Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 ÇFARË ËSHTË HOROSKOPI? prej Fri 16 Sep 2011, 18:42

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Fjala “Horoskop” vjen nga fjalët greke “hora” = orë dhe “skopos” = vëzhgoj (i jap rëndësi), pra në kuptimin “i jap rëndësi orës së lindjes”. Horoskopi më i lashtë i ruajtur deri më sot daton nga viti 410 para erës sonë. Në shekullin e shtatë para erës sonë, babilonasit e lashtë ndanë një sistem të plotë të astrologjisë, një kalendar bindës. Dhe që nga ajo kohë astrologjia u përhap dhe u bë më e njohur. Horoskopi quhet ndryshe “Harta qiellore e lindjes” dhe merr në konsideratë, përveç datës së saktë, edhe orën dhe vendin e saktë të lindjes. Pra, horoskopi ose harta e lindjes është diagrama që tregon pozicionin e saktë të planeteve në bazë të momentit të lindjes së një individi (apo ngjarje). Lëvizjet planetare, ose energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur janë unike. Horoskopi është projektplani i karakterit dhe potencialeve tuaja, pra portreti jonë kozmik.

Dielli dhe planetet lëvizin në rrugën e Ekliptikës (udha imagjinare rreth Tokës) me një gjatësi prej 360 gradësh. Sa më e saktë të jepet ora e lindjes aq më i saktë do të dalë parashikimi i një astrologu. Në fakt moskorrektësia e orës nuk duhet t’i kalojë 15 minuta për të parashikuar saktë të ardhmën, por karakteri përcaktohet edhe pa orën e lindjes. Me njohjen e orës së lindjes ne dimë se kush është shenja jonë Ashendent e cila është po aq e rëndësishme sa edhe shënja Diellore (zodiakale), dhe në bazë të saj përcaktohen 12 shtëpitë zodiakale të horoskopit. Sot fjala horoskop përdoret nëpër gazeta duke zëvendësuar fjalën “parashikimi i fatit”, por kuptimi i vërtetë është ai që përmendëm më sipër. Nëse nuk njihni orën e lindjes, në bazë të datave të sakta të ngjarjeve që kanë ndodhur juve në jetë, astrologjia mund ta zbulojë atë.

Në horoskopët “ditorë” (apo javorë, mujorë e të përvitshëm) që jepen nëpër media të shkruara apo vizive nuk rezulton parashikimi i saktë sepse në pamundësi të marrin në konsideratë momentin e orës së saktë të lindjes ata studiojnë vetëm efektet e Diellit, por kjo është e pamjaftueshme. Pra këto parashikime bëhen në bazë të shënjës suaj diellore që zakonisht e njohim si shënjë zodiakale e jona, (edhe kjo ka krijuar mosbesim tek astrologjia). Por përveç kësaj kemi dhe shenjën Ashendent, shënjën hënore dhe shënjën e çdo planeti tjetër, që do t’i gjeni në faqet që vijojnë, dhe secila prej tyre ka interpretimin e saj unik. Po të përdoren të gjithë këto faktorë me saktësi, astrologjia mund t’i përgjigjet çdo pyetje të mundëshme, por varet se sa i aftë është astrologu. Në të vërtetë nuk duhet tepruar me pyetje të tilla, si: “më thuaj emrin e personit që më do? Kush më ka bërë keq? Apo çfarë do të më ndodhë të shtunën në orën 13,30? A do t’a gjej atë që më ka humbur e kush e mori atë? Astrologjia ka aftësi për të treguar ty se çfarë prirjesh ke dhe çfarë karriere duhet të zgjedhësh, në çfarë fushe jeni më i aftë. Kur janë kohët e vështira dhe periudhat më të lumtura, sa përputheni dhe kombinoni me dikë tjetër që ju intereson, për sëmundjet, punën, dashurinë, karrierën. Pra ajo na ndihmon se kur dhe ku duhet të marrim vendime.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: ÇFARË ËSHTË HOROSKOPI? prej Fri 19 Apr 2013, 18:25

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
A i duhet besuar horoskopit?

Astrologjia është një art parashikues, po aq antik dhe shumë i diskutueshëm. Shkenca e mohon, por shumë njerëz i besojnë.

Përse? Pse jemi të influencuar nga parashikimet e astrologëve?

Sa ndodh ajo çka parashikohet në të vërtetë? Ajo çka bëjmë shpesh të
gjithë është që të shohim nëse na ka shkuar ashtu siç tregonte horoskopi
i ditës paraardhëse. Dëshmitë e para mbi këtë art i kemi para shumë
mijëvjeçarëve më parë, në Mesopotami.

Shekuj të tërë zhvillimesh shkencore nuk kanë ndikuar në zvogëlimin e
interesit. Miliona njerëz besojnë akoma në të: disa në mënyrë të verbër,
të tjerë nuk i besojnë fare.

Ndër këta nuk mungojnë as personazhet e famshëm si Ronald Regan.
Ish-presidenti amerikan, kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, nuk bënte asnjë
takim pa u konsultuar me astrologun e tij të besuar, ashtu siç bënin
një herë e një kohë mbretërit dhe perandorët që para se të merrnin një
vendim duhet të dëgjonin se çfarë thoshin yjet në lidhje me të.

Gjëja më e çuditshme është se edhe sot shumë ndërmarrje ua besojnë astrologëve përzgjedhjen e kandidatëve të tyre.

Disa vjet më parë për shembull, një i ri italian i sapodiplomuar
denoncoi një ndërmarrje në Torino, sepse e kishin pushuar nga puna, pasi
kishin marrë vesh për shenjën e tij zodiakale.

Përse kaq shumë interes për parashikimin dhe profilin personal sipas
shenjës së caktuar zodiakale, duke qenë se dimë që shkenca e kundërshton
këtë të fundit?

Pse ata që e lexojnë i besojnë? Përgjigjja mund të jetë se shpeshherë ne
duam që të tjerët të na përcaktojnë personalitetin tonë dhe atë të të
tjerëve në atë mënyrë që perceptojmë realitetin.
Fillimisht pak histori

Babilonasit ishin të parët të cilët besonin se kishte një lidhje ndërmjet qiellit të pafund dhe tokës.

Dëshmia e parë e kësaj hipoteze është libri "Enuma Anu Enlil", ku
gjenden tentativat e para të interpretimit të ngjarjeve të
jashtëzakonshme, të ndara në katër kategori të mëdha, secila e lidhur me
një hyjni.

Në kohët e lashta, universi ishte një mister absolut dhe çdo shfaqje si:
kometa ose eklipsi, ishin përcaktuar si dëshmi të një vullneti
superior, shenja të ndodhive pozitive ose negative.

Profecia bëhet një çështje personale Me kalimin e kohës, astrologjia
përhapet edhe në Mesdhe. Grekët ishin të parët që filluan të
parashikonin jo vetëm ngjarjet që do të ndodhnin, por edhe fatin e çdo
individi, në bazë të pozicionimit të planetëve.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë që atëherë, edhe sot vazhdon që pozicionimi i yjeve të ndikojë në jetën e secilit prej nesh.

Për psikologët, të cilët studiojnë fenomenin, mundësia e "njohjes" së
një njeriu në sajë të karakteristikave të atribuara nga shenja
zodiakale, është siguruese.

Me fjalë të tjera, përse duhet të rrimë të lodhemi duke analizuar dikë,
kur na mjafton një profil i thjeshtë zodiakal për të kuptuar se si është
personi që kemi përballë?

Besimi i verbër që vjen nga horoskopi dhe nga planetët qiellorë, është
shpjeguar nga psikologët si një nevojë për të përcaktuar personalitetin
vetjak dhe atë të të tjerëve. Disa herë na duket sikur horoskopi gjen
gjithçka dhe çdo gjë që përshkruhet del në të vërtetë.

Psikologët për këtë thonë se shpeshherë mendja jonë na "gënjen".
Disa studime kanë dalë në rezultatin se në fjalët e një astrologu ose të
horoskopit kanë tendencën që të besojmë në mënyrë të pandërgjegjshme të
gjitha ato çka na thonë, duke bërë që shpeshherë mendja të na rrijë për
një kohë të gjatë aty.

Nostradamusi i kohës

E njëjta gjë ndodh edhe për parashikimin për të ardhmen e njerëzimit:
Nëse mendojmë rreth disa astrologëve "të mëdhenj", nga ata mbahet mend
vetëm ajo çka ata kanë parashikuar dhe ka ndodhur, duke harruar të
gjithë pjesën tjetër, sipas një mekanizmi të seleksionimit të kujtimeve.

Për shembull, astrologia Jeanne Dixon, mbahet mend në Shtetet e
Bashkuara për parashikimin e saj të saktë: vdekjen e Presidentit John F.
Kennedy gjatë mandatit të tij.

Shumë pak janë ata të cilët kujtojnë parashikimet e saj të gabuara si:
parashikimet që njerëzit e parë që do të shkonin në Hënë do të ishin
rusët, si dhe kurën përfundimtare, e cila do të shëronte të gjitha
llojet e tumoreve, që ishte parashikuar që në 1967, por që nuk ka
arritur akoma edhe në ditët tona.

Ka edhe një tjetër motiv që disa herë mendojmë se horoskopi funksion. Shpeshherë ne besojmë në mënyrë të pandërgjegjshme.

Shpeshherë ndihma psikologjike ndikon në një farë pike mënyrën tonë të
të jetuarit. Është mekanizmi me të cilin psikologu Richard Wiseman
shpjegon edhe fatin. Shpeshherë ata që ndihen "të pafat" mendojnë se të
tjerët do të sillen keq me ta, e kundërta ndodh me "fatlumët".
Edhe në astrologji ndodh diçka e përafërt: për të realizuar një parashikim, mjafton që të kesh besim.

Nëse një vajzë lexon në horoskop se mashkulli i saj ideal i përket
shenjës së ujorit, ka mundësi që kur të takojë një mashkull të pashëm të
po kësaj shenje, të mendojë se ky do të jetë ai i dukuri, duke u bërë
më joshëse në mënyrë që ta bëjë atë për vete.

Ju lexuesit çfarë mendoni në lidhje me këtë? Jeni si evropianët që konsultohen rregullisht me një ose më tepër horoskopë?

Mos harroni se një efekt me të vërtetë "terapeutik" për horoskopin është besimi vetëm kur parashikohen fakte pozitive.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons