Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Arkitektura e piramidave të Egjiptit prej Sat 10 Sep 2011, 00:37

INERCIALpeace


Moderator
Moderator
Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.

Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.



Piramidat e para

Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134 para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë varroseshin në varre të vjetër prej balte.Të vdekurit vendoseshin për t'u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle.

Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar Piramidën Step, varrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën e një ylli në qiell. Ky lloj varri zëvendësoi origjinalet e vjetër mastaba, me gropën e varrit në qendër.

Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.

Piramidat e ndërtuara gjatë dinastisë së pestë kishin në përbërje gurë, mbeturina dhe plithare (tulla prej balte) dhe lyheshin me gëlqere. Kur gëlqerja binte, pjesa mbushëse mes tullave rrezikonte të shkrihej.



Piramidat e fundit

Piramidat e fundit u ndërtuan rreth Dahshur-it dhe Haware-s nga mbretërit e Mbretërisë së Mesme (2040-1640 para Krishtit). Megjithë përpjekjet e konsiderueshme për të fshehur hyrjen për në varre, si dhe përpjekjet për të zbrapsur grabitësit me leje kalimi false, arkitektët dështuan të parandalonin plaçkitjen e piramidave. Si rezultat i kësaj, piramidave njëmijë vjeçare po u vinte fundi. Eksperimenti për të siguruar udhëtimin e mbretërve në përjetësi, doli i jo i suksesshëm. Për këtë arsye faraonët e Mbretërisë së Re iu përkushtuan ndërtimit të varreve në Luginën e Mbretërve. Në një zonë të largët përtej Nilit, nga Luxor dhe Karnak , ata shpresonin t'i shpëtonin fatit të keq të paraardhësve të tyre.



Tempujt egjiptianë

Për një periudhë të gjatë, egjiptianët ndërtuan shumë tempuj përgjatë lumit Nil. Dy prej tempujve më të njohur janë Karnak dhe Luxor . Këto struktura përshtypjelënëse, me kolonat dhe portat e tyre gjigande, u ndërtuan për të nderuar perënditë vendase dhe kombëtare. Tempujt u vendosën aty ku perënditë dhe energjia e tyre hyjnore mund të jetonin të veçuar nga çdo gjë tjetër e botës. Sipas një legjende egjiptiane, tempulli i parë u formësua në një breg toke, e cila lagej nga nga deti i hershëm i quajtur Nun. Forma e parë me jetë, që u duk në atë vend, ishte një bimë të cilën e solli falkoi Hours. Një tjetër variant për këtë histori, e përshkruan lulen e lotusit si lulja e parë në të cilën u shfaq dielli. Pas kësaj u krijuan qeniet njerëzore. Ky moment u quajt Rasti i Parë (First Occasion). Në shenjë mirënjohjeje egjiptianët nisën të ndërtojnë tempuj për të nderuar dhe kujtuar perënditë. Projektimi i tempullit të parë u bë nga perënditë dhe çdo tempull që ndërtohej vinte si një kopje e të parit. Projektimi inkurajoi perënditë që të sillnin forcë hyjnore në rrafshin e tokës. Klerikët punonin në tempuj duke udhëhequr ritualet ditore në nder të perëndive dhe faraonëve, të cilëve u kushtoheshin këto tempuj.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

2 Re: Arkitektura e piramidave të Egjiptit prej Sat 10 Sep 2011, 00:37

INERCIALpeace


Moderator
Moderator
Ne lidhje me arkitekturen e Piramidave, ashtu si dhe me ate te shume objekteve te botes antike, nuk kemi te bejme thjesht me nje ritual funeber. Domethenia e konstruksionit te tyre duhet pare me nje sy me objektiv. Derivacioni i kuptimit te tyre mund te mbetet ai qe besohet edhe sot nga pjesa me e madhe e njerezimit apo dhe vete studiuesve te egjiptologjise, por dhe nuk jane te pakte as ata qe ndajne mendim tjeter mbi to. Konstruksioni i piramidave, i atyre qe u projektuan nga inxhinjeret prifterinj (te arsimuar ne format primitive te ezoterizmit, mistikes, teuzofise, numerologjise etj.), te atyre koherave, na flet per nje harte mistike, ku simbolizmi i saj, ne kompeticion me skemat ne librin "Dy rruget" ose "Libri i te vdekurve" nxjerre nga egjipti, jane ne shume pjese perkuese dhe ne shume te tjera identike. Per te kuptuar natyren e egjiptit dhe te konstruksioneve te tij ne teresi, duhet te ecim me botekuptimin e asaj kohe te shprehur dhe me legjendat apo gojedhenat e paraperiudhes ne fjale. Me dhjetra flete papiri apo shenime murale jane zbuluar dhe me mijera te tjera jane mbyllur neper sekte mistike apo okulte, te cilat flasin per natyren e vertete te konstruksioneve ne egjipt. Egjiptianet njihnin shume mire astronomine dhe e pasqyruan sistemin tone planetar me piramiden e keopsit. Percaktuan me nje gabueshmeri simbolike largesine Toke-Diell ku deri ne aplikimet e shkences moderne te shek XX besohej te ishte me e madhe. Ata e shprehen distancen diell-toke 148 milion km, por qe eshte e gabuar rreth 1 milion km dhe qe deri nga mesi i shek XX e me pas me hyrjen e teknologjise kompjuterite dhe teknologjive te tjera perparuara, besohej te ishte rreth 160 milion km. Egjiptianet shprehen gjatesine e vitit diellor dhe henor ne kostruksionin e piramidave, ndertimin e trupit te njeriut dhe te organeve anatomike ne imtesi ne shume objekte te tjera kulti, por qe sot shihen nga syri i mases dhe shume egjiptologeve apo inxhinjereve te arkitektures, si varreza per njerez te vecante, apo dhe varreza masive per qytetaret e shtresave me te ulta te shoqerise egjyptiane.
Citate pasazhesh te tjera mbi delten e Nilit, piramiden e Keopsit, kater derivatet e Nilit dhe rendesine e tyre na arrijne deri ne ditet e sotme edhe nepermjet Bibles, shkrimeve apokrife, papiruseve me karakter fetar etj, te atyre koherave. Konstruksionet e Egjiptit te lashte kane po aq rendesi sa ka Krishti per njerezimin dhe natyra e tyre fsheh ne vetvete nje histori krejt te ndryshme nga ajo qe besojme se njohim sot.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

3 Re: Arkitektura e piramidave të Egjiptit prej Sat 10 Sep 2011, 00:38

INERCIALpeace


Moderator
Moderator
Po ju jap nje shpjegim se si jan ndertuar piramidat.Orjusi,perendia egjiptiane nuk ishte akoma nje perendi.Ai ishte nje qenie e berabarte me qeniet e tjera qe erdhen bashke me te ne Tok.Ata i mesuan njerzve te paditur shume edhe i ben ata te nxirnin koken nga ersirra.Por..njeri nga keta,Orjusi,u dashurua shume njerzit.Ai nuk iku me qenien e tij ne qiell por qendroj ne Tok duke i mesuar egjiptianeve gjithcka qe dinte.Piramidat ishin nje prej ketyre.Pasi vdiq egjiptianet e varosen shume shume thelle edhe e ben perendin e tyre pasi mendonin se shpirti i tij ishte bashkuar nje qiell me Orionin e madh.Varrin e tij e gjeten disa shkencetar rus dhe pasi hapen varrin nje drite e forte u shfaq ne qiell edhe ata shkencetar qe kishin pare varrin u zhduken.Bota ka shume mistere si psh:vizatimet ne male qe benin fiset Maja..statujat e ishullit te pashkeve..stonhege. .trekendeshi i Bermudes dhe shume e shume te tjera..

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons