Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 E mira dhe e keqja ! Sekreti Biologjik prej Thu 29 Sep 2011, 20:09

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nëse e gjithë qënia njerëzore do të ishte krijuar në një individ të vetëm, ai do të cilësohej si i çmëndur prej kohësh.

Çmënduria nuk do të ishte rrënjosur thellë në mëndjen e njeriut (ku mund të jetë një vend i errët dhe i dhunshëm) dhe as në pjesët më të kthjellëta të saj.

Çmënduria qëndron në faktin se të dyja këto cilësi, egërsia dhe mirësjellja, konsistojnë në të njëjtën krijesë,shpesh në të njëjtin moment.Jemi një specie që e shkaktojmë, por edhe e ndiejmë vuajtjen e tjetrit. Që kur na ka mësuar shkenca, jemi të gatshëm të dhurojmë një organ tonin për të ndihmuar një tjetër person.

Dhe në të njëjtën kohë vritemi ndërmjet nesh pa mëshirë. Pesëmbëdhjetë vitet e fundit të historisë përfaqësojnë ekuivalentin e përkohshëm të atyre pjesëzave subatomike që zhduken brenda miliardit të sekondit, por në atë çast ne kemi jetuar tmerre të paarsyeshme.

Ruanda, Çeçeni, Darfur, Beslan, Bagdad, Pakistan, Londër, Madrid, Izrael, Nju Jork: të gjitha krime të kryera nga specia më e përparuar e planetit.

Sa më shumë në thellësi të shkojë shkenca, sa më shumë të zbulojë për ne, aq më shumë është e vështirë për të ruajtur krenarinë e një krijese unike.Ishim të bindur se jemi specia e vetme që zotëron një gjuhë komunikuese, deri sa gorillat dhe shimpanzetë përvetësuan gjuhën e shenjave.

Jemi të vetmit që përdorim mjete nga më të ndryshmet, duke harruar se edhe majmunët përdorin shkopinj për të kapur termitet.

Në fakt,ajo çfarë na veçon është një sens i madh morali, një arsyetim origjinal i së mirës dhe së keqes, i asaj çfarë është e drejtë apo e gabuar, i asaj çfarë nënkupton të vuash, por për vuajtjet e tjetrit.Këto cilësi janë esenca e distiluar e qënies njerëzore.

Por akoma nuk e di njeri,sepse alternohet kaq shpesh.Konceptin e racionalitetit e përvetësojmë me shpejtësi. Një fëmijë i vogël mëson se nuk është mirë të hajë gjatë orës së mësimit, pasi mësuesja nuk e lejon diçka të tillë.

Nëse ky rregull nuk do të ekzistonte, atëherë fëmija do të përfitonte nga rasti. Por,edhe nëse mësuesja pranon që një fëmijë mund ta hedhë një tjetër nga karrigia, fëmijët do të hezitonin për një veprim të tillë.

Në të dyja rastet dikush i ka mësuar fëmijës një rregull, por ajo për të shtyrë dikë tjetër nga karrigia reziston, edhe nëse një person me autoritet propagandon dhunën: është diferenca ndërmjet moralitetit dhe edukatës sociale.

"Gjykimi moral është homogjen ndërmjet njerëzve. Gjithsesi,sjellja bazohet në një lloj subjektiviteti".Rregullat që njohim ose dëgjojmë nuk janë gjithmonë ato që ne vendosim për të respektuar. Por pse jemi jo korrekt në respektimin e të gjitha rregullave?

Gjithsesi, asnjë kërkim nuk mund të bëjë që ne të sillemi më mirë, por na ndihmon ta kuptojmë më qartë natyrën njerëzore.Themeli bazë i moralitetit është kapaciteti për t'u identifikuar me një tjetër person në një moment të caktuar.

Studiuesit e sjelljes njerëzore shpesh e përkufizojnë këtë të fundit si një formë rregulli, i njohur si altruizëm reciprok: një nder që bëhet sot, do të shpërblehet të nesërmen. Por edhe te kafshët ka diçka më shumë.

Studiuesja ruse, Nadia Kohts, studioi njohjet jonjerëzore në gjysmën e parë të shekullit XX, duke rritur një shimpanze. Kur shimpanzeja hipte në tarracën e shtëpisë, tentativat për ta bërë që të zbriste poshtë (thirrjet, qortimet, ofrimi i ushqimit) përfundonin pa sukses.

Por nëse Kohts ulej dhe bënte sikur po qante, shimpanzeja i afrohej menjëherë.
Edhe më cinikët u prekën nga historia e Binta Jua, gorilla që në vitin 1966 shpëtoi një fëmijë të vogël, që kishte përfunduar brenda rrethimit të tij. Ai e mori në krahë, duke e përkëdhelur dhe më pas e çoi te stërvitësit e tij.

Kapaciteti i mirëkuptimit ka disa nivele të caktuara. Ne, qëniet njerëzore, ndajmë një esencë të thellë me shumë specie kafshësh.

Në një studim të tillë, çifte të martuarish viheshin nën rezonanca magnetike, ndërsa provokoheshin nga një dhembje e lehtë fizike. Përpara stimulimit, subjektet paralajmëroheshin për çfarë do t'u ndodhte dhe kështu truri i tyre fillonte të punonte në një mënyrë karakteristike, duke sinjalizuar një ndjesi frike të lehtë.

Ndërsa në provën e dytë u thuhej se nuk do të ndienin dhembje, por do të ishte partneri ai që do t'i lajmëronte për stimulimin. Edhe në rastin e dytë truri jepte të njëjtin sinjal.Truri i njeriut punon më shpejt kur kërcënimi komplikohet.

Një nga skenarët e përdorur nga shkencëtarët mbi sensin moral është "dilema e vagonit".
Jeni pranë një hekurudhe dhe një tren po vjen drejt pesë personave që nuk po shohin se çfarë po ndodh. Aty pranë ndodhet një levë që devijon drejtimin e trenit. Do ta tërhiqnit këtë levë? Sigurisht, do të shpëtonit pesë jetë.

Por le të supozojmë se një tjetër person ndodhet në binarin tjetër, ku do të devijoje trenin. Tashmë raporti i moralitetit është 5 me 1. A do ta vrisnit këtë person për të shpëtuar 5 të tjerë? Shumë e madhe dilema. Dhe rezultatet e personave që janë vënë nën eksperiment tregojnë se truri vihet në një situatë kaotike.

Ideja për të drejtuar trenin drejt një personi, sesa pesë të tjerëve aktivizon koren e përparme të krahut të djathtë, qendra e racionalitetit.Hipoteza për të çuar një person të pafajshëm drejtë vdekjes, vë në punë edhe koren qendrore, pjesë që lidhet me emocionet. Të dyja këto pjesë hyjnë në konflikt me njëra tjetrën dhe në këtë mënyrë merren vendime joracionale.

Sipas një kërkimi,85 % e të pyeturve nuk do ta devijonin trenin, edhe pse e kuptojnë se në këtë mënyrë do të vdesin 5 njerëz dhe jo një. Por përse jemi të bindur se është më mirë të sakrifikojmë një jetë për të shpëtuar pesë të tilla, në një rast dhe në një tjetër jo? Fakti se kemi një program moral nuk do të thotë që ta vëmë në praktikë. Diçka duhet ta stimulojë sjelljen e njeriut.Kjo diçka është komuniteti.

Një studiues pretendon se ekziston një gramatikë morale që njeriu e ka si dhuratë.Por në sintaksë mbetet e privuar nga një kuptim që nuk shprehet me fjalë dhe kështu kuptimi i asaj çfarë është e drejtë apo e gabuar bëhet i pavlerë, nëse dikush nuk na e mëson. Në komunitetet njerëzore, detyrat variojnë në kultura të ndryshme.

Por,gjithsesi, natyra e species tonë karakterizohet nga një sens konfliktual. Kur bëhet fjalë për të ndihmuar dikë tjetër,rregulli parashikon për të ndihmuar atë që ndodhet pranë, duke e injoruar atë që është larg.

Ky qëndrim daton që në kohërat kur mirëqenia e tribuve ishte esenciale në mbijetesën e individit dhe ajo e një tribuje tjetër ishte një kërcënim. Në fakt, edhe tani ideja për t'i shpëtuar jetën dikujt në anën tjetër të botës me një sakrificë të vogël nuk është një situatë ideale për trurin tonë social.

Një nga instrumentet më të fuqishme brënda një grupi është praktikimi i përjashtimit. Nëse një tribu siguron ushqim dhe mbrojtje nga grabitqarët, një votë kundra mund të jetë e tmerrshme. Edhe besimtarët kanë praktikuar forma të ndryshme përjashtimesh.

Përjashtimi lind në mënyrë spontane, kur një shoqëri prej miliona individësh nuk pranon aktet e një anëtari të vetëm. Në kohët e lashta,qeniet njerëzore ishin të pambrojtura nga grabitqarët dhe evitimi i një përjashtimi të mundshëm ishte diçka jetike.

Por përse shpeshherë ne bëhemi të këqij? Ndonjëherë e humbasim fare toruan.

Por ka shumë ndryshim ndërmjet dikujt që ka një sëmundje klinike dhe një serial killer që është koshient për vrasjet që ka kryer, por vazhdon t'i kryejë akoma me gjakftohtësi.
Një studim neurologjik ka dhënë disa përgjigje për këtë çështje.

Janë vënë nën vëzhgim mendjet e 20 vullnetarëve përballë disa konteksteve legale dhe ilegale. Aktiviteti cerebral ndodhej në bajame: pjesë që lejon të stabilizohet lidhja ndërmjet akteve të këqija dhe ndëshkimeve.

Por për fat të mirë pjesa më e madhe e jona nuk predispozohet për të anuar nga e keqja, pasi morali ka një influencë më të madhe në arsyetimin tonë. Por, sfidat më të vështira duhet t'i përballojmë kur na duhet të aplikojmë rregulla morale mbi persona që nuk i përkasin tribusë tonë.

Shulman, psikolog dhe shkrimtar, punon me adoleshentë kriminelë në një shtëpi riedukimi në Nju Jork. Një ditë mbeti i goditur nga reagimi i disa prej këtyre adoleshentëve. Pasi këta të fundit dëgjuan në lajme se tre adoleshentë kishin grabitur një grua plakë, reaguan në një mënyrë keqardhjeje dhe protestuese.

Njëri prej tyre: "Unë nuk do ta grabisja kurrë një grua plakë, mund të ishte gjyshja ime". Kështu Shulman i pyeti se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo.Ata u përgjigjën se po të grabisje një "faturino kinez" ishte diçka e drejtë për ta.

Shulman shpjegon: "Gruaja plakë u ndjell mëshirë atyre. Ndërsa faturinoja kinez konsiderohet si një i huaj". Kjo linjë arsyetimi ndër popuj dhe komuniteteve të ndryshme është mjaft e qartë, por akoma më shumë është lufta midis vëndeve ku shtypja dhe pushteti mbi tjetrin është esenciale për moralin e palave.

Janë shkruar libra të pafund për çfarë ka ndodhur në mëndjen kolektive të vendeve si Gjermania naziste ose Jugosllavia gjatë shpërbërjes së saj. Por, për sa është e pamundur për të shpjeguar dhe analizuar vrasës si Adolf Hitler ose Slobodan Millosheviç, është e qartë se si këta njerëz arritën të manipulonin popuj, duke injektuar në mëndjet e tyre ide ksenofobike.

Kemi arritur të krijojmë mjete të tilla,që na lejojnë të dominojmë planetin,por zgjuarsia është më e ngadaltë për të arritur strukturën fizike. Akoma kemi shumë barbari, përpara se të arrijmë civilizimin total. Të paktën duhet të shpresojmë që konfliktet që na presin të jenë më të vogla se ato të së kaluarës.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons