Forumi Kuq E Zi
Kodiket e Beratit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kodiket e Beratit Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kodiket e Beratit Empty Kodiket e Beratit prej Wed 28 Sep 2011, 19:22

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kodiket e Beratit 250px-Page_from_the_Codex_Purpureus_Beratinus
Ne vitin 2005 jane nominuar dhe jane njohur nga UNESKO dy Ungjijtë shumë të vjetër (codices)te gjetur në Berat, Shqipëri: "Beratinus 1", që daton nga shekulli e gjashtë, dhe "Beratinus-2",me nje datim prej shekullit të nëntë.

Të dy janë pjesë nga shtatë "codices purple"(kodikeve vjollce), të cilat mbijetojnë sot ne bote.Dy nga "codices purple", janë ruajtur në Shqipëri, dy në Itali dhe nga një në Francë, Angli dhe Greqi.

Codiku "Beratinus-1" -i shekullit te gjashtë është një Ungjill i shkruar me dorë në nje mynyre unikale. Ai përfaqëson një nga tre ose katër shkrimet më të vjetra te Dhiatës së Re dhe është një pikë e rëndësishme referimi për zhvillimin e letërsisë biblike dhe liturgjike në të gjithë botën.

Codiku “Beratinus-2” -i shekullit te nëntë jane dorëshkrime Ungjilli dhe përbëhet nga nje tekst standard. Disa paragrafë janë gjysmë-unicial.Në drejtim të stilit dhe moshës, ai është i krahasueshme me Codexin greke 53 (Shën Peterburg). Ai përmban katër Ungjijtë të plotë.

Të dy kodiket shqiptarë janë shumë të rëndësishme për komunitetin global dhe zhvillimin e letërsisë antike biblike, liturgjike dhe hagiographicale.

Të shtatë "codices vjollcë" janë shkruar njëra pas tjetrës gjatë një periudhe prej 13 shekujsh, pra nga shekulli i gjashtë deri ne shekullin e tetëmbëdhjetë. Të dy kodices përfaqësojnë një nga thesaret më të çmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2Kodiket e Beratit Empty Re: Kodiket e Beratit prej Sat 23 Feb 2013, 14:40

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të
rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një
pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet në Arkivin Qendror
të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota
(dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët, të gjithë së bashku, njihen si
"fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodikë të
tjerë, që i takojnë kishës së shën Gjon Vladimirit (Durrës). Përveçse në
AQSH, kodikë ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në Korçë. Për
herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisë është bërë e ditur
botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit
(Aleksudes, A. - 1868).

Në vitin 1886 një studiues francez (P. Batiffol) përshkroi shkurtimisht
në një katalog 16 kodikë që iu lejuan të shihte në arkivat dhe
bibliotekat e kishës ortodokse të Beratit. Batiffol, i cili u ankua në
artikullin e tij se murgjit vendës "nuk e lejuan" të njihte shumë
dorëshkrime të tjera, pagëzoi tre prej kodikëve më të lashtë të
Shqipërisë: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit"
(i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Artë
i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atëherë,
në listën botërore të letërsisë së krishterë të tipit bizantin,
njiheshin jo më shumë se një dyzinë dorëshkrimesh të tipit "kodik". Me
kalimin e kohës nga kjo listë janë zhdukur emra veprash të rëndësishme
liturgjike, duke përfshirë edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", që gjendej në
Shqipëri.

Kodikët e Shqipërisë janë një fond me rëndësi botërore për historinë e
zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe agjiografike
(nga gr. "?????" - "i shenjtë"). Këto kodikë kronologjikisht ndjekin
njëri-tjetrin gjatë 13 shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të - deri
në shekullin e 18-të).

I shkruar vetëm një shekull e gjysmë pas "La Vulgata-s", përkthimi latin
i Biblës sipas shën Jeronimit të Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit
është një dorëshkrim me rëndësi historike për fillimet e letërsisë
biblike. Sipas dijetarëve bibliologë dhe paleografë, duke iu referuar
teknikës së shkrimit, është një dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli i
6-të pas Krishtit. Ai është një ndër katër kodikët më të vjetër në
gjithë botën. Bashkëkohës me dorëshkrime të tilla të famshme si
"Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë dhe përmban dy ungjij: sipas
Markut dhe sipas Matheut. Eshtë shkruar me germa të derdhura prej
argjendi, sipas vlerësimit të ekspertëve, "në fletë të ngjashme me
letrën e zakonshme, që ka të ngjarë të jetë prodhuar nga ngjeshja e
shumë elementeve petëzorë me natyrë bimore, siç janë fletët e
papirusit". Por bizantologët mendojnë se lënda e dorëshkrimit është
pergamenë.

Sfondi mbi të cilin janë derdhur germat është e kuqe e thellë (e
purpurt), prej nga ka marrë edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve,
është zbehur. Disa pjesë të rëndësishme të tekstit të kodikut janë të
derdhura në ar. Germat e aplikuara janë kapitale të vogla (majuscule).
Kapaku i dorëshkrimit është metalik, me zbukurime biblike, por duhet të
jetë disa shekuj më i vonshëm se vetë vepra. Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" është shkruar në stilin antik
scripta-continuae, domethënë pa ndarje të fjalëve nga njëra-tjetra, pa
thekse dhe shenja të tjera të veçimit të fjalëve. Ai është vendosur në
një sfond që përmban zemra të stilizuara. Në brendësi të zemrave që
zbukurojnë fletën gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh
(lilan). Dekoracionet gjenden në kufijtë e dy vijave paralele vertikale,
që kthehen në kënd të drejtë horizontalisht. Vija vertikale
interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjëzim i
fatit vdekëtar-kalimtar të njeriut. Bibliologët mendojnë se ky motiv,
që rimerret edhe në dorëshkrimet e mëvonshme biblike, liturgjike ose
agjiografike (nga gr. i shenjtë) që janë ruajtur në Shqipëri, paraqet
ekuilibrin shpirtëror të individit. Për herë të parë për "Codex Purpureus Beratinus" bëhet fjalë në
"Diptikun e kishës së Shën Gjergjit", që gjendej në kalanë e Beratit. Në
një shënim të cituar nga ky dorëshkrim flitet për rrezikun që i pati
ardhur rrotull këtij kodiku në vitin 1356, kur ushtritë serbe rrethuan
qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të
pamundësisë për t'u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së
manastirit të Theollogut dhe të kishës së shën Gjergjit, thesarit më të
madh të qytetit. Sipas këtij shënimi, me kujdesin e një murgu, një nga
parësia e Beratit, "së bashku me zonjën konteshë", besimtarë të denjë të
krishtërimit, morën përsipër të shpëtonin këtë thesar, duke i fshehur
në një kullë në kala, pavarësisht prej kërcënimeve të komandantëve të
ushtrisë së huaj.

Në shkrimet e botuara për "Codex Purpureus Beratinus" i pari renditet ai
i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos istorike perigraphe tesleras
metropoleos Belegradon …", 1868. Disa vite më vonë, më 1886, shkrimtari
francez Pierre Batiffol, mysafir i mitropolisë së Beratit, në artikullin
"Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus" - Paris
- përshkroi me të dhëna të hollësishme informuese dhe shkencore
përmbajtjen e këtij dorëshkrimi. Në fakt, Batiffol është transkriptuesi i
parë dhe madje pagëzuesi i kodikut më të hershëm të Shqipërisë.
Qysh prej botimit të katalogut të tij ai njihet me emrin "Codex
Purpureus Beratinus", ose "Codex Purpureus Beratinus ", ose shkurt
"Beratinus-1". Bizantologët shqiptarë, në studime të krahasuara,
mbështetur në ligjet e ndryshimit të fonetikës historike të greqishtes
nga antikiteti në periudhën e paleokrishtërimit e më këndej, i kanë
interpretuar në një semantikë tjetër vlerat tingullore të disa prej
grafemave të këtij dorëshkrimi, për rrjedhim edhe të përmbajtjes së tij.
Nga autorët vendës veçohen për studime të posaçme për kodikët Theofan
Popa, Ilo Mitkë Qafëzezi, Aleks Buda, Kosta Naço. "Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artë i Anthimit"
("Beratinus-2", shekulli i 9-të pas Krishtit) ishin dy prej veprave që
gjendeshin në listat e objekteve të shpallur "në kërkim" në periudhën e
Luftës së Dytë Botërore. Kleri, këshilli kishtar (sinodi), patriarkët
dhe populli besimtar i Beratit, të cilëve iu kërkua dorëzimi i
menjëhershëm i dy kodikëve, vendosën të bëjnë çdo sakrificë dhe të mos e
tregojnë vendndodhjen e tyre, në çfarëdo rrethane. Ato u fshehën në
grykën e një pusi, në një arkë metalike. Për një kohë, në vitet që
pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin të zhdukur. U
rizbuluan në kishën e kalasë së qytetit në vitin 1968, në një gjendje
tejet të dëmtuar.

Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, "Codex
Purpureus Beratinus" u dërgua për restaurim pranë Institutit Arkeologjik
të Kinës, ku u realizua një riprodhim identik, plotësisht i
shfrytëzueshëm për studime. Vetë origjinali u restaurua, duke siguruar
tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetëgjatësi, përmes
teknikës së mbylljes hermetike të fletëve një nga një ndërmjet dy
xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda në nëntë
vëllime, të cilat ruhen pranë Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë. Nga ekspertimi prej specialistëve të Universitetit të Tiranës rezultoi
se "Beratinus-2" ishte shkruar në "lëndë me natyrë shtazore",
albuminoide, domethënë në pergamenë; kurse "Beratinus-1" në "lëndë
celuloidike me natyrë bimore", homogjenizuar përmes ngjeshjes së fletëve
të papirusit një mbi një deri në formimin e letrës së shkrimit.

Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, dy kodikët e
Beratit u dërguan pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua
restaurimi i tyre, përmes teknikës së mbylljes hermetike të fletëve një
nga një ndërmjet dy xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit "Beratinus-1" u
nda në nëntë vëllime, kurse "Beratinus-2" në 21 vëllime. Nga studimet e
mëvonshme është konstatuar se të dy kodikët janë shkruar në pergamenë
(lëkurë keci e regjur dhe e ngjyrosur). "Codex Purpureus Beratinus" u ftua të paraqitet jashtë vendit në
ekspozitën "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e
Vatikanit, në jubileun e madh të 2000-vjetorit të krishtërimit. Brenda
vendit është ekspozuar vetëm dy herë, me lejen e autoriteve më të larta
zyrtare.

"Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerësohet ndër veprat themeltare të
letërsisë ungjillore, si dorëshkrim me rëndësi të posaçme për kulturën e
krishtërimit. Ai çmohet gjithashtu për historinë e shkrimit, për vlerat
evidente kaligrafike, si përmendore e trashëgimisë së përbotshme të
dijes, si objekt shkencor i paleografisë, bibliologjisë, gjuhësisë,
historisë së besimeve.

“Kodiku i Purpurt i Beratit”, sipas Aleksudhes, duhej të ishte shkruar
“me dorën e shën Gjon Gojartit”. Mirëpo Batiffol mendon se “nuk është
tamam dora e shën Gjon Gojartit. Kodiku i Purpurt i Beratit merr një vlerë më të rëndësishme prej faktit
se është shkruar në një periudhë kur lënda biblike ende nuk ishte
kanonizuar. Dy ungjijtë që përmban kanë shmangie prej teksteve
standarte. Kjo është arsyeja që vetëm një herë në vit, një pjesë e tij,
mund të lexohej në meshë publike.

Duke u nisur prej faktit se në arkivat shqiptare ruhen mbi 100
dorëshkrime të tipit "kodik", në të cilët janë kopjuar gjatë 12 shekujve
me radhë shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetër", ungjijtë dhe tekste
të tjera të shërbesës ekleziastike, mendohet se ato mund të jenë
shkruar nga murgj vendës. Veç faktit se këto dorëshkrime krijojnë një
traditë të letërsisë kishtare, vijnë në ndihmë të këtij përfundimi edhe
të dhëna të tjera.

Hapësira iliro-biblike gjendet brenda asaj që zakonisht quhet "hapësirë
biblike". Në librat e shenjtë shën Pali citohet të pohojë: "Predikova
Jesuin prej Jerusalemit në Illyricum". Faltoret e para të krishtërimit
në këtë hapësirë u ngritën qysh në mesin e shekullit të parë pas
Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit). Në hapësirën e iliro-shqiptarëve u formuan edhe disa personalitete që
themeluan letërsinë e krishterë të ritualit roman. Kryelutja mijëvjeçare
e krishtërimit perëndimor "Ty zot të lavdërojmë" - "Te Deum Laudamus", e
cila u kompozua nga shën Niketa i Dardanisë (ose shën Niketa i
Remesianës), u përhap në disa variante në Europën Perëndimore pas vitit
525 dhe është edhe sot një prej vlerave kryesore të krishtërimit. Sipas
burimeve serioze të arkeomuzikologjisë, duke përfshirë ato britanike,
franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus
sum").

Ndërsa përkthimi i parë i Biblës prej hebraishtes në latinishte, i
njohur me emrin "La Vulgata", u arrit në vitin 405, nga një ilir tjetër i
shenjtëruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shën
Gjeri"). Shën Niketa dhe shën Jeronimi, që pasuruan kulturën e
krishtërimit të Perëndimit, patën bashkëkohës e pasues që dhanë të
njëjtën ndihmesë historike për pasurimin e letërsisë së krishtërimit
lindor, përmes përkthimeve në greqishte të vjetër të ungjijve në
dorëshkrimet e tipit "kodik". "Kodiku i Purpurt i Beratit" është i regjistruar në listën e veprave më
të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin "Memoire du Monde"
("Kujtesa e Botës") dhe prej disa vitesh gëzon kujdesin e drejtpërdrejtë
të Unesco-s.

"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë, kurse "Beratinus-2" përmban
420 fletë. Kodiku i dytë (sipas kronologjisë), i quajtur "Beratinus-2"
ose "Kodiku i Anthimit", po edhe "Codex Aureus Anthimi" - për shkak të
germës prej ari që është përdorur, i takon shekullit të 9-të. Ai përmban
katër ungjijtë (sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Matheut).

Ka pasur gjithashtu katër shembëllime të ungjillorëve, nga të cilat kanë
mbetur vetëm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukës), kurse figura e Matheut
është zhdukur. Figurat e ungjillorëve kanë korniza dekorative, që janë
ndërtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathë dhe lule).
Stilistikisht krahasohet me një kodik që ruhet në Bibliotekën e
Petersburgut dhe që u identifikua si dorëshkrim i shekullit të nëntë nga
studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e
"Kodiku grek 53". "Beratinus-1" dhe kodikët e tjerë të Shqipërisë janë vepra me rëndësi
edhe për historinë e kulturës e të shkrimit të shenjtë, por dhe të
letrarësisë në përgjithësi.
Në fondin e pasur të kodikëve të Shqipërisë, përveç
"Beratinus-1" e "Beratinus-2", bëjnë pjesë edhe dhjetëra dorëshkrime të
tjera, që kanë marrë emrat e qyteteve ku janë zbuluar ("Kodiku i
Vlorës", afërsisht shekulli i 10-të; "Kodiku i Përmetit", i shekullit të
14-të; "Kodiku i Shkodrës", i të njëjtit shekull; "Kodiku i
Gjirokastrës", i shek. të 16-të; "Kodiku i Fierit" - ose i shën Kozmait,
i fillimit të shek. të 19-të).

Në kodikët që i takojnë periudhës prej shekullit të 12-të e këndej ka
dhe të dhëna etnografike, rregulla të ndërtimit të jetës së përbashkët,
të dhënies të së drejtës, të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës
ose prej ndarjes, të ndryshimit të së drejtës në rastin e konvertimit të
fesë. Në dorëshkrimet e dy shekujve të fundit marrin më shumë rëndësi
çështjet laike. Në njërin prej kodikëve të vonët të Korçës (shek. i 18-të) disa prej
problemeve themelorë që zënë vendin qendror janë: dallimi i të urtit
prej të diturit; ç'mendojnë i urti dhe i dituri për Perëndinë; mendimi i
të diturit për fenë, amshimin dhe lirinë; mendimi i të diturit për
njeriun e mirë dhe virtytin.

Kodikët e Shqipërisë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit të
krishterë dhe mbajnë vulën e hapësirës biblike-ekumenike ku kanë jetuar
shqiptarët dhe të parët e tyre. Ato janë burim krenarie për bibliologët,
për njohësit e shkrimeve të shenjta e për kishën, por edhe objekt
studimi për etno-psikologjinë, për gjuhën dhe teknikën e shkrimit, për
kaligrafinë, për artet e zbatuara figurative dhe për ikonografinë.
Kodikët janë enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. BIBLIOGRAFI:

1. "Les Codex - Trésors de la Culture Albanaise", edit. Direction Général des Archives, 1999.
2. Prof. Kolë Popa, "Ekspertizë e kampionëve të dy kodikëve të vjetër
kishtarë", dorëshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18, faqe 1-3.
3. Theofan Popa, "Katalogu i dorëshkrimeve të kodikëve", ruhet pranë AQSH.
4. Liljana Bërxholi, "Vlera e kodikëve mesjetarë dhe puna për
evidentimin e tyre", botuar në "Arkivi shqiptar", 1999/1, f. 63-71.
5. Pierre Battifol, "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus", Paris 1886.
6. Prof. Ramadan Sokoli, "16 shekuj", Tiranë 1994.
7. Eduard Zaloshnja, "Disa të dhëna për restaurimin e dy kodikëve më të vjetër", dorëshkrim, Tiranë 2000, ruhet pranë AQSH.
8. Shaban Sinani, "Kodikët e Shqipërisë dhe 2000-vjetori i krishtërimit", në "Media", 2000/6.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3Kodiket e Beratit Empty Re: Kodiket e Beratit prej Sat 23 Feb 2013, 14:41

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
U hap ekspozita "Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri"

Në datën 3 maj, u bë përurimi i ekspozitës unikale "Dorëshkrime
Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri". Ajo u organizua nga Drejtoria e
Përgjithshme e Arkivave, Fondacioni Grek i Kulturës, Fondacioni
Kulturor i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, nën kujdesin e Kryeministrit, dr. Sali Berisha.


Mbikëqyrja shkencore e kësaj veprimtarie u bë nga filologu e paleografi
z. Agamemnon Celikas, përgjegjës i Arkivit Historik dhe Paleografik të
Fondacionit Kulturor të Bankës Kombëtare të Greqisë, për Arkivin nga
paleografi Sokol Çunga, ndërsa përfaqësuesit shkencorë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në komisionin organizativ të
ekspozitës ishin arkimandriti Justin Anthimiadhi dhe
historiani/paleografi MA Andrea Rëmbeci.Veprimtaria nisi paraditen e datës 3, me një konferencë shtypi ku
organizatorët shpjeguan rëndësinë e kësaj ekspozite dhe mënyrën e
organizmit të saj. Kisha jonë u përfaqësua në të nga Hirësia e Tij,
Episkopi i Krujës Andoni.

Pasditen e kësaj dite, në mjediset e Drejtorisë së Arkivave u bë çelja
zyrtare e veprimtarisë. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin
Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Hirësia e
Tij Andoni, ministra, ambasadorë, historianë, intelektuale të njohur,
klerikë etj.

E para i përshëndeti të pranishmit drejtorja e Arkivit të Shtetit,
Nevila Nika, që e cilësoi këtë ekspozitë si një pasaportë të bukur të
Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas saj, "në këtë ekspozitë janë rrënjët
tona dhe përmes këtyre rrënjëve ne shikojmë të ardhmen tonë."

Pastaj, Hirësia e Tij Andoni lexoi përshëndetjen e Kryepiskopit Anastas,
i cili nuk pati mundësi të merrte pjesë në ceremoni. Ndër të tjera,
Fortlumturia e tij theksonte se "Shqipëria ishte aktive dhe merrte pjesë
në krijimtarinë më të gjerë kulturore të perandorisë bizantine dhe
ruajtjes së sendeve të shenjta për qytetërimin mbarë botëror"...
"Eksponentët që prezantohen kanë një nënë që i ka lindur dhe kjo është
Kisha, ato nuk u
krijuan nga artistë indiferentë siç ndodh në epokën tonë, por u krijuan
për qëllime adhuruese duke u përdorur për jetën fetare, dhe mbështetjen e
popullit". (Fjala botohet e plotë më lart)

I pranishëm në këtë aktivitet, Kryeministri Berisha përshëndeti të
pranishmit, duke theksuar se "Këto dokumenta faktojnë gjithashtu
kontributin e shqiptarëve si komb për Krishterimin dhe qytetërimin
perëndimor”, duke shtuar se, "Kodiku i Purpurt, kodiqet e tjera janë një
pasuri e madhe, madje ndër më të mëdhatë që një komb disponon nga
kohërat e mëparshme. Ato kanë dhe një gjuhë tjetër, që dëshmojnë sesi
shqiptarët, elita e tyre i ruajti dhe i përcolli ato brez pas brezi".

Në vijim të fjalës së tij, Kryeministri Berisha siguroi punonjësit e
Arkivit se, "qeveria shqiptare do të bëj të gjitha përpjekjet që këto
vlera që pasqyrojnë fondin kishtar, kulturor, shpirtëror të kombit tonë,
të ruhen të zhvillohen gjithnjë e më shumë".Më pas, të pranishmit vizituan ekspozitën e cila do të qëndrojë e hapur
për të gjithë ata që duan ta vizitojnë deri në 4 qershor.

Në të u paraqitën 44 kodikë, që i përkasin periudhës së historike nga
shek. VI deri në shek. XVIII, ku spikatnin dhe dy kodikët e njohur,
Beratinus Purpureus 1 dhe Beratinus Purpureus 2, pjesë e Regjistrit të
Kujtesës Botërore të UNESKO-s, që prej vitit 2005. Për të dhënë një
pamje më të plotë dorëshkrimeve në këtë ekspozitë u paraqitën edhe 28
panele fotografike që jepnin një informacion më të detajuar dhe më të
zgjeruar të brendësisë së kodikëve.

Një ekspozite e kësaj natyre organizohet për herë të parë në vendin tonë
dhe ka për qëllim afrimin e publikut tek këto thesare që u krijuan nga
Kisha Orthodhokse në shekuj dhe që klerikët, besimtarët i ruajtëm me
përkushtim e vetëmohim. Ato, si të gjitha kishat, ikonat dhe arkivat që i
mbijetuan persekutimit të egër monist, u morën nga shteti, që i ka ende
në zotërim.Në datën 4 maj, në mjediset e Arkivit u zhvillua me këtë rast edhe një simpozium shkencor.

Thoma Dhima


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons