Forumi Kuq E Zi
Si te besh per vete nje femer ? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si te besh per vete nje femer ? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Si te besh per vete nje femer ? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si te besh per vete nje femer ? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si te besh per vete nje femer ?

https://kuqezi.albanianforum.net/

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
ti besh pucin ............

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
te sillesh sikur ste intereson shum Si te besh per vete nje femer ? 1416650876

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
a cqenkeni ti i bo ju te dy lart femrat per vete qenkeni tu largu edhe ato vajza qe u vijn afer

Në qoftë se kërkon sukses tek femrat, është tejet e rëndësishme të jesh ndryshe nga të tjerët! Të dish madje se si mund ta bësh atë femër që mos të të harrojë ndonjëherë. Fatkeqësisht, shumica e meshkujve, që nuk i përdorin këshillat e mëposhtme, përpiqen të joshin një femër në mënyra krejt të lexueshme. Kjo, në fakt, nuk do t’i bënte aspak tërheqës... Mundohu të përdorësh truket e mëposhtme dhe të dalësh vetëm TI nga e gjithë turma e meshkujve, të cilët rrethojnë femrën që ju dëshironi!
INICIO bashkëbisedimin simulant

Shumë meshkuj flasin për subjekte të mërzitshme gjatë takimeve. “Me çfarë merresh?”, “Ku banon?”, “Ke vëllezër apo motra?”. Këto lloje pyetjesh nuk të bëjnë të jesh i ndryshëm nga meshkujt e tjerë me të cilën ajo takohet. Do të ishte më e mira të hapësh diskutime më të këndshme apo së paku interesante. Njerëzit, veçanërisht femrat, dëshirojnë të flasin për dramë, komedi, aventura apo skandale. Me të gjitha këto, përpiqu të bësh një ekip me të dhe njëherazi t’i analizosh “stadin shoqëror”. Përpiqu të zbulosh apo imagjinosh se çfarë po flet një çift që qëndron pranë jush apo të mbani në gojë njerëzit e njohur (jo... kjo s’do të thotë se po bëheni si “femrat e liga”, por po përpiqeni t’i kuptoni ato!). Shumë femra i adhurojnë këto biseda dhe është e mundur që të shikojnë tek ty tipin interesant. Tregoji asaj që je “Prepotent dhe simpatik”. Ekziston një formulë klasike, që mund të quhet me plot gojë “formula magjike”. Sekreti është që të kesh edhe prepotencën, edhe ndjenjën e humorit në pjesë të barabarta. E rëndësishme është të dish të mbash një ekuilibër midis këtyre dy komponentëve të recetës. Në qoftë se ke besim të tepruar në vete, mund të
dukesh arrogant dhe i pasigurt. Ndërsa, në qoftë se anon më shumë në rolin e zbavitësit, me siguri do të kaloni në rolin e bufonit. Bëj pohime që të tregojnë paksa arrogant, por thuaji ato në një mënyrë të lezetshme. Përdore këtë “formulë” kur ndodhesh në shoqërinë e një femre që ti je i interesuar dhe do të shohësh që kjo do të bëjë më të qetë dhe më të lirë, ndërsa do ta bësh atë të ndihet e joshur nga ty.

Më tepër BESIM në vetvete

Shumë meshkuj nuk e dinë këtë gjë, por një prej mënyrave më të lehta dhe më të mira që mund të bësh është të kesh besim në vetvete dhe ta justifikosh atë. Çfarë beson një mashkull për veten dhe femrat, është po aq e fuqishme sa nuk ke nevojë për asgjë më shumë që ta bëjë atë të të mbajë mend.

“Nuk do ta lejoj një femër të përdorë sharmin e saj për të përfituar nga unë”, “Kam besim në vetvete dhe nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët”, “Unë jetoj jetën time, ndërsa ajo nuk është gjë tjetër veçse e ftuar që të marrë pjesë”. Si po të duken këto fraza tani që po i lexon? Me siguri ndonjë prej tyre e ke thënë më parë!... A duhet të ketë pasur ajo një mendim pozitiv për ty pas kësaj?! Është e rëndësishme si e sheh ti veten, pasi ashtu do të të shohin edhe të tjerët!

TAKIMI fillon nga shtëpia jote

Përpjekja për të sjellë një femër në shtëpinë tënde duhet të “realizohet” përpara takimit në fjalë. Në telefon mund t’i thuash: “Pse nuk kalon nga unë, më telefono kur të jesh afër dhe për disa sekonda takohemi te qoshja. Di një lokal të vogël simpatik aty, në anën tjetër të rrugës...”. Kur ajo vjen, lëre të hyjë paksa, ndoshta një minutë dhe më pas largoheni menjëherë. Pa hyrë në shtëpinë tënde, shiko orën dhe i thuaj diçka të llojit: “Upss, kisha për të bërë diçka, por s’ka problem, mund të hysh disa minuta.” Toni i zërit tënd duhet t´i japë asaj të kuptojë që ajo të ka bindur ta thuash këtë gjë, jo sepse këtë dëshiroje ti... Kjo do t’i japë asaj të kuptojë që ti nuk dëshiron me çdo kusht ta çosh në shtëpinë tënde, që je i sigurt dhe që nuk do të përfitosh nga ajo. Në këtë mënyrë do të ndihesh më mirë – të shpresojmë – në qoftë se ajo do të përpiqet të të zbulojë sekretet...

MOS u anko asnjëherë...

Mënyra më e rëndomtë për ta larguar një femër prej teje është t´i qahesh për gjëra të ndryshme. Kështu që mos iu anko për asgjë dhe as të mos i flasësh se si ndihesh kur je i vetmuar, se sa fatkeq je me femrat apo se sa kohë ka kaluar nga takimi yt i fundit me një femër. Po të jesh tepër i sinqertë apo të bësh viktimën, do t´i zgjosh asaj ndjesitë amënore apo interesin, - por e sigurt që kjo do ta bëjë atë të largohet dhe të të lërë të ngrohesh në diell. Së paku, kështu bën një femër, e cila di se çfarë bën dhe çfarë kërkon!
DIREKT me pyetjet!

Shumë meshkuj i anashkalojnë pyetjet, përgjigjet e të cilave janë tabu. Nuk e pyesin se çfarë moshe ka, çfarë i pëlqen të bëjë, me çfarë merret ish-i i saj. Pyetjet duhet t’i bësh direkte, pa “rënie nga Kina”. Hezitimi nuk duhet të bëjë pjesë tek ty apo në lojën tënde. Mund t’i bësh çdo pyetje që të kalon në kokë, por vetëm që duhet ta bësh në këtë mënyrë... Thuhet që, në qoftë se dëshiron të marrësh një përgjigje, duhet gjithmonë ta dish se si ta bësh atë pyetje. Kuptohet se s’do t’i bësh pyetje indiskrete, të tilla që ta skuqësh, apo që të marrësh vesh shumë gjëra dhe pastaj të mos dish ç’të ka ngelur t´i zbulosh! Mund të përpiqesh të bësh edhe trukun e të lexuarit të dorës. Kjo jo se duhet të marrësh vesh, por thjesht, që ajo t’i lërë gishtat e tu të rrëshqasin lehtësisht në dorën e saj. Mund ta ngrohësh më shumë se sa e ke menduar. Do ta shohësh se do të mësohet shpejt me ty dhe do të jeni më të afrueshëm.
Vendos TI për takimet!

Shumë meshkuj bëjnë gabimin që e takojnë një femër shpesh. Duket sikur ata presin të marrin apo sikur duhet të ndodhë diçka me to. Janë të padurueshëm dhe besojnë se nuk do të kenë më një rast të dytë. Mos vepro kështu! Gjithmonë duhet që një mashkull të vendosë pikat mbi “i” në një takim dhe nuk ka rëndësi se kush është motivi. Ke diçka për të bërë dhe duhet të arrish pikësynimet, të takosh dikë tjetër apo të merresh me diçka. Mund t’i thuash asaj, për shembull: “Nesër jam shumë i zënë, por, në qoftë se ke një propozim tundues, mund të shihemi pasnesër në mbrëmje.”

Këshilla e revistës “ONE” për t’u mbajtur mend: ndonëse një femër mund ta kuptojë që po bëni këtë lojë “të ndyrë”, aq më shumë ajo nuk do të përmbahet. Pikërisht për këto motive, edhe ne meshkujt kërkojmë disa femra të tilla, të cilat na kanë refuzuar apo që na mbajnë nën tension...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons