Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Tyche - planeti i ri i sistemit tonë Diellor prej Sat 03 Sep 2011, 18:22

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Shkencëtarët janë afër vërtetimit të ekzistencës së një planeti të ri në sistemin tonë Diellor, të quajtur Tyche. Tyche llogaritet të jetë katër herë më i madh se Jupiteri, i cili momentalisht konsiderohet si planeti më i madh i sistemit tonë Diellor.

Astrofizikanët Johne Matese dhe Daniel Whitmire të Universitetit Lafayette të Luizianës janë ata të cilët po flasin për herë të parë për ekzistencën e këtij planeti. Ata besojnë se planeti i ri "fshihet" në renë Oort, e cila krijon mbështjelljen e jashtme të sistemit Diellor, shkruan The Independent.

Tyche, është një planet gjigant i përbërë nga gazra, kryesisht hidrogjen dhe helium, i cili mund të ketë një mase prej 5.300 herë më të madhe se Toka. Besohet se planeti i ri është katër herë më i madh se Jupiteri dhe orbita e tij është afërsisht 375 herë më e madhe se e Plutonit, transmeton Ikub.

Sipas portalit Gizmodo, Tyche ka një temperaturë prej -73 gradë C/-99.4 gradë F, krahasuar me asteroidet rreth tij, të cilët kanë një temperaturë afër zeros absolute.

Prova e ekzistencës se planetit të ri është marrë nga NASA nëpërmjet teleskopit hapësinor Wise, por informatat nuk janë analizuar ende në tërësi. Profesori Matese deklaroi për The Independent se Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar (IAU) do të vendosë nëse planeti i ri do të bëjë pjesë në sistemin tonë Diellor.

Të dhënat e para për Tyche do të bëhen publike në prill.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons