Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Marrëzira njerëzore.. prej Thu 15 Sep 2011, 19:02

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vdiq pasi provoi të mbijetonte natën në dhè

Një qytetar rus, në përpjekje për të sprovuar qëndrueshmërinë e tij, është varrosur i gjallë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Mashkulli 35 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nga qyteti lindor Blagoveshçenka, është vetëvarrosur me ndihmën e një miku të tij, me synimin që ta kalojë natën nën dhe.

Dy shokët çelën gropën bashkë dhe vendosën në të një arkë me vrima dhe gypa për ajrosje. Njeriu pastaj hyri në arkë me batanije, një shishe uji dhe telefonin mobil.

Miku i viktimës i tregoi policisë se ai e ka mbuluar arkën me një shtresë prej 20 centimtra dheu, dhe pasi miku e kishte thirr me celular dhe i kishte thënë se ëshë mirë, ai ka hyrë në shtëpinë e vet.

Por, të nesërmen, pasi e ka hequr dheun dhe e ka hapur arkën e ka gjetur mikun e tij të vdekur.

Hetuesit policorë konsiderojnë se viktima ka mbetur pa ajër, sepse gjatë natës ka rënë shi i rrëmbyeshëm dhe me baltë, gjë që ka shkaktuar mbylljen e vrimave dhe gypave për ajrosje.
Viktima ishte një programues kompjuterik dhe ka pasur një fëmijë, tha një nga hetuesit.

Në Rusi ekziston një trend bizar në internet, ku shumë bllogerë bisedojnë për vetëvarrosjen. Vitin e kaluar një rus e pësoi në mënyrë të ngjashme, pasi miqtë e kishin mbuluar me dhe me kërkesë të tij. Ai kishte vdekur nga ngulfatja.

Shiti veshkën për të blerë iPad2

Një adoleshent kinez ka shitur veshkën e tij për të blerë një iPad2. 17-vjeçari Xiao Zheng nuk mund të përballonte dot blerjen e tabletit dhe iu përgjigj një oferte online që iu drejtohej njerëzve të shëndetshëm për shitjen e veshkës.

“Doja të blija një iPad, por nuk kisha para. U futa në internet dhe pashë një lajmërim për shitje veshke”, u shpreh adoleshenti për një televizion kinez.

Zheng kreu operacionin e rrezikshëm më 28 prill dhe mori rreth 2 mijë euro për veshkën e tij. Me këto para ai bleu një iPad dhe një iPhone.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e personave që kanë kryer këtë operacion.

Kjo çështje ka shkaktuar polemika në Kinë ku njerëzit ankohen se materializmi po shkatërron moralin e të rinjve.

Burimi i kesaj teme eshte marur Explorer Univers.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons