Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 21 Mrekullitë e Botës ! prej Thu 29 Sep 2011, 20:08

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
7 Mrekullitë e botës antike
1-Piramida e madhe e Keopsit,Egjipt
2-Statuja e Zeusit në Olimp të Greqisë
3-Tempulli i Dianës në Efes,Greqi
4-Varri i Mausoleus në Halikarnas,Greqi
5-Fari i Aleksndrisë,Egjipt
6-Kopshtet e Varura të Babilonisë,Irak
7-Kolosi i Rodit,Greqi.

7 Mrekullitë mesjetare
1-Koloseu i Romës,Itali
2-Katakombat e Aleksandrisë,Egjipt
3-Muri i madh Kinez,Kinë
4-Stonehenge i Anglisë,Angli
5-Kulla e Pizës,Itali
6-Pagoda Porcelani,Kinë
7-Kisha Shën Sofia e Kostandinopojës,Turqi

7 Mrekullitë e botës moderne
1-Ura e Bruklinit,USA
2-Empire State Building,USA
3-Statuja e Lirisë,USA
4-Kulla Eifel,Francë
5-Muzeu i Luvrit,Francë
6-Taxh Mahall,Indi
7-Tuneli Le Mash,Francë-Angli


Kjo listë është shkruar rreth shek II p.e.s. Referenca e parë në lidhje me këtë ide është gjetur në Histori të Herodotit aq hershëm sa shek V p.e.s. Dekada më vonë, hitorianët grekë shkruajtën për monumentet më të madhërishëm të kohës.

Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), Kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkruajti "Përmbledhje e mrekullive nëpër botë". Gjithçka dimë për këtë përmbledhje është vetëm titulli, sepse u dogj në zjarrin që i ra Bibliotekës.

Lista përfundimtare mesa di, është plotësuar gjatë mesjetës. Lista përmbante 7 monumentet më mahnitëse të botës antike, disa prej të cilëve pothuaj u zhdukën gjatë mesjetës. Të tjerë as që nuk "jetonin" më. Midis referencave më të vjetra rreth listës kanonike janë gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck (1498-1574), dhe Johann Fischer von Erlach me veprën “Histori e Arkitekturës”.

Sot, evidencat arkeologjike zbulojnë disa prej mistereve që rrethonin historinë e këtyre mrekullive prej shekujsh. Për ndërtuesit e tyre, 7 Mrekullitë ishin një celebrim i fesë, mitologjisë, artit, fuqisë, dhe shkencës. Për ne, ato pasqyrojnë aftësinë e njeriut për të ndryshuar ambjentin duke ndërtuar konstruksione madhështore, njëra prej të cilave i qëndron kohës edhe në ditët tona.

Të listuara, kronologjikisht

Piramida e Madhe e Gizës

(sic thotë proverba arabe: NJERIU I DRUHET KOHËS, KOHA I DRUHET PIRAMIDAVE!)
Është e vetmja mrekulli, që nuk ka nevojë për përshkrim prej poetëve apo historianëve të hershëm. Është e vetmja mrekulli që nuk ka nevojë për spekullime për sa i përket pamjes, madhësisë dhe formës së saj. Është më e vjetra, dhe e vetmja akoma "gjallë" midis të gjitha Mrekullive.

Vendndodhja

Në qytetin e Gizës, qytet varrezë i Memphis-it të lashtë dhe sot pjesë e Kairos së Madhe, Egjipt.

Histori

Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, vetëm Piramida e Madhe e Khufu (Keops), jo të 3 Piramidat e Mëdha, është në majë të listës së Mrekullive. Monumenti u ndërtua prej Faraonit Egjiptian Khufu i Dinastisë së Katërt rreth vitit 2.560 p.e.s për të shërbyer si një varr, kur ai vetë të vdiste. Tradita e ndërtimit të piramidave filloi në Egjiptin Antik si një sofistikim i idesë së një platforme që mbulonte varrin mbretëror.

Mendohet të jetë ndërtuar për një periudhë 20 vjecare. Megjithëse nuk dihet se si blloqet përbërëse janë sistemuar.Janë propozuar shumë teori.

Prania e tyre, gjithmonë ka stimuluar mëndjen e njeriut.

Kur Napoleoni pushtoi Egjiptin në 1798, krenarinë e tij e shpreh me anë të thënies: "Soldats! Du haut de ces Pyramides, 40 siècles nous contemplent". (Ushtarë ! Nga majat e këtyre piramidave, 40 shekuj janë duke na vështruar.)

Përshkrimi

Kur u ndërtua Piramida e Madhe ishte 145.75 m e lartë. Me kalimin e viteve, humbi 10 m prej majës së saj. Renditej si struktura më e lartë në Tokë për 43 shekuj, e mposhtur për lartësi në shek XIX. Çdo faqe është përpikmërisht e orientuar sipas pikave të horizontit, veri,lindje,jug,perëndim.

Struktura përmban rreth 2 milionë blloqe guri, secili peshon më shumë se 2 ton. Thuhet se janë mjaftueshëm gurë në 3 piramida, për të ndërtuar një mur 3 m të lartë, 0.3 m të gjërë që të rrethojë Francën.

Statuja e Zeusit

Në tempullin kushtuar zotërve në qytetin grek të Olimpit, u bë në vitin 462 para Krishtit nga skulptori më i mirë i Greqisë Fidis, në fildish dhe ar, skulptura e Zeusit, e punuar me teknikën krisoelefantine.

Zeusi paraqitej i ulur në një fron të bërë me të njejtët materiale si dhe statuja që paraqiste perëndeshën Viktoria të lidhur në krahun e djathtë dhe në të majtën skeptri, rreth tij ishin skulptura të ndryshme të heronjve mitologjikë.

Skulptura kishte lartësi prej 14 m. Sipas historianëve të autorizuar, ishte më e bukura skulpturë dhe riprodhimi i saj njihet vetëm në monedha të shekullit XIX. Jetoi rreth 1.000 vjet (më shumë nga të gjitha mrekullitë e tjera) derisa disa fanatikë kristianë të mbretërisë së Teodosit II e dogjën por nuk u shkatërrua totalisht .Zhdukja totale e saj ndodhi në shekullin VI dhe nuk ngeli asnjë gjurmë e saj si pasojë e tërmeteve.

Statuja ka shërbyer për shumë vjet për të kurorëzuar fituesit e Olimpiadave Greke.

Kolosi i Rodit

Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar për të tregtuar me Greqinë, Azinë dhe Egjiptin dhe falë kësaj e shndërruan në qendrën tregtare më të madhe të Mesdheut Oriental. Mbreti Demetri I Poliarcetes, i njohur për eksperiencën ushtarake sidomos nëpër rrethinat, aq sa në të ardhmen ushtarakët do ti referoheshin teknikës së tij duke e emërtuar "Poliarcetica" vendosi të sulmoi Rodin. Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua të tërhiqej.

Për të festuar këtë triumf qyteti vendosi të ndërtonte një monument për kujtim të Helios, zoti i diellit,në port.Punimet i udhëhoqi Cares Lindos. Në fillim statujën e veshën me hekur dhe sipër me pllaka bronxi.

Më në fund kur statuja përfundoi ishte jo më pak se 32 m e gjatë. Fama e saj solli udhëtarë nga e gjithë bota antike për ta parë.Me Kolosin e Rodit në atë kohë ishin 5 mrekullitë e botës që ishin ngritur mbi faqen e Tokës, numër që erdhi duke u rritur.

56 vjet më vonë se ndërtimi i tij në 223 para e.s një tërmet e shëmbi Kolosin. Banorët e Rodit ndoqën këshillat e një orakulli,vendosën ti lënë pjesët e tij atje ku ranë nga tërmeti. Dhe keshtu u bë gjatë 90 viteve deri në 654 para e.s kur myslimanët morën copat e bronxit si plaçkë lufte.

Madhësia statujës ishte e tillë saqë anijet kalonin mes këmbëve të tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevojë për mitifikim sepse u deshën jo pak por më shumë se 2.000 vjet kur njeriu arriti të bënte diçka më madhështore.

Kopshtet e Babilonisë

Kjo mrekulli ka qënë e ndërtuar në Babiloni.I quajtur Babel në Bibël në brigjet e lumit Eufrat. Përveç emrit të këtij qyteti, figurë nëpër analet e historisë,nëpër mijëra vjet është parë që të gjitha ndërtimet kanë qënë të reja dhe shumë bashkëkohore. Dhe jo shumë larg por pak më shumë se 100 vjet,kur gjaksorët asirianë ti shkatërronin deri në themel. Por në fund babilonasit, i shkatërruan komplet asirianët dhe e rindërtuan qytetin.

Po flasim për shekullin VI para Krishtit dhe qeveris mbreti Nabucodonosor II, më i famshmi i të gjithëve me këtë emër. Përveç se një luftëtar i madh Nabuscodonosor ishte dhe një arkitekt i madh.Por diçka nuk shkon mirë në këtë qytet madhështor.

Trishtimi i Amytis , gruas së Nabucodonosor.

Ajo ishte një princeshë që kishte jetuar nëpër male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e mërziste mbretin. Ai nuk mund t'ja lejonte vetes që të arrinte të fitonte beteja të bënte ndërtime madhështore dhe të mos arrinte të bënte të lumtur gruan e tij.

Princesha ndiente mungesën e maleve dhe kodrave,e nuk mbetej gjë tjetër vetëm se t'ja ndërtonte ato. Ai zgjodhi ndërtuesin më të madh Acaso. U zgjodhën gurë të mëdhenj, sepse tullat e zakonshme nuk do ti qëndronin dot lagështirës.

Kështu filluan të ndërtohen terraca të shkallëzuara në të cilat depozitohej tokë (dhe) e domosdoshme për t'u mbjellë pemë, lule, shkurre etj. Ndërtuan gjithashtu dhe një makinë që transportonte ujë nga një pus deri në kopshtet që ti ujisnin. Në pak kohë, filluan të rriten dhe madje disa prej tyre kaluan dy herë muret e qytetit. Nabucodonosor arriti të krijonte një mal të mbuluar me gjelbërim.

Mbi kopshtet ekziston gjithashtu një legjendë, që përcakton datën e ndërtimit, në fund të shekullit të XI para Krishtit. Sipas kësaj legjende, është mbretëresha Shammuramat , e quajtura Semiramida nga grekët, e cila ndërtoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbretërinë asiriane si trashgmitare e djalit të saj Adadnirari III,që nga vdekja e mbretit Shamsidad V dhe për më shumë kur ndërton kopshtet pushtoi Indinë dhe Egjiptin.

Përfundon jetën e saj duke u vetvrarë nga dhimbja kur zbulon një komplot kundër saj nga i biri. Në vitin 539 para Krishtit persianët pushtuan Babiloninë, dhe kjo provokoi rënien.

Popullsia filloi të pakësohej dhe kur Aleksandri i Madh viztoi qytetin (rreth 320 p.e.s) pjesa më madhe e Babilonisë ishte rrënuar. Shkatërrimi përfundimtar është në vitin 126 -125 p.e.s.Datë në të cilën Satrapi Evemero pushton qytetin dhe e dogji. Që nga ajo kohë nuk ngelet gjë përveçse rrënojat në brigjet e Eufratit.

Tempulli i Afërditës

Qyteti i Efesit, në breg të detit Jon si dhe në grykëderdhjen e lumit të vogël Meandro. Në shekullin VI p.e.s ky qytet ka qënë gjithmonë qëndra e kultit të Afërditës e quajtur më vonë Diana nga romanet.

Flitet për perëndeshën e natyrës dhe kafshëve të egra dhe paraqitet e shoqëruar nga një sorkadhe e armatosur me hark dhe shigjeta.

Nga antikiteti ekziton një tempull i dedikuar perëndeshës. Por në shekullin VII p.e.s, qyteti pësoi një sulm nga Cimeret. Edhe pse qyteti rezistoi, nuk mundi të evitojë që tempulli të digjej dhe të shkatërrohej.

Gjithçka ishte në duart e mbretit të Lidias, Kreso. Po, është i njëjti që ka shpikur disqet prej metali te quajtur "kreseidas". Asnjë nuk e di se ku do ndalojnë këto shpikje moderne.... por Kreso ishte një mbrojtës i shenjtëve dhe artistave. Ai propozoi
të ngrihej një tempull i ri i Artemisës, më i mirë se i pari.

Për këtë u bë një thirrje publike ku ju kërkohej të gjithë qytetarëve që të dhuronin para për tempullin e ri.

Më në fund tempulli u ngrit.Llogariteshin 127 kolona të mrekullueshme nga 20 m lartesi, diçka e jashtëzakonshme për kohën.Gjithashtu përmbante dhe skulptura të Eskopës.
Ky tempull shkëlqeu qytetin e Efesit gjatë dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia: Në vitin 356 p.e.s, bariu Erostrato shkatërroi tempullin duke e ndezur thjesht për famë.

Pa dyshim që ky pionier i famës e arriti atë që kërkonte.Por në të njëjtën kohë arriti diçka më shumë se fama: duke ju treguar të gjithë njerëzve që për çdo Escopa ka një Erostrato dhe që mrekullitë e ndërtuara nga njerëzit duhet të jenë të mbrojtura nga vetë njerëzit.

Kjo histori ka një epilog: Kur rreth 20 vjet më vonë, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dëgjoi historinë e tempullit dhe zbuloi që tempulli ishte shkatërruar në të njejtën ditë që kishte lindur ai. Kjo koinçidence e bëri që ta rindërtonte tempullin gjatë kohës që ishte në Efes duke u përpjekur të krijonte një qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli nuk e rimori kurrë të shkuarën e tij të shkëlqyer.

Fari i Aleksandrisë

Egjipt.Viti 280 p.e.s.Që kur Aleksandri i madh i liroi egjiptianët nga dominimi persian, lidhjet mes grekëve dhe egjiptianëve u forcuan aq shumë sa mbreti i tyre
Ptolomeu II ishte me origjinë greke.

Ky bashkëpunim i grekëve dhe egjiptianëve ishte më i dukshëm në kryeqytet, Aleksandi. Themeluar prej Aleksandrit të Madh,në vitin 332 p.e.s, ky qytet i zhvilluar u bë vatra më e rëndësishme e kulturës helene.

Por këtë herë mrekullia nuk do jetë një tempull, as ndonjë lloj tjetër monumenti a ndërtese,por pikërisht një kullë.Kjo kullë do shërbente për të udhëhequr anijet e shumta që mbërrinin në brigjet e Aleksandrisë,mbreti vendosi të ndërtojë një kullë që të identifikonte vendin dhe qytetin nga shumë larg.Për këtë përdorën ishullin e vogel të Faros, përballë portit.

Arkitekti Sastro drejtoi punimet, që sa më shumë ecnin,jepnin një pamje të mrekullueshme.Kur përfundoi kulla ishte më shumë se 120 m. Në majë të saj kishte pasqyra metalike për të treguar pozicionin e saj,ditën duke reflektuar dritën e Diellit dhe natën për mungesë të dritës ndizej zjarr.

Kjo mrekulli do të rezistonte shumë: rreth 1.600 vjet deri në shekullin XIV kur tërmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisë ishte "Kulla e Farit" - dhe i linte mbrapa të gjitha ndërtimet e bëra deri në atë kohë që kishin për qëllim të udhëhiqnin anijet.


Mauzoleumi i Halicarnasos

Viti 352 p.e.s.Mrekullitë e botës që në këtë kohë ishin katër, pakësohen në 3 sepse Erostrati djeg tempullin e Artemisës. Por zhvillimi është duke ardhur: një mrekulli e re do të ndërtohet, më shumë koinçidenca me tempullin e Artemisës, dhe do duket si një vepër e bërë me magji për të kompensuar humbjen.

Jemi ne Halicarnaso, në Caria, një shtet në Azinë e Vogël. Bëhet fjalë për një qytet të rëndësishëm që llogariste dhe një fabrikë nga ato të disqeve të çuditshme të metalit, të shpikura nga Creso.

Qyteti shfaq shkëlqim: Satrapi i mirë Mausolo ka arritur ta dërgojë në zenitin e tij. Por tani qyteti është në zi, Mausolo vdiq. Ç'farë varri mund të ishte i denjë për një mbret të tillë? E veja e tij Artemisa merr vendimin që të mos kursehet në shpenzime.

Është tamam sikur gjithë qyteti ta dinte që kurrë më nuk do kthehej të jetonte një epokë të tillë kaq të mrekullueshme si e Mausolos. U vunë në dispozicion të demostronin mirënjohjen dhe ti bënin një varr, më specialin e historisë, aq sa i dha emrin mauzoleumëve të ndërtuara më vonë.

Filluan punimet. Arkitektet Satiros dhe Piteos ndërtuan një podium kënd drejtë mbi të cilin ngrihej një kolonë e rregullit jonik dhe mbi këtë një piramidë të shkallëzuar. Dhe ne majë një statujë.Bashkësia e të gjitha këtyre arrinte lartësinë marramendëse të 50 metrave. Por kjo nuk ishte e gjitha.

Skulptorët më të mirë të Greqisë të asaj epoke,bënë statujat dhe mozaikët: Briaxis, Timoteo, Leucastes dhe famozi Scapo.Por kjo mrekulli do ishte ajo që duroi më pak në kohë nga të gjitha.

Sapo kaluan 16 vjet, në 334 p.e.s Aleksandri i Madh shkatërroi qytetin. Ai qe dhe urdhër për rindërtimin e tempullit të Artemisës.Edhe pse vite më pas mbretërit e Egjiptit që morën Carian dhe rindërtuan Halicarnason,nga mauzolemi ngeli vetëm legjenda.

Taxh Mahal

Pak kohë pasi kishte fituar luftën shumëvjecare, Mbreti Shah Jahan do përjetonte humbjen e Mbretereshës se tij,Mumtaz Mahal.

Gjatë gjithë natës, ai i mbante dorën dhe fliste me të, derisa ajo mbylli sytë në agim për të mos i hapur më. Pasi qëndroi për disa orë afër trupit të pajetë të gruas së tij, ai u ngrys në një nga dhomat e pallatit për 8 ditë e netë,duke mos ngrënë e pirë gjatë kësaj kohe.

Zëri i tij i çjerrur depërtonte nëpër muret e gurta dhe në ditën e 9, djemtë e tij e nxorrën atë jashtë. I rraskapitur dhe i humbur në mendime, pamja e tij fizike kishte ndryshuar pa masë. Thonë se flokët e tij ishin kthyer nga të zeza në gri. Dhoma e fronit tashmë ishte gjysëm bosh.

Mëkëmbësit e tij kishin përhapur lajmin dhe e gjithë mbretëria ishte veshur me të zeza dhe muzika, parfumi e bizhuteritë ishin të ndaluara.

Në vitin 1631, gjashtë muaj pas vdekjes së Mbretëreshës Mumtaz Mahal, trupi i saj u zhvendos nga Burhanpuri në qytetin e Agras (veri të Dehli) për t’u varrosur në një kopsht të qetë afër lumit Jamuna, ku më vonë do ndërtohej dhe Maozoleu. Shenja e dashurisë e Mbretit ndaj gruas së tij, do përfundohej pas 22 viteve falë punës së 20.000 puntorëve.

A rikthehet shpirti pas vdekjes ?

Nëse e konsultojmë fjalorin terminologjik, do të vërejmë se, me gjeni nënkuptojmë "shkallën më të lartë të prirjes së individit në formë talenti për një lëmi të caktuar", ndërsa, në anën tjetër, me talent nënkuptojmë: "aftësinë e jashtëzakonshme të lindur të dikujt për një veprimtari të caktuar".

Duket se çdo gjë është e qartë, por... jo edhe aq?!!!

Disa interpretues spiritist shkojnë më larg dhe këtë e lidhin me një fenomen edhe më të thellë... me mundësinë e transformimit të shpirtit të dikujt pas vdekjes te trupi tjetër.
Proçesi i transformimit të shpirtit, nga një trup në tjetrin, quhet REINKARNIM.

Sa është e mundshme një gjë e tillë?

Të shikojmë me radhë:Reinkarnimin si proçes, e kanë njohur dhe besuar shumë popuj që nga civilizimet e lashta, e deri në lindje, ku budizmi si religjion më i përhapur në proçesin e transformimit të shpirtit nga një jetë në tjetrën, e ka si princip bazë, mbi të cilin ndërtohet.

Okultizmi si urtësi e fshehtë e civilizimit të lashtë njerëzor, njeriun si qënie e shpjegon me konstruksion shtatëfishor. Niveli më i ulët i këtij konstruksioni është niveli fizik (si trup).

Tri nivelet e para, sipas kësaj urtësie të lashtë, e ndërtojnë personalitetin tonë dhe ato zhduken me vdekjen fizike, kurse katër nivele tjera në vazhdim, e ndërtojnë individualitetin dhe ato ekzistojnë në sferat më të larta hyjnore.

Nëse qënësia e njeriut si shtatëfishësi gjatë jetës në realitetin objektiv ka arritur pastërtinë shpirtërore, ai pas vdekjes, si individualitet, ekziston dhe vazhdon të jetojë në përhershmërinë hyjnore.

Nëse jo, atëherë shpirti transformohet në jetën tjetër, duke vazhduar sërish të ekzistojë si tërësi e re shtatëfishore. Kështu, ky proces gjithnjë përsëritet në vazhdimësi, derisa të arrihet pastërtia e duhur shpirtërore. Më në fund, pasi të arrihet ky fisnikërim, shpirti i kthehet krijuesit të vet - ZOTIT.

Në anën tjetër, dy religjione tjera më të përhapura në botë, Islamizmi dhe krishterimi, nuk e predikojnë reinkarnimin e shpirtit, por për veprat e bëra gjatë ekzistimit në realitetin objektiv-fizik, e njohin ditën e gjykimit dhe dënimit meritor, me qëndrimin në Ferr, për veprat e bëra të liga gjatë jetës, ose në Parajsë, për vepra të mira.

Ne, të edukuar, brez pas brezi me dominimin e njërës prej këtyre dy religjioneve, vërtetë do të jetë e vështirë që me bindje të plotë ta pranojmë reinkarnimin, por kohën e fundit, reinkarnimi si fenomen mistik me të madhe e sfidon edhe shkencën bashkëkohore, posaçërisht, pas njohjes zyrtare dhe aplikimit të hipnozës eksperimentale nëpër qendra të ndryshme kërkimore-shkencore të botës.

Nga këto hulumtime, edhe pse jashtë kureshtjes së opinionit të gjërë, dalin në dritë shumë raporte spektakolare të hulumtuesve të ndryshëm me hipnozë, ku mediumi i caktuar, përmes sugjestioneve sillet në fëmijërinë e hershme.

Me të marrë urdhëresën se është në moshën pesë vjeçare, ai fillon të eksponojë sjellje infantile që e karakterizojnë atë moshë. Me këso eksperimentesh, disa hulumtues kanë shkuar edhe më larg, saqë, gjatë transit hipnotik, mediumin e kanë transferuar deri në kohën para lindjes.

Nga shumë raste të evidentuara, disa mediume, kanë filluar të flasin me ndonjë gjuhë tjetër dhe të tregojnë për ekzistencën e tyre në një hapësirë dhe kohë shumë më të hershme.

Si duket, jeta nuk përfundon me vdekje?!

Dymbëdhjetëvjeçarja Jelena Markard, nga Berlini pas një traume të rëndë, ka filluar të flasë rrjedhshëm në gjuhën italiane, të cilën gjuhë, më parë, nuk ka pasur mundësi ta njohë.

Vajza pandërprerë deklaronte se emri i saj është Rozeta Kasteljani, se ka lindur në Itali në vitin 1887 dhe vdekur më 1917. Hulumtuesit, lehtë e verifikojnë deklaratat e Jelenës dhe drejtohen menjeherë në adresën e duhur.

Derën e hyrjes së kësaj familje e hap një grua e moshuar, të cilën Jelena (Rozeta), e identifikon kështu: "Ja bija ime Franse!".

Dhe, vërtet, Fransea ishte e bija e Rozetës që kishte vdekur më vitin 1917.
Raste të këtilla të evidentuara nga hulumtuesit e ndryshëm ka mjaft. Shumica prej nesh së paku një herë në jetë e ka përjetuar fenomenin e njohur në psikologji "DEZHAVU", kur me ndonjë person, me të cilin takohemi për herë të parë në jetë, na duket se veç jemi njohur më parë, ose kur kemi qënë në ndonjë qytet apo situatë të caktuar dhe atë e përjetojmë sikur na ka ngjarë edhe më herët.

Parapsikologjia dhe hulumtuesja e fenomeneve paranormale nga Rusia, Varvara Ivanova, në laboratorin e Shoqatës shkencore të kërkimeve radioelektronike të Rusisë, me një grup shkencëtarësh të mirëfilltë, intensivisht ka zhvilluar eksperimente rreth mundësisë së dëshmimit shkencor të bartjes së shpirtit pas vdekjes, nga një person i vdekur në tjetrin.

Pas hulumtimeve shumëvjeçare në këtë fushë, ajo publikisht ka deklaruar se i beson reinkarnimit dhe gjatë hulumtimeve të saja të bëra, ka arritur në rezultate të lakmueshme në këtë drejtim. Si metodë kërkimore, Ivanova, më së shumti ka përdorur regresionin e transit të shkaktuar hipnotik përmes metodës së hipnozës.

Në një prononcim të saj bërë para mediave, ajo haptas dhe tejet guximshëm ishte shprehur:
- "Për botën dhe realitetin tonë objektiv ne dimë shumë pak. Që tani mund të deklaroj me plotë përgjegjësi se pas vdekjes fizike të trupit, jeta jonë nuk zhduket në tërësi. Ata, të cilët frikohen ta përdorin termin shpirt, ju sugjeroj le ta përvetësojnë nocionin tim origjinal për këtë definim: "kompleksi individual energoinformativ".

Esenca nuk është në terminologji, por në thelbin e saj se jeta nuk fillon me lindje dhe as që mbaron me vdekje. Në realitet, kemi të bëjmë me një varg reinkarnime - të ndërrrimit të mbështjellësit tonë fizik, i cili në vete ruan diçka që nuk mund të shkatërrohet - e kjo diçka është fillimi i përhershëm!".

Njohja dhe pranimi i ekzistimit të reinkarnimit - vazhdon Ivanova - do të kishte dhe rëndësinë e hapjes së mundësive të shërimit të mjaft sëmundjeve, veçanërisht që kanë prejardhje psikike.

Si shembull për këtë, ajo tregon rastin, se si me këtë metodë, për qëllime eksperimentale, ka arritur deri te shërimi i një pacienti me fobi (frikë):
- "Një inxhinier dyzet e pesë vjeçar, gjithnjë, kur hetonte se rrugës pas tij vinin dy apo tre persona të panjohur, ai ndjente dhembje të papëshkrueshme të shpinës. Analizat e bëra laboratorike-medicinale dëshmonin se praktikisht ai nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Me përdorimin e metodës së regresionit përmes hipnozës, këtë person e ktheva në kohën para lindjes dhe zbulova se ai në jetën e përparshme ishte vrarë me revole pas shpine nga personat e panjohur. Kur e njoftova për këtë realitet, ai u bind dhe nga ky moment, kurrë më nuk kishte dhembje. Ishte i shëruar tërësisht!".

Sigurisht që unë, vetëm me këtë studim, nuk mund të bind asnjë skeptik se jeta jonë pas vdekjes vazhdon të ekzistojë në ndonjë mbështjellëse tjetër fizike.

Por, nëse u besojmë të dhënave statistikore të gjëndjes kolektive shpirtërore të popujve që, sipas bindjeve religjioze, reinkarnimin e konsiderojnë si proçes të pashmangshëm të shpirtit, atëherë tregohet se këta janë më pak agresiv, shpirtërisht më të qetë, më të moralshëm dhe shumë pak vuajnë nga sëmundjet psikike.

Ata e kanë përballuar në vete frikën nga vdekja dhe kjo i bën që të jenë edhe më të suksesshëm në jetë


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons