Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


C'eshte fizika? 5 5 1

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 C'eshte fizika? prej Tue 10 May 2011, 16:32

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Fizika është shkenca e cila studion ligjet themelore të gjithësisë duke iu referuar lëndës dhe energjisë - si dhe bashkëveprimit midis tyre - prej të cilave gjithësia përbëhet. Fizikë është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore.

Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrë, amtyrë) është degë e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si edhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet edhe si "shkence themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme veçoritë e të cilëve mvaren nga ligjet e fizikës.
Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike.
Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikë teoretikore dhe fizikë eksperimentale. Fizika teoretikore merret kryesisht me përshkrimet formuluese, ndërsa fizika eksperimentale me rikrijimin dhe matjen e dukurive natyrore të njohura.

Besoj se të gjithë e dini se fizicienti me i njohur boterore është Albert Einstein,i lindur me 14 mars 1879 ne Ulm të Baden-Württemberg të Gjermanise, kurse ka vdekur me 18 april 1955 ne Princeton-New Jersey.Eshe marrur me fiziken teorike dhe teoria me njohur e tij është, teoria e relativitetit.

Fizika perbehet prej ketyre degėve:

Mekanika | Termodinamika| Elektromagnetizmi| Optika | Akustika |
| Fizika e trupave tė ngurtė | Relativiteti | Fizika bėrthamore | Fizika kuantike | Astrofizika


Mekanika:
Mekanika merret me studimin e zhvendosjes se lendes ne hapesire dhe kohë (kinematika, dinamika). Nganjehere si pjese e pavarur e mekanikes, merret dhe statika e cila studion kushtet, pėr të cilat lenda ėshtė ne prehje.

Termodinamika:
Termodinamika (prej gj.greke thermos qė do tė thotė nxehtėsi dhe dynamis qė do tė thotė energji/fuqi) ėshtė degė e fizikės qė studion ndikimin e ndėrrimit tė temperaturės, shtypjes dhe vėllimit nė sistemet fizike tė madhėsisė makroskopike pėrmes analizimit tė lėvizjeve kolektive tė grimcave tė tyre, duke pėrdorur statistikėn. Pėrafėsisht, nxehtėsi do tė thotė “energji nė tranzit (lėvizje)” dhe dinamika ka tė bėj me “lėvizje/transferim”; kėshtu qė nė thelb termodinamika studion lėvizjen e energjisė dhe se si energjia shndėrrohet.

Termodinamika klasike
Termodinamika klasike ėshtė variacion i termodinamikės, i viteve tė hershme tė 1880, qė u morr me gjendjet termodinamike, dhe vetitė si energjia, puna dhe nxehtėsia dhe me ligjet e termodinamikės, por tė gjithave u mungonte interpretimi atomik. Nė formė paraprake, termodinamika klasike buron prej fizikanit Robert Boyle, i cili mė 1662 theksoi se shtypja/presioni p pėr njė sasi tė dhėnė gazi ndryshon anasjelltas me vėllimin V nė temperaturė konstante; forma e ekuacionit pV = k, konstante. Prej kėtu, njė ngjasim i termo – shkencave filloi tė zhvillohet me konstruksionin e makinės sė parė me avull/atmosferik nė Angli nga Thomas Savery nė 1697 dhe Thomas Newcomen nė 1712. Ligji i parė dhe i dytė dolėn nė tė njejtėn kohė mė 1850, sė pari nga punimet e William Rankine, Rudolf Clausius dhe William Thomson (Lord Kelvin). Nė fund – Lordi Kelvin e sajoi termin termodinamikė mė 1849 nė botimin e “An account of Carnot’s theory of the motive power of heat”. Libri i parė i mėsimit tė termodinamikės u shkrua mė 1859 nga William Rankine, njė qytetar dhe profesor i inxhinerisė mekanike nė Universitetin e Glasgow – it.

Termodinamika statistike
Me zhvillimin e teorisė molekularo – atomike nė vitet e vona tė 1880 dhe viteve tė hershme tė 1900, termodinamikės iu dha njė interpretim molekular. Kjo fushė u quajt termodinamikė statistike, e cila mund tė mendohet si njė urė lidhėse nė mes parametrave makro dhe mikroskopikė tė sistemit. Esencialisht, statistika termodinamike ėshtė njė afrim i termodinamikės me statistikėn mekanike, e cila pėrqendrohet derivimin/rrjedhojėn e rezultateve makroskopike prej fillesave tė para. Mund t’i kundėrvihet parardhėsit historik termodinamikės fenomenale, e cila jep pėrshkrime shkencore tė fenomeneve duke iu shmangur detaleve mikroskopike. Qasja statistike ėshtė tė pėrfitojė tė gjitha parametrat makroskopikė (temperatura, vėllimi, shtypja, entropia etj.) prej parametrave tė grimcave pėrbėrėse nė lėvizje dhe bashkėveprimit tė tyre (duke pėrfshirė edhe fenomenin/dukurinė e kuanteve). Ėshtė demonstruar mjaft e suksesshme, prandaj pėrdoret shpesh.

Termodinamika kimike
Termodinamika kimike studion raportin e nxehtėsisė me reaksionet kimike ose me ndryshimet fizike tė gjendjes pa kufizimin e ligjeve tė termodinamikės. Gjatė viteve 1873 – 76 matematikani – fizikani amerikan Wiilard Gibbs botoi tre teori/letra mė e famshmja ishte On the Equilibrum of Heterogeneous Substances, nė tė cilėn ai tregoi se si proceset termodinamike mund tė analizohen grafikisht, duke studiuar energjinė, entropinė, vėllimin, temperaturėn dhe shtypjen e sistemit termodinamik, nė atė mėnyrė qė tė kuptohet se a do tė ndodhte procesi spontanisht. Gjatė viteve tė hershme tė shek.XX, kimistė si Gilbert Lewis, Merle Randall dhe E. A. Guggenheim filluan tė aplikojnė metodat matematike tė Gibbs – it pėr tė analizuar proceset kimike.

Elektromagnetizmi:
Elektromagnetizmi ėshtė degė e fizikės qė studion valėt elektromagnetike, dukuritė e fushave elektromagnetike, fuqitė e grimcave dhe trupave tė ngarkuar elektrikisht.
Fusha magnetike krijohet nga lėvizja e ngarkesave elektrike nė njė magnet. Njė fushė magnetike e ndryshueshme krijon rrymė elektrike. Po ashtu, njė fushė e ndryshueshme elektrike krijon njė fushė magnetike. Pėr shkak tė kėsaj ndėrvarjeje tė fushės magnetike dhe elektrike, ėshtė e kuptueshme njohja e tyre si njė qenie e njėjtė qė quhet fushė elektromagnetike.
Fusha magnetike ushtron forcėn e saj nė tė gjitha sendet qė kanė njė ngarkesė elektrike, dhe ndikon tė gjithė hapėsirėn

Optika:
Optika (greq. optikos = "e shikuara, opsis = "shikim"; optika = "mėsimi mbi tė shikuarėn") ėshtė degė e fizikės qė merret me sjelljen dhe vetitė e dritės, pėrhapjen dhe ndėrveprimin e saj me lėndėn.
Drita ėshtė rrezatim valor elektromagnetik. Rrezatimi elektromagnetik ėshtė i gjithepranishem ne gjithesi. Nuk ka kend apo skute ne gjithesi qe mund të fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme pėr syrin e njeriut gjendet nė njė diapazon të ngushte të diapazonit shumė të gjere të rrezatimit elektromagnetik i cili shtrihet nga rrezet gama, rrezet x, ultraviolete, drita e dukshme, infra të kuqe, makro valore gjere ke radio valore. Pjeset e drites se dukeshme i quajm fotone, por edhe pjeset tjera të spektrit të pėrmendur elektromagnetik i quajmė fotone.
Trajtimi i dritės ka karakter dual; trajtohet si pėrhapje valore kur shfaqen dukurite e interferencės , pėrthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotonekur sqarohet efekti fotoelektronik apo i shpėrhapjes se saje (të pėrshkruar si efekt i Komptonit).


Relativiteti:
Pėr ta pėrcjellė manifestimin e njė ngjarjeje apo dukurie siē ėshtė psh. lėvizja e njė trupi,duhet tė ekzistonė sistem referent (SR) i koordibatave. Tė mendojmė dy SR prej tė cilėve njėri ėshtė nė lėvizje e tjetri ėshtė nė qetėsi. Kėto dy sisteme vėshtrojne tė njėtėn dukuri.
Nė bazė tė relativitetit ato pėrjetojnė tė njejtėn dukuri nė forma tė ndryshme. Nga logjika e shėndoshė e dimė qė ajo qė ėshtė e bukur pėr mua, pėr juve munde tė jetė e shėmtuar, pra gjė relative.

Relativiteti Special
Kur sistemet referente nė fjalė (SR) lėvizin me shpejtėsi konstante apo zero pra nuk lėvizin nė mėnyrė tė nxituar themi qė levizin nė mėnyrė inerciale. Nė bazė tė teorisė speciale tė relativitetit tė gjitha ligjet fizike janė tė njėta nė sisteme inerciale, ky ėshtė postulati i parė i kėsojė teorie. Postullati i dytė thotė qė shpejtėsia e lėvizjes sė dritės nė vakum ėshtė konstante (C= 300 000 km/s)nė tė tėgjitha SR.

Teoria e pėrgjitheshme e relativitetit
Isak Njuton zbuloi qė forca e gravitacionit qeverisė lėvizjen apo bashkėtėrheqjen e trupave. Toka e tėrheq mollėn qė gjendet nė njė degė, nga se fusha gravitacionale e tokės vepron me forcė nė mollen. Arsyeja pse molla lėvizė me nzitim g kah toka ( toka nuk levizė me nxitim tė dukshėm kah molla) bazohet nė faktin qė molla ka masė tė vogel. Sa mė e madhe tė jetė masa qa mė i madhė ėshtė edhe intenziteti i fushės gravitacionale.

Albert Einstein nė kuadėr tė torsė sė pėrgjitheshme tė realitetit thot qė hapsira pėr rreth objektit me masė tė madhe siē ėshtė toka apo yjet e tė tjerė, duhet tė mendohet si sistem (x,y, z, t) nė formė tė njė rrjete. Kur njė trup siē ėshtė molla gjendet nė kėtė rrjetė ajo shkon kah trupi nė masė tė madhe nė bazė tė faktit qė hapsira apo rrjeta e pėrmendur pėr rreth ėshtė e lakuar apo lugore. Kjo formė lugore apo konkave e hapsirės pėr rreth trupave me masė shum tė madhe sipas teorisė sė pėrgjitheshme tė relativitetit bėn lėvizjen rapide tė trupave qė kan fatin tė jen nė horizontin e trupit me masė mė të madhe. Ekzistenca e vrimave tė zeza ėshtė e bazuar me kėtė sqarim.
Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Relativiteti"


Fizika bėrthamore:
Fizika bėrthamore apo Fizika nuklerare ėshtė pjesa e fizikės e cila merret me fizikėn e madhėsive tė imta atomike.
Pak histori
Bekeri nė vitin 1896 duke punuar me kriprat e uranit zbuloi qė emetojnė grimcaapo rrezatim, i cili vepron nė pllakėn fotografike.
Maria dhe Pjer Kiri duke bėrė eksperimente treguan se me radioaktivitet nuk karakterizohet vetėm urani, por veti radioktive kanė edhe toriumi dhe komponimet e tij. Radioaktiviteti natyror vėrehet tek elementet e rėnda qė kanė bėrtham jo stabile, por kjo dukuri ėshtė vėrejtur edhe tek elementet e lehta.
Radioaktiviteti ėshtė proces spontan i zbėrthimit ose dezintegrimit tė bėrthamave atomike. Si pasojė e zbėrthimit tė tillė elementi kalon nė njė element tjetėr me atė rast emiton grimva alfa, beta ose gama.


Fizika kuantike:
Fizika klasike ishte e mjaftueshem të sqaron fenomente fizike ne kohen kur ishte një shkalle e ulete e zhvillimit shkencore teknik apo teknologjik. Me avansimet e paraqitura ne shpejtesine e levizjes se grimcave materjale dhe me depertimin e njohjes ne veti të imta atomike, molekulare dhe berthamore shum rezultate eksperimentale fizika klasike nuk ishte e mundur të pershkruheshin apo të sqarohej manifestimi i tyre.
Perderisa teoria e relativitetit trajton trupt apo fenomenet ne aspektin e tyre makroskopik, por qe levizin me shpejtesi shum të medha (afer shpejtesise se drites) mekanika kuantike trajton vetite me intime të materjes ne madhesi mikroskopike apo nanometrike.
Kuptimin kuantik pėr here të pare e ka futur Max Planck, gjate trajtimit të ashtuquajturit rrezatim të trupit të zi, apo gjate trajtimit të emitimit apo thithjes se rrezatimit apo radiacionit nga materja.
Sipas teorise kuantike materja nuk e thithe apo emiton energjine rrezatuese ne menyre të panderprese (kontinuaele) por ne menyre të nderprere ne forme të "një numri të kafshatave" apo kuanteve energjetike. Ne një trajtim kuantik ne fjalë, ėshtė e bazuar struktura fotonike e drites,fononet ne trupat e ngurte, spektroskopia atomike, molekualre dhe berthamore.

Astrofizika
Astrifizika ėshtė degė e astronomisė e cila merret me natyrėn dhe ndėrtimtarinė e gjithėsisė, duke pėrfshirė vetitė fizike (ndriēimin, dendėsinė, temperaturėn, dhe pėrbėrjen kimike) tė trupave qiellore si yjet, galaksitė, dhe mjedisit ndėryjor, si edhe ndėrveprimeve tė tyre.
Ngaqė astrofizika ėshtė njė fushė shumė e gjerė, astrofizikanėt pėrdorin shumė degė tė fizikės, duke pėrfshirė mekanikėn, mekanikėn kuantike, elektromagnetizmin, termodinamikėn, relativitetin, fizikėn bėrthamore dhe grimcore dhe fizikėn atomike dhe molekulare.
Astrofizika dhe astronomia
Astronomia dhe Astrifizika munden tė pėrkufizohen si shkenca qė studjojnė gjithėsinė. Ato studjojnė vendosjet e trupave qiellore, lėvizjet e tyre, strukturėn kimiko-fizike, zhvillimin e tyre duke pėrfshirė kėtu tė kaluarėn dhe tė ardhmen e gjithėsisė.
Shtrirja dhe pėrmbajtja e koncepteve astronomi dhe astrofizikė janė mjaft tė pėrputhėshme dhe nuk ėshtė e lehtė tė bėhet dallimi i tyre. Dallimi praktik ėshtė i bazuar nė faktin qė pėrderisa astronomia si shkencė ka karakter mė tepėr pėrshkrues dhe vėzhgues, astrofizika studjon edhe proceset fizike tė trupave.
Njė dallim tjetėr ėshtė i bazuar nė vjetėrsinė e kėtyre dy shkencave. Pėrderisa astronomia trajtohet si njė nga shkencat mė tė vjetra, astrofizika ėshtė shkencė mjaft e re, meqė bazohet nė trajtimin e proceseve spektroskopike, bėthamore, relativistike dhe kuantike

http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: C'eshte fizika? prej Mon 27 May 2013, 10:04

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
VETITE E GAZEVE

Gjendja e cdo sistemi percaktohet nepermjet parametrave te
gjendjes, te cilet NE rastin e gazeve jane P,V,T. NE qofte se
parametrat nuk ndryshojne me kalimin e kohes kemi gjendjen e ekuilibrit
termik. Dy trupa ne ekuiliber termik me nje te trete jane ne ekuliber
termik me njeri-tjetrin(ligji zero I termodinamikes)
Kalimi i sitemit nga nje gjendje ekuilibri ne nje tjeter quhet proces.
Kur koha e procesit eshte shume me e gjate se koha e relaksacionit
procesi quhet kuazistatik.
Me gaz ideal nenkuptojme gazin, molekulat e te cilit I marrim si pika
material(me masa te paperfillshme) e qe nuk bashkeveprojne me
njera-tjetren. Ne cfaredo kushte temperature e shtypjeje gazi ideal
ndoshet vetem ne gjendje te gazte.
Kur gazi merr pjese ne nej izoproces I nenshtrohet ligjeve te vecanta te gazeve, karakteristike per procesin:



(V=cte, proces izohorik) (P= cte, proces izobarik)

P1V1=P2V2 (T= cte, proces izotermik)

Gjendja e ekuilibrit e nje gazi percaktohet nga
makroparametrat P,V e , te cilet jane te ndervarur nga njeri-tjetri. Kjo
lidhje me ane te ekuacionit te pergjithsshem te gjendjes se gazit
ideal:
Rrjedhim I drejtperdrejt I tij eshte qe shpreh lidhjen ndermjet
parametrave te gjendjes se nej mase te dhene gazi, kur ky I fundit kalon
nga gjendja ne nje tjeter.
Ekuacioni themelor I gjendjes se gazit percakton shtypjen e
gazit(makroparameter) ne funksion te karakteristikave te
molekulave(mikroparametrave) .
Te dhenat tregojne se me rritjen e temperatures intensifikohet levizja
termike e molekulave te gazit, pra rritet energjia kinetike mesatare e
levizjes tejbartese te molekulave. Ne nje temperature te dhene molekulat
e cdo gazi kane nje energji kinetike mesatare kT. Shpejtesine e
molekulave te gazeve te ndryshme per te njejten temperature T jane te
ndryshme.Keto perfundime vlejne dhe per gazet reale, qe ndoshen ne
temperature jo shume te uleta( larg temperatures se lengezimit) dhe
shtypje jot e medha.
Sistemi termodinamik quhet nje system trupash,qe
shkembejne energji ne formen e punes ose te nxehtesise , si midis tyre
edhe midis trupave te mjedisit te jashtem.
Nxehtesia eshte energjia e transferuar midis trupave vetem si rrjedhim I ndryshimit te temperatures midis tyre.
Sasia e nxehtesise e nevojshme per te ngritur temperature e nje moli
lende me 1 grade quhet nxehtesi specifike molare ose kapacitet termik
molar C=cM
Sasisa e nxehtesise qe nevojitet per te shnderruar 1 kg lende te ngurte
te marre ne temperaturen e shkrirjes ne leng quhet nxehtesi specifike e
shkrirjes dhe shenohet Lsh
Sasia e nxehtesise qe nevojitet per te shnderruar 1 kg leng te marre ne
temperaturen vlimit,ne avull quhet nxehtesi specifike e avullimit(Ia)
Puna e kryer nga gazi(sistemi)varet jo vetem nga gjendjet fillestare dhe
perfundimtare, por edhe nga karakteristikat e procesitd.m.th rruga
termodinamike midis dy gjendjeve,
a) Ne procesin izobar A=p(V2-V1)
Parimi I pare I termodinamikes pohon: Energjia e brendshme e sistemit
ndryshon kur kryhet pune mbi system(ose nga sistemi) dhe kur shkemben
nxehtesi me mjedisin e jashtem ∆U=Q-A
- Per sistemin e izoluar Q=0;A=0; ∆U+0;U1=U=Cte
- Puna e plote e kryer nga sistemi ne cdo cikel eshte e barabarte me nxehtesine e future ne cdo cikel
- Ne procesin isobar A=0 kemi ∆U=Q
- Ne procesin isobar parimi I pare shkruhet Q=∆U+A
- Ne procesin adiabatic Q=0, ∆U=-A. Pra ne zgjerimin adiabatic energjia e brendshme zvogelohet.
Motori termik eshte mjeti qe kthen nxehtesine ne pune mekanike. Ai
vepron midis nje rezervuari te ngrohte TH dhe nje rezervuari te ftohte
me temperature TC. Ne cdo cikel motori thith nxehtesine QH nga
rezervuari I ngrohte. Nje pjese e kesaj nxehtesie perdoret per te ktryer
punen A dhe pjesa qe mbetet QC kalon ne rezervuarin e ftohte.

Rendimenti I motorit termik eshte ose
Parimi I dyte I termodinamikess sipas Kelvin Plankut phon: Eshte e
pamundur per nje motor termik,qe vepron ne nje cikel te ktheje
nxehtesine qe merr plotesisht ne pune.
Sipas Klauzius: "Eshte e pamundur per nje motor qe punon ne menyre
ciklike te kaloje nxehtesine vazhdimisht nga nje trup I ftohte ne nje
trup te ngrohte pa futjen e punes ose e efekteve te tjera nga mjedisi I
jashtem".
Cikli Karno perbehet nga dy procese izotermike dhe dy procese adiabatike(dy izoterma dhe dy adiabat).
Rendimenti teorik I Karno jepet ose
Frigoriferi eshte nej makine termike qe punon ne drejtim te kundert. Ai
merr nxehtesi Qc nga dhoma e ftohte dhe con nje sasi me te madhe
nxehtesie Qh ne ajrin e jashtem me te ngrohte.
FUSHA ELEKTROSTATIKE


Bashkeveprimi elektromagnetik eshte nje nder kater bashkeveprimet
themelore te natyres. Ngarkesa elektrike eshte shkaku I bashkeveprimit
elektromagnetik.
Cdo ngarkese elektrike makroskopike perbehet nga nje grumbull shume I
madh ngarkesash elementare. Ngakesa elementare mbartet nga grimcat
elementare si elektrone,protone etj. Ajo ka vleren e=± 1.6 x 10-19 C
Ngarkesat me shenja te njejta shtyhen,kurse ato me shenja te kunderta terhiqen.
Bashkeveprimi elektrostatik karakterizon bashkeveprimit me te nderlikuar,atij elektromagnetik.
Si ne rastin e elektrizimit makroskopik ashtu dhe ne mikrobote vlen ligji I ruajtjes se ngarkesave.
Ligji I Kulonit eshte ligji themelor I elektrostatikes. Ai vlen per
grimcat elementare te ngarkuara, grimcat mikroskopike si berthama
atomike,atome te jonizuara etj , si dhe per ngarkesat pikesore. Ligji ka
vlere edhe per fy ngarkesa te shperndare njetrajtesisht ne sfera.

Forcat veprojne ne drejtimin qe bashkon dy ngarkesat dhe kane karakter
vektorial. Koeficenti k eshte I dhene me vleren : k= 9 x 109
Nm2/C2
Pavarsisht si eshte krijuar fusha ajo percaktohet ne cdo pike te
hapesires me ane te forces F qe ushtrohet mbi nje ngakese pikesore prove
te vendosur ne piken ne fjale, pjestuar me madhesine e ngakeses:
Njesia e fushes ne SI eshte N/C,Vija e forces se fushes elektrostatike eshe ajo vije (
pergjithsisht e lakuar) tangjentja ne cdo pike te se ciles perputhet me
drejtimin dhe kahun e fushes ne ate pike.
Puna e forcave elektrostatike gjate zhvendosjes se ngarkeses nga nje
pike e fushes ne nje tjeter varet nga pozicioni I ketyre pikave dhe jo
nga trajta e rruges qe zgjidhet per te bere zhvendosjen. Puna e bre nga
forcat elektrostatike gjate zhvendosjes se ngarkeses ne nej lakore te
mbyllure shte zero.
Puna per zhvendosjen e ngarkeses nga nje pike ne nje pike tjeter eshte e
barabarte me diferencen e energjise potenciale te ngarkeses ne keto
pika.
Potenciali elektrik ne nej pike cfaredo te fushes eshte I barabarte me
energjine potenciale ten je ngarkese prove positive 1C te vendosur ne
piken ne fjale. NJesia e potencialit eshte 1 Volt=1V=1J/C=1JC-1
Diferenca e potencialeve Vab ndermjet dy pikave a dhe b te fushes eshte e
barabarte numerikisht me punen qe kryejne forcat e fushes gjate
zhvendosjes se ngarkese +1C nga a ne b
Potenciali I nje ngarkese pikesore q-burim I fushes ne nje pike r larg
saj.Kur potenciali ne pambarim,merret zero (V›→0 per r → ∞)
Ne rastin e fushes se njetrajtshme fusha elektrike jepet me diferencen e
potencialeve ted y pllakave paralele qe formojne fushen me formulen:
Ku d eshte largesia e pllakave. Qe ketej kemi edhe kete njesi te njevlefshme te fushes : 1V/m=1 Vm-1
Fusha elektrike afer nje percuesi te ngarkuar eshte proporcionale me dendesine e ngarkese siperfaqsore
ne ate pike te percuesit
Raporti I ngarkeses me diferencen e potencialeve ndermjet dy percuesve
quhet kapacitet I kondensatorit : njesia ne SI e kapacitetit eshte
Faradi 1F=1CV-1
Kapaciteti I kondensatorit eshte I percaktuar vetem nga vetite e tij
gjeometrike dhe jo nga ngarkesa. Per kondensatoret e rrafshet(plan)
kapaciteti jepet me formulen: ku S eshte siperfaqja e pllakave
percuese dhe d-largesine e tyre. Qe ketej dalin edhe njesite e tjera te
kapacitet: 1F=1C2N-1m-1
Kondensatoret lidhen ne seri dhe ne parallel. Kapaciteti i njevlefshem
per lidhjen ne seri ose parallel ted y kondensatoreve me kapacitet C1
dhe C2 jepet me formulat C paralel = C1 +
C2

Ku Q- eshte ngarkesa e tij dhe V potenciali I tij. Edhe ky kapacitet varet gna vetite gjeometrike te percuesit. Energjia e njevlefshme me te paren I atributohet fushes elektrike te kondensatorit. Dendesia e energjise se fushes eshte:
Dielektriket e futura ne hapesire ndermjet armaturave te kondensatorit permirsojne punen e tij dhe rritin kap
acitetin elektrik-aftesine per te grumbulluar sa me
shume ngarkesa konstantja dielektrike e mjedisit te perdorur
perkufizohet me raportin e kapacitetit te tij me dielektrik-C me ate ne
zbrazetire-C0. Per nje kondensator te fiksuar :
Per nje ngarkese te dhene ne kondensator fusha dhe potenciali dielektrik zvogelohen e here.

RRYMA ELEKTRIKE KONSTANTE

Qarku elektrik perbehet nga burimi I rrymes dhe konumatoret te cilet jane dy llojesh: termike dhe jotermike
Cdo burim rryme karakterizohet nga f.e.m. dhe rezistenca e brendshme r.
kahu I f.e.m. eshe nga poli(-) tek poli (+) Brenda burimit.
F.e.m. e nje burimi eshte numerikisht e barabarte me punen qe kryejne
forcat anesore te burimit kur neper te zhvendoset njesia e ngarkeses
positive
Meqense Ab=EaL,del =EaL,ku L-jane permasat gjatesore. Te zones Brenda burimit ku veprojne forcat anesore.
Rezistenca elektrike e mjediseve percjellese lineare(omike) varet vetem
nga lloji dhe permasat e percjellesit si dhe nga temperature kurse
permjediset percjellese lineare(jo-omike) varet dehe nga diferenca e
potencialeve ne skajet e percjellesit. Kur mjedisi linear ka forme
cilindrike me gjatesi L dhe seksion terthor S rezistenca e tij eshte:
Per percjellesit metalike dhe lektrolite varesia e rezistences nga temperature jepet me:
Ku R0 eshte rezistenca ne nje temperature referuse , e cila zakonisht merret 200C. per metalet α>0,kurse per elektrolitet α<0.
Ligji I omit per rrymen konstante per nje pjese
homogjene te qarkut eshte: Per pjesen heterogjene te qarkut,ku vepron
ligji I omit eshte: per qarkun e plote Ligji I Omit eshte: ku r-eshte
rezistenca e brendshme e burimit dhe R-eshte rezistenca e pjeses se
jashtme te qarkut.
Per efektin termik te rrymes ka vend ligji I Xhaul-Lencit ne perputhje
me tecilin nxehtesia qe cliron rryma gjate kohes t,ne percjellesin me
rezistence R,homogjene ose heterogjene eshte: Q=I2RT
Fuqia termike eshte: N=I2R




Energjia e burimit εIt


Energji termike I2(R+r)t
Energji jotermike εkIt
Ne perputhje me ligjin e shnderrimit dhe te ruajtjes se energjise: εIt=εkIt+I2(R+r)t
Prej nga merret shprehja per caktimin e rrymes ne qark ne pranine e nje
konumatori jotermik: Ku R-eshte rezistenca e qarkut te jashtem dhe
rezistenca e burimit.
Konsumatori jotermik eshte heterogjen dhe karakterizohet ne femk qe
vepron kur kalon rryma elektrike> miresine e konsumatorit jotermik
p.sh. te nje elektromotori qe punon ne tensionin U, e tregon rendimenti.
Per nje grup elementesh te njejte te lidhur ne parallel fem e baterise eshte e njejte me ate te nje elementi d.m.th ε=ε0
Per te llogaritur intensitetet e rrymave ne deget e nje qarku te nderlikuar perdoren dy rregullat Kirkofit.
Per nyjet ku IS - jane rrymat qe hyjne dhe IK- jane rrymat qe dalin nga e njejta nyje.
Per sythet
Kur zbatohet rregulli I sytheve duhet bere kujdes ne percaktimin e shenjave te fem dhe te rrymave .

FUSHA MAGNETIKE KONSTANTE ELEKTROMAGNETIZMI

Dy ngarkesa elektrike ne levizje pervecse bashkeveprojne me forca
elektrike sipas ligjit te Kulonit,bashkeveprojne edhe me forca
magnetike,duke krijuar secila fushen e saj magnetike.
Por ne natyre kemi dhe magnete te perhershem qe jane copa celiku ne
forma shufre te drejte ose patkoi. Cdo magnet ka dy pole: ne polin
very(N) dhe jug(J) sado I vogel qofte ai
Polet e njejte shtyhen ndersa te kunderta te rhiqen. Pra forcat magnetike jane here shtytese here terheqese.
Bashkeveprimi magnetic realizohet nepermjet fushes magnetike
Toka eshte nje magnet gjigand qe ka polin veri (N) je jugun gjeografik
dhe polin jug ne veriun gjeografik(ato jane pak te spostuara)
Magnetizmi me induksion eshte magnetizmi I trupave metalike kur ato
ndodhen ne nej fushe magnetike: a) kemi magnetizimi I perhershem dhe
b)perkohshem.
Grafikisht fusha magnetike paraqitet me ane te vijave te forces se
kesaj fushe qe shpesh quhet "spektri magnetic". Vijat e fushes magnetike
jane gjithnje te mbyllura.
Fushe magnetike krijojne dhe percjellesit me rryme, sepse ne ta levizin
ngarkesa elektrike. Drejtimi I vijave te forces te fushes mganetike
gjendet me rregullen e dores se djathte.
Madhesia fizike kryesore qe karaterizon fushen magnetike nga pikpamja e forcave te saj eshte induksioni magnetic
Fusha magnetike vepron mbi percjellesin me rryme I dhe gjatesi l me forcen ose si vlere F=I l B sinα Kjo force quhet forca e Amperit dhe drejtimi dhe kahu I saj percaktohen me rregullen e dores se majte.Dy percjellesit drejtvizore me rryme bashkeveprojne
midis tyre me forcen , qe mund te jete terheqese ose shtytese,ne
varesi te kahut te rrymave.
Kur nje ngarkese q leviz ne nej fushe magnetike mbi te ushtrohet nej
force qe quhet forca e Lorencit qe jepet si vektor ose si vlere
Nje kontur I mbyllur me rryme ne nje fushe magnetike rrotullohet, sepse
mbi te vepron cifti I forcave magnetike,me momentin rrotullimi Ose
Ku P=IS Quhet moment magnetik I konturit
Vetite magnetike te lendeve shprehen nepermjet madhesise fizike qe
quhet pershkueshmeri magnetike e lendes : tregon sa here ndryshon fusha
magnetike ne lende ne krahasim me boshllekun. Kjo madhesi s'ka njesi
Lendet persa u perket vetive magnetike ndahen ne tre grupe:
a) Diamagnetike
b) Paramagnetike >1
c) Ferromagnetike >>1 ne keto lende kemi magnetizim mbetes.



INDUKSIONI ELEKTROMAGNETIK

Fluksi magnetic eshte pingule me vijat Neper te kalojne aq vija
sa c'eshte vlera e B aty. Puna e forcave te fushes magnetike
llogaritet me formulen e Maksuellit
Dukuria e induksionit elektromganetik e zbuluar me 1831 mga Majkell
Faradei,eshte nje nga dukurite me te rendesishme te Fizikes. Gjen
zbatime te shumta ne praktike. Thelbi I saj eshte: Ne nej kontur te
mbyllur percjelles do te shfaqe f.e.m. e induksionit n.q.s fluksi
magnetik qe e pershkon ate ndryshon ne varesi te kohes. Vlera e f.e.m.
te induksionit eshte ne perpjestim te drejte me shpejtesine e ndryshimit
te fluksit: F.e.m e induksionit lind rrymen e induktuar.
Rryma e induktuar ka gjithnje ate kah qe me fluksin e fushes se vete
magnetike te kndershtoje ndryshimin e fluksit te induksionit magnetic
qe e krijon kete rryme ose sic thuhet ndryshe shkakun e prodhimit te
vet. Ky ligj eksperimental mban emrin e Lencit
Ne dukurine e induksionit magnetic konturi percjelles luan rol dytesor
dhe sherben si "deshmitar" per te vene ne dukje lindjen e fushes
elektrike nga fusha magnetike e ndryshueshme.
Rrymat Fyko lindin sa here kemi te bejme me percjelles massive qe bashkeveprojne me fusha magnetike.
Fusha magnetike e ndryshueshme mund te shoqerohet me lindjen e nej fushe
elektrike shtjellore. Vijat e forces se kesaj fushe jane te mbyllura.
Puna e forcave te fushes elekrtike shtjellore sipas nje rruhe te mbyllur
nuk eshte zero. Kjo e dallon ate nga fusha elektrostatike
Autoinduksion do te thote veteinduksion. Dukuria eshte e lidhur me
ndryshimin e rrymes ne vet konturin percjelles ku rrjedh rryme. F.e.m. e
autoinduksionit eshte ne perpjestim te drejte me shpejtesine e
ndryshimit te rrymes
Fusha magnetike zoteron mase,impuls dhe energji.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons