Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 330 speciet e Dinosaurve ! prej Thu 29 Sep 2011, 20:06

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Miliona vjet më parë, para se të popullonte tokën rraca njerëzore ekzistonin Dinosaurët. Dinosaurët ishin një nga shumë llojet e reptilëve prehistorikë,të cilët jetuan në periudhën Mesozoike, ”Epoka e Reptilëve”.

Dinosaurët e dominuan tokën për gati 165 milion vjet, por në mënyrë misterioze u zhdukën 65 milion vjet më parë. Paleontologët studiuan fosilet e tyre të mbetura për të mësuar më shumë rreth botës së mrekullueshme prehistorike të Dinosaurve.

Dinosaurët ishin reptilë të cilët ecnin pingul. Struktura e tyre unike bën që krahët të jenë të ngjitur me trupin dhe jo të jenë të shtrira (si reptilët e tjerë). Kur dinosaurët evoluan nga arkosaurët primitivë ato u bënë bipedale (ecnin me dy këmbë).

Më vonë,disa grupe dinosaurësh u kthyen në 4 këmbësh. Këmbët e tyre të pasme ishin më të mëdha se të parmet. Ka pasur shumë lloje të ndryshëm dinosaurësh që kanë jetuar në epoka të ndryshme. Disa ishin gjigandë të tjerët të vegjël.

Disa ecnin me dy këmbë, disa me katër.
Disa ishin të shpejtë, ndërsa të tjerët të ngadaltë.
Disa mishngrënës e disa barngrënës.
Disa kanë pasur armurë të praruar (argjendi) ; disa kanë pasur lëkurë të trashë,me gropa,disa kanë pasur brirë,madje disa të tjerë kanë pasur pupla primitive.

Askush nuk e di se çfarë ngjyre apo forme kanë pasur,çfarë tingulli nxirrnin,si silleshin,si çiftëzoheshin,apo si të dallosh një fosile dinosauri në ka qenë mashkull apo femër.

Dinosaurët,papritur,rreth 65 milion vjet më parë u zhdukën,në fund të periudhës Crataceus e cila ishte një periudhë me aktivitete të larta vullkanike dhe tektonike.

Ka shumë teori rreth zhdukjes së tyre.Teoria më e pranueshme ishte shkaku i përplasjes së një asteroidi,i cili shkaktoi ndryshime të mëdha klimatike me të cilat dinosaurët nuk mund të përshtateshin dot.Gjithçka e mbetur nga to janë fosilet.

Megjithëse fosilet e dinosaurve janë njohur që nga viti 1818,termi dinosaur (deinos=tmerrues ; sauros=hardhucë) u krijua nga anatomisti britanik Richard Owen në 1842.

Vetëm tre dinosaurë njiheshin në atë periudhë: Megalosaurus, Iguanodon dhe Hylaeosaurus të cilët ishin dinosaurë gjigandë.

Janë rreth 330 specie të përshkruara dinosaurish deri tani dhe ky numër sa po vjen e po rritet. Po kurrë më parë nuk janë bërë të ditur emrat e këtyre specieve por në këtë libër ju keni mundësi të gjeni gjithçka ashtu si dhe emrat e 330 specieve të dinosaurve të pa publikuar më parë në ndonjë libër tjetër.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons