Forumi Kuq E Zi
Si u zbuluan Kodikët e Beratit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si u zbuluan Kodikët e Beratit Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Si u zbuluan Kodikët e Beratit Empty Si u zbuluan Kodikët e Beratit prej Wed 28 Sep 2011, 19:20

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Studiuesi francez Pjer Batiffoli, gjatë vizitës nëpër kishat e Beratit në vitin 1865 mbeti i mahnitur nga zbulimi i disa Kodikëve të vjetër kishtarë. Nga Kodikët më të njohur, për të cilët na flet Batiffoli është Codex purpurus Beratius Ø, vepër e shek. VI-të si dhe Codex aureus Anthimi që i përket shekullit të IX-të.

Por si u bë e mundur që ky Kodik të mbërrinte deri në ditët tona?

Atdheu ynë, Shqipëria gjithmonë ka qënë në fokusin e pushtimeve nga armiqtë e ndryshëm. Luftrat e panumërta sillnin gjithnjë me vete përndekje e shkatërrime si edhe grabitjen e vlerave kulturore.

Në vitin 1356 serbët dogjën Beratin, që ishte një nga qendrat kryesore të zhvillimit të arbërit dhe të Kishës Orthodhokse. Pikërisht në këtë situatë të vështirë, meshtari Skuripeqi së bashku me murgun Theodhulos ngarkuan në 27 thasë Kodikët e Shenjtë kishtarë dhe i fshehën, me qëllim që kultura Shqiptare të mos dëmtohej dhe grabitej e që ky komb të mos mbetej pa traditë e histori.

Gjatë Luftës së I-rë botërore austriakët që pushtuan Beratin dhe rrethinat e tij përdorën të gjitha mjetet, që nga premtimet joshëse dhe deri tek kërcënimet kundër epitropëve të kalasë, për të treguar vendin e fshehtë.

Kështu që këto vepra të shenjta mbijetuan në sajë të njerëzve shpresëtarë e patriotë të Kishës sonë. Kjo histori e thjeshtë por heroike është përsëritur sa e sa herë nëpër shekuj, ku të huaj të tjerë herë nën petkun e mikut e herë nën kërcënimin e armëve, u përpoqën t’i grabisin këto thesare të popullit tonë. E në të gjitha këto raste, shpresëtaria e popullit orthodhoks i ka dalë për zot duke i ruajtur si dritën e syve këta libra të shenjtë, ashtu siç ka ruajtur edhe thesaret e tjera që përbëjnë identitetin tonë kombëtar. (31)

Deri në pushtimin e Shqipërisë nga italianët fashistë, Kodikët e Beratit u paraqiteshin besimtarëve vetëm një herë në vit, në të kremten e Shën Joan Pagëzorit. Më vonë ata u ruajtën me fshehtësi nga kleri dhe epitropët e kishave të Beratit. Kodikët e Beratit janë zbuluar shumë vonë. Në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të. Zbuluesi i tyre është psalti i qytetit të Beratit Nasi Papavli nga lagja Mangalen. Zbulimi i tyre u bë në këto rrethana;

Nasi ishte djalë prifti dhe çdo të Djelë që në moshë të re, shoqëronte të atin kur ngjitej në lagjen kala për të meshuar në Kishën e Shën Trinisë, për ta ndihmuar dhe për të mësuar të psalë. Kur djali u rrit dhe ishte në moshë madhore, një ditë pas meshës, kur kisha ishte e boshatisur nga besimtarët, i ati e thirri brenda në Hierore dhe i tha se do t’i tregonte një sekret të rëndësishëm.

Ai i tregoi një kapak pranë Tryezës së Shenjtë dhe i tha që ta hiqte. Para syve të djalit u duk në errësirë një gropë e thellë. Aty i tha i ati, janë fshehur dy libra me vlerë të madhe, të cilët të huajt janë përpjekur t’i shtien në dorë.

Pasi i ati vdiq Nasi mori rrugën e kurbetit, shkoi në Amerikë për të siguruar jetën e familjes. Pas shumë vjetësh u kthye në atdhe. Thonë se amanetin se tret dheu dhe Nasit i rëndonte shumë amaneti i të atit, por nuk shihte asnjë rrugëdalje. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe italianët nisën të interesoheshin për ato dy libra.

Pas çlirimit të vendit në vitin 1956, Nasi u transferua familjarisht në Tiranë dhe u krijuan kushte për ta ndjekur problemin. Megjithatë nuk e pati të lehtë sepse përmbajtja e librave ishte fetare dhe regjimi ishte ateist.

Më në fund, trokiti në Institutin e Shkencave ku kërkoi takim me Prof. Dr. Aleks Budën, kryetar i këtij Instituti. Ai e priti, e dëgjoi me vëmendje dhe i premtoi se do të interesohej dhe do ta njoftonte. Në takimin tjetër Prof. Dr. Aleks Buda i tha se çështjen ja kishte referuar Degës së Brendshme të Beratit, kishte shkuar edhe vetë në Berat, por përgjigje nuk kishte marrë.

Siç duket epitropët e klasës nuk kishin besim tek autoritetet komuniste. Pësëmbëdhjetë vjet me radhë Nasi, çdo dy javë shkonte në Institutin e Shkencave për të marrë ndonjë përgjigje.

Më në fund vëllimet u gjetën dhe vetëm atëherë Nasi mësoi se dy librat aq të kërkuar nga të huajt ishin Kodikët e shekujve të hershëm me vlerë të rrallë historike. Por Kodikët ishin dëmtuar keq nga lagështira dhe kishin nevojë të restauroheshin, prandaj u dërguan në Kinë rreth viteve 70-të.

Duart e arta të artizanëve kinezë i kthyen Kodikët në gjëndjen e mëparshme dhe pas disa vitesh iu dorëzuan Arkivit Qendror të Shtetit ku ndodhen edhe sot, nën dispozicionin e studiuesve shqiptarë. Dorëzimi i Kodikëve u bë me ceremoni.

Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të lartë. Ato ditë Prof. Dr. Aleks Buda botoi një artikull të gjatë në gazetën “Zëri i Popullit” për rëndësinë e Kodikëve të Beratit, ku shprehte njëkohësisht konsideratën e tij të veçantë për familjen e Nasi Papapavlit.

Kur i biri e falenderoi atë për çka kishte shkruar në gazetë, Prof. Dr. Aleks Buda iu përgjigj: “U çlirova nga një barrë e rëndë morale karshi babait tuaj, i cili me një përkushtim, këmbëngulje dhe durim të habitshëm nuk reshti së ardhuri në Institut çdo dy javë, për 15 vjet rresht, për të marrë ndonjë përgjigje për fatin e Kodikëve.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2Si u zbuluan Kodikët e Beratit Empty Re: Si u zbuluan Kodikët e Beratit prej Sat 23 Feb 2013, 14:45

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
"Kodiket e Shqiperise" i jepen publikut nga Arkivi i Shtetit

Ka qene nje ngjarje kulturore, botimi i Drejtorise se Pergjithshme te
Arkivit te vepres shkencore te ilustruar "Kodiket e Shqiperise". Ne kete
perzgjedhje, jane studimet e nje periudhe 135 vjecare te 100 kodikeve
dhe 17 fragmenteve te "FONDIT 888" te Arkivit bashke me referenca, nje
fjalor shpjegues dhe shume shenime sqaruese. Nje redaksi, e drejtuar nga
Dr.Shaban Sinani, drejtori i Institucionit, ka bere te mundur hartimin e
vepres prestigjioze, qe eshte kontribuar financiarisht nga UNESCO dhe
patrimonuar nga Presidenti Moisiu

Ben Andoni

Jane disa ngjarje qe e bejne krenare kulturen kombetare. Nje e tille, pa
asnje dyshim, ka qene edhe aktiviteti i djeshem i Drejtorise se
Pergjithshme te Arkivave ne "Sheraton Tirana". Ku eshte prezantuar,
vepra madhore shkencore e ilustruar, "Kodiket e Shqiperise" kushtuar
doreshkrimeve ungjillore, qe i jane bere te njohura publikut per nje
periudhe historike gati 135 vjecare. Jo me shume se nje arritje,
aktiviteti i djeshem i bashkeorganizuar dhe me Komisionin Kombetar te
UNESCO-s dhe Akademine e Shkencave ka qene edhe sfida e shkencetareve te
historise shqiptare per nje disipline kaq profesionale. Per te qene te
sinqerte "tradita e shkrimeve kishtare ne Shqiperi ka pasur me shumevemendje ne shkencen boterore, sesa ne ate antropologjike shqiptare", ka
shtuar Prof. Shaban Sinani, nje nga organizatoret kryesore te ketij
botimi prestigjioz. Duhet shtuar se per shkak te pozicionit ateist te
shtetit shqiptar, per nje kohe relativisht te gjate, keto studime jane
lene menjane. Ndersa, pranohet nga ana tjeter, se per te hulumtuar dhe
per te studiuar keto kryevepra do te duheshin specialiste te vertete, te
denje per te vleresuar si duhet keto thesare.

Aktiviteti

Ishte i gjithe ky sfond, qe ka mbledhur dje paradite, akademike te
shquar, studiues te njohur nen patronazhin e Presidentit te Republikes,
Alfred Moisiu. Dr.Shaban Sinani, qe ka drejtuar aktivitetin, ka
prezantuar dhe tre recenzente te njohur, respektivisht Prof. Andromaqi
Gjergji, Prof. Aleksander Meksi dhe Prof. Neritan Ceka. Te tre
studiuesit kane vleresuar botimin, si nje kontribut per kulturen
kombetare dhe si nje ndihmese per vetedijen e shqiptareve. Ne kete linje
ka qene edhe presidenti i Republikes, i cili ka shtuar se "rinia jone
duhet te jete e ndergjegjshme per kete qe trashegon" dhe ne fund ka shtuar qe "keto vlera duhet te
njihen nga politika shqiptare". Dr.Sinani, i cili eshte inisiator i
kesaj vepre, ka vleresuar gjykimin, qe i eshte bere vepres duke premtuar
se sugjerimet profesionale do te ishin te vlefshme per botimet e tjera.
Ne aktivitet kane qene te pranishem studiues dhe punonjes te ndryshem
te disiplinave historike dhe shume aktiviste te Shoqerise Civile.

Per kodiket

Dy kodiket, qe ishin prezente ne sallen e konferencave te Sheratonit
kane qene pika ku u zhvendos me vone, interesimi viziv i auditorit te
zgjedhur. Dy mrekulli, si mund te quheshin dy kodiket e demostruar, kane
qene me pas, ajo qe lidhte aktivitetin me rendesine e tij. Publiku i
gjere i njeh kodiket nga aktivitetet e vazhdueshme, qe ka krijuar
Drejtoria e Arkivave. Ndersa, i fiksuar ne mendjet e shume syresh, ka
mbetur "Kodiku i purpurt i Beratit-Codex Purpureus Beratinus", qe u
ekspozua edhe ne Vatikan. Ky doreshkrim nga te paktit e mbetur te kohes
se tij eshte i lidhur dhe vazhdon qe te lidhet me emrin e Shen Gjon
Gojartit, qe mbahet si nje nga protagonistet e hershem te krishterimit. Rendesia e
ketij kodiku eshte se tek ai mund te evidentohet ne nje fare menyre,
kalimi prej fjales se shenjte tek shkrimet e shenjta. Thuhet nga
studiuesit vendas se numri i kodikeve tane te njohur ne bote eshte i
kufizuar. Por "Beratinus" kalon shume perpara. Ai ka vlere sepse ne te
gjenden gjurme te shkrimeve siriake (Te Lindjes) dhe te Perendimit.
Duhet thene se ne Shqiperi, dijetari i pare qe i beri te njohur ato, ka
qene Ilo Mitke Qafezesi. Ndersa, duke iu kthyer Beratinus, rendesia e
tij eshte e madhe, se vellime si ai kane mbijetuar pak ne bote, referuar
studiuesve.

Botimi

Redaksia e drejtuar nga Dr. Sinani ka perzgjedhur per vepren "Kodiket e
Shqiperise" pjesen me te madhe te artikujve dhe shkrimeve te ndryshme
njohese dhe studiuese per doreshkrimet ungjillore, per publikun, ne nje
periudhe me te gjate se nje shekullore. Si parendes eshte marre ipeshkvi
i Beratit, Anthim Aleksudhi dhe eshte vazhduar me te tjere. Jane perzgjedhur per kete 100 kodike dhe 17 fragmente. Keto jane pjese e
"Fondit 888" te AQSH-se. Nuk jane futur ende dhe presin driten e
botimeve te tjera, nje numer kodikesh, qe jane ne arkiv, por ne fonde te
tjere respektive si ne ato te "Arqipeshkvise se Gjirokastres,
Drinopolit, Shkodres, Manastirit te Shen Gjon Vladimirit dhe disa fonde
te tjera. "Disa kodike, si 'Liturgjia e Shen Gjon Gojartit', qe
pershkruan Batiffol-i, pa bere fjale per disa te tjere, qe ky nuk arriti
t'i shohe me sy, si nje kodik i shekullit te pare qe ruhej ne
Gjirokaster, si edhe nje kodik tjeter i shekullit te 4-t, ekzistenca e
te cilit do te ndryshonte kalendarin e kulturave ne shkalle evropiane e
boterore, sikurse dihet me vone u zhduken pa gjurme. Tani ato ekzistojne
vetem ne pershkrimet e studiuesve", veren studiuesi Sinani. Shumica e
shkrimeve qe botohen ne kete veper jane te karakterit "katalog".
Alekxoudis pershkroi 6 doreshkrime; Battifol pershkroi e analizoi 16,
megjithese kishte permendur me shume. Eshte edhe studimi i Koder-it e
Erich Trapp-it. Keta erdhen dhe i pane ne arkivat tona ne vitet '60. Ata
i bene te njohur ne listat nderkombetare, ekzistencen e nje numri
kodikesh te panjohur te botes shqiptare dhe pergatiten dhe studimet per
Beratinus-1 dhe Beratinus-2. Redaksise, qe ka pergatitur botimin, i
eshte dashur te punoje dhe per shenimet shpjeguese, saktesuese dhe krahasuese ne dy forma: si shenime te brendashkruara dhe
si shenime ne fund te faqeve. Ketij botimi i eshte shtuar dhe nje
fjalorth. Duhet shtuar se botimi eshte mbeshtetur financiarisht nga
UNESCO dhe dje Dr. Sinani nuk ka harruar pa permendur edhe kontributin e
Dr.Matsuura, Drejtorit te Pergjithshem te UNESCO, qe e ka vleresuar dhe
ndihmuar kete botim.

Perfundim

Cfare duhen te gjitha keto-mund te pyesin njerez te thjeshte? Ne fakt,
jo ndonje gje e madhe, por Shoqata Nderkombetare Biblike, qe eshte duke
punuar ne Londer, dhe qe punon per redaktimin e Dhiates se Re, mbi bazen
e referencave te doreshkrimeve te vjetra, me qellim qe ky tekst te jete
i pranueshem per te gjitha kishat, doreshkrimin "Beratinus" p.sh. e
vlereson si nje prej pikembeshtetjeve me te rendesishme te nismes se
saj. Kjo eshte nje nga gjerat e fundit, qe Shqiperia dhe trashegimia e
saj i ka falur pafund Krishterimit. Kete mision, dje, punonjesit e
Arkivit e ndjenin teksa kishin pse te ishin krenare perpara auditorit,
qe ka pershendetur iniciativen e tyre.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3Si u zbuluan Kodikët e Beratit Empty Re: Si u zbuluan Kodikët e Beratit prej Sat 23 Feb 2013, 14:46

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Kodikët: Thesare të Kulturës së Popullit Shqiptar

Kodikët janë objektet më të vjetra dhe më origjinale që vërtetojnë për
kulturën e traditën e lashtë të popullit tonë ndër shekuj. Kodikët janë
libra që përmbajnë shkrime të shenjta agjiografike e jetë shenjtorësh.
Kodikët konsiderohen si dëshmitë më të hershme të historisë së shkrimit
nëpër trevat shqiptare. Rëndësia shkencore e të dhënave historike që
përmbajnë Kodikët kishtarë qëndron në faktin se ata janë me prejardhje
shqiptare. Zbulimi i Kodikëve vërteton qartë se Kisha Orthodhokse ka
qenë djepi i kultivimit dhe i ruajtjes së kulturës kombëtare.

Në Arkivin Qendror të Shtetit ndodhen 100 kodikë të plotë. Por ky nuk
është numër i saktë, sepse kërkimet e viteve të fundit kanë bërë të
mundur evidentimin e mjaft Kodikëve të rinj, që ruhen nëpër bibliotekat
familjare. Të gjithë këta të marrë së bashku e pasurojnë gjeografinë e
shpërndarjes së tyre. Përsa i përket përmbajtjes, Kodikët janë një
kompleks i vlerave shpirtërore.
Kodikët u shkruan kryesisht prej shekujve VI-XVIII-të. Pothuajse të
gjithë përfaqësojnë dorëshkrime me përmbajtje biblike e liturgjike (jetë
shenjtorësh dhe histori kishe). Në Kodikët e shek. XII-të e këndej ka
edhe të dhëna etnografike. Gjithashtu në Arkivin Qendror të Shtetit ndodhen edhe 17 Kodikë të dëmtuar, të cilët janë vetëm fragmentarë.

Kodikët janë të larmishëm e ndryshojnë ndërmjet tyre:
- Kodiku i shek.VI-të është shkruar me shkronja kapitale, me argjend të shkrirë, në pergamenë të purpurtë.
- Kodiku i shek. IX-të është shkruar me shkronja të vogla ari.

Kodikë të tjerë të shekujve të mëvonshëm janë të shkruar me shkronja
ngjyrë kafe, iniciale ari, në pergamenë ose në letër. Gjuha me të cilën
janë shkruar Kodikët është greqishtja e vjetër ose latinishtja si edhe
pak sllavishte e vjetër. Kaligrafia prej ari e argjendi është shoqëruar
edhe me silueta figurinash me motive lulesh, vinjeta në formë
katërkëndëshi, me shpezë të stilizuar jashtë vinjetave etj.

Ka Kodikë ku çdo faqe paraqet diçka të veçantë. I tillë është një nga
Kodikët e Beratit ku në çdo faqe, kanonet e Eusebit janë stolisur me
skema gjeometrike, kolona e fusha të pikturuara me lule të stilizuara. Kapakët e këtyre librave janë kryesisht prej dërrase, të veshur me
lëkurë apo pëlhurë kadife të stampuar me pamje ungjillore, motive
lineare të pasuara me lule e gjethe të stilizuara.

Arkivi Qendror i Shtetit disponon një katalog me rreth 200 faqe
dorëshkrim, ku përshkruhet përmbajtja e çdonjërit prej Kodikëve. Ky
katalog është hartuar nga teologu i apasionuar Theofan Popa.

Njohtimet e para për Kodikët Për praninë e Kodikëve në trevat shqiptare njoftimin e parë e ka dhënë
Episkopi i Beratit Anthim Aleksudhi, nga gjysma e dytë e shek XIX-të në
vitin 1868 në librin "Përshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së
Shenjtë të Beratit" botuar në Korfuz. Në vitin 1885 vjen në Shqipëri
studiuesi francez Pjer Batiffoli. Gjatë vizitës së tij nëpër kishat
orthodhokse të Beratit, ai mbeti i mahnitur kur zbuloi Kodikët. Siç
thotë edhe vetë Batiffoli, që u njoh vetëm me një pjesë të Kodikëve, për
të cilët hartoi një katalog në formën e një biografie të shkurtër të
librave. Në këtë katalog Batiffoli nënvizon: “Nuk m`u lejua veçse një
iventar i shkurtër, kam përshtypjen dhe s’jam aspak i sigurt të kem parë
gjithçka”.

Ndër Kodikët më të njohur, që përmend Batiffoli në katalogun e tij janë
edhe “Codex purpurus Beratinus Ø”, vepër e shek. VI-të dhe “Codex aureus
Anthimi”.

Ai gjeti tre Kodikë kristografikë të stilit bizantin të shkruar me ar
dhe me argjend, ndërkohë kur në mbarë botën numëroheshin jo më shumë se
12 të tillë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4Si u zbuluan Kodikët e Beratit Empty Re: Si u zbuluan Kodikët e Beratit prej Sat 23 Feb 2013, 14:46

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Nje kodik i shekullit te XVII ne arkivin e Muzeut Kombetar

TIRANE, 13 Prill2001
ATSH

-Klotilda Biçaku

- Nje kodik me vlera te rralla historike, i cili i perket shekullit te
XVII, me origjine nga Vithkuqi i Korçes ndodhet ne arkivin e Muzeut
Historik Kombetar.
Burime nga Muzeu Historik Kombetar thane te enjten per ATSH-ne se,
"kodiku ne gjuhen greke i shtypur ne Venedik te Italise permban kater
ungjijte, komente liturgjike dhe kalendarin e festave fetare".
Kodiku ka nje numer te madh gravurash me interes te veçante historik, te
cilat jane te stilit barok dhe jane e vetmja deshmi qe arti barok
europian eshte pelqyer dhe njohur ne Shqiperi.
Ndersa kapaku i kodikut ka punime ne reliev prej floriri, te cilat
paraqesin kater ungjilloret, Mateun, Markun, Luken dhe Gjonin, nje skeme
te Krishtit ulur ne fron dhe qe ka anash Shen Merine dhe Shen Gjon
Pagezorin si dhe disa koka engjejsh. Punimi artistik i kapakut prej
floriri i perket shekullitte XVIII dhe eshte i stilit postbizantin.
Sipas specialisteve, ky stil kombinon me zhvillimin e ikonografise
shqiptare te shkolles se Korçes si dhe me emrat e ikonografeve David
Selenica dhe Kostandin Shpataraku.
Ne faqet e brendshme te Kodikut ka disa shenime ne greqisht perkthyer
nga bizantologu shqiptar Theofan Popa, te cilat saktesojne daten e
djegies se Vithkuqit dhe shkaterrimin e kishave te tij ne vitin 1822.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

5Si u zbuluan Kodikët e Beratit Empty Re: Si u zbuluan Kodikët e Beratit prej Sat 23 Feb 2013, 14:49

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
BEHEN TE NJOHUR 100 KODIKE TE SHQIPERISE

Prof. as. dr. Kaliopi Naska
Prof. as. dr. Shaban Sinani


Ne librin "Kodiket e Shqiperise", veper shkencore e ilustruar, jane
perzgjedhur e botuar pjesa me e madhe e artikujve dhe shkrimeve me
karakter studimor e njoftues per doreshkrimet ungjillore, qe i jane
paraqitur publikut per nje periudhe afro 135-vjecare, qysh se ipeshkvi i
Beratit, Anthim Aleksudhi (Anthimus Alexoudes), dijetari, "miku i
artit", sic e quanin me miredashje ne Kostandinopoje, pershkroi, per te
paren here, ne librin e tij "Pershkrim i shkurter i mitropolise se
shenjte te Beratit", disa nga kodiket me te vjeter, qe ruheshin ne
kishat e manastiret e besimtareve shqiptare.

Ne veper jane perfshire dhe studime te paleografeve, tekstologeve, kataloguesve dhe bibliologeve te huaj e vendes.

Tradita e shkrimeve kishtare

Sikurse do te vihet re prej vete lexuesit, tradita e shkrimeve kishtare
ne Shqiperi ka pasur me shume vemendje ne shkencen boterore se sa ne ate antropologjike shqiptare, ne ate kuptim qe shkenca amerikane njeson
dijen per historine e kultures njerezore. Kjo lidhet me shume arsye, nga
te cilat njera eshte ajo e pozites ateiste te shtetit shqiptar per nje
periudhe relativisht te gjate, por kryesorja eshte mungesa e
specialisteve me njohuri nderdisiplinore per te gjykuar e vleresuar.

Studiuesit e huaj ia kane kushtuar vemendjen kryesore "Kodikut te
Purpurt te Beratit" - Codex Purpureus Beratinus F - i njohur gjeresisht
me emrin e shkurter "Beratinus". Ne fakt emrin e Beratit e ka marre si
epinom edhe "Kodiku i Arte i Anthimit", i cili mbiquhet shpesh
"Beratinus-2". Kjo ka ndodhur jo vetem per faktin se "Beratinus" i
takonte nje periudhe shume te hershme (i shkruar ne kufijte e fundme te
paleokrishterimit); jo vetem sepse per nje kohe te gjate emri i tij
eshte lidhur e vazhdon te lidhet me emrin e Shen Gjon Gojartit (Joan
Chrysostome), nje prej protagonisteve dhe reformatoreve me te medhenj te
historise se krishterimit te hershem; jo vetem sepse doreshkrime si
"Beratinus" kane mbijetuar ne bote me pak se gishtat e dores; por, mbi
te gjitha, per faktin se, sic e ka vene re mencurisht P. Batiffol, ne tekstin e ketij doreshkrimi ka here pas here "shmangie
leximi" ("conflate reading"), qe lidhen me karakterin jonormativ te
ketyre fragmenteve kalimtare.

Historia e mendimit ungjillor

"Beratinus" mori rendesi boterore si nje doreshkrim i hershem qe mund te
ndihmonte per te plotesuar historine e zhvillimit te mendimit
ungjillor, nepermjet studimeve te posacme te tekstologjise kritike
("textual criticism"), qe mund te thuhet se, ne dijen shqiptare, sapo
kane filluar. Ne nje veshtrim me te gjere keto studime do te evidentonin
se cfare ndodhi ne procesin e kalimit prej fjales se shenjte tek
shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor gojor tek predikimi
kanoni. Rendesia e "Beratinus-it" u theksua edhe me nga fakti se ne tipologjine e
tekstit te tij gjenden gjurme te shkrimeve siriake (te Lindjes) dhe te
Perendimit njeheresh. Ketij mendimi i jane permbajtur shume dijetare,
prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e me pas Roderic L. Mullen. Kjo e
ben ate nje prej doreshkrimeve me te rendesishem per te krahasuar
shkollat e shkrimeve ungjillore dhe procesin historik te kanonizimit te
shkrimeve te shenjta ne pergjithesi.

Numri i kufizuar

Per fat te keq, numri i kodikeve me njohje nderkombetare te ruajtur ne
Shqiperi, duke perjashtuar "Kodikun e Arte te Anthimit" (nje doreshkrim i
rralle krysografik, ne pergamene te purpurt) dhe disa te tjere, me
gjithe kete vemendje, qe e tejkalon interesin e shkences vendese, eshte i
kufizuar. Te pakte kane qene ata qe kane bere studime duke pasur njohje
te drejtperdrejte per kodiket. Disa te tjere kane shkruar duke pasur si burim jo vete kodiket, por studimet mbi to.

Ne Shqiperi dijetari i pare qe ka bere te ditur ekzistencen e
Beratinus-it dhe te disa kodikeve te tjere ka qene Ilo Mitke Qafezezi.
Ky qe me shume i preokupuar per "Kodikun e Koste Beratit", ne te cilin
gjendej nje alfabet i panjohur i shqipes me grafema helene, por nuk
harroi te permendte pak me gjeresisht vlerat e thesarit doreshkrimor
beratas. Me kete rast ai krijoi edhe neologjizmin "shkresedore", per
"manuscript" - doreshkrim, qe nuk pati fat te mbetej ne gjuhen aktive.

Redaksia qe pergatiti vepren "Kodiket e Shqiperise" parapelqeu ne kriter
perzgjedhjen e studimeve dhe artikujve me karakter shkencor, botuar ne
revista akademike-universitare dhe buletine shkencore. Nje numer
artikujsh te botuar here pas here ne shtyp thjesht per qellime njohjeje
dhe vleresimi nuk jane perfshire. Per ndonje prej ketyre te fundit, qe
ka pasqyruar perparim te dijes e te informacionit rreth kodikeve, eshte
bere perjashtim. Duke iu permbajtur kuptimit terminologjik qe i eshte dhene fjales
"kodik" ne arkivistike, kane mbetur jashte kesaj vepre nje numer
studimesh me karakter filologjik, nder te cilet vecohen studimet e
albanologut gjerman Armin Hetzer, shkrimet e te cilit kane pasur dhe
kane rendesi per te bere te njohura vlerat gjuhesore te disa kodikeve te
Shqiperise; si dhe studimet e ak. Alfred Uci kushtuar vepres se Teodor
Kavaliotit: logjikes, fizikes dhe metafizikes se tij, tekste te
akademise se Voskopojes.

Fondi i rralle

Me "kodike te Shqiperise" ne kete veper, me ndonje perjashtim tejet te
rralle, kuptohet vetem "Fondi 888" i AQSH-se, ku jane koleksionuar 100
kodike dhe 17 fragmente. Ndoshta numri i kodikeve qe gjenden ne fonde te
tjere ne kete arkiv (arkipeshkvia e Gjirokastres / Drinopolit /,
arkipeshkvia e Shkodres, manastiri i Shen Gjon Vladimirit dhe disa fonde
te tjere, nominale) eshte i barabarte me ato te "Fondit 888". Por keto
jane ende te pakataloguar ne nje regest teresor. Ka dhe per to te dhena
te thjeshta informimi, por ne fondin ku gjenden.
Disa kodike, si "Liturgjia e Shen Gjon Gojartit", qe pershkruan
Batiffol-i, pa bere fjale per disa te tjere qe ky nuk arriti t'i shohe
me sy, si nje kodik i shekullit te pare qe ruhej ne Gjirokaster, si dhe
nje kodik tjeter i shekullit te 4t, ekzistenca e te cileve pa dyshim do
te ndryshonte kalendarin e kulturave ne shkalle europiane e boterore,
sikurse dihet, me vone u zhduken pa gjurme. Tani ato ekzistojne vetem ne
pershkrimet e studiuesve.

Nje numer i madh kodikesh gjenden ne institucione te tjera: ne
Biblioteken Kombetare, ne Muzeun e Artit Mesjetar te Korces, ne
bibliotekat e institucioneve te Akademise se Shkencave, si dhe ne
bibliotekat e qytetareve. Deri ne fillim te viteve 1990, nga veprimtaret
e sherbimit arkivor, jane raportuar deshmi per ekzistencen e kodikeve
te tjere mesjetare ne familjet qytetare shqiptare. Ne kete kuptim,
mungon nje regjister kombetar, nderinstitucional, i te gjithe kodikeve
te Shqiperise. Karakteri katalog

Shumica e shkrimeve qe botohen ne kete veper jane te karakterit
"katalog". Alexoudis pershkroi 6 doreshkrime. Batiffol pershkroi e
analizoi 16, megjithese permendi shume me teper: nuk pati mundesi t'i
shihte e t'i analizonte. Ne formen e nje katalogu paraqitet edhe studimi
i Johannes Koder-it e Erich Trapp-it: keta paten mundesi te vizitojne
arkivat e Shqiperise dhe te shohin koleksionin e kodikeve qe ishin
mbledhur deri atehere (mesi i viteve 1960) dhe ruheshin ne AQSH.
Studimet e tyre shpallen ne listat nderkombetare ekzistencen e nje numri
kodikesh te panjohur te botes shqiptare. Ne ate kohe nje pjese e madhe e
kodikeve gjendeshin ende ne pronesi te kishave dhe manastireve dhe
Koder-Trapp nuk paten mundesi t'i katalogonin te gjithe. Nje skede me te
dhena te plota te perditesuara u pergatit prej tyre per dy me te
rendesishmit e kodikeve te Shqiperise: Beratinus-1 e Beratinus-2. Ne kete botim nuk jane perfshire kataloget e R. Gregory-t (botuar ne
fillim te shekullit te 20-te) dhe te Gregory-Aland (botuar ne fund te
shekullit te 20-te), sepse ne to behet fjale per rreth 5000 doreshkrime
me karakter kishtar dhe ne to disa kodike te Shqiperise permenden sipas
radhes kronologjike ne liste, por jo me vete. Ne keto studime, per vete
karakterin global te tyre, per kodiket e Shqiperise behet fjale
kalimthi.

Kataloguesit e huaj gjithnje i jane permbajtur ndarjes se doreshkrimeve
ungjillore ne tre grupe: 1. Maiuscule (shkronjemedha); 2. Minuscule
(shkronjevogla) dhe 3. Lectionary (ligjerata ungjillore, fragmente
ungjijsh, ungjij ne perikope).

Te dhenat e kataloguesve te medhenj te letersise ungjillore
(Gregory-Aland), sa u takon kodikeve te Shqiperise, megjithate, jane te
pranishme ne kete veper permes evokimit te tyre prej studiuesve te
tjere. Historia

Ne Shqiperi nje katalog te kodikeve te Shqiperise pati pergatitur
Theofan Popa, i cili iu kushtua kesaj pune ne vitet e fundit te jetes se
tij, ne vitet 1980. Katalogu i Popes u pergatit per nevoja sherbimi, si
mjet informimi dhe kerkimi arkivor. Ne kete katalog, pergjithesisht,
kodiket renditen sipas radhes kronologjike, por jo gjithnje respektohet
kriteri kronologjik, kryesisht sepse doreshkrime te hershme jane zbuluar
e pranuar ne arkiv ne nje kohe kur vendin e tyre sipas radhes kohore e
kishin zene te tjera, qe ishin bere me heret prone e arkivave. Ne
pershkrimet e Popes here pas here, ne te rralle, permendet edhe numri i
references ne inventaret e Gregory-Aland, por nuk zbatohet kriteri
klasifikues i tyre. Ende mungon nje analogim perfundimta i numrave te
references te doreshkrimeve ungjillore te Shqiperise ne katalogun e
AQSH-se dhe ne katalogun e Gregory-Aland apo te Koder-Trapp. Botimi
"Kodiket e Shqiperise" mundeson komunikimin e studiuesve brenda dhe
jashte vendit, duke siguruar, pike se pari, identifikimin e te njejtit
objekt.
Duke qene se katalogu i Popes nuk qe pergatitur nga autori si nje veper
per botim, redaksise i eshte dashur te punoje me pergjegjesi me
daktiloshkrimin, per qartesimin e mendimit dhe rrjedhshmerine e frazes,
per saktesimin dhe njehsimin e termave, si dhe per disa plotesime te
domosdoshme.

Rendesia

Merr rendesi, ne kete kuader, studimi i Dr. Roderic L. Mullen, nga
universiteti i Birmingamit, i cili pershkroi dhe krahasoi, ndonese jo
teresisht (vetem per doreshkrimet me karakter ungjillor) numrat e
references te katalogut te Gregory-Aland me ato te katalogut te Popes,
duke lehtesuar e mundesuar shfrytezimin e literatures shkencore
tradicionale dhe te re per kodiket. Katalogu i Popes, se bashku me studimin hyres, qe eshte e para veper me
te dhena arkeografike dhe kulturore-historike thuajse per te 100 kodiket
e "Fondit 888", i cili gjithashtu u krijua nen drejtimin e tij; botohet
per here te pare.

Renditja e artikujve dhe studimeve te perfshire ne kete veper behet
sipas radhes se botimit. Kjo per te respektuar autoret, perparesite e
tyre, si dhe per t'i dhene mundesi lexuesit te vereje se cfare ka sjelle
te re, ne kohen dhe kontekstin e vet, secili nga studiuesit qe eshte
marre me kodiket. Katalogu dhe studimi hyres i Popes eshte vendosur ne
kronologji, duke pasur si reference daten e perfundimit dhe te dorezimit
ne AQSH (mesi i viteve 1980).
Ne shkrimin e emrave te njerezve dhe te vendeve redaksia ka zbatuar
parimin e drejtshkrimit te shqipes, sipas te cilit forma me e hershme e
nje huazimi eshte normeformuese, perkunder te tjerave, qe mbeten ne
perdorim me te kufizuar. Shqipja eshte nje gjuhe qe e ka prekur fjalorin
biblik qysh prej kohes se krishterimit te hershem. Nje varg emrash te
pervecem biblike e ungjillore, toponime historike te kesaj hapesire,
emra te pergjithshem te terminologjise kishtare, kane, per kete shkak,
formen e tyre te shqiperuar. Keshtu, eshte shkruar ,Gjon" per ,Joan",
sepse forma ,Gjon" del si e tille ne trajte te shkruar ne faltoret e
shqiptareve qysh ne shekullin e 7-te. Megjithate, ne te shumten e
rasteve, kur emrat e pervecem nuk kane te bejne me figura biblike, por
me personazhe historike, ne kllapa eshte dhene edhe forma e huazimit te
mevonshem te te njejtit emer biblik, kurse ne disa raste te tjera eshte
zbatuar parimi historik dhe eshte respektuar forma qe ka perdorur vete
personaliteti, si: Jan Kukuzeli i Ri, Joasafi i Beratit etj. Pothuajse te gjithe artikujt dhe studimet e ketij botimi, duke qene se
kane qene shkruar dekada e shpesh shekuj me pare, redaksia i ka pajisur
me shenime shpjeguese, saktesuese ose krahasuese, ne dy forma: si
shenime te brendashkruara ne tekstin e autorit, duke bere dallimin me
kllapa (katrore ose te kurbeta) dhe si shenime ne formen e fusnotes. Ne
rast se autoret kane pasur vete shenime ne forme fusnote, shenimet e
redaksise jane dalluar me korsiv.

Per te lehtesuar kuptimin e kesaj lende relativisht te panjohur ne boten
shqptare te letrave eshte pergatitur nje fjalorth shpjegues. Theksojme
se fjalorthi u referohet kuptimeve qe kane keto terma ne studimet per
kodiket. Ne raste te vecanta, kur ka qene e nevojshme te saktesohet nje
kuptim prej tjetrit, eshte dhene edhe permbajtja semantike e termit ne
perdorimin kishtar. Per botimin e kesaj vepre, nga redaksia, punonjesit e Drejtorise se
Pergjithshme te Arkivave dhe bashkepunetoret e saj te jashtem, eshte
punuar afro tre vjet. Nje pune e veshtire ka qene perzgjedhja dhe
pergatitja e ilustrimeve, qe jane pjese e rendesishme e promovimit te
kesaj pasurie te madhe.

* * *

Redaksia e ndien te nevojshme te falenderoje perzemersisht Presidentin e
Republikes, Alfred Moisiu, i cili i ofroi kujdestarine e vet te larte
ketij botimi dhe pergatiti me kete rast nje pershendetje inkurajuese per
pune te metejshme. Kodiket e Shqiperise" botohet me mbeshtetjen financiare te Unesco-s. Ne
falenderojme personalisht Dr. Koïchiro Matsuura, Drejtor i Pergjithshem i
Unesco-s, qe vleresoi rendesine e ketij projekti dhe e pershendeti ate
me nje fjale hyrese te ngrohte dhe dashamirese.

Nje falenderim i pervecem i perket Institutit Arkeologjik te Akademise
se Shkencave te Kines (Pekin), specialiste te te cilit shpetuan nga
demtimi i pandreqshem dy kodiket me te vjeter Beratinus, duke i
restauruar me teknologji bashkekohore dhe duke ua zgjatur jeten per
shekujt e ardhshem. Per fat te keq, nuk qe e mundur qe te perfshihej ne
kete botim ndonje studim i ketyre specialisteve, megjithese Drejtoria e
Pergjithshme e Arkivave shprehu interesin e vet per kete. Me kete veper do te rezultoje e nevojshme qe shkenca shqiptare te
kembengule per nje permase te re te dijes etnologjike, si dije
antopologjike, sic kuptohet ky term ne shkencen e sotme euro-amerikane
(,cultural anthropology,). Kjo do t'i lejonte qe etnologjia te bente
objekt studimi doreshkrime te krijuara ose te ruajtura ne hapesiren
shqiptare dhe nga njerez shqiptare, ne gjuhe dhe shkrime te kulturave
perandorake (greqisht, latinisht), te lidhura me kryeqendrat e ketyre
kulturave, me rendesi per historine e krishterimit te hershem dhe te
mendimit te krishtere ne teresi, me rendesi per ndikimin ne boten
shpirterore laike te kesaj hapesire. Keto doreshkrime nuk jane tradite
kombetare ne kuptimin e ngushte te fjales, por jane pjese e identitetit
kulturor te shqiptareve ne kuptimin e gjere te fjales, jane pjese e
vlerave europiane te kesaj kulture.

* * *

Hapi me i aferm i nje strategjie afatgjate, qe do te lejonte integrimin ne teresi te doreshkrimeve kishtare te Shqiperise ne inventaret boterore te tyre, do te ishte:

- Botimi ne gjuhe te huaj i kesaj vepre qe po i paraqitet lexuesit;

- Pergatitja e nje katalogu me te dhena te plota per pjesen tjeter te kodikeve te Shqiperise, te ruajtur jashte "Fondit 888";

- Krijimi i nje inventari kombetar te ketyre doreshkrimeve, pavaresisht
se prane cilit institucion ruhen (duke perfshire edhe ato te familjeve);


- Botimi ne shqip e gjuhe te huaj i nje katalogu me te dhena ezauruese per gjithe fondin e shkrimeve te krishtera ne Shqiperi.

E ndejme te nevojshme te theksojme se lexuesi do te gjeje ne kete veper
nje botim me karakter laik, ne te cilin historia e doreshkrimeve biblike
e ungjillore, si dhe historia e besimit, qofte studimet e autoreve te
huaj, ashtu dhe ne ato te autoreve shqiptare, shihen kryesisht si
histori kulture. Studimet e tekstologjise kritike biblike jane nje ceshtje me e
thelle, qe pret keshillimin e dijetareve te specializuar, dhe qe i takon
nje te ardhmeje jo te larget.

Shoqata Nderkombetare Biblike, me qender ne Londer, qe po punon per
redaktimin e tekstit te Dhjates se Re mbi bazen e referencave te
doreshkrimeve me te vjetra, me qellim qe ky tekst te jete i pranueshem
per te gjitha kishat, doreshkrimin "Beratinus" e vlereson si nje prej
pikembeshtetjeve me te rendesishme te nismes se saj.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons