Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Në dashuri nuk është asnjëherë vonë prej Wed 14 Sep 2011, 18:17

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Personat që klasifikohen në moshën e tretë kanë gjithnjë e më shumë dëshirë për të jetuar dhe dashuruar. Në dashuri ekziston fjala “shumë shpejt”, por nuk ekziston “shumë vonë”.
Në dashuri nuk është asnjëherë vonë. Në një epokë kur imazhi, librat, këngët, bisedat me një përbaltje seksuale janë me bollëk, seksi mes dy personave me një trup perfekt. të kërrusur dhe ku jeta ka lënë dukshëm gjurmët e saj, pra mes dy të moshuarve është ende një argument që na habit, madje në disa raste arrin edhe të na ‘skandalizojë‘. Një mendim i përbashkët, më shumë i nënkuptuar se i shprehur hapur, krijon mundësinë për të pasur raporte seksuale nëpërmjet përzemërsisë estetike, moshës rinore, nivelit fizik, që të gjitha bashkë autorizojnë një person të ketë një jetë seksuale aktive dhe shumë të gjallë. Ndërkohë, pleqëria është kthyer në sinonim të së shëmtuarës e mospëlqimit dhe në shumë raste konsiderohet edhe e papajtueshme me individë me karakteristika që nuk i përgjigjen një fiziku perfekt. Seksi nuk është as çmim që duhet fituar dhe as privilegj, por një mundësi shumë e mirë për çdo individ që kërkon të mbajë gjallë trupin. Brenda lidhjes, është një mundësi për të transmetuar dhe për të marrë dashuri në mënyrë konkrete dhe të prekshme. Për të marrë të gjitha këto nuk është e nevojshme t‘i nënshtrohesh asnjë kushti, përveç respektit reciprok që është absolutisht i domosdoshëm. Personat që klasifikohen në moshën e tretë kanë gjithnjë e më shumë dëshirë për të jetuar dhe dashuruar. Në dashuri ekziston fjala “shumë shpejt”, por nuk ekziston “shumë vonë”. Argumentet për të diskutuar seksin në moshën e tretë apo të katërt janë të shumta, ashtu si edhe njerëzit që duhet të përballen me këtë fakt. Shumë prej tyre ndihen të ndrojtur, madje dhe të frikësuar, duke menduar se kanë harruar gjithçka nga e shkuara dhe rikthimi në të tashmen i bën të ndihen keq.

Por specialistët këshillojnë që gjithçka duhet parë me shumë kujdes dhe kurajë. Në të tilla raste nuk duhet të keni asnjë frikë, madje as të turpëroheni, por mund të nisni gjithçka nga zero, sikur të ishte hera e parë. Këtu fillon një jetë e re, e sigurisht edhe një raport i ri seksual. Nuk duhet të harroni zonja të nderuara, që dridhjet fillestare të një femre të rritur mund të jenë shumë më eksituese se shikimi i ndritshëm i një vajze të bukur. Një nga temat me të cilat përballen më shumë specialistët ka të bëjë me lodrat erotike, si dhe dilemën se janë normale apo shenja të perversitetit këto gjëra. Në fakt, njëherë e një kohë ato konsideroheshin si sinjale që paralajmëronin një sjellje negative, madje “të sëmurë” në raport me seksin. Sot ato shihen si një mundësi e mirë për të ndihmuar lidhjen në çift, për të jetuar pjesën e gjallë të seksit, atë më të këndshmen, e cila ndihmon që shumë gjëra t‘i shikojmë me ironi. Këto ‘lodra‘ dalin nga ‘dyqanet e seksit‘(sex shop) dhe ofrohen në shumë mënyra. Ndonjëherë duhet ta lini veten të rrëmbeheni nga kurioziteti, pasi është një mënyrë e re për t‘i dhënë pak më shumë jetëgjatësi lidhjes suaj në çift. Një psikologe thotë se pleqtë e dashuruar janë më të turpshëm se adoleshentët. “Të moshuarit bëjnë dashuri fshehtas fëmijëve, ashtu siç bëjnë fëmijët fshehtas prindërve. Për mendimin tim pleqëria është mosha më e mirë për të bërë dashuri, sepse është arritur pjekuria në të gjitha kuptimet, por shoqëria jonë inkurajon të rinjtë, vlerëson joshjen, lartëson vetëm një lloj bukurie. Zakonisht një i moshuar e jeton jetën ashtu siç i vjen, nuk mendon gjatë për të mirën dhe të keqen. Shoqëria jonë vazhdon të mendojë se erotizmi është i vdekur te një trup i vjetër dhe i rrudhur. Ashtu si të rinjtë edhe të moshuarit kanë nevojë të kryejnë marrëdhënie. Nuk duhet të mendojmë se janë të pafuqishëm, por t‘i inkurajojmë të duken të pashëm, interesantë e jo qesharakë. Edhe ata kanë të drejtë të duken tërheqës dhe seksi. Në fund të fundit nuk njeh moshë. Ai të ndryshon mënyrën e të jetuarit dhe nuk vdes kurrë. Prandaj nuk duhet t‘i gjykojmë asnjëherë të moshuarit, por t‘i lëmë të shijojnë edhe ato pak ditë që u mbeten për të jetuar, sepse shumë shpejt pleqëria do të na trokasë edhe ne në derë”.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Në dashuri nuk është asnjëherë vonë prej Tue 22 Jan 2013, 03:37

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
nuk esht edhe pse disa njerez akoma nuk e njohin konceptin e dashuris apo vlerat qe ajo ka


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons