoteza dhe shume mendime mbi prejardhjen e emrit Zeus, Diaw por pa i analizuar ato po hidhemi tek varianti sipas gjuhes shqipe qe i jep plotesisht kuptim emrit qe lidhet me vecorit dhe karakterin e Dias pra Zeusit.
Po te rradhisim nje sere fjalesh te gjuhes shqipe me rrenjen Di – qe kane kuptimin e “drites”, e “ndricuar”, psh:
Dite = pjese e kohes qe ka drite. (Di)
Dihet = gdhihet, d.m.th behet dite, Udi = u gdhi, por edhe “dihet”= zbardhet e verteta.
Dieg = djeg, Diget = digjet, pra ndricon.(Di)
Di = njoh, mesoj, d.m.th. ndricoj mendjen time. Ketu krahaso identifikimin metahaik te perendise se madhe me dijen absolute etj. Merr gjithashtu parasysh dhe mendimin e ri sipas se cilit dija identifikohet me driten (ndricim, ndricoi) dhe mos – dija me erresiren.
Perendi-a = Perendia, ku Di perben pjesen e dyte perberese te fjales (une do te shtoja qe fjala Perendi eshte thjesht renia e dias, d.m.th. renia(perendimi ) i diellit, dihet qe Dielli = Dia, ndersa fjala Pe mbase eshte pash, pra pash renien e dias = Perendia.)
Dialj = Djale, ku fjala perben nje epitet plotesonjes.
Nuk mund te konsiderohet si e vertete fjala sanskrishte ku rrenja Div i referohet epiteteve plotesonjese te Qiellit(Divjah= Qiellor,) sepse nuk kemi gjithmon nje qiell te ndricuar por edhe te erret keshtu qe pergjigjen ja jep gjuha shqipe qe me rrenjen Di sic thame me larte ploteson gjith figuren e Dias,Zeusit..
Atehere cili mund te jete valle burimi me i madh i Di – (drites),ne menyre qe cdo gje qe shkelqen te kete pikerisht kete rrenje?Qielli,supozojme ata qe e konsiderojne sanskrishten si me te vjeter.Mirepo qielli nuk eshte gjithnje i ndricuar,per rrjedhim si do ta justifikojme rrenjen Di- ne fjalet qe kane kuptimin e dites se shkelqyer,te perendishme te ndricuar.Secili e kupton se burimi i madh (Di -) i drites eshte Dielli,qe eshte gjithashtu edhe perendia e pare e njeriut qe nga popujt Maja e der tek Evropianet,Egjyptianet e Japonezet,e sigurisht,edhe perendia e pare bashke me token Nene,e Pellazgeve.Aq me teper qe kete pikpamje - e cila nuk mund te vihet ne diskutim – do ta perforcojme me ndihmen e gjuhes Shqipe ,ku gjejme Diaw, ose Diall ose Diell (ne fjalorin e Kristoforidhit kete fjale do ta gjejme edhe ne formen “Dill” qe ne analize te fundit eshte “Diw”
Duke vazhduar tabelen e fjaleve Shqipe me rrenje Di do te permendim diten e pare te javes ,qe ne Greqishten e re eshte “qiriaqi” d.m.th. dita e zotit e Perendise,kurse ne shqip quhet “E Diel” = dita e Zeusit, e Diellit,sic mund te krahasohet me fjalet korespondonjese te gjuheve te ndryshme Evropiane “Sun day = dita e Zeusit,Diellit (ang); son tag = dita e diellit (gjer).
Nga te gjitha keto dikush mund te thoshte se keto fjale me rrenje Di – ku permblidhet edhe dielli,mjaftojne qe te komentohen se fjalet Dhias,Dhios,Dhia,Dies-i,Dia,Day,Zeus,Devah,Dhis – Uyah (epitet plotesonjes i perendive ne sanskritisht),Dikh (perendit ne armenisht),fjala Franceze Dieu = Perendia,dhe te gjitha fjalet shqipe/arvanitase qe kemi rradhitur ,vijne nga fjala Diaw,ose Diall, ose Diell,ose Dill qe do te thote Diell,por meqe Dielli ishte perendia e pare e gjinise njerezore qe mendon (homosapiens) ,atehere edhe fjalet diell e perendi kane te njejten rrenje dhe te njejtin kuptim zeus(lat).

Enciklopedia Britanike per kete çështje:

The Pelasgian Zeus, whose memory survives even today
in the appellation of God as Zot by the modern Albanians, was worshiped at Dodona, where the most famous oracle of ancient times was situated.
According to Herodotus the neighborhood of the sanctuary was called
Pelasgia.
As I mentioned it before, Zeus survives as Zot in the
Albanian language. The invocation of his name is the common form of oath among the modern Albanians. Athena ( the Latin Minerva), the goddess of wisdom as expressed in speech, would evidently owe its derivation to the Albanian word - E Thena - which simply means speech; Thetis, the goddess of waters and seas, would seem to be but Albanian word Deti - which means sea

It would be interesting to note that the word Ulysses; whether in its Latin or Greek form Odysseus means traveler in the Albanian language, according as the word "udhe" which stands for route and travel is
written with d or l both forms being in use in Albania

In addition, we should not forget the fact that Zeus was a Pelasgian god par excellence, his original place of worship being Dodona.

Dodona ishte tempulli i Zeusit.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

3 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:35

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Hera

Hera eshte bashkeshortja legale e Zeusit qe nga epoka e Homerit e te Hesiodit.
Peripecite erotike te Zeusit nuk kane Krahasim me masen,por forma e struktures shoqerore te botes pellazgjike percakton martesen monogamike dhe ne Olimp.
Nje eshte bashkeshortja legale ,pavaresisht nese dashnoret e tij nuk numurohen dot.
Mitet per kapriciot dhe shperthimet e zemerimit te Heres ndaj skandaleve erotike te Zeusit jane te njohura.Keta pasqyrojne realitetin shoqeror “grek” dhe jane te mevonshm ne krahasim me epoken kur Hera si perendeshe perfaqeson Ajrin(Ira),ashtu sic del nga etimologjia e emrit te saj nga fjala “air” (ajri),me ndryshimin e rradhes se shkronjave .Ky variant etimologjik eshte i sakte ,por nuk eshte Ira qe dej nga fjala “anj” .Perkundrazi ,fjala Ira eshte ajo qe tregonte ajrin ,ashtu sic na tregojne fjalet e gjuhes shqipe/arvanitase ku “era” (ajri) ,eshte e gjinise femerore e sic duket edhe ne gjuhen pellazgjike e para greke,qe me ndryshimin e germave u be jo vetem “aer” dhe “air”,por edhe e gjinise mashkullore ,qe diferencohej nga perendesha.Vlen te shenohet se inicialja H qe eshte nje shkronje e mevonshme dhe korrespondon me nje nuance verbale tingelluese te E,shqiptohet fort ne fjalen Ira.Por ne gjuhen arvanitase ne fjalen Era,germa (e) ndjehet fare pak.Po te forcohet shqiptimi ,ateher duhet te kuptohet si ne shprehjen :nje here”, :dy here”.Qe te kthehemi rishtazi,ne etimologjine e emrit iras ,Empedokliu mbronte pikpamjen e tij nga fjala “air” = ajri dhe kete mendim pranonte edhe platoni (shiko Kratilos f.404) .
Ky mendim ishte me i perhapur ne kohen e vjeter ,meqe identifikimi alegorik i iras me ajrin provohej nga shumica.
Le te marrim fragmente nga vete Decharmi qe preferon variantin sanskritik: “me ane te veriut leshon (ira) erera te forta qe turbullojne detin”.Kete thot dhe Homeri ,sh Iliada,O,26).
Sipas nje varianti tjeter ajo eshte Perendeshe e stuhise…Tempujt e pare te kushtuar si asaj ashtu dhe Zeusit qe adhuronte ne akropolet ,ne vendet e larte ,aty ku formohet stuhit(f.88)

Gjuha shqipe na verteton identifikimin e ajrit me Iren,pa ndryshim germash dhe na sqaron se shqiptimi i vjeter ishte Er dhe se bashku me nyjen Era ,para se te behej nga njerezit e librave “air’ (ne gr)
Kete e perforcon edhe fjala e greqishtes se re qe eshte “aeras” dhe ageras (ajer) dhe jo “airas).Ne vitet Homerike ,Hera quhet bashkeshortja legale e Zeusit,qe here-here ja ben jeten veshtire me xhelozite e saj shperthyese dhe here te tjere i fale gezimin e gruas e te bashkeshortes.Eshte nje kombinim alegorik ky i Zeusit (diellit) me Ira-n (ajrin)
Nevojitet pak fantazi dhe verejtje qe te kuptojme kete bashkim te bukur alegorik,po te mendojme ajrin e embel qe si nje perkedheli na prek e na gezon ,ose ne formen e tij me te eger qe si stuhi permbys e shkaterron cdo gje.,qofte edhe kur dielli shkelqen fort ne qiell...

Hymni Homerik XVI per Heren:

O Perendeshe ne forme ajrore, o Mbretereshe Hera,

Gruaja e lumtur e Zeusit, qe ne prehrin e kalter

I dergon puhite e buta jetedhenese per te vdekshmit,

Ti je nene e shiut, ushqyese e ererave, nene e te gjitheve.

Po ti asnjeher nuk shikon jeten, sepse e brymosur

Me ajrin e shenjte je kudo. Vete sundon kudo,

E ne cdo gje mbreteron, erera te forta duke leshuar

Ti sulesh neper rryma. Eja, pra zonje e Perendeshe

me shume emera, eja tek ne e gezuar,

shpirtmire dhe e bukur.


Shenim: Ne tabelat e shkrimit grafik B.u lexua emri i Perendeshes “E-ra”


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

4 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:36

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Atena

Athena eshte Perendesha qe personifikon urtesine njerezore.e cila ka nje vend te dalluar ne pantheonin Olimpik e meqe adhurohej vecanerisht ne qytetin me te shkelqyer te te klasicizmit ne Athine ,ajo fiton nje shkelqim akoma dhe me te vecante.
Vec miteve te ndryshme lokale e te epiteteve te ndryshme si (Ergani,Tritogjeni,Glaukopis,Parthenos,(virgjereshe),Atritoni,Laosos,largpamese etj),miti sundues eshte se ajo lindi nga koka e Zeusit,e armatosur dhe gjithnje e virgjer.Personifikon dijen,largpamesin dhe behet mbrojtese e qytetit te Athines,duke zhvilluar me shume dijen dhe artin.
Ka shume interpretime dhe hamendje te ndryshme por asnjera nuk i nxjerr aspak ne pah vetit dhe prejardhjen e Athinas.

Le te shpjegojme ne menyre me bindese se c’do te thote fjala Athina dhe c’kuptim ka “Tritogjenia”,dhe perse egziston lidhje midis fjaleve Triton,Tritogjenia,Amfitriti me ujin ne pergjithesi etj.
Arvanitasit dhe gjithe shqiptaret ne pergjithesi kur degjonin ndonje bisede te urte ,qe zakonisht ishte ajo qe sot e quajme proverbe,thoshin si aprovim per te :”Ajo eshte e thene”.Domethene eshte bisede e kohes se vjeter,e urte dhe e respektueshme.E thene (me nyje) = biseda e urte,pra,tregon mendimin proverbal dhe te urte qe imponohet ne shoqeri si rregull,si dicka e thene nga lart.Pjesorja “E thene” eshte e foljes Them ose Thom nga e cila ka prejardhje dhe folja e greqishtes “fimi” dhe thimi ,si dhe fjala “themes” qe me gjeresin e madhe te foljes fimi,u konsideruan si fjale qe veshtire te interpretoheshin.

…..fjala fillestare “e thena” u be Ethana dhe Athana.
Nga ana sematike perforcohet varianti gjuhesor,gjersa fjala “Etena” tregon ate qe eshte thene ,fjale per fjale dhe metoforikisht fjalen e urte verbale,qe me te vertete eshte dhe duket e patundeshme.
Por le ta perforcojme kete variantin tone me vertetimin e tij me dokumenta te tjere.Sipas mitit,Athinaja lindi nga koka e perendise me te larte ne menyre shume domethenese:Zeusi duke patur parasysh nje profeci – se nga bashkeshortja e tij Miti(paraardhese e Ires,bashkeshortes legale te Zeusit) do te lindte nje femije qe do ti kundershtonte pushtetin,kur gjer ketu miti pasqyron pervoja shoqerore – kaperdin Mitin dhe befas nga koka e tij del nje grua e plote dhe e armatosur.Athinaja.Nuk ka qene kur foshnje!Dija nuk ka moshe foshnjore.Kur lind nje bisede e urte ,kur del nga koka e njeriut dija ,ajo eshte e perfunduar dhe e forte.Nuk kalon etapa persosje dhe maturiteti.
Por c’far tregon fjala miti?
Miti ka kuptimin e nje mendimi te matur.Miti ishte keshilltarja e urte dhe bashkeshortja e Zeusit.Veme re se sa mbrapa te kthehemi ne shoqerine pellazgjike aq me shume shohim se gruaja luante nje rol me te rendesishem,sic tregon edhe fakti se perendit e Olimpit ishin 6 burra dhe 6 gra.
Varianti etimologjik i fjales Miti nuk vihet ne dyshim.Ne gjuhen sanskrishte fjala Matih shpjegohet ne greqisht me foljen "metro"”Por ne shqipeshte rrenja e plote Mat,qe ka te njejtin kuptim te greqishtes “metro”.Megjithate as metron,as Matih,sic eshte sanskrishtja ,e ketu kemi rast te mendojme se cila gjuhe eshte me e vjetra dhe nga cila gjuhe ka ardhur fjala perseri.(sh.im. a nuk themi ne ai eshte njeri shume i matur?)
Pra, Zeusi perpin Mitin - mendimin e matur,dhe koka e tij lind Dijen.Nuk mendoj se ka nevoj te analizoj me gjate kete mit te bukur qe pasqyron lindjen e pellazgeve – shqiptarve te pare ,perderisa nga mendimi i matur lind Dija ,fjala e urte.
Por Athinaja mban ne gjoksin e saj ne te gjitha shfaqjet Gorgonen Meduza.C’lidhje mund te kete Meduza e tmerrshme me perendeshen e Dijes?Meduza ishte shume e tmerrshme per armiqt e saja.
Eshte me te vertete i shpjegueshem kombinimi i Dijes me Gorgonen Meduza,por mendoj se ne mund te gjejme diku nje pike lidhje me ndihmen e gjuhes Shqipe.
Rrenja med e fjales meduza ne gjuhen shqipe tregon mend,tru.(Tritogjenia – e lindur nga trut).
Ne latinisht Mens-ntis.Por edhe ne “greqishten” e vjeter homerike do te shohim foljen Med-o-me dhe Mid-ome,qe ka kuptimin mendoj.Te Homeri kemi keshilltarin e urte te Odiseut,Mentorin.
Pra ,Meduza ka kuptimin ajo qe mendohet,qe ka mendje,dhe vjen nga rrenja med = mendje.
Gorgona e frikshme Meduze ne gjoksin e Athinas nuk ishte nje arme per te penguar te keqen ose per te share ,sic besonin grekerit e periudhes klasike ,por simbol kryesor i perendeshes se Dijes.Athinaja ishte Meduza = qe mendohej, me mend.E ne epoken e lashte dija ishte arma me e forte per te mposhtur armikun e per te mbijetuar.
Pikpamjen tone e verteton dhe ajo qe shkruhet ne vendimin qe u propozoi Athinasve Themistokliu gjat agresionit Persian:”Le tia besojme qytetin Atena-s,e cila kujdeset per ne Athinasit”.Domethene fjala “medeesn” qe permendet ne origjinal ka kuptimin e pjesores se foljes “medo” = mbroj,kujdesem,qe ka lidhje me foljen medomai – kujdesem,perpiqem ,mendoj per dike,gjej,dhe nuk ka kuptimin e nje perendie nentokesore paragreke,sic mendon Nik.Papahaxhis.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

5 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:36

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Poseidoni

Emri POSEIDON, emërtim i zotit të deteve dhe të tërmeteve i cili qe vëllau i Zeusit (ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO Sl - E - DON = me kuptim: shumë e dëshiron.
Perendine e Detit.Sipas Platonit ,Poseidoni u martua me nje vajze me emrin Klito dhe nga ajo pati dhjete femije .Pese cifte binjakesh nje nder to ishte dhe Atlas qe me vone do te behej mbreti I Atlantides.
Por sipas Mithologjise ne kemi per cudi edhe nje personazh tjeter me emrin Atlas dhe ky eshte nje Titan I biri I nje titani tjeter qe quhej Kronus por si pas studiuesve filo helene ky Atlas nuk ka lidhje fare me mbretin e Atlantides.
Sa per kuriozitet duhet te themi se Poseidoni bile edhe Zeusi jane bije Titanesh te cilet ne nje kohe te caktuar iu kundervune baballareve te tyre ne te ashtequajteren lufte e Olimpasve me Titanet .Keto te paret fituan dhe i munden perendite e (e vjetra) duke sjedhe kohene e mbretetimit te perendive te reja.A ju kujton ndonje gje kjo lufte?
Lufte qyteterimesh ,lufte besimesh lufte per dominimin e botes se atehershme.
Lufta midis Titaneve dhe Olimpasve ne paraqitet si nje lufte midis brezash dhe koherash.
Bile edhe vet tregimi I Platonit na e paraqite kete fenomen kur Prifterinjte Egjiptiane I drejtohen Solonit me shprehjen.(Ju greket jeni femije).
Ne qofte se greket jane femije atehere kush jane baballaret?
Po le ti kthehemi fillimit te koheve ,sipas mithologjise greke kemi nje c*** te pare te perendive cka shenonte Zanafillen
.Kemi perendine Gaia(toka) dhe Uranin(qe perfaqesonte yjete me qiellin).Ne mitologjine pellazgo-ilire kemi te njejtet personazhe por me emertime te ndryshem.Kemi perendine Gjenesa dhe ate te quajtur Ou.
Ne mitologjine ilire Poseidoni njihej me emrin Rodon(ose Redon).Ky I fundit ishte martuar me perendine Shkumbe.
Ne veri te gjirit te Durresit siper Bishtit te Palles kemi nje gadishull te quajtur Kepi I Rodonit.Ndersa ne jug kemi derdhjen e lumit te famshem Shkumbin.
A thua keto te jene kufijte jugore dhe veriore te mbreterise se Atlantis me mbretin Atlas.Ne veri te gjirit te Durresit pikerisht reth zones se Kepit te Rodonit jane zbuluar dy tempuj nje ne Spitalle dhe tjetra ne
Bishtin e Palles.Vecantia e ketyre tempujve qendron ne faktin se ne to jane zbuluar artifakse te cilat datojne perpara presences se kultures hellene ne keto zona.Ne fakt arkeologet jane te mendimit se keto zbulime sherbejne per te percaktuar kufijte veriore te botes helene.Personalisht mendoj se me germime te metejshme ato kufije kane per te zbritur shume-shume poshte .Ashtu sic thote edhe vete Platoni ne percaktimin e kufijve te Athines se lashte .Deri ne malet e Kitheronit dhe ate te Parnes. Por le te flasim per mithologjine.Ne vecanti le te flasim per permbytjen.
Prifterinjte egjiptiane filluan ti tregonin Solonit per kohet e lashta dhe per kohet e permbytjes se madhe net e cilen mbijetuan Deukalioni dhe Phyra.
Permbytje e madhe sipas mitologjise u kryer reth fundit te pokes se bronzit saktesisht gjate epokes se heronjve(sipas Hesodotit).Dikur reth vitit 1100 p.a.s.
Zeusi ne kete kohe ishte shume i zemeruar me “”ARROGANTET”” pellazge DHE per kete arsye ai iu dergoi permbytjene e madhe.Nga kjo permbytje mbijetuan Dekalioni dhe Phyra te cilete me pas do te popullonin perseri planetin toke(Gaja).Sa per dijeni Dekalioni ishte biri I Titanit Prometheus vellait te Atlasit.
Nuk duhet te perpiqem shume per tu ju vertetuar se toka e Titaneve eshte pikerisht toka e pellazgeve te lashte.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

6 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:36

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Demetra

Qysh prej fillimi,kemi theksuar se cifti fillestar i perendive qe u adhuruan nga njerezit ishte ati Diell dhe nena Toke.
Ne epoken klasike shohim perendeshen Toke te konsiderohej nje perendeshe …

Duke analizuar kultin e Demetres,vetite dhe karakteristikat e saj baze dhe duke e interpretuar vete emrin e saj shohim se diferencimi i Tokes (Gea) nga Demetra,eshte prodhim ose i mosdijes se tradites pellazgjike ose nje keqinterpretimi te saj
Sigurisht ,gjer ne epoken klasike ,Grekerit – vec filozofeve qe kishin nje pikpamje tjeter – kishin bindjen se toka eshte nga perendite e para dhe nena e jetes. (“Toka perendia me e larte” e quan Sofokli ne tragjedine Antigoni,var 339) ( Soloni thote “Nene,Toke e zeze,e para dhe me e madhja nga perendite e Olimpit” ,nderkohe qe toka qe banon ne Olimp dhe respektohet si perendia me e larte sa asnje tjeter eshte Dhimitra.
Emri Demetra ,ashtu si pranohet pergjithesisht,eshte fjale eperbere nga Dha = Toke dhe Matir.Nenkupton,pra “Toka nene ; Tipi i fjales “Dhi” eshte me i vjeter se tipi “Gji” (ne dialektin dorik Dha)
Ne gjuhen shqipe Dhe – Toke .Ne himnin e njembedhjete homerik ,Demetra permendet te pakten dy here ( V.47,211) .
Pjesa e dyte perberse eshte Mitir,ne dialektin dorik Matir dhe sankritikisht matar,latinisht mater,etj,anglisht mother,germanisht muter,slavisht mati,nuk ekziston ,ose te pakten nuk ekziston ne kete kuptim ne shqip.
Ne gjuhen arvanitase/shqip nena – (mitera) quhet Meme dhe besoj se kjo fjale eshte ajo me e lashte qe i referohet fjales Nene.
Por ne gjuhen shqipe ekziston fjala Moter,qe ka te njejten rrenje me motre,mater etj,por qe ka kuptim tjeter.I.Stamatakos (Sh.Mitir) pranoan se fjala moter tregon motren e moshuar qe ze vendin e nenes.
K.Kristoforidhi ne fjalorin e tij e krahason kete fjale me fjalen e greqishtes se vjeter “mitera” (Nono).
Fjala Gi (gji) qe ne gr d.m.th toke sipas koles vjen nga Gji-ri i femres .Pas Kaosit thot Hesoidi u krijua Gjea,"gjoksmadhja",per te ushqyer keshtu si nje mbeshtetse e sigurte ku do te vendosej gjithcka. Gjea,Gji (pra gjiri femres) , qe vjen pas Kronosit ,eshte thjesht nje shpikje justifikonjese per rrumbullakesin e tokes qe smund ta kapte llogjika e Hesoidit,por qe ishte nje gje jo e panjohur per Orfiket)


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

7 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:36

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Apolloni ose Febusi

Forma apollo3 me e lashte e emrit Apollon eshte forma pellazge Aπελλων (Apellōn), prej nga rrjedhin Aπολουν (Apoloun) dhe Aπλων (Aplōn) po ashtu pellazge. Formes se prejardhur te pare Aπλουν (Aploun) i afrohet emri etrusk : Aplu ose Apulu dhe forma Aπελλων (Apellōn), eshte me e afert e formes oske Apellun me gjithe emrat e vjeter greke : Aπελλας (Apellas), Aπελλης (Appellēs), Aπελλις (Apellis), Aπελλικος (Apellikos) etj. Duke u mbeshtetur ne format etruske Aplu dhe Apulu e ne oskishten Apellun ne muntemi nga ana jone qe me ndimen e shqipes te japim etimologi shume te pranueshme , se ato te dhena nga Platoni ne Kratilin e tij e deri te të dhenat e ndryshme te shumta te dijetareve te sotem, qe duket se nuk kane bashkuar gjithe mendimet e paaneshme. Etimologjite qe ne propozojme, pra mbi bazen a Aplu, Apulu, Apellun dhe Aπελλων (Apellōn), kane kuptimin : që bën të lindë ylli , pa dyshim qe eshte fjala per yllin e mirefillte, Diellin; që bën të agojë ylli, ose me mire akoma; ap udhën = që hap rrugën ose dielli paraardhës. Per kete arsye pa dyshim greket e shenonin Delosin ku ishte tempulli më me emer i Apollonit si “ishulli i diellit lindës”. Fakti qe ishte hyjnia Diell, hyjnia i drites, i sillte atij ne fakt kete cilesi si Paraardhes ose Προδρομος (Prodromos), sepse ne te vertete dhe praktikishte ai qe sjell driten dhe me më shume arsye, ai qe e krijon vete eshte “ndriçon” , ai qe u hap rrugen, gjithe te tjereve, ne te gjitha degezimet e veprimtarise njerezore, artet, letrat, muzika etj. Qe ketej fare mire mund te paraqitet hipoteza se Apullen per Apudhën do te thote etimologjikisht pikerisht: udhëndriçues: ai që hap rrugën, paraardhesi, bartes i drites. Per me teper a nuk paraqitet ai duke drejtuar nje koçi katershe, me rreze drite mbi koke dhe me Auroren perpara, bijen e tij?


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

8 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:36

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Hermesi / Thoti


Studiuesi bullgar Nikolla Shipkovenski mundohet te jape nje shpjegim etimologjik, por shkon deri ne gjysem te rruges dhe pastaj dorezohet, ngre duart perpjete. Ai shikon tek Orfeu "mjekun e pare te historise universale" dhe pohon qe emri i tij vjen nga gjuha fenikase duke iu rikthyer termit te mjekut. Njefare tautologjie ne mendime. Sidoqofte ajo qe eshte e vertete ne shpjegimin e tij mbetet pikerisht aftesia e Orfeut per te sheruar. Dhe kur ai eshte ne gjendje te nomatise, magjepse, e ekzaltoje shpirtin e mendjen e njeriut, te beje guret te qajne, e mbi te gjitha te ringjalle te vdekurin (Euridiken), kemi te bejme me psikoanalistin e pare te gjithesise. Pra deri ketu Shipkovenski eshte ne rregull, ngec kur vjen fjala per te gjetur nje shpiegim te emrit. Dhe kete me duket se e ka dhene Preloc Margjilaj tek libri i tij: "Iliret flasin shqip - Shqiptaret flasin ilirisht", botuar nga : Montenegropublic - Podgorice. Vlen te theksohet ketu dicka tjeter, simetrine e tij ne Egjipt dhe perendine THOT. Detyra e Thotit ishte t'u mesonte njerezve shkencen, artin e gjithcka nepermjet te folurit dhe ketu kemi nje lidhje direkte midis te dyve, nje konkordance qe eshte pak te thuhet rastesi: Thot- Orfe + Dionis (si perendi ambivalente, ose le ta themi edhe me te dy sekset) qe greket pasi e moren e adaptuan dhe e quajten... Hermes, edhe pse serish per kete emer, studiuesi Margilaj jep variantin e tij duke e lidhur serish me profesionin, detyren qe i kishte ngarkuar Zeusi si ndermjetes, pra Here+Mes, pra midis, ne mes. Ne emer te tij greket plackiten dhe dogjen qyteterimin e Kretes e te Mikenes.

Studiuesit e konsiderojne Hermesin si korrespondencen e perendise egjiptiane Thot , por Thot nga ana tjeter ka sivellane e tij, Orfeun, Errefeun. Keshtuqe ngado qe te vertitemi dalim serish tek gjuha shqipe qe duket se eshte i vetmi "ilac" per te shpetuar historine nga virusi grek dhe per ti kthyer shendetin, sepse ne fund te fundit kemi pasur edhe krijuesin e gjithesise, sikurse edhe mjekun e pare te saj.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët. E Diela, është dita që përfaqson Diellin ngaqë e Diela është dita më me shumë diell. E Hëna përfaqson Hënën. E Marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E Mërkura është dita e Mërkurit. E Enjta nuk është zbuluar akoma. E Premtja është dita e zezë, të pren, e prenë. E Shtuna përfaqson Saturnin.
Nderkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë keshtu: e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, te shtunën e kanë marë nga hebrejtë.

Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

9 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:36

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Aferdita

Aferdite perendesha simpatike e dashurise dhe e bukurise. Ka ne parahistori te panjohur nga shumica ,qe dha shkas dhe terren te pershtatshem te konsiderohej GABIM nje perendi e huaj,e importuar nga Lindja dhe po ashtu ne greqin klasike si perendi e formuar nga shkuma (prap gabim)
Le te te fillojme nga miti me variantin e tij te kundert te gabuar qe kan dhene pseudohistorianet por qe ne fakt qendron krejt ndryshe sic do ta shohim me posht.

Ky eshte versioni gabim qe e parashtroj ketu vetem sa per te ber dallimin me etimologjin dhe karakterin e vertete te Aferdites. qe vazhdon pas kesaja.

Kur Kroni me nje kose te mprehte kastroi te jatin,Uranian,ai ia hodhi organet gjenitale ne det.Keto organe gjenitale te nje perendie trazuan aq shume uje saqe krijuan rreth vetes shume shkume.Keshtu ,duke lundruar,ato arrijne ne ishullin Kitere (qithira) dhe s’andejmi perfundojne ne Qipro,kur ngjizet perendesha dhe nje mengjes te bukur del ne bregun e Qipros me gjith bukurin e madheshtin e saj prej perendie.Kudo ku shkel kemba e saj e bardhe mbin lule.E vetmja veshje e saj jane floket e arte.Atje e moren Oret dhe pasi i vune nje kurore ne koke dhe i varen ne qafeb nje varese me shkelqim vetetime,e cuan te perendite e olimpit,te cilat mbeten te shtangura nga bukuria e saj.

Ky me larte eshte nje version i shtremberuar deri ne kulm nga Greket.

Ketu me posht vazhdojme me analizen tone:

Le te shqyrtojme me mire mitet “greke”dhe te themi mendimin e kundert.Aferdita ne fillim eshte e bija e Uranit.Eshte bashkeshortja e perendise se zjarrit Hefest.
Ne krahinen e Iliades(ne Peloponez),ajo konsiderohet si bija e Uranit dhe e Dites.Ne shumicen e vendeve te Greqise kulti i saj behej ne maja te larta.Ne Akrokorinth,ne malin Erikos,ne Larisen Argolike (Lartesia eshte toponimi pellazgjik qe tregon nje vend pak te ngritur,sh,fjalen arvanitase Larteza = drejt lartesis) ne Knithos etj.
Vesa e mengjesit eshte nje nga dhuratat e saj.U dashurua dhe rrembeu per kete te birin e Diellit Fetonin,ose sipas te tjerve te birin e Kefaluse (ylli i mengjesit) dhe te Agimit.
Te gjitha keto bejne qe shume kerkues te ditur ta konsiderojne ate si personifikim te Agimit, “te panorames me te bukur te natyres” sic na trhote Max Muller. (Nouv.Lecons sur la science dy langage,V.li f.96-97,perkth ne frengjisht nga Perrot dhe Harris)

Por le te vazhdojme me larg ne kohe ,qe te shohim se kurre dhe n;asnje rast Aferdita – as ne periudhen klasike dhe Helenistike – nuk ka qen perendesha e fekondimit,cic percaktohet gjoja ne Aferditat Fenikase ose Aziatike.Ne Azi personifikimi i fekondimit eshte femra,kurse ne Sqiperi/Greqi eshte mashkulli,penisi .(sh.nje pikpamje qe ka mbijetuar ne shprehjen shqipe/arvanitase :”Jo ara ,po fara”
Ne periudhen e Mikenes Aferdita konsiderohet si nene ose moter e Zeusit ,bija e Zeusit dhe e Dionis,qe sic kemi thene do te thote e Ndritshme.
Simboli i Aferdites eshte emblema e flamurit gjysme – hena me nje yll perbrenda.Sigurisht gjysme hena islamike ndoshta eshte nje koincidence me ata te Aferdites,megjithate nuk perjashtohet mundesia qe frymezonjesi i tij te kete qene “admirues i Greqise ne epoken me te veshtire per boten greke,per shkak te ndjekjeve qe kishte organizuar kunder tij Kristianizmi dhe vegla e tij shteterore – Bizanti”.Te mos harrojme se kur u shfaqen per here te pare Turqit ne Azine e vogel ,Bizantet i kan quajtur “greke te rinj” nga urrejtja e tyre ndaj Kristianizmit.Duhet marre parasysh se emri “grek” ishte atehere dicka me shume se nje sharje poshteronjese..
Egziston nje numer i madh monedhash dhe unazash qe kane kete simbol te Aferdites,qe nga ishulli i Qipros e gjer ne Itali.Ne objekte te ndryshme te periudhes se Mikenes paraqitet simboli i Aferdites ne nje skene te cuditshme te lindjes se perendeshes nga koka e se jemes.
Ne librin e Krisulla Kardharait me titull: “ Lakedemonet” – Athine 1979,dhe ne kapitull qe i dedikohet kultit te Aferdites ne Lakoni(peloponez) f.219 ,analizohen te gjitha keto materiale dhe mendimi i shkrimtares eshte se Aferdita adhurohej ne epoken e Mikenes si e ema e Zeusit e bile,pa pasur nje emer te perafert,quhet Diwija dhe Diuja.Ne Thesproti dhe posacerisht ne Dodone ,ajo adhurohej si Dioni (f.220).
Ne Pithos( Beoti) ne nje gravure "skenizohet" lindja e Aferdites nga koka e Zeusit (jo nga "shkuma" sepse ajo ishte nje perendi e qiellit dhe jo e tokes).


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

10 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:37

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Archaonet

Ne kohet e lashte toka filloi te ishte e nje rendesie te vecante ku do te pasonin kryengritje ose emigracione te medha per te kerkuar e per te rrembyer toka pjellore etj.Per kete arsye do te mbes ne fjaloret dhe ne ndergjegjen e tyre nje gje: Se ai qe zoteron toka te punueshme nuk eshte nje njeri i zakonshem, sepse ai zoteron te tjere, ka force dhe qeveris. Keshtu pra, zoterimi i tokave te kultivueshme behet sinonim i ketyre cilesive, ose me mire keto cilesi do te behen sinonime me zoterimin e tokave pjellore dhe do te krijohet fjalet “arhon” = arkon, “arhi” = autoritet, “arhigos” = kryetar ,”arhi” = jam ne krye etj. Fjalet jan te perbera nga fjala are dhe folja ndihmese kam.
Fjala e perbere fillestare eshte arkam = ara kam dhe arka-on ai qe ka ara,qe u be arkon dhe pastaj me kthimin shume te zakonshem te germes k ne h u be arhon (latinisht archaon).Pikerisht kete kuptim kane emrat kombetar te banoreve me te lashte,te pellazgeve te Greqis qe quhen Arkades.(A.Kola f.106)
Arkasi ishte arhondi, sunduesi, pronari i tokave prodhimtare> te njejten gje tregon emertimi kombetar i nje populli tjeter Pellasgjik te Ilirise, qe quheshin Arktanon. Sigurisht arkadet e lashte nuk banonin ne Arkadine e sotme.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

11 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Mon 31 Oct 2011, 20:37

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kaosi

Eshte nje fjale qe ka ende dhe sot te njejtin kuptim dhe tregon nje hapesire te pamatur,nje dictance boshe, por edhe cdo lloj hapesire tjeter te madhe. Ka prejardhje nga fjala (hafos) qe vjen nga nje rrenje hipotetike indoevropiane: Gheve-es. Me te kan lidhje edhe fjalet hasko (veshtroj nje zbrazesi), hasino (hapem thelle), por edhe handhano = horao (nxe, perfshij ne vetvete).
Ne gjuhen shqipe egziston fjala hap = hap nje gje, zgjeroj, por edhe lulezoj, filloj ndertoj.
Nga kjo dalin fjalet hap - gjatesis e nje hapi,nje pash.
Hapet – nje gje e hapet.
Shohim pra se folja hap dhe fjalet qe dalin prej saj kan kuptimin e kaosit mitologjik te Hesoidit,d.m.th. hapesire,zgjatje,hapje,fillim veprimtarie.Pra rrenja e fjales Kaos eshte hap – haph ose haf po te provoni se nuk ndryshon asgje - dhe se ne nje faze te mevonshme ,atyre u shtohet mbaresa Greke - os per tu bere hafos.
Egziston sigurisht edhe folja arvanitase hape, qe nuk eshte aspak pa lidhje me fjalen Kaos,por perkundrazi fjale e lashte dhe me e vjeter se hap dhe onomatopeike nga zhurma qe bente njeriu primitiv kur kaperdinte ushqimine tij. Kur hap gojenprimitivi degjohet “ha” dhe ne vazhdim, kur e mbyll degjohet “hap” ose “haf”. Pika interesante eshte se kur degjohet “hap” do te thote tashme se dikush me pare kishte hapur gojen e tij, d.m.th. kishte krijuar haf-os.
Fjale te tjera qe dalin nga gjuha shqipe/arvanitase dhe nga greqishtja e re jane : Kapsiore ose hapsore = hapi, ose hafto = perpij, etj.
Jam i mendimit se fjala “Adhis” ka si pjese perberese te pare fjalen-rrenje haf, dhe pjese te dyte fjalen he”= (ac)


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

12 Re: 12 Zotat e Olimpit prej Thu 18 Jul 2013, 15:33

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
7. ARTEMIDA

Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.
E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit.
Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.

Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.

Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.
per karakteri mngjanka mua

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons