Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 .....Atomi... prej Tue 10 May 2011, 16:30

Vizitor


Vizitor
Atomi

Daltoni e percaktoi atomin si nje therrmije te pandashme, e permendur kjo qysh ne Greqine e Lashte nga Demokriti i cili me termin atom.( a-jo, tomos-ndare).Ne shek fund te shek XIX dhe ne fillim te shek XX nisin te beheshin kerkime per te zbuluar se ka grimca me te vogla se atomet. Tomsoni zbuloi se pranine e elekroneve ne atom duke percaktuar edhe ngarekes e tyre q e=-1.6*10-19 C , si dhe percaktoi rrezen e atomit r =10-10. Sipas Tomsonit elekronet zene te gjithe hapesiren e atomit.
Radherfordi duke u nisur nga fakti se atomi eshte elekroasnjanes zhvilloi eksperimentin me therrmija alfa , per te zbuluar vendin ku ndodheshin ngarkesat pozitive. Radherfordi zbuloi se atomi ka ne qender berthamen me ngarkese pozitive dhe elekronet levizin ne orbita rrethore te mbylluara. Por Radherfordi gaboi ne percaktim qe i beri Atomit si nje therrmije e paqenderueshme.
Bori dha modelin e atomit qe njihet edhe sot ku ne qender eshte berthama dhe elekronet vertiten rreth tij ne orbita rrethore.
Bori formuloi edhe 2 postulate:1-Elekroni rrezaton energji vetem ne rastin kur ai leviz nga orbita me energji me te madhe ne orbiten me energji me te vogel 2- Momenti i impulsit eshte i kunatizuar, njekoheshisht te kuantizuar jane edhe rrezja edhe shpejtesia e elekronit.

Te rikthehemi tek struktuara e atomit. Pra Bori zbuloi se atomi perbehej nga tri lloj grimcash, prontonet , neutronet dhe protonet
[img]
Bërthama – Është një grimcë komplekse dhe në të gjenden dy grimca sublimentare: protoni – si grimcë me ngarkesë elektrike pozitive dhe neutroni – si grimcë elektroneutrale. Bërthama është përafërsisht nja 10.000 herë më e vogël se vetë atomi. Diametri i atomit është përafërsisht 10-10m (disa të dhjeta pjesë të nanometrit), ndërsa diametri i bërthamës është përafërsisht 10-14m, ose 10-3nm. Pra, pjesa më e madhe e hapësirës së atomit është “e zbrazur”.


Protoni – (greq. protos – i pari) – është grimcë elektropozitive, ngarkesa elektrike pozitive e të cilit është 1,6020 × 1519c (kulona), ndërsa masa e protonit praktikisht është aq sa edhe masa e atomit të hidrogjenit. protonin shkurtimisht e shënojmë me shenjën p. Numrin e përgjithshëm të protoneve në bërthamën e një atomi e shënojmë me z. Ky numër njëherit paraqet edhe numrin rendor të elementit në sistemin periodik të elementeve.

Neutroni – është grimcë elektroneutrale, dhe sipas kësaj vetie e ka marrë emrin. Masa e tij praktikisht, është e barabartë me masën e protonit. Neutronin e ka zbuluar shkencëtari anglez Çedviku (J.Chadwick) në vitin 1932. këtë grimcë e shënojmë me shenjën n. Numrin e përgjithshëm të neutroneve në bërthamë e shënojmë me N.
Shuma e numrit të protoneve dhe të neutroneve në bërthamë (nukleus) quhet numri i masës dhe shënohet me Am (Am = Z+N). Protonet dhe neutronet shpeshherë quhen me një emër të përbashkët edhe neuklone.

Mbështjellësi elektronik – Është pjesa më e madhe e atomit në të cilin janë të vendosura elektronet. Ajo është e përbërë prej shtresave elektronike që sot janë të njohura shtatë shtresa, të cilat i shënojmë me shkronja të alfabetit, ato janë: K,L,M,N,O,P,Q. Në këto shtresa janë të vendosura elektronet, numri i përgjithshëm (i mundshëm) i vendosjes së elektroneve është 280 c-, të cilat gjenden në lëvizje të përhershme rreth bërthamës dhe njëkohësisht rreth boshtit të vet.

Elektroni – Është grimcë e elektrizuar negativisht, ngarkesa elektrike e të cilit është e barabartë me ngarkesën elektrike të protonit, por me shenjë të kundërt (1,6020 × 10-19C) . Numri i elektroneve në atom është i barabartë me numrin e protoneve. Prandaj, atomi si tërësi është thërmi elektroneutrale. Masa e elektronit është afër 1836 herë më e vogël se masa e protonit, respektivisht se masa e atomit të hidrogjenit. Masa absolute e elektronit është 9,109 × 10-21kg, ose 5,4 × 10-4 d. Diametri i elektronit është përafërsisht 5,64 ×10-15m. Shenja për elektronin është e.

2 Re: .....Atomi... prej Mon 27 May 2013, 10:11

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Atomi
përbëhet nga elektronet (grimca me masë jashtëzakonisht të vogla të
ngarkuara negativisht),nga protonet(grimca me masë afërsisht sa masa e
hidrogjenit me ngarkesë pozitive) dhe nga neutronet (grimca me masë
afërsisht sa protoni pa ngarkesë).

Fizikani anglez Radhërford, në fillim të shekullit të 20, për të
shpjeguar ndërtimin e atomit ai bëri një eksperiment: Një fletë mjaftë e
hollë prej ari e bombardoi me reze alfa (grimca me ngarkesë pozitive 2
herë më të madhe se ajo e protonit). Shumica e grimcave e ruanin
lëvizjen e tyre drejtvizore dhe pasi përshkonin fletën e arit, njëlloj
sikur ajo të mos ndodhej rrugën e tyre.

Të pakta qenë grimcat alfa qe shmangeshin nga rruga drejtvizore dhe
vetëm ndonjë kthehej prapa. Kjo do të thotë që shumica e grimcave nuk
gjenin asnjë pengesë në rrugën e tyre.

Duke u nisur nga kjo Radhërfordi mendoi se ne qendër të atomit,në një
vëllim mjaftë të vogël ndodhen protonet dhe neutronet që ndërtojnë
bërthamën e atomit.

Në bërthamë është përqendruar praktikisht gjithë masa e atomit.
Rrotull bërthamës, në largësi mjaftë të madhe prej saj, lëvizin
elektronet në trajektore që Radhërfordi mendonte se ishin rrethore e që
quhen orbita.

Ky model u quajt model planetar i atomit, sepse elektronet lëvizin rreth bërthamës si planetët rreth diellit.
Meqenëse përmasat e bërthamës dhe të elektroneve janë mjaftë të
vogla, dhe largësia e tyre mjaftë e madhe, është e qartë se shumica e
grimcave alfa vazhdojnë rrugën e tyre drejtvizore. Ndonjë grimcë që
shkon afër bërthamës ose drejtë saj, shmanget ose kthehet prapa.

Bërthama është e ngarkuar pozitivisht, kurse elektronet negativisht
dhe ngarkesa më shenjë të kundërt tërhiqen, do të duhej që elektronet
(në qoftë se do të ishin në qetësi) të binin në bërthamë. Që të mos
ndodhte kjo, Radhërfordi mendoi që elektronet te lëvizin në orbita
rrethore. Në këtë rast elektronet lëvizin në orbita me shpejtësi të
tillë , në mënyrë që forca tërheqëse elektrike e ushtruar nga bërthama
mbi elektronin , të asnjanësohet nga forca qendërikëse. Atomi është
elektro-asnjë anës. Që këtej rrjedh se numri protoneve qe ndodhen në
bërthamë duhet të jetë i barabartë me numrin e elektroneve që lëvizin në
orbita, sepse ngarkesa e elektronit është e barabartë me ngarkesën
protonit, por me shenjë të kundërt. Në qoftë se shënojmë me Z numrin e protoneve,po kaq do të jetë dhe numri i elektroneve të një atomi.

Numri Z quhet numër atomik. Ai tregon numrin e protoneve në
bërthamë si dhe numrin e elektroneve që lëvizin rreth bërthamës. Ai
është karakteristike shumë e rëndësishme e atomit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons