Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Asteroidi i madhësisë së Titanikut, i cili ka goditur Jupiterin në korrik të 2009-ës, ka lënë “vragë” në formë të kraterit, pohojnë shkencëtarët.

Shkëmbi i madh rreth 500 metra ka goditur Jupiterin dhe ka krijuar një gropë të madhe sa sipërfaqja e Paqësorit. Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë ndjekur përcjellë goditjen e një asteroidi. Më herët është besuar se Jupiterin e godasin vetëm kometat e akullta të cilat i tërheqë gravitacioni i tij.

Shkencëtarët kanë thënë se ky është zbulim “intrigues” i cili na përkujton se sistemi diellor është “një vend kompleks dhe i dhunshëm”. Astronomi amator Anthony Wesley më 19 korrik 2009 e kishte vërejtur i pari goditjen e asteroidit nga observatoriumi në shtëpinë e tij në New South Wales në Australi.


Ai kishte menduar se bëhej fjalë për një pikë të errët në Jupiter, por kur ka shikuar nga një kënd më i mirë, ka parë se pika është tërësisht e zezë, dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për goditjen e asteroidit. Pas kësaj ai ka kontaktuar NASA-n. Deri më tani ka qenë tërësisht e paqartë se çfarë kishte shkaktuar pikat e errëta në Jupiter, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Shkencëtarët kanë përdorë të dhënat e tri kamerave me rreze ultra të kuqe për të analizuar atmosferën e Jupiterit, përmbajtjen e gazrave të caktuara dhe copëzat e krijuar pas goditjes. Ata kanë përfunduar se goditja e asteroidit është i barabartë me shpërthimin e pesë gigatonëve TNT, dhe se copëzat kanë arritur lartë në atmosferë, madje edhe mbi re.


Ata kanë përcjellë edhe gazrat si amoniaku të cilat janë ngritur në atmosferë pas goditjes.

“Faktet flasin se ka goditja ka ndodhur, dhe atë goditje e asteroidit, e jo kometës. Sistemi diellor është një vend kompleks, i dhunshëm dhe dinamik. Mendoj se na presin edhe befasi tjera. Ka shumë gjëra të panjohura në sistemin diellor”, ka thënë astronomi Glen Orton nga laboratori i NASA-s në Pasadena të Kalifornisë.

Goditja e asteroidit ka ndodhur saktësisht pesëmbëdhjetë vjet pasi Jupiteri është goditur nga kometa Shoemaker - Levy 9.

“Rezultatet e analizimit të fotografive nga 2009 dhe fotografitë e kometës Shoemaker-Levy kanë treguar dallueshmëri në mes të objekteve të cilat kanë goditur Jupiterin”, ka thënë shkencëtari Leigh Fletcher nga Universiteti i Oksfordit.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons