Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Në qendër të fshatit Llixha Elbasan gjendet një shpellë misterioze, të cilën njerëzit e vizitojnë me shpresën për t'u shëruar nga sëmundje të ndryshme. Shpella ka dy nivele. Niveli i parë është rrafsh me tokën, ndërsa në brendësi zbritet në nivelin e dytë, në qendër të së cilës ndodhet një gropë në formë syri.

Vizitorët qarkojnë tre herë "syrin magjik" dhe dalin me shpresën e ndryshimit të fatit për mirë. Vizitorët janë kryesisht njerëz me probleme shëndetësore, por herë-herë edhe psiqike. Shpella quhet Guri i Fatit.

Njerëz të dëshpëruar, nga një gjendje e caktuar në të sotmen, me sa duket e kërkojnë fatin e përditshëm në një traditë me origjinë pagane
"Guri i Fatit vizitohet më së shumti në 28 gusht,ose sipas kalendarit pagan 14 gusht,qe konsiderohet si nje dite fati".

Në 28 gusht,vizitorët bëjnë peligrinazh te shpella, edhe pa patur shqetësime, por duke shpresuar te diçka më e mirë. "Në këtë ditë banorët bëjnë pelegrinazh në shpellë dhe vizitat lidhen me faktin e të pasurit fat dhe mbarësi,".

Sipas tij, rituali përfshin ndezjen e një qiriri në shpellë dhe qarkimin e trefishtë.Jo vetem ne kete date por edhe cdo fundjavë këtu vijnë shumë besimtarë, jo vetëm nga Elbasani, por edhe Lushnja, Fieri, Librazhdi e Korça.

Pranë Gurit të Fatit ndodhen shumë shtëpi, e mes tyre një lokal. Pronarja e lokalit pret dhe dëgjon me qindra besimtarë të cilët vijnë thuajse në ditët e premte dhe të diela në këtë vend.

"Kam dëgjuar shumë, por edhe kam parë shumë", thotë Elvira. Ajo kujton se një herë këtu erdhi një vajzë e rreth të 35-ve, e cila kishte dhjetë vjet që nuk lindte.

"E mbaj mend, ajo vinte nga Erseka, dhe pasi kalonte tre herë në shpellë, bashkë me bashkëshortin e saj, vinin e drekonin në lokalin tim për t'u nisur sërisht në Ersekë," thotë ajo.Edlira dhe nusja nga Erseka u bënë shoqe, dhe para një viti ajo mori një telefonatë nga Erseka. Shoqja priste një djalë.

Me besim në këtë vend, thuhet, janë shëruar me qindra njerëz gjatë viteve. Sëmundjet kanë qenë nga më të ndryshmet: depresioni, dhimbje trupi, koke, syri, etj. Edhe banorët, siç shprehen vetë ata, shkojnë te Guri i Fatit, kur shohin se diçka nuk po ecën në shëndetin apo punët e tyre.

Vitet e fundit shpella vizitohet dhe nga shumë të huaj, që për çudi, kur largohen habiten: "Si është e mundur një gjë e tillë!".Asnjë nuk e shpjegon dot faktin e ekzistencës së kësaj shpelle, por banorët e Llixhes besojnë në të, dhe janë të gatshëm të drejtojnë atje vizitorët që nuk e njohin mirë vendin.

Dua t'ju kujtoj antareve te ketij forumi qe kane nevoje per te ardhur tek kjo shpelle e vogel por plot mistere,per probleme shendetsore,ju ofroj ndihmen time si Estilen ne cdo kohe.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons