Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Miliarderet, te gjithe pa universitet prej Mon 19 Sep 2011, 18:37

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dell e la universitetin në moshën 19-vjeçare, për të drejtuar kompaninë që do të merrte emrin “Dell Inc.”. Vetëm brenda pak viteve, shitjet vjetore të “Dell Inc.” i kaluan 100 miliardë dollarë. Edhe një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe krijuesi i “Microsoft”-it, Bill Gates, në fakt nuk e ka përfunduar universitetin.

Dell u regjistrua për biologji, në Universitetin e Teksasit, por kalonte më shumë kohë duke u marrë me pjesët e kompjuterëve, sesa duke lexuar librat. Në vend që të studionte, ai filloi të shiste kompjuterë të rinj, nëpërmjet reklamave në gazetat lokale. Me gjithë ato para nëpër duar, vendosi të mos kthehej më në shkollë. E la universitetin në moshën 19-vjeçare, për të drejtuar kompaninë që do të merrte emrin “Dell Inc.”. Vetëm brenda pak viteve, shitjet vjetore të “Dell Inc.” i kaluan 100 miliardë dollarë. Edhe një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe krijuesi i “Microsoft”-it, Bill Gates, në fakt nuk e ka përfunduar universitetin.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar atë të ketë sukses të madh. Li Ka-shing dikur ishte thjesht një emigrant i varfër e më pas, ai nisi të shiste lule plastike në Hong-Kong në vitet ‘50. Tani është njeriu më i pasur në Hong-Kong. Sheldon Adelson, djali i një taksisti nga Bostoni, mori 200 dollarë borxh në moshën 12-vjeçare që të fillonte të shiste gazeta. Më vonë nisi të luante kumar në kazinotë e Las Vegasit dhe Singaporit. Ai e bëri kompaninë e tij "Las Vegas Sands" publike në vitin 2004. Sidoqoftë, nuk duhet të kuptoni nga shembulli i këtyre miliarderëve se shkolla është e pavlefshme. Edhe vetë ata e kuptojnë rëndësinë e arsimit dhe kjo është një ndër arsyet pse investojnë një pjesë të pasurisë në këtë fushë.

Bill Gates

Ka lënë Universitetin e Harvardit. Një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe krijuesi i “Microsoft”-it, Bill Gates, në fakt nuk e ka përfunduar universitetin. Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar që të ketë sukses të madh. Fondacioni i tij, "Bill & Melinda Gates" ka 38.7 miliardë dollarë asete, dhuron para për kauza që kanë qëllim t’u ofrojnë mjete financiare të varfërve dhe ndihmon në zhvillimin e vaksinave dhe përmirësimin e sistemeve shkollore.

Li Ka-shing

La shkollën në moshën 12-vjeçare. Dikur ishte thjesht një emigrant i varfër e më pas ai nisi të shiste lule plastike në Hong-Kong në vitet ‘50. Tani është njeriu më i pasur në Hong-Kong. Ai është operatori më i madh në botë i kontejnerëve, tregtari më i madh në botë me shumicë i produkteve të bukurisë dhe atyre të shëndetësisë etj. Li Ka-shing ka bërë të ditura planet për të dhuruar një të tretën e pasurisë me kalimin e kohës. Djali i tij, Viktor, e ndihmon për të drejtuar perandorinë e tij gjigante.

Sheldon Adelson

La kolegjin “City College” në Nju Jork. Djali i një taksisti nga Bostoni, mori 200 dollarë borxh në moshën 12-vjeçare që të fillonte të shiste gazeta. Më vonë, nisi të punonte si komisar hipotekash, këshilltar investimesh dhe konsulent financiar. Ai la shkollën e mesme dhe provoi të studionte për muzikë kur ishte adoleshent. Më vonë nisi të luante kumar në kazinotë e Las Vegasit dhe Singaporit. Ai e bëri publike kompaninë e tij “Las Vegas Sands” në vitin 2004.

Larry Ellison

La përgjysmë Universitetin e Illinoisit. Miliarderi i rritur në Çikago studioi për fizikë në Universitetin e Çikagos, por nuk arriti të diplomohej. Ai krijoi kompaninë “Oracle” në vitin 1977 dhe e bëri publike më 1986-n, një ditë përpara “Microsoft”. Të dyja këto kompani kanë pasur konkurrencë të fortë me njëra-tjetrën që nga krijimi i tyre. Ai është përpjekur të fitojë trofeun më prestigjioz për jahtin më të madh në botë.
Roman Abramoviç

La përgjysmë shkollën e mesme, mbeti jetim në moshën 4-vjeçare dhe u rrit nga gjyshja dhe xhaxhai. Ai e la universitetin për të marrë pjesë në çështjet e diskutueshme të eksportit të naftës ruse. Në vitin 1995 u bashkua me rusin Boris Berezovksi dhe bleu gjigantin e naftës “Sibneft” për 100 milionë dollarë e ia shiti “Gazprom”-it për 13 miliardë dollarë pas një dekade. Përveç klubit të futbollit “Çelsi”, ai ka edhe avionë privatë, jahte dhe një shtëpi që kushton rreth 100 milionë dollarë.

Michael Dell

La në mes Universitetin e Teksasit. Teksani me zë të butë rimori postin e shefit ekzekutiv në kompaninë "Dell Computer" në janar të 2007-s, për herë të parë që nga viti 2004 kur pengesa të shumta dëmtuan aksionet e kompanisë. Ai humbi vendin e parë në tregun e kompjuterëve në 2006-n. Filloi të shiste kompjuterë nga dhoma e konviktit në Universitetin e Teksasit në vitin 1984 me nga njëmijë dollarë secilin e më pas e la shkollën./Shqiperia


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons